Premte, 17 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
INCA

INCA

Në 23 Shtator 2010, Dr.Zamir Dedej bëri një prezantim të rezultateve të arritura nga studimi për vlerësimin e biodiversitetit dhe hartimit së data base-it GIS për zonën e Bjeshkëve të Namuna/Prokletije. Prezantimi u bë për pjesmarrësit në takimin e Grupit Lokal të Veprimit (LAG), i krijuar në bashkëpunim me SNV-në në kuadër të projektit të tyre.

Nisma europiane “Në qytet pa makinën time” ka startuar për herë të parë në Francë në 1998. U deshën rreth katër vjet që kjo nismë të bëhej një nga manifestimet me përfshirjen më të madhe në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Në vitit 2002 ishin 476 qytete, të cilat u përfshinë për herë të parë në inisiativën Java Europiane e Qarkullimit, ndërsa sot numëri i qyteteve të përfshira është 2082 qytete. Gjithashtu, kjo inisiativë i ka kaluar kufinjtë e kontinentit europian, pjesëmarrës janë bërë dhe vende të zhvilluara si Kanadaja, Tajvani, Japonia etj.

Në kuadër të kësaj iniciative dhe në bashkëpunim të ngushtë me UNICEF, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), organizoi në ambientet e Parkut Rinia aktivitete argëtuese-ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare nën logon “22 shtator – lëre makinën dhe merr biçikletën” me qëllimin përdorimin sa më pak të automjeteve, përdorim sa më shumë të transportit publik, biçikletave dhe promovim të ecjes në këmbë për të ndihmuar në përmiresimin e cilësisë së ajrit dhe të jetuarit në mënyre sa më të shëndetshme. Aktivitetet e organizuara synonin të informonin dhe ndërgjegjësonin publikun e gjërë për pasojat negative që shkakton përdorimi pa kriter i automjeteve në mjedis. 

Fëmijët e shkollave 9-vjeçare Fan Noli, Emin Duraku, Shkolla e Kuqe, dhe Konferenca e Pezës që morën pjesë në aktivitetet e organizuara ma rastin e Ditës pa Makina, hodhën thirrje të ndryshme sensibilizuese. Me anë të vizatimeve të tyre, punëdore, këngë dhe poezi, ata u munduan të sensibilizojnë sipas mënyrës orgjinale të të konceptuarit të kësaj dite nga vetë ata.

Të pranishëm gjatë aktiviteteve ishin edhe Ministri i Mjedisit, z. Fatmir Mediu, Ambasadori i Vëndeve të Ulëta në Tiranë z. Van Den Dool, Zv/Përfaqësuesi i UNICEF në Tiranë z. Robert Carr, përfaqësues të shoqërisë civile etj.

 

Merkure, 10 Korrik 2013 09:52

Parku Kombëtar i Mljet-it (Kroaci)

Në datat 7-10 Shtator 2010, INCA organizoi një vizitë studimore me një grup ekspertesh (10 persona) nga organizata të ndryshme të shoqerisë civile të lidhura me zonat e mbrojtura, në Parkun Kombëtar të Mljet-it (Kroaci). Gjatë vizitës u kryen disa takime përfshirë dhe ato me përfaqesusit e Institutit Shtetëror për Mbrojtjen e Natyrës dhe Drejtorin e Parkut. Qëllimi ishte të mesonim rreth eksperiencës Kroate në përqasjen me rrjetin Natura 2000.

Në 22 Gusht 2010, INCA nënshkroi kontratën me Ambasadën e SHBA-së në Tiranë për projektin e aprovuar nga Departamenti i Shtetit në kaudër të Programit të Granteve të Vogla për Democraci. Projekti fokusohet në procedurat e shpalljes së një zone të mbrojtur rajonale në territorin e Komunës Ulzë, një përqasje e re në drejtim të vendosjes së kësaj kategorie mbrojtjeje. Kjo është edhe pjesë e punës së INCA-s në promovimin e mbrojtjes dhe menaxhimit të vendeve me vlera natyrore.

Në 15 Gusht 2010, INCA i dorezoi SNV-së dhe ekspertit ndërkombëtar raportin final të “Vlerësimit të biodiversitetit dhe hartimit të database-it GIS për zonën e Bjeshkëve të Namuna/Prokletije”. Mund të cilësohet si një prej studimeve më të kompletuara dhe integruara të hartuara për këtë zonë. Janë prodhuar rreth 45 harta tematike dhe janë nxjerrë një seri rezultatesh dhe konkluzionesh përfshirëse për mbrojtjen e natyrës dhe zhvillimin e turizmit në zonë.

Në datat 29 Qershor deri në 1 Korrik 2010, përfaqësuesit e INCA-s (Z.Dedej dhe G.Kromidha) morën pjesë në takimin rajonal “Mjedisi për njerëzit në zonën e Harkut Dinarik”, i organizuar në Caplinja (Bosnjë) nga IUCN, WWF dhe SNV. Në sesionin e dyte Z.Dedej prezantoi temën “Vlerësimi i biodiversitetit dhe hartimi i database-it GIS për zonën e Bjeshkëve të Namuna/Prokletije”. Prezantimi u bë në kuadër të studimit që INCA po kryen edhe në bashkëpunim me ekspertë Malazez në zonën e përmendur në të dy vendet, me mbeshtetjen e SNV-së.

Merkure, 10 Korrik 2013 09:46

Ekosistemet e Medha Detare në Mesdhe

Në 22-24 Qershor 2010, Dr.Zamir Dedej dhe Dr.Genti Kromidha së bashku me një grup prej 5 vetash kryen një vizitë studimore në Parkun Detar të Ras Mohammed. Vizita kryhej në kaudër të programit të ngritjes së kapaciteteve të projektit për Ekosistemet e Medha Detare në Mesdhe (Strategic Partnership for the Mediterranean Sea Large Marine Ecosystem). Aktiviteti synonte në shkëmbimin e eksperiencave dhe në të njëjtën kohë të përfitonin nga rezultatet pozitive të arritura në mbrojtjen dhe menaxhimin e burimeve natyrore detare e bregdetare. Në të njëjtën kohë grupi pati mundësi të vlerësonte bukuritë natyrore nënujore.

Merkure, 10 Korrik 2013 09:44

Edukimi Mjedisor në Shqipëri

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) me mbështetjen e UNICEF dhe në bashkëpunim me Institutin e Zhvillimit të Arsimit, në 15 Qershor 2010 përfundoi me sukses projektin tre vjeçar për trainimin e mësuesve të ciklit fillor për futjen e edukimit mjedisor në 5 Qarqe (Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër and Korçë). 1.944 mësues dhe 330 Drjetorë e Nën/Drejtorë shkollash, u trajnuan dhe pajisur me librin e mesuesit, fletoret e nxënesve, guidën e shkollës dhe çantën me mjete (me 26 artikuj brënda). Projekti do të vazhdojë në 4 Qarqe të tjere (Elbasan, Fier, Berat, Vlorë).

Merkure, 10 Korrik 2013 09:38

Biodiversiteti Detar në Shqipëri

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në Konferencën me temë “Biodiversiteti Detar në Shqipëri”, ku do të paraqiten arritjet e deritanishme dhe do të diskutohen problemet për vlerësimin dhe mbrojtjen e biodiversitetit detar e bregdetar si dhe çfarë mund të bëjmë në të ardhmen për këtë pasuri të madhe natyrore. Konferenca do të organizohet ditën e premte, më datë 21 Maj 2010, duke filluar nga ora 10:00, në mjediset e Hotel Sheraton në Tiranë.

Viti 2010 është shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si Viti Ndërkombëtar i Biodiversitetit, një mundësi më shumë për të gjetur zgjidhje për ruajtjen e mjedisit natyror nga i cili varet gjithë njerëzimi. “Jeta jonë varet nga larmia biologjike; speciet dhe ekosistemet po zhduken në shpejtësi të madhe, dhe njerëzit janë shkaku kryesor” – ky është mesazhi që vjen nga Z. Ban Ki Moon, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. “Biodiversiteti është baza e jetës në tokë. Nevojiten veprime praktike dhe politika mbështetëse për ruajtjen e llojeve, menaxhimin dhe rehabilitimin e ekosistemeve, përfshirë zonat e mbrojtura e më gjerë, si dhe nxitja e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore” thotë Naville Ash, Drejtor i Programit për Menaxhimin e Ekosistemeve te IUCN-së. 

Vitet e fundit në Shqipëri është punuar mjaft për studimin dhe mbrojtjen e mjedisit detar. Gjithë aktivitetet e kryera kulmojnë me shpalljen e zonës së parë të mbrojtur detare, Parku Kombëtar Detar “Sazan Karaburun”. Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), anëtar i IUCN-së, ka dhënë kontributin e tij në të këtë drejtim përfshirë kartografimin e livadheve të Posedonia oceanica, trajnimin e personelit të zonave të mbrojtura mbi menaxhimin e zonave të mbrojtura detare, studime të vlerave të biodiversitetit detar etj.

Merkure, 10 Korrik 2013 09:36

Posidonia Oceanica në Shqipëri

Në datat 25 dhe 26 Mars 2010, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), organizoi në qytetet e Vlorës dhe Sarandës workshopet trainues në kuadër të projektit "INFORMIMI DHE MENAXHIMI I QENDRUESHEM I LIVADHEVE TE POSIDONIA OCEANICA NE SHQIPERI". Të pranishmit u njohën me këtë studim të rëndësishëm dhe u vunë në dispozicion materiale dhe punime të INCA-s. Rëndësi të veçantë gjatë takimit iu kushtua problemeve që ekzistojnë, ndërgjegjësimit të publikut për rëndësinë e livadheve të Posidonia Oceanica si dhe masat mbrojtëse që duhet të merren.

Kalendari i Aktiviteteve

« May 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook