Premte, 17 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
INCA

INCA

Në ambientet e Hotel Internacional në Vlorë, INCA zhvilloi Trainimin me temë “Njohuri Bazë mbi Zonat e Mbrojtura Detare”.

Ky trainim u zhvillua në kuadër të projektit “Aktivitete të Qëndrueshme Ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare (SEA-Med) – Shqipëri” dhe trajtoi çështje të ndryshme si planet e menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Detare, rrjetet e ZMD-ve, objektivat dhe zonimin e tyre, grupet e interesit të cilat përfitojnë nga to etj. Trainimi u krye me trainues nga Instituti amerikan NOAA e WWF Italia si dhe lektorë dhe ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të Zonave Mbrojtura  Detare.

INCA në bashkëpunim me zyrën për Mesdheun të Fondit Botëror për Jetën e Egër (WWF MedPO), kanë filluar zbatimin e projektit “Mbështetje e aktiviteteve të qëndrueshme ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare – Projekti për Shqipërinë”, i cili financohet nga Fondi i Partneritetit për Ekosistemet në gjendje kritike (Critical Ecosystem Partnership Fund) dhe është pjesë e një nisme rajonale “Sustainable Economic Activities in Mediterranean Marine Protected Areas” (SEA-Med) dhe qe zbatohet në 8 zona të mbrojtura detare të Libisë, Tunizisë, Turqisë, Kroacisë, Algjerisë dhe Shqipërisë.

Enjte, 04 Shtator 2014 00:00

Dita Botërore e Habitateve

Në kuadër të Ditës Botërore të Habitateve, rrjeti i organizatave mjedisore për “Mbrojtjen e Natyrës”, i formuar në kuadër të projektit SENiOR-A, organizoi një aktivitet sensibilizues pranë Kënetës së Kashtës në Kukës. Ky territor dhe habitatet përreth tij u morën si simbole me rastin e kësaj dite, për shkak të pranisë të një mjedisi natyror me ndikime minimale nga ndërhyrja e dorës së njeriut. Këneta e Kashtës është një ekosistem ligatinor në gjendje natyrore mjaft të mirë dhe që aktualisht gëzon statusin “Monument Natyre”. Ajo shërben si vendpushimi dhe frekuentimi nga një numër i madh shpendësh migrues dhe njëkohësisht si streha për disa specie të tjera.

Aktiviteti u realizua nga organizata lokale e Mbrojtjes së Mjedisit, Kukës, në bashkëpunim me INCA-n, me pjesëmarrjen e të gjitha organizatave anëtare të rrjetit, përfaqësues të pushtetit vendor, organizatave të shoqërisë civile lokale, mediave kombëtare dhe lokale.

Kombet e Bashkuara kanë përzgjedhur të hënën e parë të Tetorit si Ditën Botërore të Habitateve në përkujtim të përvjetorit të konferencës së parë Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara mbi kolonizimet njerëzore, mbajtur në Vankuver, Kanada në 1976-ën. Qëllimi i ditës Botërore të Habitateve është ti kujtoj botës përgjegjësitë e saj në të ardhmen e habitateve të qëndrueshme mjedisore. Edhe në Shqipëri prej disa vitesh ka filluar të ndërmerren nisma të ndryshme dhe aktivitete ndërgjegjësuese në kuadër të kësaj dite.

Pranë ambientve të zyrave të organizatës “Mbrojtja e Mjedisit”, Kukës u mbajt takimi i tretë i Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, i parashikuar në kuadër të programit të projektit SENiOR-A, i zbatuar nga REC-Albania dhe financuar nga Qeveria Suedeze. Ky takim kishte si qëllim kryesor raportimin e vazhdimsisë së punës dhe shqytimin e ideve të reja për programin e vitit të ardhshëm.

Në të morën pjesë përfaqësuesit e gjashtë organizatave përbërëse të rrjetit: INCA-Tiranë, Green & Clean-Korçë; Mbrojtja e Mjedisit-Kukës; Miqësia-Ulëz; Adriatiku-Vlorë; Iliria-Tiranë; Forumi Shqiptar Liqeni i Shkodrës-Shkodër.

Në takim u diskutua në mënyrë të veçantë mbi progresin e punës, mbi aktivitetet e deri tanishme dhe ato të ardhshme sipas programit të parashikuar.

Një pjesë e rëndësishme e takimit ishte propozimi për fillimin e hartimit dhe ideimit të draft programeve për vitin 2014. INCA propozoi disa tema për tu trajtuar si ajo e biodiversitetit, zonat e mbrojtura, uji, etj., ndërsa FSLSH, Clean&Green dhe Mbrojtja e Mjedisit u fokusun tek ujërat ndërkufitarë si lumi Drin, liqenet ndërkufitare, etj.

Në takim u aprovua nga anëtarët edhe Logo e Re e Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës.

Ditën e martë në datë 8 Tetor 2013, në ambientet e Hotel New York në Vlorë, u zhvillua takimi i hapjes së projektit “Aktivitete të Qëndrueshme Ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare (SEA-Med) – Shqipëri” ku u prezantuan objektivat, aktivitetet dhe partneret e këtij projekti.

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), një organizate jofitimprurëse që vepron në të gjithë territorin e vendit në drejtim të mbrojtjes së burimeve natyrore, në bashkëpunim me zyrën për Mesdheun të Fondit Botëror për Jetën e Egër (WWF MedPO), filluan zbatimin e projektit “Mbështetje e aktiviteteve të qëndrueshme ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare – Projekti për Shqipërinë”, i cili financohet nga Fondi i Partneritetit për Ekosistemet në gjendje kritike (Critical Ecosystem Partnership Fund) dhe është pjesë e një nisme rajonale projekti e quajtur “Sustainable Economic Activities in Mediterranean Marine Protected Areas” (SEA-Med) dhe qe zbatohet në 8 zona të mbrojtura detare të Libisë, Tunizisë, Turqisë, Kroacisë, Algjerisë dhe Shqipërisë.

Projekti synon të mbështesë zhvillimin e turizmit në zonën e Parkut Detar Karaburun-Sazan, si e vetmja Zonë e Mbrojtur Detare në vendin tonë, dhe do të zhvillohet në tre vjet. Ky projekt do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me aktorët lokal që janë edhe partner të projektit si Administrata e Zonës se Parkut, Bashkia Orikum, Universiteti i Vlorës, organizata jo qeveritare lokale, etj. Përgjatë zhvillimit të tij projektit do të mbështesë projektet që janë dashamires me mjedisin në zonë duke promovuar disa prej tyre në zhvillimin më tej dhe certifikimin e tyre me standardet evropiane.

Aktiviteti kryesor i projektit është përgatitja e një plani menaxhimi për turizmin në zonën e Parkut Detar i cili do të përfshije trajnime, studime nga ekspertë vendas, vizita në vende të ngjashme, përfshirja në aktivitete rajonale të Mesdheut bashkë me vendet e tjera, promovimi dhe forcimi i rolit të Parkut Detar Karaburun-Sazan. Ky projekt përbën një përpjekje modeste nga ana e INCA-s në drejtim të mbrojtjes së mjedisit detar nëpërmjet rritjes së sipërfaqeve të zonave të mbrojtura në këto territore por edhe duke dhënë shembuj të mirëmenaxhimit të tyre dhe përfitimeve për komunitetet lokale. Sot turizmi detar përbën një pjesë të mirë të zhvillimit turistik në zonën e Mesdheut.

Në takim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Bashkia Orikum, përfaqësues të pushtetit vendor, eksperte kombëtare, pedagogë e studentë të Universitetit të Vlorës, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, etj.

Në kuadër të projektit \"Fushatë informimi publik mbi ndërtimin e qëndrueshëm të hidrocentraleve në Shqipëri, veçanërisht mbi lumin Osum dhe Devoll; faza e dytë\", projekt i financuar nga WWF, grupimi i organizatave që e zbatojnë ate, INCA, Ekolevizja, Natyra Berat, PPNEA dhe Qëndra EDEN, zhvilluan ditën e premte takime me komunitetin e qytetit të Gramshit. 

U përzgjodh ky qytet për arsye se mbi lumin Devoll që kalon pranë tij janë planifikuar të ndërtohen, dhe ka filluar faza e ndërtimit, e tre hidrocentraleve.

Bashkëbisedimi me komunitetin u bë nëpërmjet një pyetësori të formuluar nga vetë organizatat.

Duke qenë të ndjeshëm mbi informimin e publikut në këto zona, organizatat bashkëbiseduan me publikun mbi njohuritë e tyre mbi këto vepra. Kjo punë e nisur në kuadër të ketij projekti do të vazhdojë edhe në zona të tjera nëpër të cilat kalon rrjedha e lumit Devoll.

Më 30 korrik, në ambientin e zyrave të organizatës Adriatiku, Vlorë, u mbajt takimi i rrathës i Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, i parashikuar në kuadër të programit të projektit SENiOR-A, me asistencë të REC-Albania dhe financim të Qeverisë Suedeze. Takimi kishte si qëllim kryesor raportimin e vazhdimësisë së punës, ndarjen e eksperiencave të përbashkëta dhe konsulencën për problemet e ndryshme të hasura gjatë këtyre muajve punë.

Ky takim është i dyti nga 4 të parashikuar. Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit e të gjithë rrjetit, (gjashtë organizatat përbërëse: INCA-Tiranë, Green&Clean-Korçë; Mbrojtja e Mjedisit-Kukës; Miqësia-Ulëz; Adriatiku-Vlorë; ILIRIA-Tiranë; Forumi Shqiptar Liqeni i Shkodrës-Shkodër).

Takimi u drejtua nga Z. Zamir Dedej, i cili foli mbi momentet kryesore të koordinimit të punës së Rrjetit, asistencën e dhënë nga INCA në realizimin e aktiviteteve në rrjet dhe pjesëmarrjen në to si dhe informimin rreth monitorimit nga përfaqësues të Qeverisë Suedeze me pjesëmarrje edhe të rrjeteve të tjera të këtij programi.

Më pas fjalën e morën përfaqësuesit e organizatave të tjera për prezantimin e ecurisë së procesit nga ana e tyre.

Në kuadër të projektit SENiOR-A, (Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri, me asistencë të REC Albania dhe financim të SIDA-s),Organizata Mjedisore Miqësia Ulëz si pjesë e Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, në bashkëpunim të ngushtë me INCA, organizoi më 15 Korrik 2013 një takim mbievidentimin e problemeve të peshkimit në liqenit të Ulzës.

Në takim morën pjesë Shoqata e Peshkatarëve të Liqenit të Ulzës, specialistë të peshkimit në Shqipëri, përfaqësues të OMP (Organizata e Menaxhimit të Peshkimit) Shkodër, përfaqësues të Inspektoratit të Peshkimit Lezhë, përfaqësues shoqërisë civile si dhe përfaqësues të REC Albania.

Gjatë takimi u diskutua mbi problemet e shumta që ndeshet peshkimi në përgjithësi dhe në veçanti në zonën e Liqenit të Ulzës. Nga të pranishmit u evidentuan probleme të shumta si në kuadrin administrativ ashtu edhe në atë të gjuetisë se paligjshme të peshkut në liqenin e Ulzës. Në takim u vu theksi mbi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të Shoqatave të Peshkatarëve. OMP Shkodër u zotua se shumë shpejt do të mundësojë dhe ndihmojë që edhe Shoqata e Peshkatarëve të Ulzës të anëtarësohet në Federatën Shqiptare të OPM-ve të ujërave të brendshëm.

Mbas një sërë takimesh konsultative në pjesën më të madhe të qyteteve bregdetare, ditën e premte në date 12 Prill 2013 INCA, në bashkëpunim me PNUD organizuan Takimin Konsultativ përfundimtar mbi “Planin Strategjik për Zonat e Mbrojtura Detare dhe Bregdetare” (PSZMDB). Ky Plan është një rezultat i rëndësishëm në kuadër të Projektit “Përmirësimi i Mbulimit dhe Menaxhimi i efektshëm i zonave të mbrojtura detare dhe bregdetare ”. Në takim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, përfaqësues të UNDP, të shoqërisë civile, ekspertë të fushave të ndryshme, akademikë të Unisversitetit të Tiranës etj.

Në takim u diskutua mbi Zonat e Mbrojtura Detare dhe Bregdetare (ZMDB) të cilat njihen në botë si një prej instrumenteve më të efektshme për të administruar mjedisin detar dhe bregdetar në rastet kur kërcënimet ndaj këtij mjedisi kanë natyrë gjeografike dhe ku kërcënimet mund të menaxhohen në nivel gjeografik. Gjithashtu një vënd të veçantë në takim zunë edhe diskutimet mbi proçesin e hartimit si vetë Planin Strategjik për Zonat e Mbrojtura Detare dhe Bregdetare i cili u vlerësua nga ekspertët dhe grupet e interesit si nje dokument i plotë dhe shumë i rëndësishëm për të ardhmen e bregdetit shqiptar.

Merkure, 10 Korrik 2013 12:47

Takim për Programin e Granteve të Vogla

Në ambientet e Shkollës 9-vjeçare Fan S. Noli në Tiranë, ditë e hënë më datë 18 Mars 2013, INCA organizoi takim për Programin e Granteve të vogla financuar nga UNICEF dhe AMC në kuadër të projektit për Shkollat e Gjelbra.

Në takim u prezantua programi për rrjetin e Shkollave të Gjelbra si dhe u diskutua mbi konceptin e tyre. Në takim morën pjesë përfaqësues të MMPAU, IZHA-s, AMC, UNICEF, DAR në rrethe e mësues të ndryshëm.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.php?IDNotizia=90498&IDCategoria=1

18 mars 2013, ARCO, Tilburg, Leiden, Oisterwijk Aquafil, Grupi ECNC dhe Sock Star kanë përcaktuar së bashku iniciativën për "Dete të shëndetshëm, një udhëtim nga mbeturina në konsum”. Objektivi kryesor i kësaj nisme është për të hequr mbeturinat, e veçanërisht rrjetat e peshkimit dhe plehra të tjera detare nga detet dhe oqeanet, me qëllim krijimin e deteve më të shëndetshme si dhe riciklimin e mbeturinave detare.

Rrjetat e peshkimit ende hidhen shumë shpesh në vende grumbullimi mbeturinash apo digjen, por si pjesë e iniciativës për dete të shëndetshme, ato do të transformohen dhe rigjenerohen në fije ECONYL®, një cilësi e lartë materiali të papërpunuar që përdoret për të krijuar produkte të reja, të tilla si çorape, rroba banjoje, të mbathura, qilima, etj.

Për më tepër informacion klikoni http://www.ecnc.org/news180313/

Kalendari i Aktiviteteve

« May 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook