Premte, 17 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
Marte, 29 Shtator 2020 15:10

Të Advokojmë për Ruajtjen dhe Promovimin e Natyrës Shqiptare

Written by
Rate this item
(0 votes)
Formalizimi i Rrjetit Kombëtar “Të Advokojmë për Ruajtjen dhe Promovimin e Natyrës Shqiptare”

Tiranë, 29.09.2020 - Problemet kryesore në ruajtjen e natyrës dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore lidhen me legjislacionin e pamjaftueshëm, mungesën e respektit për sundimin dhe zbatim të dobët të ligjeve ekzistuese, përgjegjësia dhe transparenca minimale nga zyrtarët publikë dhe nivele të ulëta të profesionalizmit. Shpesh korrupsioni në sektorin e mjedisit shkaktohet edhe nga konfliktet midis interesave private, në të ardhura që mund të fitohen nga shfrytëzimi i burimeve mjedisore, dhe interesave publike për një mjedis të shëndetshëm, çka përkeqësohet me vendim-marrje jo transparente, që përjashton zërat e qytetarëve, duke çuar në zhvillime jo të qëndrueshme, që dëmtojnë mjedisin e burimet natyrore. Natyra Shqipëtare mbetet e paaftë për të reaguar në mënyrë efektive ndaj presioneve të reja dhe kërcënimeve të vazhdueshme, duke përfshirë prerjet e paligjshme, peshkimin, gjuetinë dhe turizmin e pakontrolluar dhe aktivitetet në rritje të rekreacionit; erozionin bregdetar, zjarret, ndotjet, urbanizimin, ndikimet e ndryshimeve klimatike, zbatimin e dobët të ligjit dhe qasjet e paefektshme të menaxhimit në praktikë të territorit, natyrës, përdorimit të burimeve dhe peizazhit natyror.

Vlen të theksohet në këtë kuadër roli i OMShC-ve për t’u angazhuar e bashkëpunuar ngushtë për veprime të koordinuara e aksione të përbashkëta ndërgjegjësimi, për një zë më të fuqishëm e gjithë përfshirës, në çështjet që duan të advokojnë, lobojnë dhe që kërkojnë një reagim qytetar. Ato duhet të luajnë një rol aktiv dhe efektiv në planifikimin dhe zbatimin e masave të ruajtjes së natyrës dhe angazhimin e palëve të tjera të interesit për vendimmarrje koherente. OMSHC-të, duhet të bashkojne forcat dhe formojnë një mesazh bindës mbi rëndësinë e ruajtjes së natyrës, të përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore për politikë-bërësit, subjektet dhe komunitetin. Të bashkuara mund të përfitojnë, duke mësuar nga përvojat e të tjerëve edhe nga modelet që ndihmojnë të mendojmë dhe veprojmë në mënyrë strategjike. Rrjetëzimi i OMSHC-ve shërben si një mjet për të fuqizuar rolin dhe forcën e veprimeve të përbashkëta të OMShC-ve, si një element kyç i një shoqërie demokratike për të mundësuar një bashkëpunim dhe një dialog frytdhënës në procesin e advokimit për ruajtjen dhe promovimin e natyrës shqiptare.

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në bashkëpunim me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, të financuar nga Bashkimi Evropian (BE), nëpërmjet programit “Mbështetje për kapacitet e Shoqërisë Civile”, organizon ceremoninë e formalizimit të rrjetit kombëtar “Të Advokojmë për Ruajtjen dhe Promovimin e Natyrës Shqiptare”.

Kjo ceremoni synon formalizimin e punës së bërë në kuadër të projektit, për të krijuar një rrjet kombëtar të organizatave mjedisore të shoqërisë civile, duke forcuar bashkëpunimin e tyre dhe ngritjen e kapaciteteve për të mbrojtur burimet natyrore dhe zbatuar praktikat evropiane më të mira, për të siguruar pjesëmarrjen publike përmes eksperiencave të shkëmbimit të informacionit. Roli kyesor i Rrjetit mbetet advokimi, lobimi dhe reagimi efektiv qytetar për ruajtjen dhe promovimin e natyrës Shqiptare.

Marrëveshja e bashkëpunimit që do të nënshkruhet midis organizateve të rrjetit do të ndihmojë për të krijuar urat e bashkëpunimit dhe komunikimit midis pushtetit lokal dhe qëndror, OMShC-ve dhe vetë komunitetit, për të bashkëpunuar ngushtësisht në zbatim të kuadrit ligjor për mbrojtjen e natyrës dhe zonave të mbrojtura në Shqipëri.

Kjo marreveshje bën bashkë 5 rrjete kombëtare dhe lokale të përfqësuara nga organizatat e tyre lider, me konkretisht :

1. INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI (INCA) – përfaqësuese e rrjetit kombëtar “PËR MBROJTJEN E NATYRËS” (7 OMSHC)

2. HORIZONT EUROPIAN (HEU) – përfaqësuese e rrjetit lokal “VENDI YNË, E ARDHMJA E FËMIJËVE TANË” (5 OMSHC)

3. KLUBI EKOLOGJIK – LEZHË – përfaqësuese e rrjetit lokal “MBROJMË EKOSISTEMIN Kune-Vain-Tale” (6 OMSHC)

4. SHOQATA E BASHKUAR AGRO-MJEDISORE (AGRI-EN) – përfaqësuese e rrjetit lokal “SHEBENIKU” (5 OMSHC)

5. SHOQATA PËR RUAJTJEN DHE MBROJTJEN E MJEDISIT NATYROR (PPNE) – përfaqësuese e rrjetit lokal “RIVIERA BLU” (6 OMSHC)

Ky rrjet nuk do të kufizohet vetëm në pjesëmarrjen e organizatave të angazhuara në kuadër të projektit, por dhe të rrjeteve lokale të OMSHC-ve dhe të tjera të interesuara për t’u bërë pjesë e nismave advokuese për mbrojtjen  dhe promovimin e burimeve natyrore dhe zonave të mbrojtura.
 
Për informacione të mëtejshme:
Fjorlaba Begeja Menaxhere Projekti, INCA
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
 
Shënim për botuesit:
 
INCA
Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) është një OJQ e krijuar në korrik 2000, me qendër në Tirane por që punon në të gjithë vendin dhe në rajon nëpërmjet organizatave partnere. Qëllimi kryesor i INCA është lehtësimi i ngritjes së kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimeve dhe proceseve me pjesëmarrje, ruajtja e natyrës dhe mbrojtja e florës dhe faunës në Shqipëri, mbështetja e zhvillimit rural. Ajo fokusohet në vlerësimin e biodiversitetit, zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e baseneve të lumenjve dhe zbaton projekte në Shqipëri dhe në kontekst ndërkufitar. INCA është anëtar i IUCN dhe Forumit Global të Ujit (GWP) dhe përfaqëson WWF në Shqipëri. Që prej prillit 2013 INCA drejton Rrjetin për Mbrojtjen e Natyrës në Shqipëri.
 
 
IUCN
IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës) është organizata mjedisore më e vjetër dhe më e madhe në botë, me më shumë se 1200 qeveri dhe OJQ anëtare dhe rreth 11’000 ekspertë vullnetare në mbi 160 vende. Zyra e IUCN-së për Evropën mbulon kontinentin Evropian, Rusinë dhe Azinë qendrore dhe vendet e Bashkimit Evropian përtej detit. Zyra e IUCN për Evropën Juglindore (IUCN SEE) nxit përmirësimin e qeverisjes së burimeve natyrore dhe biodiveristetit dhe mbështet nismat për ruajtjen e biodiversitetit  dhe menaxhimin e ekosistemeve për mirëqenien e njerëzve. Duke punuar bashkërisht me anëtaret e IUCN dhe Komisionet ajo harton politikat rajonale dhe mbështet dy iniciativa kryesore: Nismën e Harkut Dinarik dhe Brezin e Gjelbër të Evropës.
Read 3154 times Last modified on Marte, 29 Shtator 2020 16:24

Kalendari i Aktiviteteve

« February 2018 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28        

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook