Premte, 17 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
INCA

INCA

Merkure, 03 Korrik 2013 17:42

Në vazhdim të rrugëve të Vendikut

Në datat 26-30 Tetor Presidenti i INCA-s Dr.Zamir Dedej mori pjesë në takimin rajonal “Në vazhdim të rrugëve të Vendikut” (Sulle Rotte della Serenissima), të organizuar në Budva (Mal i Zi) nga shoqata italiane MAREAMICO. Aktiviteti është në vazhdim të takimeve te mëparshme të organizuar nga shoqata në vende të tjera të Mesdheut. Gjatë këtij takimi, Dr.Dedej dhe On.Roberto Tortoli, President i MAREAMICO-s dhe Zv/President i Komisionit Parlamentar për Mjedisin, Territorin dhe Punët Publike, nënshkruan një Marrëveshje Partneriteti dhe Bashkëpunimi ndërmjet dy organizatave.

Merkure, 03 Korrik 2013 17:40

INCA nënshkruan kontratën e punës me WWF

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), nënshkroi një kontratë pune me zyrën e WWF MedPO për projektin me titull “Protected biodiversity – Empower Albania NGO-s for Promoting Natura 2000”, bazuar në deklaratën e partneritetit të firmosur me parë kur është paraqitur propozimi.

Në datat 7-8 tetor Dr.Zamir Dedej mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me titull “Zhvillimi i qëndrueshëm i energjisë së ujit në Ballkanin Perëndimor”, që u mbajt në Dubrovnik. Konferenca mblodhi aktorët kryesorë rajonalë në zhvillimin dhe projektimin e digave për të diskutuar rreth mundësive të përmirësimit të qëndrueshmërisë së skemave të hidrocentraleve nëpërmjet adoptimit të standardeve mjedisore, përfshirë dhe konceptin e rrjedhjes mjedisore.

Merkure, 03 Korrik 2013 17:37

Edukimi Mjedisor

Më datë 29 shtator 2009, UNICEF në bashkëpunim me INCA-n, organizoi një takim për shpërndarjen e certifikatave për mësuesit e trajnuar nga projekti për edukimin mjedisor në shkollat fillore të quajtur CLEEN (Child Led Environmental Education Iniciative). Në këtë takim ishin të ftuar Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave Z.Fatmir Mediu, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Z.Myqerem Tafaj, Përfaqësuesi i Zyrës së UNICEF-it në Shqipëri Z.Delf Palm dhe Ambasadori i Mbretërisë së Holandës Z.Henk G.C. Van Den Dool. Në takim u theksua rëndësia e edukimit mjedisor në shkolla dhe u shpërndanë certifikatat për mësuesit e trajnuar.

Gjatë muajit shtator, Dr.Zamir Dedej mori pjesë në workshopin me titull “Për një përqasje të integruar ndaj vlerave kulturore e natyrore të ligatinave”, organizuar nga Fondacioni Grek Med-INA në bashkëpunim me MedWet (Iniciativa për Ligatinat Mesdhetare) dhe SPP (Shoqata për Parkun e Prespës). Në këtë takim ai dha kontributin e tij në diskutime dhe paraqiti një studim që lidhet me Parkun Kombëtar të Butrintit.

Dr.Genti Kromidha mori pjesë në seminarin “Vlerësimi i efektivitetit të menaxhimit të zonave të mbrojtura në Evropë – rishikim i të dhënave, metodave dhe rezultateve”, që u zhvillua nga 1-4 Nëntor pranë Akademisë Ndërkombëtare për Ruajtjen e Natyrës në Ishullin Vilm të Gjermanisë. Në këtë takim ekspertë nga vende të ndryshme të Evropës diskutuan mbi rezultatet e një studimi mbi praktikat dhe sfidat Evropiane lidhur me vlerësimin e efektivitetit të menaxhimit të zonave të mbrojtura, përgatitjen e rekomandimeve lidhur me zbatimin e Vlerësimit të Efektivitetit të Zonave të Mbrojtura në Evropë (duke marrë në konsideratë edhe obligimet e Natura 2000).

Merkure, 16 Tetor 2013 10:54

Del numri i parë i Ditari Natyrës

Të nderuar miq, kolegë, bashkëpunëtore !

Sot filloi rrugëtimin një përpjekje e re e Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) dhe rrjetit të OJF-ve të \"Mbrojtjes së Natyrës\" në botimin e \"Ditarit të Natyrës\", për të evidentuar dhe prurë sa më afër informacionin që lidhet me mbrojtjen e vlerave natyrore dhe aktiviteteve që lidhen me to.

Kjo është një përpjekje në vazhdën e rrugës që INCA ka ndërmarrë për të vizualizuar dhe promovuar rolin e organizatave të shoqërisë civile për ruajtjen dhe mbrojtjen e natyrës.

Jeni të mirëpritur të komentoni, të dërgoni informacione, njoftime ose të dhëna që mund të botohen në këtë buletin, si edhe ta shpërndani sa më shumë.

Në kuadër të projektit SENiOR-A Organizata Mjedisore Adriatiku Vlorë si pjesë e Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, në bashkëpunim të ngushtë me INCA-n, më 11 Qershor organizoi workshop-in mbi Vlerat dhe rëndësinë e Parkut Detar Karaburun - Sazan.

Në këtë takim morën pjesë aktorë lokal si DSHP Vlorë, ARM Vlorë,  Prefektura Vlorë, Këshilli i Qarkut, Bashkia Orikum, OJF të ndryshme mjedisore etj.

Gjatë këtij aktiviteti u bë një prezantim mbi vlerat dhe rëndësinë e Parkut Detar Karaburun-Sazan, si e vetmja Zonë e Mbrojtur Detare dhe bregdetare e shpallur me VKM Nr. 289, e cila do të shërbejë si një zonë pilot për Zona të Mbrojtura Detare të tjera që do të shpallen në të ardhmen. Kjo zonë ka veçori dhe vlera të rralla të florës dhe faunës si dhe njëkohësisht cilësohet si një zonë me vlere dhe potenciale të larta të zhvillimit të turizmit.

Në workshop, midis të tjerash, u vu në dukje se secili nga aktorët apo edhe institucionet duhet të jetë pjesë aktive në çështjet mjedisore dhe kryesisht ato që kanë të bëjnë me Parkun Detar, e që në aksionet e ndërmarra duhet të bëjë sa më shumë në uljen e impakteve negative në zonë.

Merkure, 16 Tetor 2013 10:52

5 Qershor, Dita Ndërkombetare e Mjedisit

Në kuadër të 5 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, Forumi Shqiptar i Liqenit të Shkodrës, (FSLS) në bashkëpunim me Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, (INCA) dhe në kuadër të programit SENiOR-A, organizuan në Shkodër një Konferencë për Shtyp.

Qëllimi i kësaj konference ishte nxitja e veprimtarive të ndryshme për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit në rajonin e Shkodrës dhe më gjerë. Në fjalën e tij Z. Hoti, Presidenti i FSLS, midis të tjerash, vuri theksin dhe mbi mangësitë që vihen re në menaxhimin e kompleksit ujor të rajonit të Shkodrës për shkak të të cilave, tokat e nën Shkodrës i kanë ndjerë më shumë se kushdo tjetër problemet që kanë lindur nga ky keq menaxhim.

5 Qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me qëllim ndërgjegjësimin rreth çështjeve të mjedisit, për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim. Kjo datë u zgjodh sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së OKB-së mbi Mjedisin që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm. Në këtë ditë përcillet një tematikë të caktuar. Tematika e vitit 2013 është “mendo, ushqehu, kurse”.

 

Merkure, 19 Qershor 2013 15:37

Edukimi Mjedisor

Kalendari i Aktiviteteve

« May 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook