Premte, 17 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
INCA

INCA

Merkure, 10 Korrik 2013 09:34

Natura 2000 në Shqipëri

Në 22 Janar 2010, INCA në partneritet me zyrën e WWF për Mesdheun, organizoi një takim për lançimin e projektit “Protect biodiversity – Empower Albanian NGO-s to promote Natura 2000” financuar në kuadër të fondeve të Komisionit Evropian për mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile të angazhuara me mbrojtjen e mjedisit dhe edukimin mjedisor. Përfaqësues të shoqatave të ndryshme që janë aktive në fushën e mjedisit dhe MMPAU, në prani edhe të përfaqësuesve të delegacionit Evropian në Shqipëri diskutuan mbi aktivitetet kryesore të projektit në të ardhmen si dhe për krijimin e një Rrjeti Shoqatash për mbështetjen e Natyra 2000 në Shqipëri.

Këshilli i IUCN miratoi Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), si anëtare e IUCN-së në takimin që u organizua në datat 23-25 Nëntor 2009, në Gland. INCA është OJF-ja e parë që pranohet si anëtare e IUCN-së (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës).

Premte, 23 Shkurt 2018 11:39

Trainim për Edukimin Mjedisor

Në datë 28 qershor, pranë kodrave të liqenit artificial të Tiranës,Qendra Eden organizoi Ekspozitën fotografike “Shembuj të mirë të efiçencës energjetike në Shqipëri dhe Rajon”. Ekspozita ishte një përmbledhje e projekteve të zbatuara në Shqipëri dhe Rajon në kuadër të efiçencës energjetike si psh. panele diellore etj. 

INCA në këtë ekspozitë u paraqit me projektin me titull “Përmirësimi i kushteve të jetesës për nxënësit e konviktit të shkollës së mesme 28 Nëntori, Burrel”.

Projekti ka patur si qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së nxënësve në konviktin e shkollës së mesme 28 Nëntori në Burrel, duke siguruar furnizimin e vazhdueshëm me ujë të ftohtë e të ngrohtë nëpërmjet përdorimit të teknologjive mjedisore me kosto të ulët.

Objektivat kryesore të projektit kanë qënë:

-Përmirësimi i kushteve hirdosanitare  në konviktin e shkollës se mesme “28 Nëntori”

-Furnizim me energji diellore për ngrohjen e ujit në ambientet e konviktit të shkollës;

-Ulje në konsumimin e energjisë elektrike;

-Vlerësim i bilancit energjetik të mundshëm të përftuar nga përdorimi i sistemit ngrohës në këtë ambient.

Merkure, 16 Tetor 2013 10:56

21 Qershori, Dita e Liqenit të Shkodrës

Më 21 Qershor në kuadër të “Ditës së Liqenit të Shkodrës”, forumi Shqiptar i Liqenit të Shkodrës (FSLS) në bashkëpunim të ngushtë me INCA, organizoi një aktivitet ndërgjegjësues për “Pastrimin e Liqenit në ditën e tij”.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi i komunitetit për ruajtjen e mjedisit ku ne jetojmë gjithashtu dhe të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit dhe pasurive ujore si Liqeni i Shkodrës. Aktiviteti synonte gjithashtu ruajtjen e cilësisë së ujit dhe mbajtjen pastër të zonës turistike përgjatë brigjeve të Liqenit të Shkodrës. Në të morën pjesë nxënës, studentë dhe pedagogë të ndryshëm, përfaqësues të organizatave të ndryshme mjedisore, përfaqësues të organizatave të rrjetit Për Mbrojtjen e Natyrës etj. Në fjalën e tij Z. Hoti u shprehu rëndësinë e Ditës së Liqenit, projektet dhe vendimet që janë marrë për shpalljen dhe mbrojtjen ndërkufitare të Liqenit.

Mbas takimit u zhvillua një aktivitet artistik kushtuar mbrojtjes së mjedisit të përgatitur nga nxënësit e shkollës së muzikës “Prenkë Jakova”. Më pas aktivitetet vijuan me pastrim përgjatë brigjeve të liqenit.

Nisur nga vlerat e gjithanshme të Liqenit të Shkodrës, nga projektet e ndryshme dhe nga marrëveshjet e bashkëpunimet me Ministritë përkatëse, është vendosur që e shtuna e tretë e qershorit të shpallet si Dita e Liqenit të Shkodrës.

Merkure, 03 Korrik 2013 18:43

Zbuloni Thesaret e Jonit

Zbuloni Thesaret e Jonit

Merkure, 03 Korrik 2013 18:25

Misioni dhe Objektivat

Shoqata ka si qëllim kryesor të punës jap ndihmesën e saj në fushën e formimit profesional nëpërmjet trainimeve dhe proçesit të pjesëmarrjes, në ruajtjen e mjedisit, në mbrojtjen e vlerave natyrore dhe zhvillimin rajonal, mbrojtjen e florës dhe të faunës, vlerësimin e diversitetit biologjik, menaxhimin e zonave të mbrojtura, menaxhimin e baseneve lumore, rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe vendimarësve politik dhe të ndërmarë masa mbrojtëse kur është e mundur dhe e nevojshme për mbrojtjen e llojeve dhe habitateve të tyre kritike. Detyra e Instititutit është gjithashtu të integrojë ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit me të gjithë çështjet e tjera ose fusha të shkencës që kanë një ndikim në burimet natyrore në vend. Instituti do të jetë pjesë e proçesit të përmirësimit të legjislacionit dhe të problematikave të tjera të lidhura me ngritjen e kapaciteteve të institucioneve mjedisore Shqipëtare, si dhe integrimin Europian dhe duke synuar:

ü  Rritjen dhe aktivizimin e burimeve njerëzore nëpërmjet nxitjes së formimit profesional për mbrojtjen e natyrës në bazë të parimit të zhvillimit të qëndrueshëm e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve;

ü  Edukimin qytetar, social, teknik, shkencor e kulturor të cdo lloj forme, sipas koncepteve, normave dhe standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare.

ü  Harmonizimin e burimeve njerëzore e materialeve dhe vënien e tyre në shërbim të zhvillimeve rajonale në fushën mbrojtjes së mjedisit, veçanërisht të natyrës, të formimit profesional dhe punësimit, afrimit dhe integrimit të vendit në rajon, Europë e më gjerë.

Gjithashtu shoqata ka për qëllim:

ü  Të kryejë shërbime që synojnë nxitjen dhe zhvillimin e iniciativës në fushën e transferimit të teknologjive, racionalizimin e prodhimit dhe shërbimeve në rajon e më gjerë;

ü  Të ripërterijë traditat kulturore përmes veprimtarive që favorizojnë zhvillimin e turizmit social, ekoturizmit, agroturizmit dhe artizanatit;

ü  Të ofrojë asistencë, shërbime, konsulencë dhe trainim institucioneve publike, ndërmarrjeve, shoqatave dhe grupmoshave të ndryshme, veçanërisht atyre të reja, me qëllim zotërimin dhe zbatimin e teknologjive dhe metodave më të përparuara që përmiresojnë kushtet e realizimit të shërbimeve dhe produkteve;

ü  Të promovojmë aktivitete në Shqipëri dhe jashtë saj që synojnë sidomos njohjen dhe përvetësimin në masë të normave dhe standarteve  ndërkombëtare në fushën e shërbimeve sociale, eficëncën në enrgji, menaxhimin e burimeve ujorë, ruajtjes së ambjentit, të barazisë së shanseve si dhe të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve,  të rinjve dhe grupeve të tjera sociale:

ü  Të ofrojë asistencë dhe këshillim, në sektorët publike dhe privatë për përmirësimin dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit për ruajtjen dhe mbrojtjen e natyrës, veçanërisht për atë të zonave të mbrojtura;

ü  Të marrë pjesë në projekte europiane  që zhvillohen për realizimin e programeve në përputhje me objektin dhe synimet e shoqatës.

 

Në 26 dhe 27 Nëntor, në kuadër të aktiviteteve për “Vlerësimin e vlerave të biodiversitetit dhe krijimin e një database” për zonën e alpeve, Dr.Z. Dedej dhe Dr.G. Kromidha u takuan me Prof.P. Ibisch, shoqëruar nga Mr.Jan-Willem Knegt, Miss.Ana Katnic dhe Mr.Mark Rupa për të diskutuar mbi punën e bërë deri tani për këtë projekt si dhe rishikimin e planeve për të ardhmen. Ata gjithashtu zhvilluan një vizitë të shkurtër në Theth për të krijuar një ide me konkrete për zonën

Në kuadër të projektit të IUCN–SNV-WWF mbi “Mbështetjen e komuniteteve rurale dhe peisazheve të tyre tradicionale nëpërmjet fuqizimit të qeverisjes mjedisore në zonat e mbrojtura ndërkufitare të Harkut Dinarik, Dr. G. Kromidha mori pjesë në dy takime për Grupet Lokale të Veprimit të organizuara në datat 9-10 dhe 12-13 Nëntor në Andrijevicë të Malit të Zi dhe Shkodër, ku prezantoi rezultatet e deritanishme të punës së bërë për “Vlerësimin e vlerave të biodiversitetit dhe krijimin e një database” për zonën e alpeve.

Në periudhën 11-23 nëntor, Presidenti (Dr.Z. Dedej) dhe Drejtori Ekzekutiv(Dr.G. Kromidha) i INCA-s morën pjesë në workshopin e parë trajnues rajonal për përgatitjen e planeve dhe menaxhimin Zonave të Mbrojtura Detare (MPA), në Tabarka (Tunizi). Gjatë trajnimit pjesëmarrësit u angazhuan në ndarjen e eksperiencave të rasteve dhe atyre të marra, bërje prezantimesh, punë e përbashkët si në grupe dhe në mënyrë individuale dhe ushtrime për zgjidhjen e problemeve

Kalendari i Aktiviteteve

« May 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook