Premte, 17 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
INCA

INCA

Shtune, 06 Korrik 2019 10:19

Problematikat

PROBLEMATIKA:


Procesi i identifikimit dhe analizimit të problemeve kryesore dhe të ndikimeve negative në menaxhimin e parkut, janë mbështetur edhe në dispozitat e ligjit nr. 81, datë 04.05.2017 “Për zonat e mbrojtura”, në lidhje me veprimtaritë e lejuara, të ndaluara dhe që kërkojnë leje, sipas kategorive të zonave të mbrojtura, në dokumentet strategjike dhe politikat kombëtare, në raportet e gjendjes në mjedis, në raportet dhe monitorimet për ndikimet në ZMM dhe të bashkëbisedimeve me grupet e interesit. Veç kësaj për procesin e identifikimit dhe analizimit të problemeve kryesore dhe të ndikimeve negative në menaxhimin e parkut, u këshilluam edhe me planin e menaxhimit.

Të gjitha ndikimet e identifikuara janë shqetësime të banorëve dhe të përdoruesve të burrimeve natyrore, të administratave përkatëse, të cilët kanë marrë pjesë aktive në hartimin dhe miratimin e listës së impakteve.Varësisht nga rëndësia e problematikave të shtruara në bashkëbisedimet e hapura me grupet e interesit për të finalizuar listën e faktorëve të degradimit dhe të ndikimeve negative në territorin e ZMM.


LISTA E RREZIQET KRYESORE TË ZONËS SË MBROJTUR DHE RRETH SAJ
  • Veprimtaritë sociale-ekonomike, turistike, ndërtimore dhe përdorimi i teknologjive intensive, mjetet dhe mënyrat që shkaktojnë ndryshime rrënjësore në biodiversitet, strukturën dhe funksionet e ekosistemeve tokësore e detare.
  • Veprimtaritë ku përfshihet shfrytëzimi dhe modifikimi i tokës apo shfrytëzimi i nëntokës në pjesë të territorit të zonës, shtratit të detit apo nëntokës së tij.
  • Humbja dhe fragmentimi i habitateve, pёrkeqёsimi i gjendjes sё specieve vulnerabёl apo tё rrezikuara, shkatërrimi i vegjetacionit dhe kullotave nga zjarret.
  • Futjen e specieve jo indigjene/vendase, të specieve gjenetikisht të modifikuara, si dhe futjen apo rifutjen e specieve që ekzistojnë aktualisht ose kanë ekzistuar më parë.
  • Dëmtimi i livadheve të posidonias nga peshkimi, marinë-kultura, anijet, spirancat, dinamiti, ndotja.
  • Urbanizimi bregdetar-detar, ndërtimet dhe veprimtaritë social dhe ekonomike tëpakontrolluara apo dhe ndërtimi i moleve të ankorimit jahteve.
  • Hedhja e mbeturinave,mbetjeve të ngurta, inerteve, të lëndëve të tjera të rerzikshme, helmuese, plasëse, të plehrave dhe pesticideve dhe e çdo lloj lëndeje nga anijet, instalimet dhe nga bregdeti.
  • Fundosja e anijeve, e ngarkesave dhe e mallrave të çdo lloji e tipi dhe mbeturinat të tjera të rënda që mund të zhyten në fundin e detit.
  • Mbishfrytёzimi dhe pёrdorimi jo i qёndrueshёm i rezervave natyrore (peshkim, kullotё, bimё mjekёsore, etj).
  • Shqetёsimi dhe keqtrajtimi i kafshёve, pёrfshirё gjuetinё ilegale tё tyre dhe pёrdorimi i mjeteve e metodave tё ndaluara janё tё prekshme nё zonёn e mbrojtur dhe rreth saj.
  • Prania e marinë-kulturёs, pёrdorimi i ushqimit, antibiotikёve dhe akumulimi i eskrementeve nga peshqit, ushtron njё trysni tё lokalizuar dhe relativisht tё fortё nё mjedis dhe kontribuonё nё ndotjen dhe uljen e cilёsisё sё ujit.
Shtune, 06 Korrik 2019 10:19

Aktivitetet e projektit

53617044 804317836612833 4282577698330509312 nKrijimi i një rrjeti të organizatave lokale për avokim dhe lobim për shpalljen e Porto Palermos - Zonë e Mbrojtur Detare

Në 12 Mars 2019, në mjediset e Qendrës Rinore, Vlorë, u organizua aktiviteti: "Krijimi i një rrjeti të organizatave lokale për avokim dhe lobim për shpalljen e Porto Palermos - Zonë e Mbrojtur Detare".

Aktiviteti kishte në fokus krijimin e një rrjeti të organizatave lokale e të individëve të interesuar, për të advokuar dhe lobuar në pushtetin vendor dhe qendror, në lidhje me dhënjen e statusit  Zonë e Mbrojtur Detare, Porto Palermos.

Takimi u hap nga z. Nikollaq Dumani, drejtor ekzekutiv i shoqatës PPNE. Z. Dumani bëri prezantimin e projektit, të mbështetjes financiare nga BE dhe zbatuar nga INCA. Z. Xhemal Mato, ekspert i mjedisit dhe medias argumentoi  domosdoshmërinë e një statusi mbrojtës, për ta ruajtur pasurinë  mjedisore nënujore të Porto Palermos. Zona shquhet për një biodiversitet të pasur, si dhe janë gjetur objekte kulturore si psh. anfora. Në takim u theksua se zona i ka të gjitha potencialet për të zhvilluar ekoturizmin dhe duhen ndaluar ndërtimet të cilat rrezikojnë natyrën dhe peizazhin e mrekullueshëm të Gjirit të Porto Palermos, por që të mbrohet nga zhvillimet e paqendrueshme, kjo zonë ka nevojë për një status mbrojtës.

Përfaqësues të shoqatës së Himarës ODHISSYA, ngritën shqetësimin e një resorti turistik që është planifikuar të ndërtohet në zonë. Në lidhje me këtë problematikë, shoqatat do të ngrenë zerin në nivel lokal dhe qendror, për ti frenuar zhvillime të tilla turistike të paqendrueshme dhe do të kërkojnë që Porto Palermo, të shpallet Zonë e Mbrojtur Detare.

Shoqatat dhe individë të interesuar (pedagog të Universitetit të Vlorës, specialist të mjedisit etj.) dakortësuan për të qenë pjesë e një rrjeti që do të advokoj dhe loboj për çështjen. Nga diskutimet rrjeti u vendos të quhet “Riviera Blu”.


74398217 2350241568417768 9105136187105869824 oTrajnim “Forcimi i kapaciteteve të rrjetit për komunikimin efektiv me median, në funksion të fushatës së advokacisë dhe lobimit për Gjirin e Porto Palermos”

Në 31 tetor 2019, në mjediset e Qendrës Rinore Vlorë u mbajt trajnimi “Forcimi i kapaciteteve të rrjetit për komunikimin efektiv me median, në funksion të fushatës së advokacisë dhe lobimit për Gjirin e Porto Palermos”.
Trajnimi u zhvillua nga eksperti i mjedisit z. Xhemal Mato, me një eksperiencë të gjerë në fushën e komunikimit me median. Z. Mato theksoi ndër të tjera rëndësinë e mjeteve të komunikimit masiv për informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe politikanëve, me të cilat OSHC-të duhet të bashkëpunojnë. Gjithashtu e vuri theksin tek vërtetësia e informacionit në fushën e mjedisit, pasi gjykimi i publikut varet nga informacioni që i ofrohet. Nikollaq Dumani prezantoi punën dhe aktivitetet e realizuara nga shoqata në drejtim të advokacisë dhe lobimit që Gjiri i Porto Palermos të shpallet Zonë e Mbrojtur Detare. Ai vlerësoi ndihmën që shoqata INCA ka dhënë për rrjetin në realizimin e fushatës advokuese dhe lobuese: në aspektin teknik të fushatës por edhe nëpërmjet literaturës përkatëse si psh. “Doracaku për ndikimin në politikat e ruajtjes së natyrës përmes advokim-lobimit efektiv”, Studimi ekologjik i Gjirit të Porto Palermos etj. Znj. Emirjeta Adhami, eksperte ujërsh pranë INCA-s prezantoi përfitimet që ka komuniteti nga menaxhimi dhe përdorimi i resurseve natyrore dhe kulturore që ka zona. Trajnimi u zhvillua në mënyrë interaktive dhe pati diskutime nga të pranishmit e sugjerime. Aktiviteti u publikua i plotë në median lokale Vlora News. 


57289374 2004384046336857 3523383671178395648 oTrajnimi “Advokaci dhe lobim për mbrojtjen e bregdetit dhe detit të Jugut”

Në 12.04.2019, në mjediset e Hotel Prinos, Himarë u zhvillua trajnimi: “Advokaci dhe lobim për mbrojtjen e bregdetit dhe detit të Jugut”. Takimi u hap nga z. Nikollaq Dumani, në cilësinë e drejtuesit të shoqatës “Për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror”, Vlorë dhe në cilësinë e ekspertit të trajnimit për çështjet e advokacisë dhe lobimit, i cili u prezantoi pjesëmarrësve projektin dhe qëllimin e trajnimit. Trajnimi kishte në fokus ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve të rrjetit të organizatave lokale, për të zhvilluar një fushatë advokacie efektive dhe lobim  në pushtetin vendor dhe qëndror, për të kërkuar që Gjiri i Porto Palermos të shpallet Park Kombëtar Detar. Më pas fjalën e pati  z. Nihat Dragoti, Drejtor Ekzekutiv i shoqatës “Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri”(INCA).                                            
Z. Dragoti e vuri theksin tek zhvillimi i ekoturizmit, nevojën për sensibilizimin e komunitetit për mbrojtjen e burimeve natyrore për zhvillim të qendrueshëm, të cilat mund të arrihen nëpërmjet një pune të bashkërenduar. Duhet të forcohet roli i organizatave lokale dhe komunitetit për të advokuar dhe lobuar që të jenë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes, shtoi më tej z. Dragoti.    Më pas z. Dumani shpjegoi konceptet e advokacisë dhe lobimit,  elementët bazë të advokacisë, identifikimin e çështjes, përcaktimin e qëllimit dhe objektivave të advokacisë, përcaktimin e audiencave për qëllime të avokatësisë, përgatitjen dhe shpërndarjen e mesazhit, krijimin e rrjeteve etj. Pas anës teorike të trajnimit, pati shumë diskutime nga të pranishmit. Një përfaqësues i komunitetit ishte i interesuar të krijonte organizatë lokale me fokus mbrojtjen e mjedisit, ndaj organizata “Për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror, Vlorë dhe përfaqësues të tjerë të rrjetit  do të ndihmojnë në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve të organizatës së re që do të krijohet. Një nga pjesëmarrësit ngriti problematikën e mungesës së organizimit në Himarë, ndaj rrjeti do të lehtësoj në organizimin e komunitetit, për të reaguar në mbrojtjen e burimeve natyrore të Porto Palermos.  Një tjetër shqetësim që u ngrit ishin 4 resortet që janë planifikuar të ndërtohen në zonë, të cilat janë në kundërshtim me zhvillimin ekoturistik dhe të qendrueshëm të zonës.  Banorët e Himarës kishin shqetësim kryesor problemin e pronave, gjë e cila u reflektua vazhdimisht në diskutimet e tyre.
Në takim morën pjesë përfaqësues të organizatave lokale, komunitetit, pushtetit vendor, operatorëve turistik, biznesit dhe medias.


62004821 2084172555024672 8836992982155526144 o 1Vizita studimore “Vlerat e biodiversitetit në Gjirin e Porto Palermos”

Në 3 qershor 2019, në Porto Palermo, Himarë u zhvillua vizita studimore “Vlerat e biodiversitetit në Gjirin e Porto Palermos”
Takimi u hap nga drejtori i shoqatës “Për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror”, Vlorë, z. Nikollaq Dumani, i cili fillimisht prezantoi qëllimin dhe objektivat e vizitës studimore.
Më pas z. Dumani mbajti prezantimin “Përshkrimi i vlerave të biodiversitetit” dhe “Biodiversiteti nënujor, klasa e Molusqeve”.  Z. Dumani e vuri theksin tek domosdoshmëria e statusit mbrojtës për Porto Palermon, që të mos dëmtohet siç është bërë në zonat e tjera bregdetare. Ai u ndal tek legjislacioni dhe konventat e ratifikuara nga Shqipëria për ruajtjen e ujërave detare, peizazheve etj.
Një ndër vlerat e spikatura të biodiversitetit nënujor floristik të Gjirit të Porto Palemos është edhe Posidonia e cila është në rrezik. Ndaj  duhet advokuar dhe lobuar në bashkëpunim me rrjetin dhe komunitetin  që të kërkohet që Gjiri i Porto Palermos, të shpallet Zonë e Mbrojtur Detare.
Më pas z. Xhemal Mato mbajti prezantimin: “Pse një Park i Mbrojtur, ka vlera të mëdha për turizmin? Pasuritë natyrore e kulturore dhe zhvillimi i qendrueshëm”
Z. Nihat Dragoti, drejtor i INCA-s, e vuri theksin tek shërbimet e ekosistemit dhe të menaxhimit të burimeve natyrore të Gjirit të Porto Palermos, nga komuniteti.
Znj. Emirjeta Adhami, eksperte e ujërave, pranë INCA-s, në vijim të idesë së z. Dragoti, shtoi: “Duhet të krijohet një model i pjesëmarrjes në menaxhimin e qendrueshëm të burimeve natyrore, e cila sjell përfitime ekonomike për vetë komunitetin, duke i përdorur por edhe duke i ruajtur burimet natyrore. Janë identifikuar 3 ekosisteme: ekosistemet tokësore, detare dhe pelagjike nga të cilat do të përcaktohen përfitimet që mund të nxjerr komuniteti, duke i përdorur dhe mirëmbajtur”. Më tëj znj. Adhami tha se do të bëhet një vlerësim ekonomik i shërbimeve të ekosistemit: vlera ekonomike që do të përfitojnë nga shërbimet e ekosistemit, si dhe përllogaritja e vlerës ekonomike që do të humbasin nëse do ti dëmtojnë ekosistemet. Do të zhvillohen takime në komunitet me grupe të ndryshme të interesit për të vlerësuar dhe idetë e banorëve mbi aktivitetet që ata mund të zhvillojnë, pa i cënuar resurset natyrore.
Rishikimi i Planit të Menaxhimit, me qasjen e mirëmbajtjes dhe menaxhimit të burimeve natyrore nga komuniteti do të krijoj më tepër mundësi për advokim, për të kërkuar mbështetje ligjore.
Pas prezantimeve u zhvilluan diskutime nga të pranishmit.                              
Z. Anesti Dhimojani, përfaqësues i komunitetit dhe i shoqatës “Bregdeti”, e vlerësoi si mjaft të rëndësishme idenë e menaxhimit të burimeve natyrore nga komuniteti, e cila sipas tij, do të gjej mbështetje nga komuniteti. Nga ana tjetër ai e sheh të vështirë mentalitetin e komunitetit, ndaj duhet punuar në këtë drejtim, pasi ndodh rëndom që ato nuk bien dakort me njëri –tjetrin.
Pjesëmarrësve ju shpërnda “Studimi ekologjik i Gjirit të Porto Palermos dhe zonave përreth” dhe “Analiza socio-ekonomike dhe studimi mbi zhvillimin e turizmit në Gjirin e Porto Palermos”, të realizuara nga INCA dhe ju dha pjesëmarrësve informacion mbi shërbimet e ekosistemeve që ofron zona.
Gjithashtu, u zhvilluan vëzhgime në terren. Në pjesën e vizitës studimore në terren, ishin parashikuar shëtitje me varka dhe zhytje me maska, por për shkak të kushteve shumë të këqija të motit të cilat ndryshuan ditën e fundit, këto aktivitete nuk u realizuan dot. Aktiviteti u publikua në televizionin lokal EDEN3 Tv.


Projekti “Ngritja dhe forcimi i kapaciteteve të rrjetit të organizatave lokale për mbrojtjen e mjedisit dhe advokacinë për shpalljen zonë e mbrojtur detare të Porto Palermos” zbatohet nga shoqata PPNEA, Vlorë, në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri – INCA dhe Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës – IUCN.
Ky publikim është prodhuar me asistencë të Komunitetit Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është vetëm përgjegjësi e partnerëve që zbatojnë projektin dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si pasqyrim i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian.


Takimi i INCA në Tiranë


Organizata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e MJedisit Natyror


Vlerat e Biodiversitetit në Porto Palermo

Shtune, 06 Korrik 2019 10:19

Problematikat

PROBLEMATIKA:


Procesi i identifikimit dhe analizimit të problemeve kryesore dhe të ndikimeve negative në menaxhimin e parkut, janë mbështetur edhe në dispozitat e ligjit nr. 81, datë 04.05.2017 “Për zonat e mbrojtura”, në lidhje me veprimtaritë e lejuara, të ndaluara dhe që kërkojnë leje, sipas kategorive të zonave të mbrojtura, në dokumentet strategjike dhe politikat kombëtare, në raportet e gjendjes në mjedis, në raportet dhe monitorimet për ndikimet në ZMM dhe të bashkëbisedimeve me grupet e interesit. Veç kësaj për procesin e identifikimit dhe analizimit të problemeve kryesore dhe të ndikimeve negative në menaxhimin e parkut, u këshilluam edhe me planin e menaxhimit.

Të gjitha ndikimet e identifikuara janë shqetësime të banorëve dhe të përdoruesve të burrimeve natyrore, të administratave përkatëse, të cilët kanë marrë pjesë aktive në hartimin dhe miratimin e listës së impakteve. Varësisht nga rëndësia e problematikave të shtruara në bashkëbisedimet e hapura me grupet e interesit për të finalizuar listën e faktorëve të degradimit dhe të ndikimeve negative në territorin e parkut, konstatohet si më poshtë:

  • Veprimet që shkaktojnë dëmtime, degradim, fargmentim, varfërim dhe copëtim të habitateve, ekositemit dhe peizazhit, në një masë të konsiderueshme duke humbur edhe lloje të veçanta e të rëndësishme të florës dhe faunës.
  • Cënim/Rënia e numrit të llojeve, të endemizmave apo të vlerave të larta, me interes për komunitetin evropian si dhe kërcënimit të statusit mbrojtës, erozion gjenetik apo dhe introduktim të llojeve të huaja.
  • Mbishfrytëzimi dhe përdorimi i mekanizmave jo ligjor në zonat me burime të pasura natyrore ka sjellë zhdukjen e disa llojeve të bimëve, shpendëve, të peshkut apo dhe të habitateve e llojeve të rralla e të kërcënuara.
  • Zvogëllimi, dëmtimi apo tjetërsimi i sipërfaqes pyjore, prerjet abuzive dhe mbikullotje e pakontrolluar dhe rreziku i përhapjes së zjarreve. Dëmtimi i pyjeve ka sjellë shkatërrime në shoqërimet bimore, rrezikimin e zhdukjes së llojeve bimore e shtazore, etj.
  • Përndjekja e shpendëve dhe të kafshëve të egra, gjuetia, mbipeshkimi, peshkimi ilegal dhe përdorimi i mjeteve të ndaluara.
  • Përmbytjet dhe erozioni i tokave bujqësore, bregdetare, i brigjeve të lumenjëve, ka rrezikuar jo vetëm humbje të sipërfaqeve të tokës dhe pyjeve, por edhe humbje të trashëgimisë kulturore.
  • Lumenjt, përrenjt dhe brigjet e tyre janë tejshfrytëzuar për marrje inertesh, ndërtime gjithfarëllojshme, duke shkaktuar denatyrim të shtretërve.
  • Gërmimet apo dhe marrja e rërës dhe e zhavorit janë tej të dëmshme për ZMM e peizazhin, duke shkaktuar denatyrim të tyre.
  • Mungesa e parandalimit të veprimtarive të paligjshme; aktivitete të shfrenuara njerëzore dhe tejpopullim të zonave natyrore kanë cënuar shumë territore dhe lloje të marra në mbrojtje nga legjislacioni kombëtar dhe konventat ndërkombëtare.
  • Urbanizimi, ndërtimi i infrastrukturës, ndërtimet pa leje, qendrat turistike, fshatrat, i fermave, plantacioneve, etj. të kësaj natyre që bëhen mbi peizazhet dhe zonat me vlera natyrore si dhe mbi botën e tyre të gjallë, nuk përfshijnë thjesht reduktimin e sipërfaqeve të disa formave të vegjetacionit dhe zgjerimin e disa të tjerave, por edhe fragmentizimin e vegjetacionit, për rrjedhojë përkeqësimin e cilësisë së ujërave dhe peizazheve.
  • Mbetjet e ngurta, hedhja e inerteve, shtimi i ndotjes nga mbetjet urbane e rurale, duke shkatërruar ndotje të ekosistemeve tokësore dhe ujore. Mbetjet e ngurta të ndërtimeve vlerësohen ndotje kritike, duke krijuar vatra informale depozitimesh që kërkojnë investime të mëdha për heqjen dhe transportimin e tyre.
  • Përdorimi dhe mostrajtimi i materialeve si kanaçe alumini, ambalazhe plastike, qelq, hekur, vajra lubrifikantë, pjesë elektronike, mungesa e landfilleve, etj.
  • Shkarkimet e pa trajtuara kanë sjellë edhe rritjen e shkalles së eutrofikimit të ujërave. Tashmë, ndotjet e përqëndruara të ujërave të zeza janë faktor kërcënues dhe problem mjedisor shumë i mprehtë. Shkaku kryesor i eutrofikimit (në dhe laguna), ndotjes së ujërave mbetet derdhja e ujërave të zeza të patrajtuara dhe mungesa e ndërtimit të impianteve të përpunimit.
  • Lëndët ndotëse janë faktorë me ndikim të madh në cilësinë e jetës biologjike dhe shëndetit të njeriut. Ndotjet më të mëdha vijnë dhe nga mbetjet urbane e rurale, pesticidet dhe perdorimi i plehrave nga bujqësia, nga derdhja e mbeturinave të peshkimit pas përpunimit, nga derdhjet e hidrokarbureve apo dhe shkarkimet e anijeve.
  • Menaxhimi joefektiv i aktiviteteve rekreative, mosmenaxhimi i vizitorëve dhe i mbeturinave të ngurta që ata prodhojnë. Turizmi i paorganizuar, zhvillimi i veprimtarive të mëdha sportive, argëtuese, çlodhëse, garat motorike të rrellit, etj.
  • Zhvillimi i aktiviteteve të paligjshme kanë cënuar shumë territore e lloje të marra në mbrojtje nga legjislacioni kombëtar dhe konventat ndërkombëtare. Praktikat e gabuara në mjaft raste kanë sjellë pasoja shpesh të pakthyeshme, pasi zinxhiri i jetës biologjike është i lidhur me sigurimin e cilësisë së jetës biologjike të ekosistemeve.
  • Mos respektimi si dhe sa duhet i ligjit dhe problemet e pronësisë dhe të kthimit e kompesimit të pronave.
  • Ndryshimet klimatike, rreziqet natyrore, përmbytjet, tërmetet, janë faktor kërcënues në nivel global, por dhe në nivel vendor për larminë biologjike. Në këtë kontekst, autoritetet qendrore dhe vendore luajnë rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e kërcënimeve që vijnë nga ndryshimet klimatike, të cilat ende nuk kanë vëmendjen e duhur për t’iu paraprirë.
Lista kryesore për Rezervatin Natyror të Menaxhuar “KUNE-VAIN-TALE”


1

Urbanizimi, ndërtimet, infrastruktura betonizuese, turizmi masiv.

2

Mostrajtimi i ujërave të zeza dhe të përdorura, shkarkimet në bregdet, lumenjë, laguna, kanale dhe pyje.

3

Ndotja e mjedisit, bregdetit, lagunave, lumenjve, pyjeve nga mbetjet urbane e rurale dhe hedhja e inerteve.

4

Zjarret.

5

Shqetësimi dhe gjuetia e faunës së egër.

6

Praktikat e paqëndrueshme të peshkimit, bllokimi i rrugëve të migrimit.

7

Dëmtimi, modifikimi, shkatërimi dhe copëtimi i habitateve, peizazhit, futja e llojeve invazive.

8

Erozioni tokësor, bregdetar, i brigjeve të lumenjëve dhe prurjet e larta të sedimenteve.

9

Prerja e pyjeve, zvogëlimi i sipërfaqes.

10

Praktikat bujqësore intensive, përdorimi i pesticideve dhe i plehrave.

 

Ndotja e mjedisit bregdetar nga shakarkimet e anijeve.

 

Kërkimet dhe çpimet dhe depozitat për hidrokarbure dhe gaz.

Shtune, 06 Korrik 2019 10:19

Aktivitetet e projektit

Projekti "Promovimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore të ekosistemit të rezervatit natyror Kune-Vain-Tale", zbatohet nga Klubi Ekologjik Lezhë


1Takimi hapjes së projektit “Promovimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore të ekosistemit të rezervatit natyror Kune - Vain - Tale"

Lezhë, dt.10.05.2019 - Në sallën e Bibliotekës së Bashkisë së Lezhës u zhvillua takimi hapjes së projektit ku morën pjesë përfaqësues të Bashkisë Lezhë, drejtori i AdRZM Lezhë, z.Pjetër Toni dhe antarë të stafit të tij, përfaqësues nga Njësia Administrative Shëngjin, gazetarë, specialistë të mjedisit, etj. Aktiviteti u hap nga z.Zef Imeraj, drejtor ekzekutiv i KEL ndërsa në emër të INCA, përshëndeti pjesmarresit z.Nihat Dragoti, drejtor ekzekutiv i INCA.
Në ketë takim u bë prezantimi i të gjithë komponenteve të projektit nga eskpert i mjedisi z. Jak Gjini, duke i adresuar çështjet me aktoret kryesorë të përfshirë në zbatimin e tij si dhe përfituesve të tij me qëllim informimin, rikonfirmimi e sigurimin e mbështetjes gjatë zbatimit të tij.
Më pas takimi vazhdoi me pyetje e përgjigje që lidheshin me sqarime teknike, organizative etj për garantimin e suksesit të aktiviteteve të projektit si p.sh. për rivitalizimin e lumit Drin, mbajtjen pastër të tij, bashkëpunimin me subjektet e peshkimit, menaxhimi i resurseve dhe aseteve të turizmit dhe marrdhëniet me ekostemin në tërsi si njësi ekologjike.
Ndërsa diskutimet u përqëndruan në synimet e projektit, duke identifikuar si produkt kryesor të tij informimin, ndërgjegjësimin e pjesmarrjen aktive të të gjithë aktoreve të interesuar në advokimin e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me mirëadministrimin dhe përdorimin e qëndrushëm të burimeve natyrore të ekosistemit KVT.  Po kështu u qartësuan rrugët se si arrihen ndryshimet sipas objektivit, duke i dhënë rëndësinë e duhur punës në rrjet. Aktiviteti u mbyll me konkluzionet dhe planin e punës si dhe u karakterizu nga një frymë mirëkuptimi e besimi për zbatimin e të gjithë aktiviteteve të këtij projekti dhe inkurajoj sinergji për zhvillimin me sukses të të gjithe komponenteve të tij.  


IMG 4316Organizimi i Konkursit me nxënësit e shkollave të zonës KVT me video me smartphonë për zonën KVT.

Ky aktivitet filloj në Prill 2019 në shkollën e Mesme te Bashkuar Ishull Lezhë, Lezhë kishte si objektiv informimin e ndërgjegjësimin e nxënësve, dhe nepermes nxënësve, prinderit e të afermit e tyre dhe te gjithë komunitetin ku banojne e mesojnë, si dhe rritjen e aftesisë për të ngritë zerin për çeshtjet që kanë të bëjnë me përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore të ekosistemit Kune - Vain - Tale.
Konkursi u shpall nepermjet komunikimeve me nxenes nga klasat e V-ta deri tek klasat e IX-ta, dhe u formu grupi i nxenesve qe kishin me shume interes dhe  kishin ne perdorim smartphone. Nxënësve e mesuesve i’u shperndanë fletë ku shkruhet gjithçka qe synohet të arrihet nëpermjet ketij aktiviteti.
Me daten 2 Maj 2019, me grupin e formuar me nxënës të klasave të ndryshme, u zhvillu një trajnim si ne klas ashtu dhe ne mjediset e jashtme të kesaj shkolle, dhe kishte si qellim se si te konkretizohet tematika e zgjedhur ne kuadrin e nje video. U inskenuan dhe realizuan disa shembuj nga bashkepunimi midis nxenesve.
Me pas nga stafi i projektit, u mbajten kontakte të vazhdueshme me nxënësit e mesuesit e tyre duke i inkurajuar ne kete aktivitet deri ne realizimin e vidiove. Në vijim është formuar grupi që bën vleresimet e vidiove me mesues, nxenes e Drejtorin e Shkolles, i cili bëri vleresimet e vidiove sipas kritereve të vleresimit të përcaktuara me parë.
Me daten 12 Qershor u organizu ceremonia e shpalljes se çmimeve ne nje mjedis të zgjedhur e të pershtatur për kete qellim. Kjo ceremoni u përshendet nga Drejtori i shkolles Z. Tom Deda, dhe perfaqesuesi i projektit. Në vijim u proçedu me çfaqjen e te gjitha vidiove dhe per çdo çfaqeje u be dhe prezantimi i nxenesve realizues si dhe komente vleresimi nga të pranishmin nxënës e mesues. Ne ketë menyrë, kjo ceremoni kaloj pritshmeritë nga projekti dhe vetë pjesmarresit, ne veçanti për emocionet që percjelli. U bë shpallja e çmimeve fituese për videot më të mira si dhe për nxenesit pjesmarres u bë shpërndarja e çertifikatave.


IMG 5310Tur në zonë me gazetarët e mediave lokale e kombëtare në zonën e mbrojtur KVT e shoqëruar me një konferencë për shtyp në natyrë mbi advokimin për adresimin e zgjidhjeve që kanë të bëjnë me përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore të zonës KVT.

Turi me gazetaret u zhvillua më datën 09.08.2019, me 30 pjesmarrës, në zonën e mbrojtur KVT, në një intenerar ku përfshihen të gjitha pikat me kritike që lidhen me situatën mjedisore të kësaj zone.
Para nisjes, gazetarëve iu shpërnda një deklaratë me shkrim në të të cilën përshkruhen në detaje problematikat e vendet e zgjedhura për turin dheqë i shërbente zhvillimit të konferencës. Më pas u ndoq intenerari i Turit, sipas ndalesave tëpërcaktuaramë parë, në zonën KVT. Gjatë turit u zhvillua një konferencëme gazetarët në të cilën eksperti J. Gjini, e konkretizoj fjalën e tij gjatëgjithë kohës me pamjet e terrenit, gjë që e beri mjaft tërheqëse konferencën dhe rriti vëmendjen e pjesmarrësve.
Gjatë konferencës dhe pas fjalës së mbajtur, pati pyetje nga gazetaret, si për arsyet e ndodhjes së ndotjes ne bregdetin e Kunes (eutrofikimi i lagunes Merxhan) etj.
Me pas duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve, në harmoni të plotë me kërkesat e turit si aktivitet të projektit, u bënë intervistat në pikat e zgjedhura sipas problematikave:
- për erozion bregdetar, pjesa veriore e grykëderdhjes së lumit Drin, ku erozioni është mjaft agresiv, duke u ndaluar në interpretimin e shkaqeve, pasojave e rekomandimin e zbutjes apo zgjidhjeve të caktuara.
- Për ndotjen e lumit Drin e ndikimin në bregdet, det e laguna, u ndalëm në grykederdhje.
- Për çeshtjet që lidhen me eutrofikimin u ndalën në kanalin qe lidh lumin Drin me lagunen Zaje. 
Kjo konferencë dhe i gjithë turi u pasqyru në mediat Tv Lezha, Rozafa, ndërsa problematika e mbetjeve në Top Channel.


IMG 6218Trajnim, "Njohja e Planit të Menaxhimit të Zonës se Mbrojtur Kune - Vain - Tale dhe çështjet që lidhen me respektimin e zbatimin e këtij plani".

Trajnimit u zhvilluanë datën 30.09.2019 dhe 01.10.2019 në godinën e AdZM-sënëVain dhe në Biblioteken e Lezhës.
Pjesmarresit u njohen në detaje me planin e menaxhimit të KVT, sa ky plan ka sherbyer në ruajtjen dhe mbrojtjen e integritetit të peisazheve, habitateve dhe biodiversitetit të këtij ekosistemi mesdhetar ligatinore në perdorimine qendrueshëm të burimeve natyrore të këtij ekosistemi. Po ashtu, trajtimi i çeshtjeve që kanë të bejnë me zbatimin e kërkesave të planit të menaxhimit nga stafi i AdZM, detyrat e Komitetit te Menaxhimit, planet zhvillimore tëBashkisë së Lezhës në lidhje me zonat e mbrojtura si dhe pergjegjesit ligjore e detyrat në nivel lokal për çështjet e zonave të mbrojtura, e ngriti formatin e aktivitetit sipas qëllimit të synuar.Pjesëmarresit morën pjese në pyetje e diskutime të shumta në lidhje me tematikën e zgjedhur.
Trajnimi u shoqërua me vizita në terren dhe konkretizoi e inicioi diskutime e replikime të mjaft çeshtjeve që kanë të bëjnë memenaxhimin e vlerave të kësaj trashëgimie natyrore të spikatur.Ky trajnim me një pjesmarrje të gjërë të aktorëve të intersuar ndikoi në aftësimin dhe ndërgjegjësimin e tyre në drejtim të mbrojtjes e përmirsimit të vlerave natyrore të zonës si dhe në rritjen e rolit të tyre për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore te kësaj zone.

1Kronikë televizive për Zonën e Mbrojtur Kune - Vain - Tale.

Për realizimin e kronikes është bashkëpunuar me TVSH, më gazetarin z.Marash Mirashi, dhe kronika është berë pjesë e emisionit Hapesirë e Gjelbërt të ketij televizoni publik si dhe ndodhet e publikuar në YouTube.
Janë kryer xhirimet me datën 12.09.2019 ne të gjithë zonën e mbrojtur Kune Vain Tale, janë kryer edhe xhirime me dron, dhe problematikat e evidentuara janë të shprehura me zërat e të intervistuarve si dhe komentet e zhvilluara nga gazetari për ketë qëllim, të gjitha keto të shoqeruara me pamje nga terreni. Më ne fokus janë venë çeshtjet e administrimit të mbetjeve dhe ne veçanti e pasqyruar me gjendjen ne nivel hotspoti te grykederdhjes se lumit Drin.
E rëndësishme gjatë xhirimeve që e pasqyron kronika ishte pjesmarrja në ketë aktivitet e shumë aktorëve si vezhgues të terrenit, si demostrues për të pastruar territorin, ku përmendim:z.Gjok Jaku, Prefekt i Qarkut të Lezhës; z.Nihat Dragoti, Drejtor Ekzekutiv i INCA; z.Pjeter Toni, Drejtor i AdZM-sa Lezhë; z.Ardjan Laçi, Drejtor i Arsimit, Turizmit, Kultures  e Sporteve të Bashkisë së Lezhës; z.Zef Imeraj Drejtor Ekzekutiv i KEL;z.Jak Gjini, biolog e ekspert mjedisi i KEL, punonjes të AdZM-së,  peshkatarë të kompanisë LURA etj.
Kjo kronikë është pjesë e strategjisë që së bashku me aktivitetet e tjera të advokoje një sërë çeshtjesh e problematikash që kërkojnë zgjidhje e që lidhen me promovimin e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore te ekosistemit te rezervatit natyror Kune - Vain - Tale.

Raport mbi rishikimin e planit të menaxhimit. (Angazhim ekspertize). 

Hartimi i Raportit mbi rishikimin e planit të menaxhimit nga eksperti i mjedisit Jak Gjini, është bazuar nëstudimin e analizen e detajuar të raportit ekzistues të Planit të Menaxhimit të zonës së mbrojtur Kune-Vain-Tale. Po ashtu, gjatë përiudhës 15.09.2019 deri 31.10.2019, janë zhvilluar takime të shumta me administraten e zonës së mbrojtur, me Kryetarin e Komitetit të Menaxhimit të zonës së mbrojtur Kune Vain Tale njëkohësisht dhe Prefekti i Lezhës Z. Gjok Jaku, me antarë të këtij komiteti, më subjekte që ushtrojnë aktivitet ne ketë zone, etj. Janë rishikuar e vlerësuar të gjithë nderhyrjet e aktivitetet që zhvillohen ne ketë zonë, dokumentat të AdZM për të analizuar përputhshmërinë me Planin e Menaxhimit ekzistues. Ky raport ekspetize, i ështëderguar Agjënsisë Kombëtare të Mjedisit, AdZM Lezhë si dhe të gjithë aktorëve kyç që lidhen direkt ose indirekt me administrimin ose përdorimin e burimeve natyrore që ofron kjo zonë e mbrojtur.
Raporti i hartuar, rekomandoj në menyrë të argumentuar e shkencore nevojën urgjente të rishikimit të ketij plani.

Hartimi dhe botimi i një broshure mbi ndikimet e lumit Drin në ekosistemet e Kune Vainit si dhe ndikimit e klimes ne ketë drejtim.

Broshura “Ndikimet e lumit Drin në ekosistemet e Kune - Vain - Tale” u përgatit nga Ing.Zef Imeraj, dhe ka vënë në fokus problematikat kryesore që lidhen me vartësinë gjeomorfologjike, rolin nga pakësimi drastik i prurjeve të lumit Drin në fuqizimin e erozionit bregdetar në të dy anët e deltës së këtij lumi. Në ketë broshurë pasqyrohen gjithashtu, burimet ndotese të lumit Drin dhe ndikimet degraduese të ekosistemit KVT nëpermjet hyrjes së ujrave të ndotura të ketij lumi  në lagunën e Zajës. Ky botim identifikon dhe vlerat natyrore të ekosistemit KVT, trashegimine historike, marrëdheniet e komunitetit të zonës e më gjërë me  burimet natyrore që ofron ky ekosistem si dhe objeksionet e projektit.
Nëpërmjet aktivitetit promovues të datës 16.02.2020, në Biblioteken e qytetit të Lezhës, u advokuan mjaft çeshtje që kane të bejnë me rivitalizimin e lumit Drin, të cilat uadresuan tek organet e qeverisjes vendore e në dikasterin përgjegjës, në favor të ripërtritjes së ekosistemit KV. Aktiviteti theksoj se rivitalizimi i lumit Drin çon në zbutjen e erozionit bregdetar, përshtatjen e zonës ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike, ripërtëritjen e habitateve dhe përmisrimin e biodiversitetit.
Pjesmarrja e gjërë në këtë aktivitet i përfaqësuesve të pushtetit vendor, të agjensive ligjzbatuese, shoqatave mjedisore, subjekteve që kanë aktivitet në zonën KVT, të rinjë e student si dhe nga marrja e fjalës nga të pranishmit, i kaloi pritshmëritë. Broshura u është shpërndarë jo vetëm të pranishmeve por dhe institucioneve e të gjithë aktorëve të targetuar nga projekti.


1 CopyEkspozita Fotografike shëtitëse me gjetjet më te mira peisazhike të kompleksit të lagunave Kune - Vain- Tale.

Ekspozita fotografike që evokon vlerat peisazhiste të zonës së mbrojtur natyrore Kune - Vain - Tale nëprmjet 27 pamjeve, u hap me 16.02.2020, në sallën kryesore të godinës së Bibliotekes “Gjergj Fishta” të qytetit të Lezhës.
Në promovimin e kësaj ekspozite morën pjesëpërfaqësues të pushtetit vendor, të agjensive ligjezbatuese, shoqatave mjedisore, subjekteve që kanë aktivitet në zonën KVT, të rinjë e student, qytetarë e vizitorë të shumtë. Për rëndesinë e këtij eventi, foli Presidenti i Klubit Ekologjik Lezhë, Z. Zef Imeraj, eksperti i mjedisit Jak Gjini si dhe u përshëndet nga Z. Renaldo Xhanej, drejtor i Turizmit dhe Kulturës në Bashkinë e Lezhës.
Të panishmit ndaluan në çdo pamje të shoqëruar nga aktivist të Klubit Ekologjik Lezhë për të përshkruar objektet e fokusuara në fotot. Kjo eskpozitë qëndroj e hapur dy javë dhe më pas u çvendsos në shkollat përiferike të zonës Kune - Vain - Tale. 


Projekti "Promovimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore të ekosistemit të rezervatit natyror Kune - Vain - Tale", zbatohet nga Klubi Ekologjik Lezhë në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri – INCA dhe Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës – IUCN.
Ky publikim është prodhuar me asistencë të Komunitetit Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është vetëm përgjegjësi e partnerëve që zbatojnë projektin dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si pasqyrim i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian.


MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MES ORGANIZATAVE MJEDISORE TË SHOQËRISË CIVILE PËR NGRITJEN E RRJETIT "MBROJME EKOSISTEMIN KUNE-VAIN-TALE"


Laguna Kune - Vain - Tale përmes fotove
https://www.youtube.com/watch?v=bIwkQ1rX0QQ


Problematikat në laguna marrin vëmendie
https://www.youtube.com/watch?v=rlGCl9ljTC8


Ruajtja dhe promovimi i Zonës së Mbrojtur Kune - Vain - Tale
https://www.youtube.com/watch?v=jXJN8qDekFM


Takim për ndotjen e bregdetit të Kunes në Shëngjin
https://www.youtube.com/watch?v=NK5_8NkZLxk


Dokumentari në Ekosistemin Kune - Vain - Tale
https://www.youtube.com/watch?v=qbfx-gWJSdI


Shtune, 06 Korrik 2019 10:19

Problematikat

PROBLEMATIKA:


Procesi i identifikimit dhe analizimit të problemeve kryesore dhe të ndikimeve negative në menaxhimin e parkut, janë mbështetur edhe në dispozitat e ligjit nr. 81, datë 04.05.2017 “Për zonat e mbrojtura”, në lidhje me veprimtaritë e lejuara, të ndaluara dhe që kërkojnë leje, sipas kategorive të zonave të mbrojtura, në dokumentet strategjike dhe politikat kombëtare, në raportet e gjendjes në mjedis, në raportet dhe monitorimet për ndikimet në ZMM dhe të bashkëbisedimeve me grupet e interesit. Veç kësaj për procesin e identifikimit dhe analizimit të problemeve kryesore dhe të ndikimeve negative në menaxhimin e parkut, u këshilluam edhe me planin e menaxhimit.

Të gjitha ndikimet e identifikuara janë shqetësime të banorëve dhe të përdoruesve të burrimeve natyrore, të administratave përkatëse, të cilët kanë marrë pjesë aktive në hartimin dhe miratimin e listës së impakteve. Varësisht nga rëndësia e problematikave të shtruara në bashkëbisedimet e hapura me grupet e interesit për të finalizuar listën e faktorëve të degradimit dhe të ndikimeve negative në territorin e parkut, konstatohet si më poshtë:

  • Veprimet që shkaktojnë dëmtime, degradim, fargmentim, varfërim dhe copëtim të habitateve, ekositemit dhe peizazhit, në një masë të konsiderueshme duke humbur edhe lloje të veçanta e të rëndësishme të florës dhe faunës.
  • Cënim/Rënia e numrit të llojeve, të endemizmave apo të vlerave të larta, me interes për komunitetin evropian si dhe kërcënimit të statusit mbrojtës, erozion gjenetik apo dhe introduktim të llojeve të huaja.
  • Përndjekja e shpendëve dhe të kafshëve të egra, gjuetia, mbipeshkimi, peshkimi ilegal dhe përdorimi i mjeteve të ndaluara.
  • Përmbytjet dhe erozioni i tokave bujqësore, bregdetare, i brigjeve të lumenjëve, kodrinor dhe malorka rrezikuar jo vetëm humbje të sipërfaqeve të tokës dhe pyjeve, por edhe humbje të trashëgimisë kulturore.
  • Lumenjt, përrenjt dhe brigjet e tyre janë tejshfrytëzuar për marrje inertesh, ndërtime gjithfarëllojshme, duke shkaktuar denatyrim të shtretërve.
  • Ndryshimet e rregjimit ujor, ndërtimet e HEC, devijimi i rrjedhjeve natyrale të ujërave nëpërmjet tubacioneve, kanaleve, pritave, etj. Hidrocentralet shkaktojnë pasoja, ndoshta të pakthyeshme për biodiversitetin, habitatet dhe peizazhin natyrore. Gjithashtu devijimi i rrjedhjeve natyrore të ujërave nëpërmjet tubacioneve, paksojnë sasinë e ujërave, shkaktojnë tharjen e trupave ujore dhe cënojnë nevojat e popullsisë për ujë dhe ujitje.
  • Guroret, minierat dhe gërmimet janë tej të dëmshme për ZMM e peizazhin, duke shkaktuar denatyrim të tyre.
  • Mungesa e parandalimit të veprimtarive të paligjshme; aktivitete të shfrenuara njerëzore dhe tejpopullim të zonave natyrore kanë cënuar shumë territore dhe lloje të marra në mbrojtje nga legjislacioni kombëtar dhe konventat ndërkombëtare.
  • Mbetjet e ngurta, hedhja e inerteve, shtimi i ndotjes nga mbetjet urbane e rurale, duke shkatërruar ndotje të ekosistemeve tokësore dhe ujore. Mbetjet e ngurta të ndërtimeve vlerësohen ndotje kritike, duke krijuar vatra informale depozitimesh që kërkojnë investime të mëdha për heqjen dhe transportimin e tyre.
  • Përdorimi dhe mostrajtimi i materialeve si kanaçe alumini, ambalazhe plastike, qelq, hekur, vajra lubrifikantë, pjesë elektronike, mungesa e landfilleve, etj.
  • Shkarkimet dhe ndotjet e përqëndruara të ujërave të zeza janë faktor kërcënues dhe problem mjedisor shumë i mprehtë si dhe mungesa e ndërtimit të impianteve të përpunimit.
  • Lëndët ndotëse janë faktorë me ndikim të madh në cilësinë e jetës biologjike dhe shëndetit të njeriut. Ndotjet më të mëdha vijnë dhe nga minierat, guroret, mbetjet urbane e rurale, pesticidet dhe perdorimi i plehrave nga bujqësia, etj.
  • Menaxhimi joefektiv i aktiviteteve rekreative, mosmenaxhimi i vizitorëve dhe i mbeturinave të ngurta që ata prodhojnë. Turizmi i paorganizuar, zhvillimi i veprimtarive të mëdha sportive, argëtuese, çlodhëse, garat motorike të rrellit, etj.
  • Mos respektimi si dhe sa duhet i ligjit dhe problemet e pronësisë dhe të kthimit e kompesimit të pronave.
  • Ndryshimet klimatike, rreziqet natyrore, ortekët, përmbytjet, rrëshitjet, tërmetet, janë faktor kërcënues në nivel global, por dhe në nivel vendor për larminë biologjike. Në këtë kontekst, autoritetet qendrore dhe vendore luajnë rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e kërcënimeve që vijnë nga ndryshimet klimatike, të cilat ende nuk kanë vëmendjen e duhur për t’iu paraprirë.
Lista kryesore për Parkun Kombëtar “SHEBENIK-JABLLANICË”


1

HEC, cënimi dhe devijimi i rrjedhës natyrore të trupave ujore.

2

Minierat, Guroret, Gërrmimet, Prodhimi i inerteve dhe marrja e zhavorit.

3

Zjarret.

4

Dëmtimi, modifikimi, shkatërimi dhe copëtimi i habitateve.

5

Prerja e pyjeve, marrja e gjethit, zvogëlimi i sipërfaqes.

6

Gjuetia dhe shqetësimi i faunës së egër.

7

Praktikat e dëmshme të përdorimit të kullotave dhe mbikullotja.

8

Praktikat e tejshfrytëzimit të burimeve natyrore.

9

Ndotja e mjedisit, e ujërave nga mbetjet urbane e rurale dhe hedhja e inerteve.

10

Mostrajtimi i ujërave të zeza dhe të përdorura, shkarkimet në lumenjë, përrenjë, kanale dhe pyje.

11

Konfliktet e interesi midis individëve, grupeve të ndryshme të përdoruesve të burimeve natyrore.

12

Erozioni tokësor, i brigjeve të lumenjëve dhe prurjet e larta të sedimenteve.

Shtune, 06 Korrik 2019 10:19

Aktivitetet e projektit

librazhd1Takim me kershilltare te bashkise Prrenjas per rritjen e rolit te tyre per lobim dhe advokaci ne mbrotjen dhe menaxhimin e parkut komebtar Shebenik-Jabllanice.

Perfaqesuesit e dy organizatave perfituese te ketij miniprojekti udhëhoqën këtë aktivitet sipas një axhendes:
- Njohja me projektin të pjesëmarrsëve
- Lobimi dhe Advokacia për mbrotjen e PK SHebenik-Jabllanice
- Identifikimi i problematikave që duhen adresuar për zgjidhje pranë autoriteteve përkatëse.
- Pyetje dhe diskutime me pjesëmarrësve rreth këtyre çështjeve
Keshilltaret nepermjet pyetjeve dhe diskutimeve ishin te interesuar mbi transparencen e vendimeve qe merr AdZM Elbasan, furnizimin e dru zjarri te banoreve qe banojne ne zonen e parkut, mbi kullotjen e bagetive te banoreve, mbi tarifat e kullotjes qe aplikohen, mbi ndertimin e HECE-ve, mbi prerjen e pyjeve dhe ne vecanti  mbi siperfaqen e dhene ne perdorim brenda zones se perdorimit tradicional te parkut nje subjekti privat per kultivimin e e bimeve mjeksore.
Keshilltaret kerkuan rritjen e bashkepunimit dhe kordinimin e puneve midis administrates se bashkise dhe AdZM Elbasan per mbrojtjen e parkut dhe mjedisit ne teresi e sidomos ne luften per shuarjen e zjarreve e cila nuk ka qene ne nivelin e duhur.


librazhd2Takim me banore te fshatit Dragostunje per rritjen e rolit te tyre per lobim dhe advokaci ne mbrotjen dhe menaxhimin e parkut komebtar Shebenik-Jabllanice.

Takimi u hap me fjalen e perfaqesuesit te Agri-En dhe vazhdoi me fjalen e perfaqesuesit te AdZM Elbasan. Menaxheri i projektit i njohu banoret me projektin, aktivitet e zhvilluara dhe ecurine e projektit ne teresi.
Perfaqesuesi i AdZM Elbasan i njohu te pranishmit me Planin e Menaxhimit te PK Shebenik-Jabllanice.
Ne kete takim u njohem me problematikat e ketyre banoreve qe ishin  furnizimi me dru zjarri,  tarifat e larta te  kullotjes, njohja e pronave brenda parkut.
Kerkese e ketyre banoreve ishte ndryshimi i kufijve te parkut dhe hapja e nje kanali vadites ne teritorin e parkut  dhe rritja e investimeve ne lera e ne pastrime ne pyjore etj.


librazhd3Takim me banore te fshatrave Kuterman, Vehcan dhe Floq, Kokreve e Letem per rritjen e rolit te tyre per lobim dhe advokaci ne mbrotjen dhe menaxhimin e parkut komebtar Shebenik-Jabllanice.

Në këto takime u te pranishmit u njohen me projektin , qëllimi dhe objektivat e etij, u diskutua mbi planin e menaxhimit  te parkut dhe problematikat e ndryshme qe shqetësojnë komunitetin dhe aktorët e tjerë. Në këtë aktivitet pati pyetje dhe diskutime në lidhje membrojtjen dhe  menaxhimin  te parkut kombëtarë Shebenik-Jabllanicë. Banorët ngritën shqetësimin në lidhje me Hec-et dhe mundësisë të furnizimit me dru zjarri për stinën e dimrit, si dhe problemi i kufizimit të kullotave dhe tarifat e larter te kullotjes se bagetive. Përfaqësuesit e AdZM Elbasan sqaruan mënyrat dhe mundësitë e mundshme për plotësimin e nevojave të fshatarësisë me dru zjarri në mënyrë të qëndrueshme dhe të kontrollueshme.


librazhd4Takim i lancimit te projektit.

Perfaqesuesit e dy organizatave perfituese te ketij miniprojekti udhëhoqën këtë aktivitet sipas një axhendes:
- Njohja me projektin të pjesëmarrsëve
- Lobimi dhe Advokacia për mbrotjen e PK SHebenik-Jabllanice
- Identifikimi i problematikave që duhen adresuar për zgjidhje pranë autoriteteve përkatëse.
- Pyetje dhe diskutime me pjesëmarrësve rreth këtyre çështjeve
Takimi i zhvilluar pati një interes shumë të madh nga pjesëmarrësit, të cilët u aktivizuan në pyetje,diskutime dhe debate mbi problematikat dhe mënyrat e menaxhimit te Parkut Kombetar Shebenik-Jabllanice dhe mbrotjes të Zonave të Mbrojtura. Ne takim moren pjese perfaqesues te INCA Tirane, te administrates se se bashkise Librazhd, te biznesit, OJF locale, specialiste, banore etj.


Takim me Administraten, kryetare fshatrash, komunitetin dhe aktore te tjere ne Njesine Administrative Hotolisht per rritjen e rolit te tyre per lobim dhe advokaci ne mbrotjen dhe menaxhimin e parkut komebtar Shebenik-Jabllanice.

Aktiviteti i planifikuar me aktore të zonës së Njesise Administrative Hotolisht si komunitet që jeton brenda dhe rreth zonës së PK Shebenik-Jabllanicë. Në këtë aktivitetet morën pjesë dhe përfaqësues të Njësisë Administrative Hotolisht dhe kryetar fshatrash, banore e perfaqesues nga AdZM Elbasan. Perfaqesuesit e dy organizatave perfituese te ketij miniprojekti udhëhoqën këtë aktivitet sipas një axhendes:
1.Njohja me projektin të pjesëmarrsëve
2.Lobimi dhe Advokacia për mbrotjen e PK SHebenik-Jabllanice
3.Identifikimi i problematikave që duhen adresuar për zgjidhje pranë autoriteteve përkatëse.
4.Pyetje dhe diskutime me pjesëmarrësve rreth këtyre çështjeve
Takimi i zhvilluar pati një interes shumë të madh nga pjesëmarrësit, të cilët u aktivizuan në pyetje,diskutime dhe debate mbi problematikat dhe mënyrat e menaxhimit te Parkut Kombetar Shebenik-Jabllanice dhe mbrotjes të Zonave të Mbrojtura.

Takim me keshilltare te bashkise Librazhd per rritjen e rolit te tyre per lobim dhe advokaci ne mbrotjen dhe menaxhimin e parkut komebtar Shebenik-Jabllanice.

Aktiviteti i planifikuar me keshilltare te bashkise Librazhd me teritor dhe komunitete ne park dhe  rreth zonës së PK Shebenik-Jabllanicë. Perfaqesuesit e dy organizatave perfituese te ketij miniprojekti udhëhoqën këtë aktivitet sipas një axhendes:
- Njohja e pjesëmarrsëve me projektin
- Lobimi dhe Advokacia për mbrotjen e PK SHebenik-Jabllanice
- Identifikimi i problematikave që duhen adresuar për zgjidhje pranë autoriteteve përkatëse.
- Pyetje dhe diskutime me pjesëmarrësve rreth këtyre çështjeve
Takimi i zhvilluar pati një interes shumë të madh nga pjesëmarrësit, të cilët u aktivizuan në pyetje,diskutime dhe debate mbi problematikat dhe mënyrat e menaxhimit te Parkut Kombetar Shebenik-Jabllanice dhe natyres ne teresi. Keshilltaret zgjodhen edhe perfaqesuesin e tyre ne Forumin mjedisor lokal per mbrojtjen dhe menaxhimin e PK Shebenik-Jabllanice.


Takim me Administraten, kryetare fshatrash, komunitetin dhe aktore te tjere ne Njesine Administrative Stebleve per rritjen e rolit te tyre per lobim dhe advokaci ne mbrotjen dhe menaxhimin e parkut komebtar Shebenik-Jabllanice.

Aktiviteti i planifikuar me aktore të zonës së Njesise Administrative Stebleve si njesi me teritor e komunitet brenda dhe rreth zones se PK Shebenik-Jabllanicë. Në këtë aktivitetet morën pjesë përfaqësues të Njësisë Administrative Stebleve,kryetar fshatrash, banore e perfaqesues nga AdZM Elbasan. Perfaqesuesit e dy organizatave perfituese te ketij miniprojekti udhëhoqën këtë aktivitet sipas një axhendes:

  • Njohja me projektin të pjesëmarrsëve
  • Lobimi dhe Advokacia për mbrotjen e PK SHebenik-Jabllanice
  • Identifikimi i problematikave që duhen adresuar për zgjidhje pranë autoriteteve përkatëse.
  • Pyetje dhe diskutime me pjesëmarrësve rreth këtyre çështjeve

Takimi i zhvilluar pati një interes shumë të madh nga pjesëmarrësit, të cilët u aktivizuan në pyetje,diskutime dhe debate mbi problematikat dhe mënyrat e menaxhimit te Parkut Kombetar Shebenik-Jabllanice dhe mbrotjes të Zonave të Mbrojtura.


librazhd8Takim me perfaqesues te Agjensisise se pyjeve e kullotave, te MNZ e perfaqesues te tjere te bashkise Librazhd, AdZM Elbasan e specialiste  per rritjen e rolit te tyre per lobim dhe advokaci ne mbrotjen dhe menaxhimin e parkut komebtar Shebenik-Jabllanice.

Aktiviteti i planifikuar me perfaqesues te bashkise e aktore te tjere. Perfaqesuesit e dy organizatave perfituese te ketij miniprojekti udhëhoqën këtë aktivitet sipas një axhendes:
1.Njohja me projektin të pjesëmarrsëve
2.Lobimi dhe Advokacia për mbrotjen e PK SHebenik-Jabllanice
3.Identifikimi i problematikave që duhen adresuar për zgjidhje pranë autoriteteve përkatëse.
4. Pyetje dhe diskutime me pjesëmarrësve rreth këtyre çështjeve
Te pranishmit bene pyetje, diskutime dhe debate mbi problematikat dhe mënyrat e menaxhimit te Parkut Kombetar Shebenik-Jabllanice dhe mbrotjes të Zonave të Mbrojtura e natyres ne teresi si dhe ne rritjen e bashkepunimit te AdZM Elbasan me MNZ per shuarjen e zjarreve.


librazhd9

Takim me Administraten, kryetare fshatrash, komunitetin dhe aktore te tjere ne Njesine Administrative Qender per rritjen e rolit te tyre per lobim dhe advokaci ne mbrotjen dhe menaxhimin e parkut komebtar Shebenik-Jabllanice.

Aktiviteti i planifikuar me aktore të zonës së Njesise Administrative Qender si njesi me teritor e komunitet brenda dhe rreth zones se PK Shebenik-Jabllanicë. Në këtë aktivitetet morën pjesë përfaqësues të Njësisë Administrative Qender, kryetar fshatrash, perfaqesues nga biznesi, banore e perfaqesues nga AdZM Elbasan. Perfaqesuesit e dy organizatave perfituese te ketij miniprojekti udhëhoqën këtë aktivitet sipas një axhendes:
1.Njohja me projektin të pjesëmarrsëve
2.Lobimi dhe Advokacia për mbrotjen e PK SHebenik-Jabllanice
3.Identifikimi i problematikave që duhen adresuar për zgjidhje pranë autoriteteve përkatëse.
4.Pyetje dhe diskutime me pjesëmarrësve rreth këtyre çështjeve
Takimi i zhvilluar pati një interes shumë të madh nga pjesëmarrësit, të cilët u aktivizuan në pyetje rreth ndertmit te H,diskutime dhe debate mbi problematikat dhe mënyrat e menaxhimit te Parkut Kombetar Shebenik-Jabllanice dhe mbrotjes të Zonave të Mbrojtura.


librazhd10

Takim me Administrate e Bashkise Prrenjes dhe aktore te tjere per rritjen e rolit te tyre per lobim dhe advokaci ne mbrotjen dhe menaxhimin e parkut komebtar Shebenik-Jabllanice.

Aktiviteti i planifikuar me administraten dhe  aktore të tjere ne bashkine Prrenjas si bashki me teritor e komunitet brenda dhe rreth zones se PK Shebenik-Jabllanicë. Në këtë aktivitetet mori pjese kryetari i bashkise, N/Prefekti, perfaqesues nga biznesi, specialite, banore e perfaqesues nga AdZM Elbasan etj. Perfaqesuesit e dy organizatave perfituese te ketij miniprojekti udhëhoqën këtë aktivitet sipas një axhendes:
- Njohja me projektin të pjesëmarrsëve
- Lobimi dhe Advokacia për mbrotjen e PK SHebenik-Jabllanice
-Identifikimi i problematikave që duhen adresuar për zgjidhje pranë autoriteteve përkatëse.
- Pyetje dhe diskutime me pjesëmarrësve rreth këtyre çështjeve
Ne takim kryetarin e bashkise vuri theksin ne rritjen e bashkepumit me AdZM Elbasan dhe shprehu gadishmerine per ta rritur kete bashkepunim sidomos ne luften ndaj zjarreve dhe mbrojtjen e parkut dhe natyres ne teresi. Pyetjet dhe diskutimet u perqendruan ne problematikat e parkut si ndertimi i HECE-ve, prerja e pyjeve etj. Ne takim u diskutua edhe rreth planit te menaxhimit te te Parkut.


Takim me Alibrazhd11dministraten, kryetare fshatrash, komunitetin dhe aktore te tjere ne Njesine Administrative Qukes per rritjen e rolit te tyre per lobim dhe advokaci ne mbrotjen dhe menaxhimin e parkut komebtar Shebenik-Jabllanice.

Aktiviteti i planifikuar me aktore të zonës së Njesise Administrative Qukes si njesi me teritor e komunitet brenda dhe rreth zones se PK Shebenik-Jabllanicë. Në këtë aktivitetet morën pjesë përfaqësues të Njësisë Administrative Qukes, kryetar fshatrash, perfaqesues nga MNZ e bashkise Prrenjes banore e perfaqesues nga AdZM Elbasan. Perfaqesuesit e dy organizatave perfituese te ketij miniprojekti udhëhoqën këtë aktivitet sipas një axhendes:
1.Njohja me projektin të pjesëmarrsëve
2.Lobimi dhe Advokacia për mbrotjen e PK SHebenik-Jabllanice
3.Identifikimi i problematikave që duhen adresuar për zgjidhje pranë autoriteteve përkatëse.
4.Pyetje dhe diskutime me pjesëmarrësve rreth këtyre çështjeve
Takimi i zhvilluar pati një interes shumë të madh nga pjesëmarrësit, të cilët u aktivizuan në pyetje rreth furnizmit me dru zjarri te banoreve dhe ndertimit te HECE-ve,diskutime dhe debate mbi problematikat dhe mënyrat e menaxhimit te Parkut Kombetar Shebenik-Jabllanice dhe mbrotjes të Zonave të Mbrojtura.

librazhd12Takim me Administraten, kryetare fshatrash, komunitetin dhe aktore te tjere ne Njesine Administrative Lunik per rritjen e rolit te tyre per lobim dhe advokaci ne mbrotjen dhe menaxhimin e parkut komebtar Shebenik-Jabllanice.

Aktiviteti i planifikuar me aktore të zonës së Njesise Administrative Lunik si njesi me teritor e komunitet brenda dhe rreth zones se PK Shebenik-Jabllanicë. Në këtë aktivitetet morën pjesë përfaqësues të Njësisë Administrative Lunik ,kryetar fshatrash, banore e perfaqesues nga AdZM Elbasan. Perfaqesuesit e dy organizatave perfituese te ketij miniprojekti udhëhoqën këtë aktivitet sipas një axhendes:
1.Njohja me projektin të pjesëmarrsëve
2.Lobimi dhe Advokacia për mbrotjen e PK SHebenik-Jabllanice
3.Identifikimi i problematikave që duhen adresuar për zgjidhje pranë autoriteteve përkatëse.
4.Pyetje dhe diskutime me pjesëmarrësve rreth këtyre çështjeve
Takimi i zhvilluar pati një interes shumë të madh nga pjesëmarrësit, të cilët u aktivizuan në pyetje,diskutime dhe debate mbi problematikat dhe mënyrat e menaxhimit te Parkut Kombetar Shebenik-Jabllanice dhe mbrotjes të Zonave të Mbrojtura.


librazhd13Takim me Administraten, kryetare fshatrash, komunitetin dhe aktore te tjere ne Njesine Administrative Rrajce per rritjen e rolit te tyre per lobim dhe advokaci ne mbrotjen dhe menaxhimin e parkut komebtar Shebenik-Jabllanice.

Në këtë takim u prezantuan projekti nga perfaqesuesi i Agri-En,  qëllimi dhe objektivat e tij dhe gjithashtu u prezantua dhe Lobimi dhe Advokacia nga specialisti e Albnatyres.
Gjithashtu u diskutua mbi planin e menaxhimit dhe problematikat e ndryshme qe shqetësojnë komunitetin dhe aktorët e tjerë. Ne takim perfaqesuesi i AdZM ngriti problemin e prerejeve ne park si dhe mungesen e bashkepunimit te komunitetit te disa fshtrave ne shuarjen e zjarreve nga park dhe kerkoi qe te rriten aktivitetet ndergjegjesuese ne kete njesi aministrative Në këtë aktivitet pati pyetje dhe diskutime në lidhje me menaxhimin dhe mbrotjes së parkut kombëtarë Shebenik-Jabllanicë .
Banorët ngritën shqetësimin në lidhje me drute e zjarrit dhe kullotat. U diskutua edhe mbi ngritjen e forumit mjedisor lokal per menaxhimin e PK Shebenik-Jabllanice.


Efektet e HEC-ve në  Zonat e Mbrojtura (PK Shebenik-Jabllanicë)

Efektet e HEC-ve në Zonat e Mbrojtura janë të mëdha, në mënyrë të përmbledhur jepen më poshtë:
  • Ndikimet në ujërat nëntokësore
Në basenet e lumenjve të Përrenjëve zalli Borovës, zalli Qarrishtës, She e Dragostunjës dhe shumë projekte kanë ndikime të rëndësishme. Bazuar në analizën e bërë, është vlerësuar se kanë ndikime të konsiderueshme.
  • Ndikimet në ujërat Sipërfaqësore.
Mund të shkaktojnë ndryshime në morfologjinë e lumit (vazhdimësi, ndryshimet në gjerësinë dhe thellësinë e rrjedhës së ujit, ndryshimet në strukturën dhe nënshtresën e shtratit të lumit dhe të bregut të lumit).
Anketa përfshinte vlerësimin e gjendjes ekologjike. U vlerësuan ekspozimi i lumit ndaj ndotjes antropogjene dhe ndryshimeve hidromorfologjike. Konstatohet se shumica e lumenjve malorë në të cilët gjenden HEC-et, janë të ndotura, edhe pse minimalisht. Nivelet më të larta të ndotjes janë pothuajse në çdo zonë.
  • Ndikimet në biodiversitetin dhe zonat e mbrojtura
Në ditët e sotme, është praktikë standarde të sigurohet që këto objekte janë të kalueshme për peshqit duke ndërtuar shkallët e peshqve (pasazhe). Fakti tregon se shumica e projekteve të HEC-ve të vogla nuk kanë objekte të tilla, duke patur kështu një ndikim të fortë kumulativ negativ në iktiofaunën e Shqipërisë. Kjo situatë ka të ngjarë të jetë e shkaktuar nga fakti se në  VNM-të e rishikuara, ndikimet në popullatën e peshkut nuk janë marrë parasysh.
Përveç efektit pengues, HEC-et kanë impakte kumulative negative në biotën lumore përmes ndryshimeve në nivelet e rrjedhjes së ujit. Këto janë të rëndësishme jo vetëm për të mbrojtur faunën e poshtëm dhe habitatet ujore, por edhe për të mbështetur habitatet përgjatë brigjeve të lumenjve.

Është e qartë se prurjet (rrjedhja ujore ose ekologjike) janë vendosur kryesisht në bazë të metodave hidraulike dhe duke mos marrë parasysh nevojat e biotës (kjo është gjithashtu e dukshme pasi komunitetet e peshkut, të cilat shpesh përdoren në metodat e vlerësimit Prurjes Mjedisore nuk ishin pjesë e VNM-ve

Gjatë vëzhgimit në terren u përcaktua se mesatarisht projektet e HEC-ve në nuk duket të kenë menaxhim të mjaftueshëm të Prurjet Mjedisore.

Meqenëse mirëmbajtja e rrjedhës ekologjike është vendimtare për biotën, habitatet e lumenjve dhe mbajtjen e vazhdueshmërisë së lumit, monitorimi që Rrjedhja Ekologjike është efektive, duhet të jetë pjesë e programit të monitorimit. Faktet tregojnë se kjo nuk është gjithmonë.

Një ndikim tjetër kumulativ negativ mbi biodiversitetin lind nga fragmentimi i habitatit të shkaktuar nga hapja e rrugëve të aksesit, ndërtimi i linjave të reja të energjisë ose tubacionet e devijimit.
Këto ndikime negative janë më të theksuara në zonat e pabanuara, ku gjatësia e infrastrukturës së nevojshme sidomos rrugët është më e madhe, dhe përveç kësaj këto zona nuk janë nën presion antropogjen, pra habitatet janë të natyrshme. Përveç kësaj, linjat e reja të energjisë rrisin rrezikun nga elektroshoku për zogjtë.

Përveç këtyre, ndikimet negative që skemat e HEC-ve mund të kenë mbi peizazhin, gjithashtu mund të ndikojnë seriozisht në zonat e mbrojtura. Të gjitha ndikimet e përmendura janë rritur seriozisht kur projektet e HEC-eve janë planifikuar si sisteme kaskadash.

Situata më alarmuese është, siç u përmend, në pellgun e lumit Shkumbin - Parku Kombëtar i Shebenik-Jabllanices, ku 6 HEC-e të vogla tashmë janë në punë dhe 2 të pezulluar  për momentin.
  • Vlerat e peizazhit
HEC-et, ose disa prej elementëve të tyre, janë kryesisht të vendosura në zonat e peizazhit natyror. Ndikimet potenciale mund të ndahen në dy grupe kryesore:
  • Ndikimet e drejtpërdrejta fizike mbi elementët e peizazhit shkaktohen për shkak të ndërtimit të rrugëve hyrëse, tubacioneve, linjave të energjisë dhe centraleve të fuqisë.
    • Ndikim tjetër i rëndësishëm është heqja e mbulimit natyror dhe gërmimi në shpatet e pjerrëta. Kjo është më e zakonshme në lidhje me ndërtimin e rrugëve të aksesit dhe, në një shkallë më të vogël, ndaj elementëve të tjerë. Shpatet e ndërtuara të pjerrëta ndërhyjnë në aktivitetet e rehabilitimit të zonës përreth, dhe kështu pasojat e dukshme janë të përhershme (ose të qëndrueshme për shkak të mbivendosjes së bimëve natyrisht të ngadalshme). Punët e tjera të ndërtimit zakonisht kanë ndikim më të vogël, dhe mund të minimizohen më tej duke ndërmarrë rehabilitim. Ndikimet vizuale janë pasojat e atyre fizike. Në HEC-et ndikimet vizuale shprehen në nivel lokal dhe ndikimet më të theksuara vizuale zakonisht shkaktohen nga ndërtimi i rrugëve hyrëse, sidomos nëse rehabilitimi nuk zbatohet në zonën e prekur.
  • Baseni i lumit SHKUMBIN
Zonat e mbrojtura në pellgun e Shkumbinit: Dy parqe PK Shebenik-Jabllanicë), gjashtë Rezerva Natyrore të Menaxhuara (Kutruman, Qafë-Bushi, Sopot, Dardhe-Xhyre, Stravaj, Polis). Zonat e Mbrojtura ekzistuese dhe vendet e propozuara në Rrjetin Emerald mbulojnë një sipërfaqe totale prej rreth 45 000 ha. Përveç kësaj, ekzistojnë rreth 74 monumente natyrore (46 gjeomonumente 28 biomonumente) të vendosur brenda pellgut të Shkumbinit ndërsa Parku Kombëtar i Shebenik-Jabllanices është një bazë e rëndësishme e rrjetit Emerald të Shqipërisë dhe një zonë thelbësore ndërkufitare të Brezit të Gjelbër Europian. Të gjitha këto shifra tregojnë rëndësinë e pellgut të Shkumbinit në kontekstin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në ditët e sotme, lumi i Shkumbinit është ende nën të njëjtat kërcënime, dhe modifikimet e habitatit dhe ndotja e ujit (si nga industriale dhe urbane) mbeten kërcënimet më serioze për ekosistemet e lumenjve dhe breg lumenjve dhe biota e tyre e lidhur. Fragmentimi, ndryshimi dhe humbja e habitatit lidhen kryesisht me ndërtimin e digave të hidrocentraleve, autostradave dhe nxjerrjes së zhavorrit në shtratin e lumit.
Janë rreth 74 hidrocentrale të vegjël (HEC-e), prej të cilave 12 janë tashmë në funksionim, 8 të tjera janë në ndërtim e sipër dhe janë planifikuar të ndërtohen 54 HEC-e e mbetura në pellgun e Shkumbinit. 31 prej tyre bien në zonat e mbrojtura; 29 HEC-e të planifikuar bien brenda Parkut Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës. Ndërtimi i digave të HEC-ve në pellgun e Shkumbinit do të shkaktojë dëme të mëtejshme të pakthyeshme në funksionimin e ekosistemit të lumit dhe biodiversitetin. Ata do të fragmentojnë më tej dhe do të rrezikojnë ekosistemin e lumenjve dhe do të vënë në rrezik zhdukjen e shumicës së llojeve të peshqve vendas të lidhur me ujërat e rrjedhshëm të lumenjve dhe rrjedhave malore. Për më tepër, ndërtimi i 29 HEC-eve të tjerë të planifikuar brenda Parkut Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës, do të shkaktojë ndikime të pafavorshme në Biodiversitetin e Parkut.

Projekti “Rritja e kapaciteteve lokale per lobim dhe advokaci per mbrojtjen dhe menaxhimin e Parkut Kombetar Shebenik-Jabllanice” zbatohet nga Shoqata Agri-En  dhe Albnatyra në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri – INCA dhe Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës – IUCN.

Ky publikim është prodhuar me asistencë të Komunitetit Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është vetëm përgjegjësi e partnerëve që zbatojnë projektin dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si pasqyrim i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian.

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MES ORGANIZATAVE MJEDISORE TË SHOQËRISË CIVILE PËR NGRITJEN E RRJETIT "SHEBENIKU"

Kliko këtu

Problematika në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanice
https://www.youtube.com/watch?v=gfXM8Zd-EL4




Shtune, 06 Korrik 2019 10:13

Aktivitetet e projektit

Projekti “Advokim per zhvillimin e ekoturizmit te qendrueshem duke respektuar mjedisin” zbatohet nga Horizont EU dhe MEN në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri – INCA dhe Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës – IUCN.

Horizont EU dhe MEN ne bashkepunim me AdZM e Parkun Kombetar Divjake – Karavasta  si dhe Shkollen e Mesme te Bashkuar Rremas me rreth 50 nxenes te klasave te 7-ta e 8-ta vizituan Qendren e Vizitoreve dhe moren informacionin qe ofron kjo qender. Me pas nxenesit bashke me stafin shoqerues vullnetare te dy organizatave  qe realizojne projektin mbollen 400 pisha ne nje pjese te Parkut Kombetar Divjake Karavasta.

Dy organizatat fituese zhvilluan nje seminar me perfaqesuesit e zyres Arsimore Lushnje dhe drejtoret e shkollave pjesemarrese ne projekt ku u njohen me projektin si dhe u lane detyrat per çdo shkolle. Prezantimi i projektit ne media u krye ne nje emision LIVE ne Radio Lushnja te dedikuar projektit ne fjale ku u komunikua ne linje tel dr AdZM Fier z. Ardian Koci. Pas krijimit te kontaktit me bashkine Divjake, kr z. Fredi Kokoneshi si dhe keshilltare te Keshillit Bashkiak Divjake, kr e K.B. zj Ana Nako dhe Keshillit Bashkiak Divjake.

Po keshtu u vu ne dijeni Zyra Arsimore Lushnje dr. zj Brunilda Dhamo per projektin si dhe marrjen e masave nga dr e shkollave per te krijuar suportin e duhur ndaj mesuesve te perfshire ne realizimin e projektit. U krijuan kushtet  dhe me dr e 6 shkollave perfshira ne projekt u hartua programi per bashkepunimin dhe kordinimin me procesin mesimor ne sinkron me objektivin e projektit te organizatave Horizont EU dhe MEN.

Prezantimi i projektit u realizua me 24 prill ne nje seminar me perfaqesues te 6 shkollave pjesemarrese ne Divjake, perfaqesues te Keshillit Bashkiak Divjake, anetare te komunitetit te zones gjate nje seminari te organizuar nga HEU & MEN. Ne takim u shperdane materiale dhe u dhane shpjegime per konkursin qe do te organizohet mbi njohurite e mara nga nxenesit rreth planit te menaxhimit te PKDK, vizitat ne Qendren e Vizitoreve, njohurite e mara nga programi mesimor mbi Parkun por jo vetem si dhe u hodh shorti mes shkollave per rregullat dhe menyren e konkurimit. Konkursi final u vendos ne dt 15 maj.

Ne diten e Pelikanit Kaçurrel, 11 maj, simbolit te PKDK u organizua Panairi i madh Agro-Kulturor i zones ne qendren e Vizitoreve te P.K.D.K ku 20 subjekte, biznese te zones, shkolla te bashkise Divjake dhe individe te komunitetit rreth PKDK ekspozuan gatimet, veshjet, traditen dhe zejtarine per vizitoret e ftuar dhe turistet rastesore te cilet ju bashkuan kesaj dite te vecante.

Ne konkursin ndermjet 4 shkollave te mesme Divjake, Remas, Grabian dhe Fierseman si dhe dy shkolla 9-vjeçare  Mize dhe Kryekuq, nxenesit treguan njohurite e tyre per P.K.D.K  duke ju pergjigjur pyetjeve te jurise te cilat ishin pergatitur ne bashkepunim me AdZM Fier ku ne perfundim fitues rezultuan shkolla e mesme Fierseman dhe ajo e Mizes per shkollat 9-vjeçare.

Ky konkurs u monitorua nga perfaqesues dhe specialiste te INCA-s drejtuar nga dr. Nihat Dragoti.
Te gjithe nxenesit pjesemarres ne kete konkurs si dhe grupi i Junior Ranger te PKDK u shperblyen me nje udhetim turistik ne Prizren si vleresim per angazhimin serioz te tyre per njohjen e PKDK. Financimi i ketij udhetimi u krye nga Bashkia Divjake dhe bizneset ne zonen e Divjakes se bashku me HEU & MEN.
Pjesemaresit u vleresuan me certifikata si per nxenesit po ashtu edhe per mesuesit.                                            

3 shkollat fituese moren kupa per nivelin e njohurive respektivisht vendi i I, II dhe i III.
Organizatat fituese Horizont EU dhe MEN kane qene prezente ne takimin e mbajtur ne qendren e Vizitoreve me perfaqesues te qeverise Japoneze ku ne qender te diskutimit ishte ecuria e planit te menaxhimit te hartuar nga JICA.

Projekti ka vazhduar ne fazen e dyte ku perfaqesuesit e organizatave zbatuese Shkelqim Bylykbashi dhe Fadil Malko kane oganizuar takime te rendesishme me Bashkine Divjake, Zyren Arsimore dhe keshillin bashkiak ku jane parashtruar konkretisht cfare  do te realizohet me zbatimin e projektit. Ne daten 22 nentor 2019 u organizua nje takim me anetaret e Keshillit Bashkiak Divjake ku Shkelqim Bylykbashi si drejtues projekti informoi keshilltaret me rendesine e Planit te Menaxhimit si dhe rolin e Keshilltareve dhe komunitetit ne kete proces. Keshilltareve ju shperndane  materiale me shkrim ne kuader te projektit per te mobilizuar dhe informuar komunitetin dhe pushtetin lokal ne funksion te zbatimit te Planit te Menaxhimit te PKDK si dhe rolit dhe pergjegjesive te tyre per promovimin e eko-turizmit te qendrueshem lokal me baze natyren  si nje burim financiar i rendesishem ne ekonomine vendase.

Diskutimi mbi siperfaqet qe zene Zonat e Mbrojtura sipas legjislacionit Shqiptar dhe rishikimi i kufijeve, ka qene tema e diskutimit ne disa takime te organizuara nga Agjensia KOmbetare e Zonave te Mbrojtura  mes mjaft aktoreve ne Qendren e Vizitoreve ne PKDK si AKZM, Ministria e Mjedisit, AdZM Fier, Bashkia Divjake, INCA, Shoqatat mjedisore, bizneset dhe komuniteti i zones. Z. Bylykbashi dhe z. Malko kane dhene opinionet e tyre mbi problematikat dhe zhvillimet ne PKDK.

Cdo faze apo aktivitet i zbatimit te projektit eshte pasqyruar me emisione ne Radio Lushnja, Facebook si dhe Youtube apo nepermjet lajmeve ne rrjetet sociale si Agronews.al, Horizonteu.org etj.

Projekti “Advokim per zhvillimin e ekoturizmit te qendrueshem duke respektuar mjedisin” zbatohet nga Horizont EU dhe MEN në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri – INCA dhe Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës – IUCN.

Ky publikim është prodhuar me asistencë të Komunitetit Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është vetëm përgjegjësi e partnerëve që zbatojnë projektin dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si pasqyrim i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian.


MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MES ORGANIZATAVE MJEDISORE TË SHOQËRISË CIVILE PËR NGRITJEN E RRJETIT "VENDI YNË, E ARDHMJA E FËMIJËVE TANË"
Shtune, 06 Korrik 2019 10:12

Problematikat

PROBLEMATIKA:


Procesi i identifikimit dhe analizimit të problemeve kryesore dhe të ndikimeve negative në menaxhimin e parkut, janë mbështetur edhe në dispozitat e ligjit nr. 81, datë 04.05.2017 “Për zonat e mbrojtura”, në lidhje me veprimtaritë e lejuara, të ndaluara dhe që kërkojnë leje, sipas kategorive të zonave të mbrojtura, në dokumentet strategjike dhe politikat kombëtare, në raportet e gjendjes në mjedis, në raportet dhe monitorimet për ndikimet në ZMM dhe të bashkëbisedimeve me grupet e interesit. Veç kësaj për procesin e identifikimit dhe analizimit të problemeve kryesore dhe të ndikimeve negative në menaxhimin e parkut, u këshilluam edhe me planin e menaxhimit.

Të gjitha ndikimet e identifikuara janë shqetësime të banorëve dhe të përdoruesve të burrimeve natyrore, të administratave përkatëse, të cilët kanë marrë pjesë aktive në hartimin dhe miratimin e listës së impakteve. Varësisht nga rëndësia e problematikave të shtruara në bashkëbisedimet e hapura me grupet e interesit për të finalizuar listën e faktorëve të degradimit dhe të ndikimeve negative në territorin e parkut, konstatohet si më poshtë:

  • Veprimet që shkaktojnë dëmtime, degradim, fargmentim, varfërim dhe copëtim të habitateve, ekositemit dhe peizazhit, në një masë të konsiderueshme duke humbur edhe lloje të veçanta e të rëndësishme të florës dhe faunës.
  • Cënim/Rënia e numrit të llojeve, të endemizmave apo të vlerave të larta, me interes për komunitetin evropian si dhe kërcënimit të statusit mbrojtës, erozion gjenetik apo dhe introduktim të llojeve të huaja.
  • Mbishfrytëzimi dhe përdorimi i mekanizmave jo ligjor në zonat me burime të pasura natyrore ka sjellë zhdukjen e disa llojeve të bimëve, shpendëve, të peshkut apo dhe të habitateve e llojeve të rralla e të kërcënuara.
  • Përndjekja e shpendëve dhe të kafshëve të egra, gjuetia, mbipeshkimi, peshkimi ilegal dhe përdorimi i mjeteve të ndaluara.
  • Përmbytjet dhe erozioni i tokave bujqësore, detare-bregdetare, i brigjeve të lumenjëve, ka rrezikuar jo vetëm humbje të sipërfaqeve të tokës dhe pyjeve, por edhe humbje të trashëgimisë kulturore.
  • Lumenjt, përrenjt dhe brigjet e tyre janë tejshfrytëzuar për marrje inertesh, ndërtime gjithfarëllojshme, duke shkaktuar denatyrim të shtretërve.
  • Mungesa e parandalimit të veprimtarive të paligjshme; aktivitete të shfrenuara njerëzore dhe tejpopullim të zonave natyrore kanë cënuar shumë territore dhe lloje të marra në mbrojtje nga legjislacioni kombëtar dhe konventat ndërkombëtare.
  • Urbanizimi, ndërtimi i infrastrukturës, ndërtimet pa leje, qendrat turistike, fshatrat, i fermave, plantacioneve, etj. të kësaj natyre që bëhen mbi peizazhet dhe zonat me vlera natyrore si dhe mbi botën e tyre të gjallë, nuk përfshijnë thjesht reduktimin e sipërfaqeve të disa formave të vegjetacionit dhe zgjerimin e disa të tjerave, por edhe fragmentizimin e vegjetacionit, për rrjedhojë përkeqësimin e cilësisë së ujërave dhe peizazheve.
  • Mbetjet e ngurta, hedhja e inerteve, shtimi i ndotjes nga mbetjet urbane e rurale, duke shkatërruar ndotje të ekosistemeve tokësore dhe ujore. Mbetjet e ngurta të ndërtimeve vlerësohen ndotje kritike, duke krijuar vatra informale depozitimesh që kërkojnë investime të mëdha për heqjen dhe transportimin e tyre.
  • Përdorimi dhe mostrajtimi i materialeve si kanaçe alumini, ambalazhe plastike, qelq, hekur, vajra lubrifikantë, pjesë elektronike, mungesa e landfilleve, etj.
  • Shkarkimet e pa trajtuara kanë sjellë edhe rritjen e shkallës së eutrofikimit të ujërave. Tashmë, ndotjet e përqëndruara të ujërave të zeza janë faktor kërcënues dhe problem mjedisor shumë i mprehtë. Shkaku kryesor i eutrofikimit (në laguna), ndotjes së ujërave mbetet derdhja e ujërave të zeza të patrajtuara dhe mungesa e ndërtimit të impianteve të përpunimit.
  • Lëndët ndotëse janë faktorë me ndikim të madh në cilësinë e jetës biologjike dhe shëndetit të njeriut. Ndotjet më të mëdha vijnë dhe nga mbetjet urbane e rurale, pesticidet dhe perdorimi i plehrave nga bujqësia, nga derdhjet e hidrokarbureve apo dhe shkarkimet e anijeve.
  • Menaxhimi joefektiv i aktiviteteve rekreative, mosmenaxhimi i vizitorëve dhe i mbeturinave të ngurta që ata prodhojnë. Turizmi i paorganizuar, zhvillimi i veprimtarive të mëdha sportive, argëtuese, çlodhëse, garat motorike të rrellit, etj.
  • Zhvillimi i aktiviteteve të paligjshme kanë cënuar shumë territore e lloje të marra në mbrojtje nga legjislacioni kombëtar dhe konventat ndërkombëtare. Praktikat e gabuara në mjaft raste kanë sjellë pasoja shpesh të pakthyeshme, pasi zinxhiri i jetës biologjike është i lidhur me sigurimin e cilësisë së jetës biologjike të ekosistemeve.
  • Mos respektimi si dhe sa duhet i ligjit dhe problemet e pronësisë dhe të kthimit e kompesimit të pronave.
  • Ndryshimet klimatike, rreziqet natyrore, përmbytjet, tërmetet, janë faktor kërcënues në nivel global, por dhe në nivel vendor për larminë biologjike. Në fushën e ndryshimeve klimatike, Shqipëria ka ratifikuar Konventën e Vjenës dhe Protokollin e Montrealit, dhe është anëtare e Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (UNFCCC). Në këtë kontekst, autoritetet qendrore dhe vendore luajnë rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e kërcënimeve që vijnë nga ndryshimet klimatike, të cilat ende nuk kanë vëmendjen e duhur për t’iu paraprirë.
Lista kryesore për Parkun kombëtar “DIVJAKË-KARAVASTA”


1

Urbanizimi, ndërtimet, infrastruktura betonizuese dhe turizmi masiv.

2

Ndërhyrjet në sistemet e ligatinave dhe tokat e lagëta.

3

Dëmtimi, modifikimi, shkatërimi dhe copëtimi i habitateve.

4

Erozioni tokësor, bregdetar, i brigjeve të lumenjëve dhe prurjet e larta të sedimenteve.

5

Praktikat bujqësore intensive, përdorimi i pesticideve dhe i plehrave.

6

Zjarret.

7

Konfliktet dhe interesat midis individëve dhe grupeve të ndryshme të përdoruesve të burimeve natyrore.

8

Praktikat e paqëndrueshme të peshkimit, akuakultura, bllokimi i rrugëve të migrimit.

9

Ndotja e mjedisit, bregdetit, e ujërva nga mbetjet urbane e rurale dhe hedhja e inerteve.

10

Mostrajtimi i ujërave të zeza dhe të përdorura, shkarkimet në lumenjë, përrenjë, laguna, kanale dhe pyje.

11

Praktikat e dëmshme të përdorimit të kullotave dhe mbikullotja.

12

Shqetësimi dhe gjuetia e faunës së egër.

13

Prerja e pyjeve, marrja e gjethit, zvogëlimi i sipërfaqes dhe dëmtimi i monumenteve të natyrës.

14

Ndikimet natyrore, rrëzimi i drurëve dhe përmbytjet.

15

Ndërtimi i impianteve voltaike dhe të energjisë së erës.

Premte, 05 Korrik 2019 14:16

Interreg - IPA CBC

LOGO INTERREG BLUE LAND 600dpi

Kalendari i Aktiviteteve

« May 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook