Premte, 17 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
INCA

INCA

NJOFTIM PËR SHTYP

 

Projekti – “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri” - (EuropeAid/155863/DD/ACT/AL; Grant Contract 2018/395-785)

 

INCA njofton fituesit e grantit në kuadër të Programit të Mini-Granteve “Ndërtimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për advokim dhe pjesëmarrje publike në proceset vendimmarrëse mbi përdorimin dhe menaxhimin e burimeve natyrore"

 

Thirrja për propozime për Programin e Grantit të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri” u shpall në periudhën nga 11 Nëntor deri në 11 Dhjetor 2018 me një shtyerje të afatit përfundimtar deri me 21 Dhjetor 2018.Thirrja ishte drejtuar kryesisht për organizatat mjedisore të shoqerisë civile në nivel lokal pranë zonave pilote që projekti merrte në konsideratë: Parku Kombëtar "Divjakë-Karavasta", Parku Kombëtar "Shebenik-Jabllanicë", Parkun Natyror Kune Vain si dhe zona e Porto Palermos.

 

Pas procesit të aplikimit, propozimet u vlerësuan dhe procesi vazhdoi me përzgjedhjen e OMSHC-ve përfituese të grantit:

 

  1. OMSHC: AGRIEN në partneritet me ALBNATYRA - Titutlli i projektit: "Advokim dhe promovim i Parkut Kombëtar "Shebenik-Jabllanicë" për një përdorim të qëndrueshem të burimeve natyrore", Librazhd.
  2. OMSHC: Klubi Ekologjik Lezhë - Titutlli i projektit: "Promovimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore të ekosistemit të Rezervatit Natyror Kune Vain".
  3. OMSHC: PPNE - Vlorë - Titulli i projektit "Forcimi i kapaciteteve të organizatave lokale për mbrojtjen e mjedisit dhe advokacinë për shpalljen zonë e mbrojtur detare të Porto Palermos".
  4. OMSHC: Horizont EU në partneritet me MEN, Divjakë - Titulli i projektit "Advokimi për zhvillim të qëndrueshem duke respektuar mjedisin".

 

Qëllimi i Programit të Grantit “Ndërtimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për advokim dhe pjesëmarrje publike në proceset vendimmarrëse mbi përdorimin dhe menaxhimin e burimeve natyrore" është të ngrejë kapacitetet, rrisë njohuritë dhe aftësitë teknike të OMShC-ve për të zgjeruar angazhimin e tyre në aktivitetet e advokimit në nivel kombëtar dhe veçanërisht lokal në zonat pilote të përzgjedhura si dhe të marrin pjesë aktive në proceset vendimmarrëse lidhur me ruajtjen dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura. OMShC-të përfituese do ti bashkohen një rrjeti kombëtar së bashku me partnerët e projektit, ndërsa do të marrin pjesë aktivisht në aktivitetet kryesore të projektit.

 

Projekti “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri” po zbatohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN). Projekti synon të rrisë dhe fuqizojë aftësitë dhe rolin aktiv të Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC) në zbatueshmërinë e legjislacionit, në luftën kundër korrupsionit dhe minimizimin e ndikimeve negative në mirëmenaxhimin e burimeve natyrore dhe zonave të mbrojtuara; të inkurajojë bashkëpunimin ndërmjet OMSHC-ve dhe autoriteteve publike, komuniteteve lokale dhe mediave, si dhe të nxisë rrjetëzimin dhe ndërtimin e partneritetit mes tyre. Projekti merr në konsiderate 4 zona pilote: Parkun Kombëtar "Divjakë-Karavasta", Parkun Kombëtar "Shebenik-Jabllanicë", Parkun Natyror Kune Vain si dhe zonën e Porto Palermos.

 

Projekti financohet nga Komisioni Europian në kuadër të programit “Mbështetje për kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile”

 

Për informacion shtesë jeni të lirë të kontaktoni:

 

Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

http://www.inca-al.org/

 

Shënim për botuesit:

 

INCA

Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) është një OJQ e krijuar në korrik 2000, me qendër në Tiranë por që punon në të gjithë vendin dhe në rajon nëpërmjet organizatave partnere. Qëllimi kryesor i INCA është lehtësimi i ngritjes së kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimeve dhe proceseve me pjesëmarrje, ruajtja e natyrës dhe mbrojtja e florës dhe faunës në Shqipëri, mbështetja e zhvillimit rural. Ajo fokusohet në vlerësimin e biodiversitetit, zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e baseneve të lumenjve dhe zbaton projekte në Shqipëri dhe në kontekst ndërkufitar. INCA është anëtar i IUCN dhe Forumit Global të Ujit (GWP) dhe përfaqëson WWF në Shqipëri. Që prej prillit 2013 INCA drejton Rrjetin për Mbrojtjen e Natyrës në Shqipëri.

http://www.inca-al.org/

 

IUCN

IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës) është organizata mjedisore më e vjetër dhe më e madhe në botë, me më shumë se 1200 qeveri dhe OJQ anëtare dhe rreth 11’000 ekspertë vullnetare në mbi 160 vende. Zyra e IUCN-së për Evropën mbulon kontinentin Evropian, Rusinë dhe Azinë qendrore dhe vendet e Bashkimit Evropian përtej detit. Zyra e IUCN për Evropën Juglindore (IUCN SEE) nxit përmirësimin e qeverisjes së burimeve natyrore dhe biodiveristetit dhe mbështet nismat për ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e ekosistemeve për mirëqenien e njerëzve. Duke punuar bashkërisht me anëtaret e IUCN dhe Komisionet ajo harton politikat rajonale dhe mbështet dy iniciativa kryesore: Nismën e Harkut Dinarik dhe Brezin e Gjelbër të Evropës.

www.iucn.org/southeasterneurope

 

Njoftim për Shtyp

 

Trainim Kombëtar

 

Tiranë - 25 Prill 2019 - Shqipëria ka një potencial dhe diversitet të lartë biologjik, por ajo po vuan dëme të mëdha të cilat në shumë raste janë të pakthyeshme. Menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore në Shqipëri ende nuk është integruar siç duhet në politikat kombëtare dhe lokale. Përfshirja e komuniteteve lokale dhe të OMShC-ve në vendimmarrje dhe menaxhimin e burimeve natyrore dhe të zonave të mbrojtura është e pamjaftueshme. Kjo situatë pengon zbatimin efektiv të politikës së mjedisit dhe ruajtjes së natyrës dhe lehtësisht çon në konflikte dhe keqkuptime të panevojshme.


Organizatat e Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMShC) shihen sot si forca lëvizëse për transformimin e shoqërisë në kontekstin e një zhvillimi të qëndrueshëm sa me miqësor me mjedisin. Disa prej tyre kanë potenciale të mira për të zhvilluar dhe për të mbrojtur interesat e shoqërisë. Megjithatë, për t'u përfshirë vërtet në hartimin e politikave të ruajtjes së natyrës, OMShC-të duhet të rritin më tej kapacitetet dhe burimet e tyre. 


Në këtë kuadër OMShC-të duhet të luajnë një rol aktiv dhe efektiv në planifikimin dhe zbatimin e masave të ruajtjes së natyrës dhe angazhimin e palëve të tjera të interesit për vendimmarrje koherente. OMShC-të, duhet të formojnë një mesazh bindës mbi rëndësinë e ruajtjes së natyrës, të përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore për politikë-bërësit, subjektet dhe komunitetin, por ne të gjithë mund të përfitojmë, duke mësuar nga përvojat e të tjerëve edhe nga mjetet që na ndihmojnë të mendojmë dhe veprojmë në mënyrë strategjike. 


Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) kanë nisur zbatimin e projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”. Projekti financohet nga Komisioni Evropian në kuadër të programit “Mbështetje për kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile”.


Grupet e synuara në këtë projekt përfshijnë (i) organizatat mjedisore të shoqërisë civile, (ii) autoritetet përgjegjëse për ruajtjen e natyrës, përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe menaxhimin e ZM-ve në të gjitha nivelet e qeverisjes, (iii) sektorin privat, komunitetet ku janë vendosur ZM-të e synuara dhe v) mediat lokale dhe kombëtare.


Një nga elementet kryesorë të projektit është edhe përgatitja e doracakut “Ndikimi në politikat e fushës së ruajtjes të natyrës nëpërmjet advokim-lobimit efektiv”, i cili do t’i vijë në ndihmë OMShC-ve me disa orientime dhe këshilla mbi praktikat më të mira, për të ndikuar proceset vendimmarrëse, për çështjet e natyrës dhe mjedisit, në nivel kombëtar dhe lokal.


OMShC-të e përfshira në këtë projekt, përmes programeve të minigranteve, krahas vijimit të procesit të ngritjes së kapaciteteve të tyre, të promovimit të natyrës, të forcimit të rolit dhe të rritjes së bashkëveprimit konkret me komunitetet, palët e tjera të interesuara, po ndërmarrin iniciativa, duke u përfshirë më mirë në proceset e advokimit, lobimit dhe reagimit ndaj problematikave të ruajtjes së natyrës e të biodiversitetit, në nivel lokal dhe kombëtar; duke rritur presionin dhe pjesëmarrjen e tyre në qeverisjen e qëndrueshme të burimeve natyrore, nëpërmjet pjesëmarrjes, sensibilizimit dhe informimin e medias, anëtarëve të këshillave bashkiake, të komisioneve përkatëse lokale, rajonale dhe të Kuvendit të Shqipërisë. Pa veprime të koordinuara ndërmjet OMShC-ve, përpjekjet nuk do të marrin efektin e nevojshëm; prandaj bashkëpunimi i tyre është vendimtar. Një praktikë efektive për këto procese është që OMShC-të duhet të rrjetëzohen, të ndajnë informacione apo/dhe të formojnë koalicione. Veprimi i bashkërenduar dhe ndarja e punës është diçka që do të ndihmojë të mbulojë një gamë të gjerë aktivitetesh, si përgatitja e deklaratave me shkrim, takimi me institucionet përgjegjëse, inicimi i peticioneve, organizimi i ngjarjeve mediatike, tubime, etj. Është një udhëzues specifik i ndërthurur mes instrumenteve të komunikimit, advokim, lobimit, adresimit e reagimit, nëpërmjet aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe edukuese, për një pjesëmarrje më të gjerë dhe aktive të përfaqësuesve të komuniteteve lokale, të forumeve të ndryshme vendimmarrëse, për të minimizuar problematikat dhe për të nxitur menaxhimin e përbashkët të burimeve dhe peizazhit natyror. Doracaku ndihmon me informacione dhe mjete relevante për të mundësuar që të zhvillohet e hartohet një Strategji të advokim-lobimit sa më efektive. Mjetet e parashtruara nxisin të mësuarit e OJF-ve dhe të partnerëve për të rritur përpjekjet e tyre për të advokuar e lobuar në një mjedis të përshtatshëm, për të rritur presionin mbi vendimmarrësit, duke përfshirë zhvillimin dhe zbatimin e politikave të fushës së ruajtjes të natyrës, nga OShC-të dhe nga ekspertët, të cilët kanë qenë të suksesshëm në advokim-lobim.


Trajnimi Kombëtar “Ndikimi në politikat e ruajtjes së natyrës nëpërmjet advokim-lobimit efektiv”, kishte për qëllim ngritjen e kapacitetve të OMShC-ve për praktikat më të mira të advokimit në fushën e ruajtjes së natyrës. Objekti i këtij trajnimi ishte njohja e OMShC-ve, autoriteteve përgjegjëse për ruajtjen e natyrës dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura mjedisore, në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe mediave, me doracakun “Ndikimi në politikat e fushës së ruajtjes të natyrës nëpërmjet advokim-lobimit efektiv”. Trajnimi shërbeu edhe si një tryezë komunikimi me OJF-të lokale për të diskutuar rreth rrjetëzimit të tyre, për hartimin e planit të advokim-lobimit, si dhe rritjes së rolit dhe fuqizimit të aftësive të OMShC-ve, në zbatimin e legjislacionit, në luftën kundër korrupsionit dhe minimizimin e ndikimeve negative në menaxhimin e burimeve natyrore dhe të zonave të mbrojtura.

Enjte, 27 Qershor 2019 00:47

Website Slogan

 

Kjo faqe web u përgatit në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri – INCA.
Përmbajtja e kësaj faqeje është përgjegjësi e partnerëve që zbatojnë projektin dhe nuk reflekton pikpamjet e Bashkimit Evropian.

Enjte, 27 Qershor 2019 00:47

Slideshow Content

Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri

Enjte, 27 Qershor 2019 00:47

Thirrje e Hapur për Projekt-Propozime

 

Thirrje e Hapur për Projekt-Propozime

Referenca e Buxhetit: Financuar nga BE në Shqipëri, nën programin “Mbështetje për Kapacitetet e Shoqërisë Civile”  

Kontrata e grantit: Nr. 2018/395-785

Autoriteti nënkontraktues: Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri – INCA

Udhëzime për Aplikantët

Skema e Minigranteve për OMSHC-të “Për ngritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile për advokaci dhe pjesëmarrje publike në proceset vendimmarrëse mbi përdorimin e menaxhimin e resurseve natyrore”.

Afati i dorëzimit për aplikimin e plotë: 11 Dhjetor 2018 (ora 17:00)

Afati përfundimtar: 21 Dhjetor 2018  (ora 14:00)

Shënim:

Kjo është një Thirrje e hapur për Propozime ku të gjitha dokumentet do të dorëzohen së bashku. Në shkallën e parë, do të verifikohet vetëm dokumentacioni për kualifikimin. Më pas, për aplikantët të cilët janë përzgjedhur, propozimi i plotë do të vlerësohet nga një Komision Vlerësues. Pranueshmëria do të kontrollohet në bazë të dokumenteve mbështetëse të kërkuara nga Autoriteti nënkontraktues dhe do të dërgohet së bashku me aplikimin. Në raste të veçanta, pas fazës së vlerësimit do të kërkohen edhe dokumente mbështetëse dhe /ose sqarime.

Merkure, 26 Qershor 2019 23:20

Rreth projektit

Titulli i projektit: Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Programi IPA për Shoqërinë Civile dhe Median 2016 – 2017, “Mbështetje për ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile”

Koncepti i projektit

Megjithëse Shqipëria ka një diversitet të lartë biologjik (që përmban rreth 30% të florës evropiane), biodiversiteti po vuan dëme të mëdha në vitet e fundit dhe në shumë raste të pakthyeshme si në rastin e HEC-eve, guroreve, ndërtimit të infrastrukturës etj.,të cilët kanë ndikuar seriozisht në habitatet e specieve të rrezikuara dhe atyre të rrezikuara në mënyrë kritike. Natyra në Shqipëri është shumë e fragmentuar dhe e paaftë për të reaguar në mënyrë efektive ndaj presioneve të reja dhe kërcënimeve të vazhdueshme duke përfshirë prerjet ilegale, peshkimin, gjuetinë, turizmin e pakontrolluar dhe aktivitetet rekreative, erozionin bregdetar, zjarret, ndikimet e ndryshimeve klimatike, zbatimin e dobët të ligjit dhe qasjet e paefektshme të menaxhimit në praktikë. Përfshirja e komuniteteve lokale në menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe burimet lokale të natyrës është e pamjaftueshme. Kjo situatë pengon zbatimin efektiv të politikës së mjedisit dhe ruajtjes së natyrës dhe lehtësisht çon në konflikte dhe keqkuptime të panevojshme.

Shkaqet e korrupsionit në sektorin e mjedisit sidomos në ruajtjen e natyrës dhe përdorimin e qëndrueshëm përfshijnë shkaqet tipike që i atribuohen çdo sektori tjetër: legjislacioni i pamjaftueshëm, mungesa e respektit për sundimin e ligjit, demokracia e dobët, autoritet i gjerë që u jepet zyrtarëve publikë, përgjegjësia minimale dhe transparenca, zbatimit të dobët, niveleve të ulëta të profesionalizmit dhe stimujve të mbapshtë. Përveç kësaj, korrupsioni në sektorin e mjedisit është shkaktuar edhe nga konfliktet midis interesave private në të ardhura që mund të fitohen nga burimet mjedisore dhe interesat publike për një mjedis të shëndetshëm. Kjo situatë përkeqësohet me vendim-marrje jo transparente që përjashton zërat e qytetarëve, duke çuar në zhvillime jo të qëndrueshme që dëmtojnë mjedisin.

Në këtë kontekst, projekti i titulluar: “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri” synon të përmirësojë menaxhimin e qëndrueshëm të mjedisit, sidomos aseteve natyrore në 4 zona të mbrojtura, duke nxitur një qeverisje pjesëmarrëse dhe transparente duke përfshirë shoqërinë civile mjedisore të mbështetur nga autoritetet publike dhe media.

Projekti ka filluar zyrtarisht më 1 maj 2018 dhe ka një kohëzgjatje prej 36 muajsh. Ai përfshin dy organizata joqeveritare, kombëtare dhe ndërkombëtare dhe një Institucion Publik si partner shoqërues: Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) është udhëheqësi i projektit; Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) është bashkë-partneri në këtë projekt dhe do të ofrojë mbështetje teknike këshillimore për zbatimin e tij. Partneri i asociuar është Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. AKZM do të mbështesë dhe lehtësojë komunikimin e projektit me institucionet publike dhe do të përfitojë nga ngritja e kapaciteteve të këtij projekti për të punuar ne nivel rajonal me Agjencitë Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AdRZM) në katër zonat pilote.

Objektivat e projektit

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është të mbështesë punën e advokimit të OMSHC-ve për të promovuar mbrojtjen e mjedisit, luftën kundër korrupsionit në mjedis dhe ndryshimin e klimës, të rrisë të drejtën për informacion mbi procesin e vendimmarrjes që prek mjedisin.

Objektivi specifik:

  • Të rrisë dhe fuqizojë aftësitë dhe rolin aktiv të Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC-ve) për të zbatuar ligjin, për të luftuar korrupsionin dhe për të zvogëluar ndikimet negative në menaxhimin e natyrës dhe menaxhimin e zonës së mbrojtur.
  • Të inkurajojë bashkëpunimin ndërmjet OMSHC-ve dhe autoriteteve publike, komuniteteve lokale dhe mediave dhe të nxisë rrjetëzimin dhe ndërtimin e partneritetit mes tyre.

Arritja e këtij objektivi do të ndërtohet në zbatimin me sukses të katër rezultateve të pritura që synojnë:

  1. Ndërtimi i kapaciteteve;
  2. Përmirësimi i kuadrit rregullator;
  3. Pjesëmarrja aktive;
  4. Rritja e ndërgjegjësimit;

Palët kryesore të interesit dhe grupet e synuara në këtë proces përfshijnë

(i) organizatat mjedisore të shoqërisë civile,

(ii) autoritetet përgjegjëse për ruajtjen e natyrës, përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe menaxhimin e ZM-ve në të gjitha nivelet e qeverisjes,

(iii) sektori privat,

(iv) komunitetet lokale ku janë vendosur ZM-të e synuara dhe

(v) mediat lokale dhe kombëtare.

Skema e Minigranteve për OMSHC-të

Në kuadër të Projektit, ndërtimi i kapaciteteve të Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC) nga Shqipëria është planifikuar të bëhet edhe përmes dhënies së granteve OMSHC-ve. Një nga komponentet më kryesore të projektit është Programi i Granteve “Ndërtimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për advokim dhe pjesëmarrje publike në proceset vendimmarrëse mbi përdorimin dhe menaxhimin e burimeve natyrore". Konkretisht janë mbështetur OMSHC-të apo grupime OMSHC-së në 4 zona pilote të projektit. Rrjedhimisht, OMSHC-të përfituese të përzgjedhura do të rrisin njohuritë, aftësitë dhe kapacitetet e tyre për të zgjeruar angazhimin në aktivitetet e advokimit në nivel kombëtar dhe veçanërisht lokal në zonat pilote të përzgjedhura dhe të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse lidhur me ruajtjen dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura. OMShC-të përfituese do ti bashkohen një rrjeti kombëtar së bashku me partnerët e projektit, ndërsa do të marrin pjesë aktivisht në aktivitetet kryesore të projektit.

Projekti zbatohet nga:

- Drejtues projekti: Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA)

Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) është një OJQ e krijuar në korrik 2000 me qendër në Tiranë por që punon në të gjithë vendin dhe në rajon nëpërmjet organizatave partnere. Qëllimi kryesor i INCA-s është lehtësimi i ngritjes së kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimeve dhe proceseve me pjesëmarrje, ruajtja e natyrës dhe mbrojtja e florës dhe faunës në Shqipëri si dhe mbështetja e zhvillimit rural. Ajo fokusohet në vlerësimin e biodiversitetit, zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e baseneve të lumenjve dhe zbaton projekte në Shqipëri dhe në kontekst ndërkufitar. INCA është anëtar i IUCN dhe Forumit Global të Ujit (GWP) dhe përfaqëson WWF në Shqipëri. Që prej prillit 2013 INCA drejton Rrjetin për Mbrojtjen e Natyrës në Shqipëri. http://ww.inca-al.org/

- Partner në zbatimin e projekti:Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN)

IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës) është organizata mjedisore më e vjetër dhe më e madhe në botë, me më shumë se 1200 qeveri dhe OJQ anëtare dhe rreth 11’000 ekspertë vullnetare në mbi 160 vende. Është një nga ofruesit kryesor të të dhënave të ruajtjes, vlerësimeve dhe analizave të burimeve natyrore. Anëtarësimi i saj i gjerë i mundëson IUCN të plotësojë rolin e inkubatorit dhe deponimin e besuar të praktikave më të mira, mjeteve dhe standardeve ndërkombëtare. IUCN siguron një hapësirë neutrale në të cilën aktorët e ndryshëm përfshirë qeveritë, OJQ-të, shkencëtarët, bizneset, komunitetet lokale, organizatat e popujve indigjenë dhe të tjerët mund të punojnë së bashku për të krijuar dhe zbatuar zgjidhje për sfidat mjedisore dhe për të arritur zhvillim të qëndrueshëm. Duke punuar me shumë partnerë dhe mbështetës, IUCN zbaton një portofol të madh dhe të ndryshëm të projekteve të ruajtjes në të gjithë botën. Kombinimi i shkencës së fundit me njohuritë tradicionale të komuniteteve lokale, këto projekte punojnë për të ndryshuar humbjen e habitatit, për të rivendosur ekosistemet dhe për të përmirësuar mirëqenien e njerëzve. https://www.iucn.org/ecaro

- Partneri i asociuar: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mrojtura (AKZM)

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është institucioni kryesor shtetëror përgjegjës për mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit në Shqipëri. Misioni i saj kryesor është të kujdeset për burimet natyrore në Shqipëri nëpërmjet menaxhimit të rrjetit të zonave të mbrojtura dhe promovimit të vlerave të tyre duke ndërmarrë ndërgjegjësimin e publikut dhe aktivitetet e edukimit mjedisor dhe duke mbështetur aktivitete të qëndrueshme socio-ekonomike brenda zonave të mbrojtura. http://akzm.gov.al/

Merkure, 26 Qershor 2019 12:12

Ditari Natyrës Nr.74 - Korrik 2019

Në këtë numër do të gjeni:

  • Aksione Komunitare për Zonat e Mbrojtura
  • Pasuritë natyrore e kulturore të Gjirit të Porto Palermos dhe advokimi për mbrojtjen e tyre
  • Rritja e kapaciteteve lokale për lobim dhe advokaci për mbrojtien dhe menaxhimin e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë
  • SWAN - Platforma dixhitale për ripërdorimin e mbetjeve të ngurta për Ballkanin
  • ...me këtë rast Ju kujtojmë se…
  • 5 Qershori - Dita Botërore e Mjedisit
  • 8 Qershori – Dita Botërore e Oqeaneve
  • Kuriozitete për peshkaqenët
  • Njoftime
Merkure, 12 Qershor 2019 11:33

Projekti S.W.A.N

Projekti S.W.A.N (Platforma dixhitale për ripërdorimin e mbetjeve të ngurta për Ballkanin), bashkëfinancohet nga Programi Ndërkombetar i Bashkëpunimit Interreg V Balkan-Mediterranean 2014-2020 nëpërmjet Bashkimit Europian dhe Fondeve Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse të tij. Buxheti i të gjithë partnerëve është 968,000 EUR dhe kohëzgjatja e tij është 2 vjet.

Për më tepër....

Në këtë numër do të gjeni:

 

  • Aksione Komunitare për Zonat e Mbrojtura
  • Horizont EU dhe MEN organizojnë me sukses Panairin Agro-Kulturor
  • Promovimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore të ekosistemit në rezervatin natyror Kune-Vain–Tale
  • Konkursi i shkollave për Parkun Kombëtar Divjakë - Karavasta
  • Ngrihet rrjeti i advokacisë dhe lobimit për Gjirin e Porto Palermos
  • Raporti i Vlerësimit Global mbi Biodiversitetin dhe Shërbimet e Ekosistemit
  • A është ruajtja e biodiversitetit çështje politike?
  • Si e përmirëson pjesëmarrja publike vendimmarrjen për çështjet mjedisore?
  • ...me këtë rast Ju kujtojmë se…
  • 11 Maji - Dita Botërore e Shpendëve Migratorë
  • 17 Maji - Dita e Specieve të Rrezikuara (e premtia e 3-të e Majit)
  • 21 Maji - Dita Evropiane e Rrjetit Natura2000 / Dita Botërore e Peshqve Migratorë
  • 22 Maji - Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Biologjik
  • 23 Maji - Dita Botërore e Breshkave
  • 24 Maji - Dita Evropiane e Parqeve
  • 31 Maji - Dita Botërore Kundër Duhanit
  • Njoftime

Njoftim për Shtyp

 

Trainim Kombëtar

 

Tiranë - 25 Prill 2019 - Shqipëria ka një potencial dhe diversitet të lartë biologjik, por ajo po vuan dëme të mëdha të cilat në shumë raste janë të pakthyeshme. Menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore në Shqipëri ende nuk është integruar siç duhet në politikat kombëtare dhe lokale. Përfshirja e komuniteteve lokale dhe të OMShC-ve në vendimmarrje dhe menaxhimin e burimeve natyrore dhe të zonave të mbrojtura është e pamjaftueshme. Kjo situatë pengon zbatimin efektiv të politikës së mjedisit dhe ruajtjes së natyrës dhe lehtësisht çon në konflikte dhe keqkuptime të panevojshme.


Organizatat e Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMShC) shihen sot si forca lëvizëse për transformimin e shoqërisë në kontekstin e një zhvillimi të qëndrueshëm sa me miqësor me mjedisin. Disa prej tyre kanë potenciale të mira për të zhvilluar dhe për të mbrojtur interesat e shoqërisë. Megjithatë, për t'u përfshirë vërtet në hartimin e politikave të ruajtjes së natyrës, OMShC-të duhet të rritin më tej kapacitetet dhe burimet e tyre. 


Në këtë kuadër OMShC-të duhet të luajnë një rol aktiv dhe efektiv në planifikimin dhe zbatimin e masave të ruajtjes së natyrës dhe angazhimin e palëve të tjera të interesit për vendimmarrje koherente. OMShC-të, duhet të formojnë një mesazh bindës mbi rëndësinë e ruajtjes së natyrës, të përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore për politikë-bërësit, subjektet dhe komunitetin, por ne të gjithë mund të përfitojmë, duke mësuar nga përvojat e të tjerëve edhe nga mjetet që na ndihmojnë të mendojmë dhe veprojmë në mënyrë strategjike. 


Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) kanë nisur zbatimin e projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”. Projekti financohet nga Komisioni Evropian në kuadër të programit “Mbështetje për kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile”.


Grupet e synuara në këtë projekt përfshijnë (i) organizatat mjedisore të shoqërisë civile, (ii) autoritetet përgjegjëse për ruajtjen e natyrës, përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe menaxhimin e ZM-ve në të gjitha nivelet e qeverisjes, (iii) sektorin privat, komunitetet ku janë vendosur ZM-të e synuara dhe v) mediat lokale dhe kombëtare.


Një nga elementet kryesorë të projektit është edhe përgatitja e doracakut “Ndikimi në politikat e fushës së ruajtjes të natyrës nëpërmjet advokim-lobimit efektiv”, i cili do t’i vijë në ndihmë OMShC-ve me disa orientime dhe këshilla mbi praktikat më të mira, për të ndikuar proceset vendimmarrëse, për çështjet e natyrës dhe mjedisit, në nivel kombëtar dhe lokal.


OMShC-të e përfshira në këtë projekt, përmes programeve të minigranteve, krahas vijimit të procesit të ngritjes së kapaciteteve të tyre, të promovimit të natyrës, të forcimit të rolit dhe të rritjes së bashkëveprimit konkret me komunitetet, palët e tjera të interesuara, po ndërmarrin iniciativa, duke u përfshirë më mirë në proceset e advokimit, lobimit dhe reagimit ndaj problematikave të ruajtjes së natyrës e të biodiversitetit, në nivel lokal dhe kombëtar; duke rritur presionin dhe pjesëmarrjen e tyre në qeverisjen e qëndrueshme të burimeve natyrore, nëpërmjet pjesëmarrjes, sensibilizimit dhe informimin e medias, anëtarëve të këshillave bashkiake, të komisioneve përkatëse lokale, rajonale dhe të Kuvendit të Shqipërisë. Pa veprime të koordinuara ndërmjet OMShC-ve, përpjekjet nuk do të marrin efektin e nevojshëm; prandaj bashkëpunimi i tyre është vendimtar. Një praktikë efektive për këto procese është që OMShC-të duhet të rrjetëzohen, të ndajnë informacione apo/dhe të formojnë koalicione. Veprimi i bashkërenduar dhe ndarja e punës është diçka që do të ndihmojë të mbulojë një gamë të gjerë aktivitetesh, si përgatitja e deklaratave me shkrim, takimi me institucionet përgjegjëse, inicimi i peticioneve, organizimi i ngjarjeve mediatike, tubime, etj. Është një udhëzues specifik i ndërthurur mes instrumenteve të komunikimit, advokim, lobimit, adresimit e reagimit, nëpërmjet aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe edukuese, për një pjesëmarrje më të gjerë dhe aktive të përfaqësuesve të komuniteteve lokale, të forumeve të ndryshme vendimmarrëse, për të minimizuar problematikat dhe për të nxitur menaxhimin e përbashkët të burimeve dhe peizazhit natyror. Doracaku ndihmon me informacione dhe mjete relevante për të mundësuar që të zhvillohet e hartohet një Strategji të advokim-lobimit sa më efektive. Mjetet e parashtruara nxisin të mësuarit e OJF-ve dhe të partnerëve për të rritur përpjekjet e tyre për të advokuar e lobuar në një mjedis të përshtatshëm, për të rritur presionin mbi vendimmarrësit, duke përfshirë zhvillimin dhe zbatimin e politikave të fushës së ruajtjes të natyrës, nga OShC-të dhe nga ekspertët, të cilët kanë qenë të suksesshëm në advokim-lobim.


Trajnimi Kombëtar “Ndikimi në politikat e ruajtjes së natyrës nëpërmjet advokim-lobimit efektiv”, kishte për qëllim ngritjen e kapacitetve të OMShC-ve për praktikat më të mira të advokimit në fushën e ruajtjes së natyrës. Objekti i këtij trajnimi ishte njohja e OMShC-ve, autoriteteve përgjegjëse për ruajtjen e natyrës dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura mjedisore, në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe mediave, me doracakun “Ndikimi në politikat e fushës së ruajtjes të natyrës nëpërmjet advokim-lobimit efektiv”. Trajnimi shërbeu edhe si një tryezë komunikimi me OJF-të lokale për të diskutuar rreth rrjetëzimit të tyre, për hartimin e planit të advokim-lobimit, si dhe rritjes së rolit dhe fuqizimit të aftësive të OMShC-ve, në zbatimin e legjislacionit, në luftën kundër korrupsionit dhe minimizimin e ndikimeve negative në menaxhimin e burimeve natyrore dhe të zonave të mbrojtura.

Kalendari i Aktiviteteve

« May 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook