Premte, 17 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
Merkure, 11 Shtator 2019 15:12

Parku Kombëtar “Divjakë-Karavasta”

Written by
Rate this item
(0 votes)
Parku Kombëtar “Divjakë-Karavasta”


Vendndodhja: Qarku i Fierit dhe i Tiranës.


Sipërfaqja totale: 22.230.2 ha.


Statusi: Park Kombëtar, Kategoria II, IUCN; miratuar me VKM nr. 687, datë 19.10.2007. Gjithashtu është pjesë e zonave Ramsar, me VKM nr. 413, datë 22.08.1994, sipërfaqe 20,000.0 ha.Zonë e rrjetit EMERALD. Zonë IBA, urdhër i ministrit të Mjedisit nr. 283, datë 10.04.2013.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta ndodhet në pjesën qëndrore dhe bregun Perëndimor të Shqipërisë. Kufizohet në Veri, nga lumi Shkumbin, kodrat e Divjakes, në Lindje, ujëmbledhësi i Myzeqesë dhe lumi Seman, në Jug dhe në Perëndim, nga deti Adriatik.
Zona e parkut konsiderohet me vlera të veçanta për natyrën dhe biodiversitetin. Mjediset më kryesore janë: Laguna e Karavastasë, godullat përreth saj, shtretërit e vjetër dhe të rinj të lumenjëve Shkumbin e Seman; ujëmbledhësit e Tërbufit dhe të Myzeqesë; rezervuarët e bujqësisë; tokat bujqësore; pyjet përgjatë brigjeve të lumenjëve Shkumbin e Seman, pyjet me pishë mesdhetare, pyjet në kodrat e Divjakës (Gjenerukë); pemët frutore, ullishtat, vreshtat dhe agrumet.

Parkut Kombëtar është një nga zonat komplekse më të rëndësishme në Shqipëri për sa i përket biodiversitetit. Shquhet për popullata të shumëllojshme floristike e faunistike, endemike, subendemike, të rralla, të kërcënuara e të rrezikuara për zhdukje. Vlerën ekosistemit ia shton dhe prania në të e disa bimëve endemike si: Asteri (Aster albanicus subsp. paparistoi), Salepët (Orchis albanica si dhe forma hibride Orchis x paparistoi; Orchis albanica x O.coriophora). Në Karavasta gjenden: Hidrokotili i rëndomtë (Hydrocotyle vulgaris), Fieri mashkulli (Dryopteris filix-mas) dhe Fieri i krojeve (Adiantum capilus-veneris), etj.

Pyjet halorë mesdhetare kanë një areal të kufizuar dhe takohen ndërmjet grykës së lumit të Shkumbinit e të Semanit. Kodrat e Divjakës përfaqësohen nga pyje dushku të degraduar e të trajtuar si cungishte. Pylli natyror halor mesdhetar, me pishë të egër e të butë është i vetmi i këtij lloji në vendin tonë në gjendje natyrore. Në zonën e parkut takohet një komunitet i rëndësishëm i shpëndëve ujore folenizues, kryesisht të rendit të pulorëve, qukapikëve, pëllumbave, harabelëve, grabitqarëve të ditës e të natës. Janë të pranishëm 89 lloje të ndryshme që i përkasin grupeve të molusqeve, insekteve, amfibëve,  zvaranikëve,  shpendëve dhe  gjitarëve, etj. 42 lloje i përkasin kategorive shumë të rrezikuara, duke përfshirë të rrezikuara në mënyrë kritike, të rrezikuara dhe të pambrojtura. Laguna e Karavastasë shënon të vetmen pikë folenizimi bregdetar të Pelikanit kaçurrel (Pelecanus crispus), lloj i rrezikuar në rang botëror. Llojet kryesore të peshqëve janë: Ngjala, Koce, Levreku, Burdullaku etj. Në zonën e parkut mbarështrohet Buallica (Bubalus bubalis), e cila është lloj i mbrojtur në Shqipëri.

Parku konsiderohet si zonë më rëndësi për shpendët dhe një nga zonat potenciale me status të veçantë ruajtjeje. Zona e parkut është vlerësuar edhe si  zonë e rrjetit Emerald, sipas Konventës së Bernës, “Për Konservimin e jetës së egër dhe habitateve natyrore të Evropës” apo dhe zonë Ramsar.

Parku përshkohet nga duna ranore bregdetare si pranë dhe në brëndësi. Dunat e brezit ranor përgjithësisht janë të zhveshura nga bimësia, kryesisht ato që ndodhen më pranë vijës bregdetare, ndërsa dunat që u afrohen formacioneve pyjore mbulohen me llojet bimore. Laguna e Karavastasë është më e madhja dhe më e rëndësishmja e bregdetit Adriatik, së bashku me godullat e tjera, të krijuara në këtë zonë. Laguna rrethohet dhe nga disa diga artificiale, të cilat e ndajnë lagunën nga fushat e bonifikuara. Ekzistojnë dhe dy kanale të mëdhenj që ndajnë tokat bujqësore në brendësi të zonës së Karavastasë, duke anash kaluar lagunën. Laguna e Karavastasë komunikon me detin nëpërmjet tre kanaleve.

Në kulturat bujqësore që kultivohen dhe prodhohen përfshihen: drithërat, patatet, drurët frutorë, ullirit, vreshtat si dhe produktet e blegtorale, etj, të cilat plotësojnë nevojat e konsumit vendor si dhe sigurojnë një pjesë  të  konsiderueshme furnizimi në nivel kombëtar. Peshkimi është një veprimtari e rëndësishme dhe një burim i rëndësishëm të ardhurash për komunitetin.

Parku dhe zona rreth tij ka vlera historike, kulturore, arkeologjike me potenciale të mëdha për zhvillimin social-ekonomik dhe të ekoturizmit.

PK "Divjakë-Karavasta” menaxhohet dhe trajtohet nga AKZM, nëpërmjet AdRZM, qarku i Fier.Për këtë RNM është hartuar plani i menaxhimit, i cili është miratuar me urdhrin e ministrit të Mjedisit nr.782, datë 30.12.2015.


PROBLEMATIKA:

Procesi i identifikimit dhe analizimit të problemeve kryesore dhe të ndikimeve negative në menaxhimin e parkut, janë mbështetur edhe në dispozitat e ligjit nr. 81, datë 04.05.2017 “Për zonat e mbrojtura”, në lidhje me veprimtaritë e lejuara, të ndaluara dhe që kërkojnë leje, sipas kategorive të zonave të mbrojtura, në dokumentet strategjike dhe politikat kombëtare, në raportet e gjendjes në mjedis, në raportet dhe monitorimet për ndikimet në ZMM dhe të bashkëbisedimeve me grupet e interesit. Veç kësaj për procesin e identifikimit dhe analizimit të problemeve kryesore dhe të ndikimeve negative në menaxhimin e parkut, u këshilluam edhe me planin e menaxhimit.

Të gjitha ndikimet e identifikuara janë shqetësime të banorëve dhe të përdoruesve të burrimeve natyrore, të administratave përkatëse, të cilët kanë marrë pjesë aktive në hartimin dhe miratimin e listës së impakteve. Varësisht nga rëndësia e problematikave të shtruara në bashkëbisedimet e hapura me grupet e interesit për të finalizuar listën e faktorëve të degradimit dhe të ndikimeve negative në territorin e parkut, konstatohet si më poshtë:

  • Veprimet që shkaktojnë dëmtime, degradim, fargmentim, varfërim dhe copëtim të habitateve, ekositemit dhe peizazhit, në një masë të konsiderueshme duke humbur edhe lloje të veçanta e të rëndësishme të florës dhe faunës.
  • Cënim/Rënia e numrit të llojeve, të endemizmave apo të vlerave të larta, me interes për komunitetin evropian si dhe kërcënimit të statusit mbrojtës, erozion gjenetik apo dhe introduktim të llojeve të huaja.
  • Mbishfrytëzimi dhe përdorimi i mekanizmave jo ligjor në zonat me burime të pasura natyrore ka sjellë zhdukjen e disa llojeve të bimëve, shpendëve, të peshkut apo dhe të habitateve e llojeve të rralla e të kërcënuara.
  • Përndjekja e shpendëve dhe të kafshëve të egra, gjuetia, mbipeshkimi, peshkimi ilegal dhe përdorimi i mjeteve të ndaluara.
  • Përmbytjet dhe erozioni i tokave bujqësore, detare-bregdetare, i brigjeve të lumenjëve, ka rrezikuar jo vetëm humbje të sipërfaqeve të tokës dhe pyjeve, por edhe humbje të trashëgimisë kulturore.
  • Lumenjt, përrenjt dhe brigjet e tyre janë tejshfrytëzuar për marrje inertesh, ndërtime gjithfarëllojshme, duke shkaktuar denatyrim të shtretërve.
  • Mungesa e parandalimit të veprimtarive të paligjshme; aktivitete të shfrenuara njerëzore dhe tejpopullim të zonave natyrore kanë cënuar shumë territore dhe lloje të marra në mbrojtje nga legjislacioni kombëtar dhe konventat ndërkombëtare.
  • Urbanizimi, ndërtimi i infrastrukturës, ndërtimet pa leje, qendrat turistike, fshatrat, i fermave, plantacioneve, etj. të kësaj natyre që bëhen mbi peizazhet dhe zonat me vlera natyrore si dhe mbi botën e tyre të gjallë, nuk përfshijnë thjesht reduktimin e sipërfaqeve të disa formave të vegjetacionit dhe zgjerimin e disa të tjerave, por edhe fragmentizimin e vegjetacionit, për rrjedhojë përkeqësimin e cilësisë së ujërave dhe peizazheve.
  • Mbetjet e ngurta, hedhja e inerteve, shtimi i ndotjes nga mbetjet urbane e rurale, duke shkatërruar ndotje të ekosistemeve tokësore dhe ujore. Mbetjet e ngurta të ndërtimeve vlerësohen ndotje kritike, duke krijuar vatra informale depozitimesh që kërkojnë investime të mëdha për heqjen dhe transportimin e tyre.
  • Përdorimi dhe mostrajtimi i materialeve si kanaçe alumini, ambalazhe plastike, qelq, hekur, vajra lubrifikantë, pjesë elektronike, mungesa e landfilleve, etj.
  • Shkarkimet e pa trajtuara kanë sjellë edhe rritjen e shkallës së eutrofikimit të ujërave. Tashmë, ndotjet e përqëndruara të ujërave të zeza janë faktor kërcënues dhe problem mjedisor shumë i mprehtë. Shkaku kryesor i eutrofikimit (në laguna), ndotjes së ujërave mbetet derdhja e ujërave të zeza të patrajtuara dhe mungesa e ndërtimit të impianteve të përpunimit.
  • Lëndët ndotëse janë faktorë me ndikim të madh në cilësinë e jetës biologjike dhe shëndetit të njeriut. Ndotjet më të mëdha vijnë dhe nga mbetjet urbane e rurale, pesticidet dhe perdorimi i plehrave nga bujqësia, nga derdhjet e hidrokarbureve apo dhe shkarkimet e anijeve.
  • Menaxhimi joefektiv i aktiviteteve rekreative, mosmenaxhimi i vizitorëve dhe i mbeturinave të ngurta që ata prodhojnë. Turizmi i paorganizuar, zhvillimi i veprimtarive të mëdha sportive, argëtuese, çlodhëse, garat motorike të rrellit, etj.
  • Zhvillimi i aktiviteteve të paligjshme kanë cënuar shumë territore e lloje të marra në mbrojtje nga legjislacioni kombëtar dhe konventat ndërkombëtare. Praktikat e gabuara në mjaft raste kanë sjellë pasoja shpesh të pakthyeshme, pasi zinxhiri i jetës biologjike është i lidhur me sigurimin e cilësisë së jetës biologjike të ekosistemeve.
  • Mos respektimi si dhe sa duhet i ligjit dhe problemet e pronësisë dhe të kthimit e kompesimit të pronave.
  • Ndryshimet klimatike, rreziqet natyrore, përmbytjet, tërmetet, janë faktor kërcënues në nivel global, por dhe në nivel vendor për larminë biologjike. Në fushën e ndryshimeve klimatike, Shqipëria ka ratifikuar Konventën e Vjenës dhe Protokollin e Montrealit, dhe është anëtare e Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (UNFCCC). Në këtë kontekst, autoritetet qendrore dhe vendore luajnë rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e kërcënimeve që vijnë nga ndryshimet klimatike, të cilat ende nuk kanë vëmendjen e duhur për t’iu paraprirë.
Lista kryesore për Parkun kombëtar “DIVJAKË-KARAVASTA”


1

Urbanizimi, ndërtimet, infrastruktura betonizuese dhe turizmi masiv.

2

Ndërhyrjet në sistemet e ligatinave dhe tokat e lagëta.

3

Dëmtimi, modifikimi, shkatërimi dhe copëtimi i habitateve.

4

Erozioni tokësor, bregdetar, i brigjeve të lumenjëve dhe prurjet e larta të sedimenteve.

5

Praktikat bujqësore intensive, përdorimi i pesticideve dhe i plehrave.

6

Zjarret.

7

Konfliktet dhe interesat midis individëve dhe grupeve të ndryshme të përdoruesve të burimeve natyrore.

8

Praktikat e paqëndrueshme të peshkimit, akuakultura, bllokimi i rrugëve të migrimit.

9

Ndotja e mjedisit, bregdetit, e ujërva nga mbetjet urbane e rurale dhe hedhja e inerteve.

10

Mostrajtimi i ujërave të zeza dhe të përdorura, shkarkimet në lumenjë, përrenjë, laguna, kanale dhe pyje.

11

Praktikat e dëmshme të përdorimit të kullotave dhe mbikullotja.

12

Shqetësimi dhe gjuetia e faunës së egër.

13

Prerja e pyjeve, marrja e gjethit, zvogëlimi i sipërfaqes dhe dëmtimi i monumenteve të natyrës.

14

Ndikimet natyrore, rrëzimi i drurëve dhe përmbytjet.

15

Ndërtimi i impianteve voltaike dhe të energjisë së erës.

Read 3702 times Last modified on Enjte, 12 Shtator 2019 15:51
More in this category: « Aktivitetet e projektit

Kalendari i Aktiviteteve

« May 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook