Merkure, 15 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap

Nga 16-19 nëntor 2011, më shumë se 50 përfaqësues të organizatave qeveritare dhe joqeveritare u takuan në Ulqin të Malit të Zi për të diskutuar për të ardhmen e Green Belt në Evropën Jug-Lindore. Ky takim u organizua nga EuroNatur me mbështetjen e Ministrisë Federale Gjermane të Mjedisit, Mbrojtjes së Natyrës dhe Sigurisë Nukleare, Agjensisë Federale Gjermane të Mjedisit dhe Agjensisë Federale Gjermane për Mbrojtjen e Natyrës.

Published in Aktivitetet

ETC/BD dhe Këshilli i Evropës organizoi seminarin "proceset emerald biogjeografike në Ballkanin Perëndimor – Seminai i dytë biogjeografik". Seminari përgatitor biogjeografik ku morën pjesë gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor (Kroaci, Serbi, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria) u mbajt në Tivar, Mal të Zi, më 2-4 nëntor, 2011. Seminari është pjesë e zbatimit të fazës II të Rrjetit Emerald në vendet e Ballkanit Perëndimor 6.

Qëllimi i këtij procesi është për të vlerësuar nëse, në nivel biogjeografike, rrjetet e vendeve Emerald të propozuar nga çdo vend janë të mjaftueshme dhe për të adresuar nevojat e mëtejshëm për propozime të plota të rrjetit Emerald. Zonat duhet të konsiderohen të mjaftueshme, nëse ato sigurojnë mbrojtjen e duhur të habitateve dhe llojeve të listuara respektivisht në Rezolutat 4 (1996) dhe 6 (1998) të Konventës së Bernës. Ky është një hap i nevojshëm përpara se vendet mund të përcaktohen zyrtarisht si fusha me interes të Konservimit Special nga Komiteti i Përhershëm Konventën e Bernës. INCA ka marrë pjesë dhe kontribuar me dy ekspertë të saj Dr. Zamir Dedej dhe Dr. Genti Kromidha të cilët kanë punuar ngushtë për zbatimin e rrjetit Emerald në Shqipëri.

Published in Aktivitetet

Në kuadër të projektit “Të mbështesim propozimin e Rezervës së Biosferës Ndërkufitare të zonës sëLiqenit të Shkodrës, nëpërmjet metodave të pjesëmarrjes”, pjesë e programit IPA ndërkufitar Shqipëri-Mali i Zi (2007-2013), i financuar nga Bashkimi Europian, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) dhe Shoqata Green Home në Malin e Zi, në partneritet me Forumin Ndërkufitar të Liqenit të Shkodrës, organizojnë një Kurs Trajnimi Teknik në datat 26-28 Tetor 2011 duke filluar nga ora 10:00 në ambientet e “Hotel Colosseo” në qytetin e Shkodrës.

Koncepti i Rezervës së Biosferës, si një kategori zhvillimi të qëndrueshëm dhe mbrojtje të natyrës nga UNESCO, është një realitet tepër atraktiv sot me 580 zonat e njohura tashme në 114 vende në mbarë botën: dhe – mbi të gjitha – me një komunitet gjithnjë e më të madh specialistësh, shkencëtarësh, menaxherësh dhe komunitetesh lokale, që janë çdo ditë dëshmitarë të tyre. Rëndësi dhe domethënie kanë marrë së fundmi edhe zonat ndërkufitare ku konceptet dhe kriteret e rezervës së biosferës gjejnë zbatim më mirë. 

Duke parë situatën në Liqenin e Shkodrës e cila ka një status mbrojtje që nuk po funksionon por që mund të adaptohet në një mënyrë më kreative, ka pasur që para disa vitesh një përpjekje për të filluar një rrugë të re, ajo për shpalljen si kategori e UNESCO-s. Për këtë arsye, Projekti “Mbështetje për rezervën e biosferës ndërkufitare përmes një qasjeje aktive, që propozohet për zonën e Liqenit të Shkodrës” dhe objektivi i tij kryesor për përgatitjen e dokumentacionit dhe punës fillestare për vendosjen e një rezerve të biosferës ndërkufitare për Liqenin e Shkodrës, duhet të konsiderohet me rëndësi kryesore strategjike për të dy vendet – Shqipërinë dhe Malin e Zi – dhe bashkëpunimin e tyre ndërkufitar, në kuadrin më të gjerë të integrimit rajonal. 

Trajnimi që po zhvillohet në Shkodër, drejtohet nga një ekspert i huaj, ka si objektiv kryesor të trajnimit përpjkejen që të ofrojë një pamje të përgjithshme të aspekteve të ndryshme të menaxhimit të rezervave të biosferës dhe të rezervave të biosferës ndërkombëtare, si dhe të angazhimit të grupeve kryesore të interesit, të përshtatura për nevojat e të dy vendeve që qarkojnë Liqenin e Shkodrës. 

Ky program trajnimi ofron një bazë njohurish për krijimin e koncepteve në nivel lokal dhe rajonal, si dhe të ekspertizës në shpalljen dhe menaxhimin e rezervave të biosferës. Manuali i trajnimit i përgatitur në këtë kuadër, gjatë hartimit të të cilit është mbajtur parasysh konteksti ndërkufitar, përmban elemente të veçanta të bashkëpunimit mes vendeve kufitare dhe sistemeve të përbashkëta të planifikimit. Mundësia e përdorimit afatgjatë të këtij Manuali në vende dhe zona të tjera të rajonit përreth, është dhe një nga objektivat e tjerë të ketij aktiviteti trajnues. Për këtë arsye, manuali është përshtatur që të vlejë për rrethana të ndryshme. 

Programi i trajnimit është parashikuar kryesisht për të plotësuar nevojat për trajnim në Shqipëri dhe Malin e Zi, si dhe dëshirën që ekziston në këto dy vende për të vendosur një rezervë të biosferës ndërkufitare në zonën e Liqenit të Shkodrës. Ky është një program intensiv për stafin e zonave të mbrojtura, konsumatorët kryesorë, punonjësit shtetërorë, organizatat e shoqërisë civile (CSOs) dhe specialistët. 

Programi i Trajnimit për Rezervën e Biosferës Ndërkufitare në Liqenin e Shkodrës, është një program gjashtëditor, që zhvillohet në dy vende: përkatësisht, njëri në Shqipëri dhe tjetri në Malin e Zi. Këto dy sesione janë planifikuar në datat 26-28 tetor (në Shkodër) dhe 9-11 nëntor (në Podgoricë). 

INCA (Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri), është një organizatë jo qeveritare. Ajo ka si qëllim kryesor të japë ndihmesën e saj në fushën e formimit profesional nëpërmjet trainimeve dhe proçesit të pjesmarrjes, në ruajtjen e mjedisit, në mbrojtjen e vlerave natyrore dhe zhvillimin rajonal, mbrojtjen e florës dhe faunës, vlerësimin e diversitetit biologjik, menaxhimin e zonave të mbrojtura, rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe vendim marrësve politik, dhe të ndërmarrë masa mbrojtëse kur është e mundur dhe e nevojshme për mbrojtjen e llojeve dhe habitateve të tyre kritike. Detyra e Instititutit është gjithashtu të integrojë ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit me të gjithë çështjet e tjera ose fusha të shkencës që kanë një ndikim në burimet natyrore në vend. INCA është pjesë e proçesit të përmiresimit të legjislacionit dhe të problematikave të tjera të lidhura me ngritjen e kapaciteteve të institucioneve mjedisore Shqiptare si dhe integrimin Europian. 

Published in Aktivitetet

Dr.Genti Kromidha mori pjesë në konferencën vjetore të EUROPARC 2011 të mbajtur në Bad Urach të Gjermanisë nga 21-25 Shtator 2011. Konferenca, e titulluar "Përfitimet për natyrën dhe njerëzit", dha mundësinë për të bërë një analizë të plotë se si janë të menaxhuara pasuritë natyrore dhe kulturore

Published in Aktivitetet

Në Seminarin mbi “Zonat e mbrojtura ndërkufitare”, të mbajtur në Shkodër nga 12-14 Shtator 2011, në fjalën e tij Dr. Genti Kromidha foli mbi Vlerësimin e zonave më të vlefshme për biodiversitetin si dhe mundësitë për zhvillim ndërkufitar në zonën Bjeshkёt Namuna / Prokletije. Seminari i organizuar në kuadër të projektit “Mjedisi për njerëzit në Harkun Dinarik” dhe zbatohet nga INCA së bashku me IUCN, WWF dhe SNV, kishte për qëllim krijimin e një koncepti të ri mbi zonat e mbrojtura ndërkufitare në rajonin e Namuna Bjeshkёt / Prokletije.

Published in Aktivitetet

Në seminarin e mbajtur nga 10-16 Shtator 2011 në Gerace të Italisë me teme “Rëndësia e ruajtjes së komuniteteve në Europë“ INCA u paraqit me një poster mbi "Vlerësimin e zonave më të vlefshme për biodiversitetin në kuadër të komunës së Ulëzës dhe mundësitë për zhvillimin e turizmit". Posteri është përgatitur bazuar në përvojën e fituar duke punuar për krijimin e parkut rajonal të Ulezës

Published in Aktivitetet

Në kuadër të projektit: Programi i trajnimit për kurrikulën e re të klasës së 11, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) është shpallur fitues për hartimin dhe përgatitjen e të gjithë mjeteve të nevojshme për trajnimin e mësuesve të klasës së 11 si dhe zhvillimin dhe mbarëvajtjen e trajnimit. Për zbatimin e këtij projekti INCA po bashkëpunon ngushtësisht me Ministrine e Arsimit dhe Shkencës si dhe me Institutin e Zhvillimit të Arsimit. INCA ka përgatitur modulet e trajnimit si dhe ka filluar zhvillimi i trajnimeve sipas programit të miratuar.

Published in Aktivitetet
Merkure, 10 Korrik 2013 10:43

Forumi Europian për Ruajtjen e Natyrës

Nga data 6-9 Shtator 2011 në Bon të Gjermanisë u zhvillua Forumi Europian për Ruajtjen e Natyrës. Në forum morën pjesë 170 anëtarë të IUCN-së të cilët diskutuan mbi sfidat më të ngutëshme mjedisore sot në rajon. Gjithashtu në takim u fol edhe mbi Programin e IUCN-së në të ardhmen. Në këtë Forum INCA u përfaqësua nga Z. Zamir Dedej.

Published in Aktivitetet
Merkure, 10 Korrik 2013 10:34

Bisedë në studio

Në kuadër të projektit “Të mbështesim propozimin e Rezervës së Biosferës ndërkufitare të zonës së Liqenit të Shkodrës, nëpërmjet metodave të pjesëmarrjes”, pjesë e programit IPA ndërkufitar Shqipëri-Mali i Zi 2007-2013 i financuar nga Bashkimi Evropian, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), organizoi një bisedë në studio në TV1-Channel në Shkodër në pragramin Hapur të gazetarit Siomon Shkreli. 

Gjatë emisionit u shpreh se ky projekt synon që Liqeni i Shkodrës dhe zhvillimi ekonomik i zonës të ecin me të njëjtin hap. Shpallja e liqenit të Shkodrës Rezervë Biosfere Ndërkufitare është rasti i vetëm në këtë pjesë të evropës që një pjesë e territorit të përbashkët të shpallet zonë e mbrojtur zhvillimore. Me këtë synohet që tashmë Liqeni i Shkodrës të bëhet pjesë e zhvillimit të qëndrueshëm duke ruajtur cilësitë e veta por edhe duke shërbyer në zhvillimin ekonomik. Projekti synon që të ndërtojë një raport të ri ndërmjet njeriut dhe biosferës me qëllim përfitimin e dy anshëm. 

Në emision morën pjesë Z. Zamiri Dedej drejtues i projektit, Z. Genti Kromidha koordinator i projektit, Z. Pëllumb Abeshi Drejtor i Përgjithshëm i Politikave në MMPAU dhe Z. Mahir Hoti drejtues i Forumit Nderkufitar të Liqenit të Shkodrës 

Published in Aktivitetet
Merkure, 10 Korrik 2013 10:33

Dita Ndërkombëtare e Mjedisit

Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, INCA në bashkëpunim më TIA-n (Tirana International Airport) organizuan një ditë trajnimi mbi Edukimin Mjedisor me mësuesit e shkollave përreth aeroportit. Mbas trajnimit me një nga mësueset e sapo trajnuara të shkollës 9-vjeçare të Rinasit, u organizua një orë e hapur mbi mjedisin. Gjithashtu ditën e nesërme një grup fëmijësh të kësaj shkolle, përgatitën një letër sensibilizuese për Kryetarin e Komunës Nikël, ku bën pjesë shkolla, letër e cila përqëndrohej në mundësitë e pushtetit lokal për të kontrubuar në përmirësimin e mjedisit rreth shkollës dhe zonave përreth.

Published in Aktivitetet

Kalendari i Aktiviteteve

« May 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook