Premte, 03 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
INCA

INCA

Merkure, 16 Tetor 2019 22:11

Copy of Slide

Merkure, 16 Tetor 2019 22:11

Copy of Copy of Slide

Merkure, 16 Tetor 2019 22:11

Copy of Slide

Merkure, 16 Tetor 2019 22:10

Slide

Hene, 07 Tetor 2019 16:42

Ditari Natyrës Nr.77 - Tetor 2019

Në këtë numër do të gjeni:
  • ·Aksioni për Bunën - mbyllen thirrjet për propozime
  • ·Blue Land Project
  • ·Prezantohet faza e parë e zbatimit të Projektit ACAP
  • ·INCA prezanton projektet në Qarkun e Vlorës
  • ·Speciet invazive në detin Mesdhe
  • ·Coast Day - Shqipëria Feston Ditën e Bregdetit Mesdhetar 2019
  • ·Promovimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore të ekosistemit të rezervatit natyror Kune-Vain-Tale
  • ·Zhvillimi i Turizmit të Qëndrueshëm në Bashkinë Përmet / nga Milieukontakt Shqipëri
  • ·...pak histori...
  • ·Njoftime
Coast Day - Velipoja 28 Shtator 2019

Shqipëria Feston Ditën e Bregdetit Mesdhetar 2019

Bregdeti dhe ligatinat tona kanë nevojë për ne!

Ndryshimi i klimës po kërcënon ashpër bregdetin e Mesdheut - niveli i detit rritet dhe uji po ngrohet ndërsa ndryshimi i modeleve të stuhisë ndikon në jetën e më shumë se një të tretës së popullsisë së rajonit - rreth 180 milion njerëz. Bregdeti Shqiptar nuk bën përjashtim.

Çdo vit, vendet mesdhetare festojnë “Ditën e Bregdetit” për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e zonave bregdetare dhe mënyrat se si ato kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm. Sot në Peizazhin e Mbrojtur të Lumit Buna Velipojë, Shqipëria po bashkohet me këto festime për të promovuar ligatinat bregdetare si burim të jetës - ato sigurojnë ushqim, ujë të pastër dhe na mbrojnë nga përmbytjet, përveç se sigurojnë dhe shtëpi për specie të shumta. Aktivitete të ndryshme formuan një program të pasur, nga pastrimi i zonës së mbrojtur dhe një garë me biçikleta, në një konkurs fotografish dhe një panair tradicional me gatimet rajonale, artet dhe zakonet lokale.

Shqipëria është një vend i pasur me ligatina, laguna, liqene (artificiale dhe natyrore) lumenjtë dhe kënetat, ujëra të kripur dhe të ëmbla, janë të bollshme. Ka katër ligatina Ramsar me rëndësi kombëtare dhe ndërkombetare. Lumi Buna dhe Liqeni i Shkodrës, Liqenet e Prespës, Liqeni i Butrintit dhe Divjakë Karavasta, që kanë biodiversitetin më të pasur. Ligatinat e Velipojes janë gjithashtu të rëndësishme për zogjtë migratorë, siç janë Herons (Fam.Ardaide), Rosa (Aserids) dhe lajmëtarë të shumë specieve të ndryshme.

Festa u organizua nga partnerët e projektit Living Buna me mbështetjen e AKZM dhe AdRZM Shkodër.

Ngjarjet e Ditës së Bregut gjithashtu dhe si pjesë e fushatës OFFYourMap, janë organizuar në disa vende mesdhetare. Festimi rajonal u mbajt në Ayia Napa të Qipros dhe u pasua nga aktivitetet në Sardenjë në Itali, laguna Ghar el Melh në Tunizi dhe plazhi i gjatë i Ulqinit në Mal të Zi.

Mësoni më shumë rreth projektit Living Buna: http://livingbuna.org/

Vizitoni faqen zyrtare të Ditës së Bregdetit Mesdhetar: http://www.coastday.org/

Bashkohuni në fushatën “OFFYourMap” për ligatinat bregdetare në Mesdhe të udhehequr nga MedWet: http://offyourmap.org/

Hene, 30 Shtator 2019 13:43

Speciet invasive në detin Mesdhe

Më datë 27 Shtator 2019, një webinar i ri u zhvillua online si pjesë e projektit NEMO, ku u bashkuan edhe përfaqësues nga komunitetet të cilat shtrihen përgjatë oqeanit Indian.  Ky takim u bë midis përfaqësuesve të vendeve mesdhetare: Tunizisë, Italisë, Marokut, Libanit si edhe nga Somalia dhe Kenia.  Duke qenë se vetë projekti lidhet drejtpërdrejtë me peshkatarët, të ftuar edhe këtë herë për t’ju bashkangjitur këtij webinar-I ishin peshkatarët që janë pjesë e Shoqatës së Peshkatarëve të Përgjegjshëm.

Tema e këtij takimi lidhej kryesisht me specie invasive detare të vëna re kohët e fundit nga vetë peshkatarët dhe ndikimi që ato kanë sjellë në komunitetin aty afër. Jo më kot këtij webinari j’u bashkuan edhe 2 vendet afër oqeanit Indian, duke qenë se pjesa më e madhe e specieve te cilat shihen si invasive për detin Mesdhe e kanë prejardhjen e tyre nga oqeani Indian, ku ato janë edhe specie vendase.

Speciet invasive quhen speciet jo-indigjene që shpesh shkojnë në vendet e specieve vendase për burime ose habitate, duke ndryshuar strukturën e komunitetit dhe potencialisht duke i çuar ato në zhdukje. Specie të tilla mund të arrijnë në zona të reja përmes migrimit natyror, por ato shpesh paraqiten nga aktivitetet njerëzore dhe janë një nxitës kryesor i humbjes së biodiversitetit. Ato mund të ndikojnë në përbërjen kimike të ujit, disponueshmërinë e burimeve dhe madje edhe të ndryshojnë rrjetin e ushqimit. Disa nga karakteristikat tipike të këtyre specieve janë: gamë e gjerë e tolerancës ekologjike; shkallë e shpejtë e rritjes së individëve; të shpërndara lehtësisht në lokalitete të reja; rritje e shpejtë e popullsisë. Deti Mesdhe është mjaft i prekur nga specie invasive të cilat mund të vijnë edhe në mënyrë natyrore nëpërmjet kalimit të ujërave, për shkak të krijimit të kushteve të përshtatshme të rritjes dhe zhvillimit të këtyre specieve edhe në vende të tjera, e lidhur kjo edhe me një nga faktorët më të mëdhenj që vihet re kohët e fundit sic janë ndryshimet klimatike që kanë ndikuar në rritjen e temperaturës së ujit etj. Nëpërmjet këtij webinari u diskutua që disa faktorë të tjerë të cilat ndikojnë në përhapjen e këtyre specieve janë edhe anijet e papastruara për një kohë të gjatë dhe që ndërmarrin rrugë të gjata, tregëtia si dhe zhvillimi i akuakulturës me specie jo-vendase.

Për të gjitha vendet e Mesdheut një ndër specie më të përhapura që shihet pothuajse kudo është pikërisht gaforrja blu Callinectes sapidus, vendase në Atlantikun Perëndimor, kryesisht në brigjet lindore të SHBA-ve dhe në Gjirin e Meksikës. Nëpërmjet kanalit të Suezit ajo u fut në detin Mesdhe duke gjetur kushtet e përshtatshme, për të ndikuar më pas në popullsinë e gaforres vendase. Gaforrja blu pavarërisht se është mëse e përhapur në ujëra të cekëta si në ligatina, gjendet po ashtu edhe në ujëra të thella detare, duke sjellë kështu probleme të mëdha te peshkatarët, duke shkatërruar rrjetat të tyre. Është mjaft e vështirë kontrolli i tyre dhe zvogëlimi i popullsisë së tyre, prandaj një mënyrë e propozuar nëpërmjet këtij wrbinari ishte vetëm promovimi sa më shumë i këtij lloji, për vlerat ushqyese që ai ka. Në Shqipëri, Shoqata e Peshkatarëve të Përgjegjshëm në bashkëpunim edhe me Administratën Rajonale të Zonave të mbrojtura të Vlorës janë duke zbatuar një projekt i cili konsiston pikërisht në promovimin sa më shumë të kësaj gaforreje, me qëllim kthimin e vëmendjes së komuniteteve detare në konsumimin sa më shumë të saj, duke qenë se në gjendje natyrore nuk ka asnjë grabitqarë të saj, si rezultat I  përmasave të mëdha në formën e rritur.

Po ashtu, një ndër llojet detare që është venë re nga peshkatarët e vendeve të ndryshme, i diskutuar në këtë webinar, është edhe Lagocephalus sceleratus, një lloj peshku mjaft I rrezikshëm edhe për njeriun, ardhur kryesisht nga oqeani Indian. Ky peshk përmban një sasi të madhe të tetrodoxinës, qe krijohet si rezultat i bakterieve me të cilat ushqehet me përmbajtje të toksinave të shumta. Kjo është një mënyrë mbrojtje e tyre nga grabitqarët, për këtë arsye bëhët mjaft i rrezikshëm për komunitetet afër detit, të cilat bien ndesh me këtë peshk që mund të shkaktoj dëme të mëdha në shëndet vetëm nëpërmjet prekjes së lëkurës së tij.

Veçantia e këtij webinar qëndroi pikërisht në përfshirjen edhe të komuniteteve afër oqeanit Indian, përfaqësuesit e të cilëve folën gjatë lidhur me speciet tipike të tyre, disa prej të cilave mjaft të rrezikshme dhe jo të përhapura në detin Mesdhe. Po ashtu u diskutuan edhe një sërë temash mjaft të prekshme në jetën e përditshme, siç është  ndotja e detit Mesdhe si dhe gjuetia e jashtligjshme, që vazhdojnë të mbeten problemi kryesor që ndikon drejtpërsëdrejtë në populllatën e peshqve, për pasojë edhe në komunitetet të cilat e kanë jetën të lidhur me burimet që vijnë nga deti.
Zonë e Mbrojtur “Gjiri i Porto Palermos-Llamani”


Vendndodhja: Himarë.


Sipërfaqja e përgjithshme: 2,067.75 ha, nga e cila 315.36 ha (15.25%) tokësore dhe 1,752.39 ha (84.75%) detare.


Zona e mbrojtur Gjiri Portopalermos-Llamani shtrihet në Jug-Lindje të qytetit të Himarës. Kufizohet me Kepin e Alpunit (Prato) të Gjirit të Llamanit, në Veri, dhe përfundon në pjesën Jugore, me Kepin e Spinarasit. Ndërsa në Perëndim me sipërfaqen detare, e cila shtrihet në një distancë nga bregu (nga kepet kryesore: Alpunit, Kavadorit, Panormës dhe Spinarasit) 1 milje detare (1853m).

Mjediset bregdetare-detare e nënujor karakterizohen nga shkëmbinjë dhe gjiret. Takohen Gjiri i Llamanit, Gjiri i Porto Palermos, i cili përbëhet nga dy gjire: Armeridhës dhe Shën Nikollës si dhe Gjiri i Gravës, në Jug.

Livadhet me Posidonia oceanica formojnë lëndina nëndetare, hapsirë e pastër detare-bregdetare dhe nënujore ende të paprishura, fantastike për zhytjen, prania e mbetjeve arkeologjike (amforat) të shekullit II para krishtit, si dhe tri qendra të rritjes së peshkut (marinë-kulturë).

Brenda terriorit gjenden disa rrugë dytësore jo të mirëmbajtura si ato që të çojnë tek Kepi i Alpunit, Gjiri i Llamanit, tek Kepi i Kavadonit, tek gadishulli dhe Kepi i Panorës, tek rrënojat e Kalasë së Kukumit, dhe tek Kepi i Spinarasit, etj.

ZM (e propozuar) krijohet për të ruajtur funksionet esenciale të ekosistemeve, habitateve dhe specieve detare e bregdetasre, të cilat i shërbejnë jetesës së popullsisë vendore.

Bregdeti Jonian është kryesisht shkëmbor, të cilët në mjaft raste bien direkt në det. Pjerrësia është krijuar kryesisht nga shkëmbinj gëlqeror. Pjerrësitë përgjatë bregdetit janë të mbuluar me bimësi të ndryshme. Depozitat e zhavorrit janë të pranishme në rrymën e deltës së bregdetit. Këto dukujri kanë krijuar plazhet të bukura. Në zonën e mbrojtur nuk dallohen dukuri negative gjeologjike dhe fizike të theksuara.

Struktura gjeologjike e rajonit bregdetar Jugor përbëhet nga depozitimet e periudhës Jurasike deri në periudhën Kuaternarit.

ZM përgjithësisht është e varfër në burime ujore. Në Jug të saj gjendet përroi i Borshit, i cili buron nga Lindja e fshatit të Borshit dhe derdhet në detin Jon. Në gjirin e Llamanit, në pjesën Jugore të tij, gjënden edhe disa burime ujore nëndetare. Burime të tilla gjenden dhe në gjirin e Portopalermos (Armeridhës).

Klima është shumë e ndryshme për shkak të pozicionit gjeografik, amplitudës së madhe të lartësisë mbi nivelin e detit dhe kryesisht për shkka të relievit. Në përgjithësi, zona e mbrojtur ka klimë mesdhetare, për shkak të pozicionit gjeografik dhe shtrirjes së saj. Reshjet mesatare vjetore janë vleresuar nga 1,000-1,200mm. Bien kryesisht në formën e shiut, ndërkohë që dëbora është një dukuri e rrallë. Shumica e rreshjeve bie në periudhën Nëntor-Prill, 70-80% e sasisë vjetore. Në pranverë regjistrohet vetëm 20% e sasisë vjetore të rreshjeve.

Mesatare vjetore luhatet midis 16.1-17.7°C. Në Janar temperatura e ajrit është midis 8 dhe 10°C, kurse në Gusht luhatet midis 24 deri 26° C. Duke qënë se është një zonë bregdetare, era e detit ndikon drejtpërdrejtë në kushtet klimatike, në veçanti në periudhën e verës. Nga Nëntori deri në Mars drejtimi kryesor i erës është Lindja, ndërsa gjatë pranverës drejtimi i erës është Jug-Veriperëndim.

Të dhënat studimore dhe ato të mbledhura nga kërkimet e fundit në rajonin bregdetar Jugor të Shqipërisë tregojnë një florë të pasur dhe diversitet të madh të habitateve, shoqërimeve bimore, të specieve me një rëndësi të veçantë kombëtare, nga pikëpamja shkencore, ekologjike dhe socio-ekonomike.

Përbërja floristike e kësaj bashkësie konsiston kryesisht edhe në speciet: Anagyrris feotida, Salvia triloba, Lotus cytisoides, Phlomis fruticosa, Glaucium flavum, Galium aparine, Pistacia terebinthus, Salvia triloba, Calicotome villosa, Spartium junceum, Ruscus aculeatus, Asparagus acutifolius, Urginea maritima, Asphodelus aestivus, Chrysopogon gryllus, Acanthus spinosus, Trifolium angustifolium, Brassica incana, Paliurus spina-christi.

Bimësia e shkëmbinjve bregdetare. Bimësia xero-halophytic e klasës Crithmo-Limonietea dominon shtresën më të ulët mbi nivelin e veprimit të valëve. Llojet më të zakonshme në këtë zonë janë Crithmum maritimum, Limonium anfractum, Elymus pycnanthus, Desmazeria marina, Lotus cytisoides, etj., të cilat përfaqësojnë bashkësitë endemike Crithmo-Limonietum anfracti.

Barërat e detit janë të llojeve Magnoliophytes detare. Formojnë shtretërit nënujor, të cilat janë habitate të rëndësishme për ekosistemet detare. Ato ofrojnë ushqim dhe strehim për një numër të madh të specieve detare. Gjithashtu parandalojnë erozionin në plazh, duke stabilizuar sedimentet me rizomat e tyre.

Në zonë janë të pranishme tre lloje bimësh: Posidonia oceanica, Cymodocea nodosa dhe Halophila stipulacea.Posidonia oceanica ose bari i detit është lloji më i bollshëm, që formon livadhe të mëdha në thellësi të cekët dhe të mesme. Livadhet me Posidonia oceanica janë ndër habitatet më të rëndësishme të Mesdheut, dhe ruajtja e tyre është një prioritet i lartë kombëtar dhe ndërkombëtar (Direktiva për Habitatet BE 92/43/CEE, 21 maj 1992). Posidonia oceanica është përfshirë gjithashtu në Listën e Kuqe të Florës Shqiptare (2013).

Në ujërat e cekët (2-3 m) brenda gjirit, janë identifikuar zona të vogla të mbuluara me njolla Cymodocea nodosa, pjesërisht të shoqëruara me Halophila stipulacea.

Marrëdhëniet simbiotike të bashkëkzistencës së njeriut me natyrën i japin një vlerë të veçantë dhe mjaft domethënëse e parkut natyror të Gjirit të Porto Palermos-Llamani, në kuptimin kulturor, historik, arkeologjik dhe shpirtëror.

Ëshë një zonë me bukuri natyrore të shquar. Peizazhi është tejet i bukur me malet e lartë, bregdet shkëmbor, gjire, gadishuj, det të kaltër e të pastër. Ndërhyrjet njerëzore janë ende në harmoni me natyrën, nuk e dominojnë atë, me perjashtim të disa dukurive të kohëve të fundit. Përdorimi i tokës dhe ekonomia vendore reflektohen në peizazh, përveç disa rasteve të zjarreve. Gjithashtu, të dhënat e ekspertëve të peshkimit dhe blegtorisë tregojnë ekzistencën e rrjetave të peshkimit dhe përdorimit të tokës për kullotje, që në kohë të hershme. Kasollet dhe stanet i përkasin traditës dhe i japin një tjetër dimension ndërhyrjes njerëzore në formimin e peizazhit.

Trashëgimia kulturore e bregdetit jugor është e rëndësishme për nga vlerat që lidhen me identitetin dhe të kaluarën. Himara është një vendbanim i lashtë qysh në shekullin e V p.e.r. Burimet e shkruara, dëshmojnë se Himara, në lashtësi, ishte vendi i fisit të Kaonëve, fisi rëndësishme i Epirit, krahas Mollosëve dhe Thesprotëve. Fiset Kaone zotëronin Epirin para Mollosëve. Plini (referon se emri Kaoni, vinte nga Kaonët e bregdetit të Akrokeraunëve, ku ndodheshin fortesat Himara, poshtë së cilës ndodhej burimi i ujit mbretëror dhe më tej Meandria (qyteti antik në Borsh), Kestrina etj.

Në territorin e parkut ndodhen disa objekte të rëndësishme historike si Kalaja e Porto Palermos (Ali Pashë Tepelenës) dhe Kisha e Shën Nikollës. Kalaja gëzon statusin e Monumentit të Kulturës, qysh prej vitit 1948.

Bukuritë e natyrës dhe shpirti i njerëzve janë pasqyruar me tërë forcën e tyre edhe në këngët polifonike të rralla të Bregut. Këto vlera historike dhe kulturore e bëjnë më tërheqëse këtë krahinë për turistët e huaj dhe shqiptarë. Bukuria natyrore së toku me këto vlera, bëhet akoma më e bukur e më madhështore.
Rezervati Natyror i Menaxhuar “Kune-Vain-Tale”


Vendndodhja: Qarku i Lezhë.


Sipërfaqja totale: 4,393.2ha


Statusi: Rezervat Natyror i Menaxhuar/Park Natyror, Kategoria e IV-t (IUCN). Shpallur me VKMnr.432, datë 28.04.2010.Zonë e rrjetit EMERALD dhe zonë IBA, miratuar me urdhër të ministrit të Mjedisit nr. 283, datë 10.04.2013.

Ka shtrirje V-J, 10-15km dhe L-P, 3km, ky rezervat është sistemi ligatinor më i ndërlikuar, i vendosur në deltën e rrjedhjes së poshtme të Drinit të Lezhës, në breg të detit Adriatik. Ndodhet në bashkinë e Lezhës të qarkut homonim, shumë afër qytetit të Shëngjinit dhe pranë fshatrave Ishull Lezhë, Ishull Shengjin, Tale etj.Përfshin habitate tokësore, laguna, moçale dhe këneta.Ishulli i Kunes është një ZM e veçantë, shumë i rëndësishëm për zogjtë IBA, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Këtë status ia japin Ardeidet dhe Phalocrocoridet.

Territori i rezervatit përbëhet nga depozitime kënetore, detare e lumore të kuaternarit. Të parat përfaqësohen nga argjila, rëra argjilore e rëra të imëta, me trashësi rreth 1 m, ndërsa trashësia e tokave të pasura me lëndë organike arrin 0,1-0,2m. Depozitimet detare, kryesisht rëra, formojnë brezin 100-300m të gjerë dhe 20-25 të thellë në bregdetit.

Laguna e Kënallës (rreth 20ha); Laguna e Kune/Merxhanit (rreth 360ha); Vija e Kularit; Kompleksi i lagunave të Vainit, rreth 9km2 përbëhet nga laguna e Cekës 4,9km2, e Zajës 2,4km2 dhe të tjera më të vogla (Fundi i Lymit, Shulëza, Gjoli i Buajve etj.). Komunikimi mes lagunave dhe detit realizohet nëpërmjet kanalit të Matkeqes, tashmë i mbyllur dhe kanalit Zajet/Drin. Në kanalet e vogla shkëmbehen ujërat midis lagunave të Zajet dhe Cekës.

Tokat e rezervatit lidhen me dinamikën e grykëderdhjes dhe të shtatit të Drinit të Lezhës, me dinamikën e bregut detar dhe me veprimtarinë e njeriut. Takohen disa tipa tokash: aluviale (Eutrix fluvisols), të varfra dhe alkaline pranë shtratit të lumit, të lidhura me vërshimet e tij; arenosolet, kryesisht në bregdet dhe disa herë në thellësi të masivit, të krijuara nga transportit selektiv i materialeve të ngurta nga ujërat detare dhe lumore, vende-vende, kur janë shkatërruar dunat, të mbuluara me pisha (Pinus Maritima); të kripura, që janë rëra me kripëzim të lartë në pjesën e sipërme; glay hydromorphis, tipike për zonat kënetore, zakonisht të kripura dhe me tri shtresa; Eutrix (Cambisols), të formuara nga procesi i transformimit në tokë bujqësore, të thella me shumë lagështi dhe argjila në pjesën e poshtme.

Janë identifikuar rreth 277 specie të bimëve vaskulare, të përfshira në 67 familje dhe 202 gjini.Numrin më të madh të specieve bimore e shënon familja Graminaceae, me rreth 35 specie, e ndjekur nga familja Composiates, me 24 specie etj. Larmia e faunës, e kushtëzuar nga tiparet fiziko-gjeografike të zonës, shprehet në numrin e madh të specieve: rreth 110 lloje planktonësh, 17 specie molusqesh, 117 tipa insektesh, 59 lloje krustacesh, 10 lloje amfibesh, 29 specie reptilash, 26 specie peshqish, 196 lloje zogjsh, 23 lloje gjitarësh.

Rezervati përmban peizazh tokësor, ligatinor dhe detar tërheqës. Ai përbën një sistem lagunash, të lidhura me njëra-tjetrën nga Drini i Lezhës.Karakteristikat fizike të mjedisit kanë krijuar kushte të përshtatshme për zhvillimin e habitateve shumë të qëndrueshme, që ofrojnë strehë, ushqim dhe mundësi riprodhimi për shumë lloje speciesh.Habitati estuarin është më i rëndësishëm dhe me shtrirje më të madhe, 64% të rezervatit. Takohen këta tipa kryesorë vegjetacioni: bimësi ujore, hidro-higrofile, halophys, psamofile, pyje dhe shkurre.

Ka vegjetacion ujor (të ujërave të njelmëta e të ëmbla) të shprehur mirë, me shtrirje të kallamishteve të ndërthurur me pasqyra uji. Speciet kryesore të vegjetacionit ujor janë: Zosterra noltii dhe Ruppia cirrhosa. E para mbulon rreth 40% të shtratit ujor dhe është e vendosur më së shumti në fundin kënetor të lagunave.R. cirrhosa gjendet më tepër në ujërat e cekëta dhe të qeta.Shpesh, të dyja speciet krijojnë një komunitet bimor monolit.Së bashku me algat, formojnë disa biocenoza, që janë një nga burimet e oksigjenit në ujërat e lagunës.

Bimësia hidro-higrofilike mbulon një pjesë relativisht të madhe të lagunës së Kune-Vainit. Përbëhet nga komuniteti i Phragmites australis, shumë i qëndrueshëm ndaj ndryshimeve mjedisore dhe i përhapur më shumë në brigjet e lagunës, sidomos të Cekës; komuniteti me Typha angustifolia, më pak i përhapur në lagunë se i pari, në formën e brezit përgjatë lumenjve, kanaleve apo rrjedhjeve të tjera; komuniteti me Scirpus s. etj.

Bimësia halofile, e përhapur në zonat me kripëzim të madh, shprehet me: komunitetet me speciet dominuese Arthrocnemum genera (Arthrocnemum fruticosum, A. perenne, A. glaucum, Salicornea europaea etj.), që jetojnë në tokat kënetore me shumë kripë, të mbuluara nga uji në pjesën më të madhe të vitit; komunitetet me specie mbizotëruese Juncus genera, të përfaqësuar nga Juncus acutus dhe Juncus maritimus, që shpesh formojnë breza të pandarë dhe, në ndonjë rast, të ndërthurur me komunitete të tjera si Arthrocnemum sp.; komuniteti i Juncus acutus, shumë i qëndrueshëm ndaj ujërave të kripura; komuniteti me dominim të specieve të Scirpus holoschoenus, Saccarum ravennae etj., me shtrirjetë vogël, pas dunave ranore mes komuniteteve të tjera; vegjetacioni i dunave ranore, psamofil, në formë brezi; speciet pioniere pas bregut, si: Cakile maritime, Xanthium stumarium. Rol më të dukshëm luan Cyperus capitatus, Euphorbia palasis etj.

Bimësia e lartë përbëhet nga pyjet dhe shkurre tipike mesdhetare.Komuniteti pyjor, rreth 20 ha, është i përqendruar kryesisht në ishullin e Kunes dhe Zajet.Dallohen komunitetet me specie mbizotëruese të Alnus glutinosa dhe Fraxinus angustifolia. Ka edhe Ulmus minor, Quercus robur, Populus albaetj. Nënkati i shkurreve përbëhet nga specie mbizotëruese Rubus ulmifolius, Tamarix dalmatica etj.Nënkati barishtor është i pasur me Lythrum salicaria, asparagus acutifolius etj.Në malin e Rencit ka pyll të rrallë dushku (Quercus trojana).Në gjendje natyrore rritet edhe shega (Punica granata).

Larmia e habitateve dhe e tipareve të tyre natyrore ose gati natyrore ka krijuar kushtet për larmi speciesh të faunës.Larmia dhe pasuria e shpendëve të ujit, me rëndësi të veçantë, ka qenë motivi i shpalljes së saj “Rezervat Gjuetie” në vitin 1940. Ndër gjallesat e egra, rëndësi kanë sidomos speciet e cilësuara të rrezikuara në shkallë botërore, si: karabullaku (Phalacrocorax Pygmeus) dhe lundërza (Lutra lutra). Ka edhe specie të tjera të rrezikuara në shkallë botërore që vizitojnë zonën, si: Rhinolopus euryale, Rh ferrumequinum, Milvus migrants, Rana balcanika, R lessone etj. Mes zogjve, më të rëndësishmit në nivel vendor dhe kombëtar janë Ardeides, si Ardea cinerea, Egretta garzetta, Egretta alba. Për Ardea cinerea dhe Egretta garzetta, Laguna e Kune–Vainit është e vetmja zonë shumimi në Shqipëri.Ndër shpendët rrëmbyes me dendësi më të lartë në vendin tonë, dallohen shqiponja e malit (Aquila chrysaetus) dhe petriti (Falco peregrinus) dhe lloje të rralla që mbrohen nga disa konventa.Vizitohet shpesh nga breshka deti dhe foka mesdhetare, me rëndësi të veçantë në ekosistemin mesdhetar.Zona luan rol në rregullimin e ujëkëmbimit dhe në rigjenerimin e mjedisit.

Ligatinat e përbëra nga ujëra bregdetarë, laguna e këneta, ujëra të ëmbla (lumenjtë dhe kanalet kullues) etj.kushtëzojnë praninë e shumë specieve peshqish me vlera ekonomike. Për shekuj, komuniteti ka peshkuar në këtë zonë.Shumë familje që jetojnë përreth, i sigurojnë të ardhurat bazë nëpërmjet peshkimit dhe tregtimit të peshkut.Por trysnia ndaj tyre është rritur në mënyrë dramatike gjatë shekullit të fundit.

Panorama e mrekullueshme, trashëgimia e pasur natyrore, por edhe kulturore që shprehet në veshjet, muzikën dhe gatimin tradicional, vlerat arkeologjike përreth, kushtet dhe mjetet lehtësuese për vizitorët, përbëjnë potenciale të mëdha turistike.

RNM "Kune-Vain-Tale” menaxhohet dhe trajtohet nga AKZM, nëpërmjet AdRZM, qarku i Lezhë. Për këtë RNM është hartuar dhe miratuar plani i menaxhimit.
Merkure, 11 Shtator 2019 15:18

Parku Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”

Parku Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”


Vendndodhja: Qarku i Elbasanit dhe i Dibrës.


Sipërfaqja totale: 33,927.7ha.


Statusi: Park Kombëtar, Kategoria II, IUCN; miratuar me VKM nr. 640, datë 21.05.2008. Zonë e rrjetit EMERALD. Zonë e Brezit të Gjelbër Evropian.

Parku Kombëtar i Shebenik-Jabllanicës ndodhet në "Brezin e Gjelbërt" të Evropës dhe është pjesë e një zone të gjerë dhe komplekse gjeografike përhapur përgjatë zonës kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Malet e Shebenik-Jabllanicës janë një zonë me bukuri të rrallë natyrore, ku gjenden disa nga peizazhet malore më madhështore dhe befasues në tërë Ballkanin. Në anën shqiptare, ngrihen mbi luginën e lumit Shkumbin nga rreth 300m mbi nivelin e detit deri në 2000m, me lumenj e përrenj të shumtë që zbresin në kodrat dhe luginat e fushave më vazhdim. Maja e Rreshpë-Shebenikut është 2262m mbi nivelin e detit. Klima është mesdhetaro- malore me ndikime kontinentale. Temperatura mesatare varion nga 7-10°C dhe reshjet mesatare vjetore variojnë nga 1300-1800mm.

Zonë ndërkufitare, me vlera të larta biodiversiteti. Paraqitet si një territor mjaft i gjërë me një biodiversitet të lartë ku dominojnë pyjet plotësisht të virgjër të Ahut. Shkalla e lartë e biodiversitetit llojor e habitator, vlerat unikale si sipërfaqe e virgjër, ekzistenca e llojeve të rralla të Pinus sylvestris e meshtekna që vënë këtë territor në një pozicion superior si rajon me vlera specifike mbrojtëse. Takohen dhe drurë të tjerë si pisha, bredhi i bardhë, rrobulli, lloje të ndryshme të dushkut, lloje me prezencë më të rrallë si plepi, shelgu, panja etj; Bimë endemike e subendemike si manushaqja e Dukagjinit, Genista endemike etj. Takohen liqene akullnajore, livadhe subalpine e alpine.

Parku është një bërthamë dhe biokorridor i rëndësishëm i gjitarëve të mëdhenj të mbrojtur nga Konventat, duke fituar kështu vlera dhe rëndësi rajonale/ballkanike. Llojet kryesore më të kërcënuar në Shqipëri si rreqebulli i Ballkanit, habitat i ariut të murrmë, ujkut, dhisë së egër, derrit të egër, lundërzës etj. Ujërat e freskëta të lumenjve të parkut janë habitat i troftës së kuqërremtë.

Mbrojtja afatgjatë e biodiversitetit të pasur dhe përdorimi e qëndrueshëm i burimeve natyrore janë sfidat kryesore që lidhen me menaxhimin e parkut. Kërcënimet kryesore ndaj ekosistemit të Shebenik-Jabllanicës janë kullotjet, rreziku i zjarreve, gjuetia e paligjshme, mbishfrytëzimi i pyjeve për dru zjarri, erozioni i tokës, ndotja e ujit, ndërtimet e paligjshme dhe asgjësimi jo i kontrolluar i mbetjeve të ngurta. Një nga problemet kryesore mbtetet ndërtimi hidrocentraleve të cila rrezikojnë seriozisht ekzistencën e këtij parku po ashtu edhe galeritë dhe shfrytëzimet e sipërfaqeve për nxjerrje dhe grumbullim të mineraleve.

Turizmi akoma është në fazat e para të zhvillimit. Vizitorët janë të pakët dhe të vetëorganizuar Kohët e fundit pas riorganizimit të AdRZM dhe ndërtimit të qëndrës së vizitorëve, numri i tyre po vjen në rritje. Zona e parkut, përveç vlerave turistike ka edhe pasuri kulturore e tradita të hershme. Përmendin psh, Fshatin Llangë me shtëpi karakteristike me mure guri, trekatëshe, shumëvjeçare; Shpella Eremite e Koshorishtit, ndërtuar në një shpelle në shek. XI; si dhe mjaft monumente natyre si Liqenet akullnajore Shebenik, liqenin e Fushë Studnës,Vlaskën, Fushën e Dorëzit, Bredhin e Fushë Kuqes, Mështeknën, Rrapin e Taksimit, Shkallën e Skënderbeut, Gurrën e Ariut etj. Në këtë zonë Komuniteti organizon mjaft aktivitete social-kulturore tradicionale, si festat që festohen gati në çdo fshat dhe kanë secili të veçantat e veta, por nga pikëpamja e pjesëmarrjes janë shumë të vlefshme, sepse marrin pjesë shume anëtare të komunitetit, të ftuar, po dhe të huaj. Gjithashtu ka filluar të organizohen eskursione, guida e deri tek pushimet 3 ditore apo javore, ku vihet re ndërtime të reja të stilit alpin që dalëngadalë po zhvillojnë turizmin malorë familjare  dhe biznesi po tregon interes, duke përmirësuar shërbimet dhe duke shtuar aktivitete të tjera të nevojshme.

Edhe njësitë vendore, në hapsirën e këtij parku, janë të mirëinformuar për rëndësinë e këtij parku në kuadër të zhvillimit të turizmit, dhe kanë afruar të gjithë ndihmën dhe eksperiencën e tyre per projekte të ndryshme në lidhje me parkun.

PK "Shebenik-Jabllanicë” menaxhohet dhe trajtohet nga AKZM, nëpërmjet AdRZM, qarku i Elbasan. Për këtë park është hartuar dhe miratuar plani i menaxhimit.

Kalendari i Aktiviteteve

« May 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook