Premte, 17 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
INCA

INCA

Në Seminarin mbi “Zonat e mbrojtura ndërkufitare”, të mbajtur në Shkodër nga 12-14 Shtator 2011, në fjalën e tij Dr. Genti Kromidha foli mbi Vlerësimin e zonave më të vlefshme për biodiversitetin si dhe mundësitë për zhvillim ndërkufitar në zonën Bjeshkёt Namuna / Prokletije. Seminari i organizuar në kuadër të projektit “Mjedisi për njerëzit në Harkun Dinarik” dhe zbatohet nga INCA së bashku me IUCN, WWF dhe SNV, kishte për qëllim krijimin e një koncepti të ri mbi zonat e mbrojtura ndërkufitare në rajonin e Namuna Bjeshkёt / Prokletije.

Në seminarin e mbajtur nga 10-16 Shtator 2011 në Gerace të Italisë me teme “Rëndësia e ruajtjes së komuniteteve në Europë“ INCA u paraqit me një poster mbi "Vlerësimin e zonave më të vlefshme për biodiversitetin në kuadër të komunës së Ulëzës dhe mundësitë për zhvillimin e turizmit". Posteri është përgatitur bazuar në përvojën e fituar duke punuar për krijimin e parkut rajonal të Ulezës

Në kuadër të projektit: Programi i trajnimit për kurrikulën e re të klasës së 11, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) është shpallur fitues për hartimin dhe përgatitjen e të gjithë mjeteve të nevojshme për trajnimin e mësuesve të klasës së 11 si dhe zhvillimin dhe mbarëvajtjen e trajnimit. Për zbatimin e këtij projekti INCA po bashkëpunon ngushtësisht me Ministrine e Arsimit dhe Shkencës si dhe me Institutin e Zhvillimit të Arsimit. INCA ka përgatitur modulet e trajnimit si dhe ka filluar zhvillimi i trajnimeve sipas programit të miratuar.

Merkure, 10 Korrik 2013 10:43

Forumi Europian për Ruajtjen e Natyrës

Nga data 6-9 Shtator 2011 në Bon të Gjermanisë u zhvillua Forumi Europian për Ruajtjen e Natyrës. Në forum morën pjesë 170 anëtarë të IUCN-së të cilët diskutuan mbi sfidat më të ngutëshme mjedisore sot në rajon. Gjithashtu në takim u fol edhe mbi Programin e IUCN-së në të ardhmen. Në këtë Forum INCA u përfaqësua nga Z. Zamir Dedej.

Merkure, 10 Korrik 2013 10:34

Bisedë në studio

Në kuadër të projektit “Të mbështesim propozimin e Rezervës së Biosferës ndërkufitare të zonës së Liqenit të Shkodrës, nëpërmjet metodave të pjesëmarrjes”, pjesë e programit IPA ndërkufitar Shqipëri-Mali i Zi 2007-2013 i financuar nga Bashkimi Evropian, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), organizoi një bisedë në studio në TV1-Channel në Shkodër në pragramin Hapur të gazetarit Siomon Shkreli. 

Gjatë emisionit u shpreh se ky projekt synon që Liqeni i Shkodrës dhe zhvillimi ekonomik i zonës të ecin me të njëjtin hap. Shpallja e liqenit të Shkodrës Rezervë Biosfere Ndërkufitare është rasti i vetëm në këtë pjesë të evropës që një pjesë e territorit të përbashkët të shpallet zonë e mbrojtur zhvillimore. Me këtë synohet që tashmë Liqeni i Shkodrës të bëhet pjesë e zhvillimit të qëndrueshëm duke ruajtur cilësitë e veta por edhe duke shërbyer në zhvillimin ekonomik. Projekti synon që të ndërtojë një raport të ri ndërmjet njeriut dhe biosferës me qëllim përfitimin e dy anshëm. 

Në emision morën pjesë Z. Zamiri Dedej drejtues i projektit, Z. Genti Kromidha koordinator i projektit, Z. Pëllumb Abeshi Drejtor i Përgjithshëm i Politikave në MMPAU dhe Z. Mahir Hoti drejtues i Forumit Nderkufitar të Liqenit të Shkodrës 

Merkure, 10 Korrik 2013 10:33

Dita Ndërkombëtare e Mjedisit

Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, INCA në bashkëpunim më TIA-n (Tirana International Airport) organizuan një ditë trajnimi mbi Edukimin Mjedisor me mësuesit e shkollave përreth aeroportit. Mbas trajnimit me një nga mësueset e sapo trajnuara të shkollës 9-vjeçare të Rinasit, u organizua një orë e hapur mbi mjedisin. Gjithashtu ditën e nesërme një grup fëmijësh të kësaj shkolle, përgatitën një letër sensibilizuese për Kryetarin e Komunës Nikël, ku bën pjesë shkolla, letër e cila përqëndrohej në mundësitë e pushtetit lokal për të kontrubuar në përmirësimin e mjedisit rreth shkollës dhe zonave përreth.

Kombet e Bashkuara e shpallën 22 Majin si Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit për të rritur ndërgjegjësimin dhe përmirësuar vlerësimin e çështjeve të biodiversitetit. Fillimisht, në fund të vitit 1993, Komiteti i Dytë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara shpalli si Ditë Ndërkombëtare të Biodiversitetit 29 Dhjetorin, ditën e hyrjes në fuqi të konventës së biodiversitetit. Në dhjetor 2000, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 22 Majin si Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit, për të kujtuar miratimin e tekstit të konventës në 22 Maj 1992 nga Akti
Final i Konferencës së Najrobit për Miratimin e tekstit të Konventës së Biodiversitetit. Kjo u bë edhe për shkak të vështirësive që patën një sërë vendesh për të festuar më 29 dhjetor si pasojë e kalendarit të ngjeshur të festave të fund vitit. 

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar vitin 2011 si Viti Ndërkombëtar i Pyjeve, dhe po ashtu kanë zgjedhur pyjet si temë qendrore të Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit në 22 Maj 2011. Në këtë vit të veçantë, Forumi i Kombeve të Bashkuara për Pyjet dhe sekretariati i Konventës së Diversitetit Biologjik po punojnë së bashku për të theksuar rëndësinë e biodiversitetit pyjor për njerëzimin. Tema e Vitit Ndërkombëtar të Pyjeve është “Pylli për njerëzit”, çka nënvizon rolin kryesor të njerëzve në menaxhimin, ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve pyjore. 

Pyjet përmbajnë disa nga ekosistemet më me vlerë të planetit tonë ku përfshihen një larmi e madhe shpendësh, kafshësh, dhe bimësh. Pyjet janë burimi i më se 5000 produkteve duke filluar nga esencat eterovajore, tek bimët mjekësore, drutë e zjarrit, ushqimi, mobiliet, etj; ato parandalojnë erozionin dhe ndihmojnë në rregullimin e klimës; ato sigurojnë ujë të pijshëm; ato frymëzojnë artistët dhe shkencëtaret, dhe janë thelbësore për mbijetesën dhe mirëqenien njerëzve kudo në botë. 

Megjithatë, pyjet përballen me presione dhe sfida të paimagjinueshme. Rezultatet kryesore nga Vlerësimi Global i Burimeve Pyjore 2010, tregojnë se edhe pse ritmi i shpyllëzimeve është ulur disi vitet e fundit, krahasuar me vitet 1990, ai është ende në nivele alarmante. Shpyllëzimet kane rezultuar në shtim të emetimeve të karbonit, pakësim të sasisë së ujit dhe ushqimeve, dhe humbje të paprecedentë të biodiversitetit. Qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe të gjithë aktorët e interesuar janë duke ndërmarrë veprime për të gjetur mënyra për të ruajtur dhe menaxhuar në mënyrë të qëndrueshme burimet pyjore, për të mirën e brezave të sotëm dhe të ardhshëm. 

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në bashkëpunim me Forumin Ndërkufitar të Liqenit të Shkodrës, në kuadër të projektit “Mbështetja e propozimit për shpalljen e zonës së Liqenit të Shkodrës si “Rezervë Biosfere Ndërkufitare”, organizuan një konferencë për shtyp mbi vlerat dhe rëndësinë e liqenit të Shkodrës për ruajtjen e biodiversitetit dhe masat që duhen ndërmarrë për mirë menaxhimin e kësaj pasurie të çmuar.

Merkure, 10 Korrik 2013 10:20

Eksopzitë me rastin e Ditës së Tokës

Me rastin e Ditës së Tokës u organizua një ekspozitë panair në ambjentet e jashtme të Galerisë së Arteve me disa prej bizneseve të cilat prodhojnë ushqime bio, si dhe organizata mjedisore që veprojnë në Shqipëri. INCA ishte pjesë e këtij aktiviteti ku u promovua organizata duke ekspozuar fletëpalosje dhe materiale të tjera lidhur me projekte të ndryshme në zbatim.

Ne kuader te komponentit IPA –II- Bashkëpunimi ndërkufitar, Instituti per Ruajtjen e Natyres ne Shqiperi (INCA) dhe Shoqata Green Home ne Malin e Zi, ne partneritet me Forumin Nderkufitar te Liqenit te Shkodres jane shpallur fitues ne garen e projekteve IPA nderkufitar Shqiperi-Mali i Zi (2007-2013), i finacuar nga Bashkimi Europian. Titulli i projektit eshte “Te mbeshtesim propozimin e Rezerves se Biosferes Nderkufitare te zones se Liqenit te Shkodres,  nepermjet metodave te pjesemarrjes”.

Objektivi i pergjithshem i projektit eshte te kontribuoje ne mbrojtjen e biodiversitetit te zones, nepermjet inkurajimit te aktiviteteve te perbashketa  nderkufitare te zhvillimit ne kontekstin e mbrojtjes se mjedisit.

Projekti do te bazohet mbi metodologjine e UNESCO (Man and Biosphere) “Njeriu dhe BIosfera“ i cili pershat mbrojtjen e ekosistemeve  ne perputhje me zhvillimin social kulturor te zones. Ne kuader te ketij projekti do te ngrihen kapacitet e Shqerise Civile dhe pushtetit vendor mbi rezervation e biospheres, teknikat e advokimit per mbrojtjene e Liqenit te Shkodres, standartet e EU per Biodiversitetin si dhe perqasja me programin Njeriu dhe Biosfera.

Per zbatimin e projektit do te ngrihet Grupi i Punes i perfaqesuar nga NGO lokale ne rrethin e Shkodres, te cilet do te jene edhe aktoret kryesore te projektit. Ky grup pune do te ndjeke nga afer dhe do te jape kontributin e tij teknik per cdo faze te projektit, si edhe do te vazhdoje punen qe do te nise projekti edhe ne perfundim te tij.

Ne kuader te projekti do te pergatitet nje manual trajnimi i cili do te kete disa module, dhe do tu vihet ne dispozicion te gjitha NGO-ve mjedisore dhe pushtetit vendor ne Shkoder. Ne perfundim te tij projekti do te sjelle edhe nje studim mbi “Rezervatin e Biosferes ne zonen e Liqenit te Shkodres.”

Takimi i sotem ka per qellim prezantimin e objektivave dhe rezeltutateve te pritshme te projektit si dhe informimin dhe bashkepunimin gjitheperfshires me NGO-te mjedisore dhe aktore te tjere vendore ne qytetin e Shkodres.

Instrumenti për Asistencën e Para-aderimit(IPA) ka per qellim te ndihmojë Shqipërinë në përballimin e sfidave të integrimit europian, në zbatimin e reformave të nevojshme për përmbushjen e kërkesave të BE-së dhe në progresin e Proçesit të Stabilizim-Asocimit dhe në hedhjen e themeleve për përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit për anëtarësimin në BE.

Instrumenti IPA në përgjithësi konsiston në pesë komponentë: (IPA-I) Asistenca Tranzitore dhe Forcimi i Institucioneve; (IPA-II) Bashkëpunimi ndërkufitar që gjen zbatim në rajonet kufitare midis përfituesve nga shtetet anëtare, shtetet kandidate dhe shtetet në statusin e para-aderimit; (IPA III, IV dhe V) Burimet Njerëzore Rajonale dhe Zhvillimi Rural që janë të planifikuara për Shtetet Kandidate. Shtetet kandidatë potencialë si Shqipëria, do të përfitojnë asistencë nëpërmjet komponentëve I dhe II të IPA-s.

Instituti per Ruajtjen e Natyres ne Shqiperi (INCA), eshte nje organizate jo qeveritare e cila ka si qellim kryesor te jape ndihmesen e saj ne fushen e formimit professional nepermjet trainimeve dhe proçesit te pjesmarrjes, ne ruajtjen e mjedisit, ne mbrojtjen e vlerave natyrore dhe zhvillimin rajonal, mbrojtjen e flores dhe te faunes, vleresimin e diversitetit biologjik, menaxhimin e zonave te mbrojtura, rritjen e ndergjegjesimit te publikut dhe vendim maresve politik, dhe te ndermare masa mbrojtese kur eshte e mundur dhe e nevojshme per mbrojtjen e llojeve dhe habitateve te tyre kritike. Detyra e Instititutit eshte gjithashtu te integroje ruajtjen e natyres dhe biodiversitetit me te gjithe çeshtjet e tjera ose fusha te shkences qe kane nje ndikim ne burimet natyrore ne vend. Instituti do te jete pjese e proçesit te permiresimit te legjislacionit dhe te problematikave te tjera te lidhura me ngritjen e kapaciteteve te institucioneve mjedisore Shqipetare, si dhe integrimin Europian.

Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me WWF Programin e Mesdheut, në datat 3-4 Shkurt 2011, në kuadër të projektit CARDS "Drejt BE-së, Mbrojtjes së Biodiversitetit dhe Standardet në Shqipëri”, organizoi seminarin dy-ditor të trajnimit për çështje që lidhen me Natura 2000.

Në aktivitet morën pjesë rreth 25 persona, përfaqësues të autoriteteve kombëtare (Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit), institucionet shkencore (Universitetet, Kopshti Botanik), OJQ-të kombëtare, etj. 

Në trajnim morën pjesë edhe z. Schnell Alberto Arroyo, WWF Natyra 2000 Koordinator dhe Znj Andrea Stefan, Zyrtar për Politikat i MedPO WWF. Z. Antoine Avignon nga Delegacioni i Komisionit Evropian në Shqipëri, i cili përshëndeti të pranishmit duke theksuar rëndësinë e projektit për mbështetjen e Shqipërisë në përpjekjet për zbatimin e standardeve të BE-së në mbrojtjen e biodiversitetit.

Seminari prezantoi konceptin "Natyra 2000", duke shpjeguar rolin dhe elementet bazë të Direktivave të Natyrës dhe në veçanti të rrjetit Natura 2000, duke u përqëndruar në proçesin e përcaktimit siteve. Një nga përfundimet e seminarit ishte edhe nevoja për të përgatitur një libër udhëzues për Natura 2000. Takimi u konsiderua si hapi i parë i rëndësishm në proçesin e gjatë të zbatimit të kuadrit të BE-së për biodiversitetit në Shqipëri, në veçanti për rrjetin Natura 2000 dhe zonave të mbrojtura.

Kalendari i Aktiviteteve

« May 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook