Premte, 17 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
INCA

INCA

Vështrim nëpërmjet fotove dhe filmimeve i detajeve që sjellin në një pamje të vetme vlerat natyrore, kulturore dhe social-ekonomike të zonës së Porto Palermos, zonë e përzgjedhur për tu bashkëmenaxhuar me komunitetin lokal për t’i ruajtur këto vlera dhe për t’ë zhvilluar ato në mënyrë të qëndrueshme.

Seti i fotove dhe filmimeve është realizuar në kuadër të projektit Blue Land në zonën e Porto Palermos në datat 27–30 Qershor 2019.

Projekti BLUE LAND është financuar nga Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi dhe zbatohet bashkërisht nga CIHEAM Bari, Agjencia Kombëtare për Zonat e Mbrojtura-AKZM (Shqipëri), INCA Shqipëri, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Malit të Zi, Universiteti i Mali i Zi - Instituti i Biologjisë Detare, Instituti i Kërkimeve Kooperuese - ICR, në partneritet me AICS Tirana dhe Departamentin e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Mjedisor ne Rajonin e Puglias.

Takimi me aktorët lokalë në Porto Palermo, i organizuar nga stafi teknik i INCA-s për të diskutuar për shërbimet e ekosistemeve që zona ofron, për të ndarë me ta objektivat dhe identifikuar prioritetet për zonën në mënyrë që të përcaktojmë këtë zonë si një zonë Toke Blu ku do të zbatojmë modelin e bashkë-menaxhimit të zonave detare dhe bregdetare me pjesëmarrjen e komunitetit lokal.

Takimi është organizuar në kuadër të projektit Blue Land nga INCA, me specialistë biologë dhe inxhinier pyjesh.
Projekti BLUE LAND është financuar nga Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi dhe zbatohet bashkërisht nga CIHEAM Bari, Agjencia Kombëtare për Zonat e Mbrojtura-AKZM (Shqipëri), INCA Shqipëri, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Malit të Zi, Universiteti i Mali i Zi - Instituti i Biologjisë Detare, Instituti i Kërkimeve Kooperuese - ICR, në partneritet me AICS Tirana dhe Departamentin e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Mjedisor ne Rajonin e Puglias.

Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në rrezik! Genti Kromidha, presidenti i INCA merr pjesë në Forumin Rajonal për Ruajtjen e Natyrës organizuar nga IUCN në Roterdam, ku po diskutohen idetë rreth sfidave të OMSHC-ve në Shqipëri dhe rrugët për të përmirësuar përfshirjen e tyre në një dialog konstruktiv me vendimmarrësit.
Filloi punimet Forumi Rajonal për Ruajtjen e Natyrës! Çdo katër vjet, forumi rajonal është një mundësi për të diskutuar problemet sfidat mbi mbrojtjen e natyrës në rajon. Anëtaret e IUCN nga evropa dhe azia qëndrore e veriore janë mbledhur në Rotterdam të Hollandes për të gjetur zgjidhjet e duhura për ruajtjen e biodiversitetit dhe burimve natyrore në nivel rajonal e global.

Titulli i projektit: Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Programi IPA për Shoqërinë Civile dhe Median 2016 – 2017, “Mbështetje për ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile”

Koncepti i projektit

Megjithëse Shqipëria ka një diversitet të lartë biologjik (që përmban rreth 30% të florës evropiane), biodiversiteti po vuan dëme të mëdha në vitet e fundit dhe në shumë raste të pakthyeshme si në rastin e HEC-eve, guroreve, ndërtimit të infrastrukturës etj.,të cilët kanë ndikuar seriozisht në habitatet e specieve të rrezikuara dhe atyre të rrezikuara në mënyrë kritike. Natyra në Shqipëri është shumë e fragmentuar dhe e paaftë për të reaguar në mënyrë efektive ndaj presioneve të reja dhe kërcënimeve të vazhdueshme duke përfshirë prerjet ilegale, peshkimin, gjuetinë, turizmin e pakontrolluar dhe aktivitetet rekreative, erozionin bregdetar, zjarret, ndikimet e ndryshimeve klimatike, zbatimin e dobët të ligjit dhe qasjet e paefektshme të menaxhimit në praktikë. Përfshirja e komuniteteve lokale në menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe burimet lokale të natyrës është e pamjaftueshme. Kjo situatë pengon zbatimin efektiv të politikës së mjedisit dhe ruajtjes së natyrës dhe lehtësisht çon në konflikte dhe keqkuptime të panevojshme.

Shkaqet e korrupsionit në sektorin e mjedisit sidomos në ruajtjen e natyrës dhe përdorimin e qëndrueshëm përfshijnë shkaqet tipike që i atribuohen çdo sektori tjetër: legjislacioni i pamjaftueshëm, mungesa e respektit për sundimin e ligjit, demokracia e dobët, autoritet i gjerë që u jepet zyrtarëve publikë, përgjegjësia minimale dhe transparenca, zbatimit të dobët, niveleve të ulëta të profesionalizmit dhe stimujve të mbapshtë. Përveç kësaj, korrupsioni në sektorin e mjedisit është shkaktuar edhe nga konfliktet midis interesave private në të ardhura që mund të fitohen nga burimet mjedisore dhe interesat publike për një mjedis të shëndetshëm. Kjo situatë përkeqësohet me vendim-marrje jo transparente që përjashton zërat e qytetarëve, duke çuar në zhvillime jo të qëndrueshme që dëmtojnë mjedisin.

Në këtë kontekst, projekti i titulluar: “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri” synon të përmirësojë menaxhimin e qëndrueshëm të mjedisit, sidomos aseteve natyrore në 4 zona të mbrojtura, duke nxitur një qeverisje pjesëmarrëse dhe transparente duke përfshirë shoqërinë civile mjedisore të mbështetur nga autoritetet publike dhe media.

Projekti ka filluar zyrtarisht më 1 maj 2018 dhe ka një kohëzgjatje prej 36 muajsh. Ai përfshin dy organizata joqeveritare, kombëtare dhe ndërkombëtare dhe një Institucion Publik si partner shoqërues: Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) është udhëheqësi i projektit; Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) është bashkë-partneri në këtë projekt dhe do të ofrojë mbështetje teknike këshillimore për zbatimin e tij. Partneri i asociuar është Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. AKZM do të mbështesë dhe lehtësojë komunikimin e projektit me institucionet publike dhe do të përfitojë nga ngritja e kapaciteteve të këtij projekti për të punuar ne nivel rajonal me Agjencitë Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AdRZM) në katër zonat pilote.

Objektivat e projektit

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është të mbështesë punën e advokimit të OMSHC-ve për të promovuar mbrojtjen e mjedisit, luftën kundër korrupsionit në mjedis dhe ndryshimin e klimës, të rrisë të drejtën për informacion mbi procesin e vendimmarrjes që prek mjedisin.

Objektivi specifik:

  • Të rrisë dhe fuqizojë aftësitë dhe rolin aktiv të Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC-ve) për të zbatuar ligjin, për të luftuar korrupsionin dhe për të zvogëluar ndikimet negative në menaxhimin e natyrës dhe menaxhimin e zonës së mbrojtur.
  • Të inkurajojë bashkëpunimin ndërmjet OMSHC-ve dhe autoriteteve publike, komuniteteve lokale dhe mediave dhe të nxisë rrjetëzimin dhe ndërtimin e partneritetit mes tyre.

Arritja e këtij objektivi do të ndërtohet në zbatimin me sukses të katër rezultateve të pritura që synojnë:

  1. Ndërtimi i kapaciteteve;
  2. Përmirësimi i kuadrit rregullator;
  3. Pjesëmarrja aktive;
  4. Rritja e ndërgjegjësimit;

Palët kryesore të interesit dhe grupet e synuara në këtë proces përfshijnë

(i) organizatat mjedisore të shoqërisë civile,

(ii) autoritetet përgjegjëse për ruajtjen e natyrës, përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe menaxhimin e ZM-ve në të gjitha nivelet e qeverisjes,

(iii) sektori privat,

(iv) komunitetet lokale ku janë vendosur ZM-të e synuara dhe

(v) mediat lokale dhe kombëtare.

Skema e Minigranteve për OMSHC-të

Në kuadër të Projektit, ndërtimi i kapaciteteve të Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC) nga Shqipëria është planifikuar të bëhet edhe përmes dhënies së granteve OMSHC-ve. Një nga komponentet më kryesore të projektit është Programi i Granteve “Ndërtimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për advokim dhe pjesëmarrje publike në proceset vendimmarrëse mbi përdorimin dhe menaxhimin e burimeve natyrore". Konkretisht janë mbështetur OMSHC-të apo grupime OMSHC-së në 4 zona pilote të projektit. Rrjedhimisht, OMSHC-të përfituese të përzgjedhura do të rrisin njohuritë, aftësitë dhe kapacitetet e tyre për të zgjeruar angazhimin në aktivitetet e advokimit në nivel kombëtar dhe veçanërisht lokal në zonat pilote të përzgjedhura dhe të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse lidhur me ruajtjen dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura. OMShC-të përfituese do ti bashkohen një rrjeti kombëtar së bashku me partnerët e projektit, ndërsa do të marrin pjesë aktivisht në aktivitetet kryesore të projektit.

Projekti zbatohet nga:

- Drejtues projekti: Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA)

Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) është një OJQ e krijuar në korrik 2000 me qendër në Tiranë por që punon në të gjithë vendin dhe në rajon nëpërmjet organizatave partnere. Qëllimi kryesor i INCA-s është lehtësimi i ngritjes së kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimeve dhe proceseve me pjesëmarrje, ruajtja e natyrës dhe mbrojtja e florës dhe faunës në Shqipëri si dhe mbështetja e zhvillimit rural. Ajo fokusohet në vlerësimin e biodiversitetit, zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e baseneve të lumenjve dhe zbaton projekte në Shqipëri dhe në kontekst ndërkufitar. INCA është anëtar i IUCN dhe Forumit Global të Ujit (GWP) dhe përfaqëson WWF në Shqipëri. Që prej prillit 2013 INCA drejton Rrjetin për Mbrojtjen e Natyrës në Shqipëri. http://ww.inca-al.org/

- Partner në zbatimin e projekti:Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN)

IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës) është organizata mjedisore më e vjetër dhe më e madhe në botë, me më shumë se 1200 qeveri dhe OJQ anëtare dhe rreth 11’000 ekspertë vullnetare në mbi 160 vende. Është një nga ofruesit kryesor të të dhënave të ruajtjes, vlerësimeve dhe analizave të burimeve natyrore. Anëtarësimi i saj i gjerë i mundëson IUCN të plotësojë rolin e inkubatorit dhe deponimin e besuar të praktikave më të mira, mjeteve dhe standardeve ndërkombëtare. IUCN siguron një hapësirë neutrale në të cilën aktorët e ndryshëm përfshirë qeveritë, OJQ-të, shkencëtarët, bizneset, komunitetet lokale, organizatat e popujve indigjenë dhe të tjerët mund të punojnë së bashku për të krijuar dhe zbatuar zgjidhje për sfidat mjedisore dhe për të arritur zhvillim të qëndrueshëm. Duke punuar me shumë partnerë dhe mbështetës, IUCN zbaton një portofol të madh dhe të ndryshëm të projekteve të ruajtjes në të gjithë botën. Kombinimi i shkencës së fundit me njohuritë tradicionale të komuniteteve lokale, këto projekte punojnë për të ndryshuar humbjen e habitatit, për të rivendosur ekosistemet dhe për të përmirësuar mirëqenien e njerëzve. https://www.iucn.org/ecaro

- Partneri i asociuar: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mrojtura (AKZM)

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është institucioni kryesor shtetëror përgjegjës për mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit në Shqipëri. Misioni i saj kryesor është të kujdeset për burimet natyrore në Shqipëri nëpërmjet menaxhimit të rrjetit të zonave të mbrojtura dhe promovimit të vlerave të tyre duke ndërmarrë ndërgjegjësimin e publikut dhe aktivitetet e edukimit mjedisor dhe duke mbështetur aktivitete të qëndrueshme socio-ekonomike brenda zonave të mbrojtura. http://akzm.gov.al/

 

Njoftim për Shtyp

28 Shtator 2018

Takimi i hapjes së projektit

“Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”

Megjithëse Shqipëria ka një potencial dhe diversitet të lartë biologjik, ajo po vuan dëme të mëdha në vitet e fundit dhe në shumë raste të pakthyeshme si në rastin e HEC-eve, guroreve, ndërtimit të infrastrukturës etj. Natyra në Shqipëri është shumë e fragmentuar dhe e paaftë për të reaguar në mënyrë efektive ndaj presioneve të reja dhe kërcënimeve të vazhdueshme duke përfshirë prerjet ilegale, peshkimin, gjuetinë, turizmin dhe aktivitetet rekreative të pakontrolluar, erozionin bregdetar, zjarret, ndikimet e ndryshimeve klimatike, zbatimin e dobët të ligjit dhe qasjet e paefektshme në disa raste të menaxhimit në praktikë. Menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore në Shqipëri ende nuk është integruar siç duhet në politikat kombëtare dhe lokale. Përfshirja e komuniteteve lokale në vendimmarrje dhe menaxhimin e burimeve natyrore dhe zonave të mbrojtura lokale është e pamjaftueshme. Kjo situatë pengon zbatimin efektiv të politikës së mjedisit dhe ruajtjes së natyrës dhe lehtësisht çon në konflikte dhe keqkuptime të panevojshme. Ekziston një nevojë e fortë për mbështetjen e organizatave mjedisore të shoqërisë civile në ngritjen e kapaciteteve dhe ndihmën për krijimin e bashkëpunimit me pushtetin lokal dhe administratat rajonale të zonave të mbrojtura (PA). Shpesh ky rol pengohet nga mungesa e kapaciteteve të duhura dhe aftësive të komunikimit.

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) kanë nisur nga zbatimi projektin “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”. Projekti financohet nga Komisioni Europian në kuadër të programit “Mbështetje për kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile”

Projekti synon të rrisë dhe fuqizojë aftësitë dhe rolin aktiv të Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC) në zbatueshmërine e legjislacionit, në luftën kundër korrupsionit dhe minimizimin e ndikimeve negative në mirëmenaxhimin e burimeve natyrore dhe zonave të mbrojtuara; të inkurajojë bashkëpunimin ndërmjet OMSHC-ve dhe autoriteteve publike, komuniteteve lokale dhe mediave, si dhe të nxisë rrjetëzimin dhe ndërtimin e partneritetit mes tyre. Projekti merr në konsideratë 4 zona pilote: Parkun Kombëtar "Divjakë-Karavasta", Parkun Kombëtar "Shebenik-Jabllanicë", Parkun Natyror "Kune Vain" si dhe zonën e Porto Palermos.

Grupet e synuara në këtë projekt përfshijnë (i) organizatat mjedisore të shoqërisë civile, (ii) autoritetet përgjegjëse për ruajtjen e natyrës, përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe menaxhimin e PA-ve në të gjitha nivelet e qeverisjes, (iii) sektorin privat, komunitetet ku janë vendosur ZM-të e synuara dhe v) mediat lokale dhe kombëtare.

Advokimi dhe lobimi për të përmirësuar transparencën e vendimmarrjes mbi përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore do të jetë thelbi i kësaj iniciative. Aktivitetet e projektit do ti shërbejnë këtij qëllimi kryesor, duke vepruar në tre drejtime kryesore: 1) ngritjen e kapaciteteve të një rrjeti OMSHC-së 2) përcaktimin e mesazhit advokues për të përmirësuar transparencën e vendimmarrjes mbi përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore; dhe 3) sigurimin e një platforme për dialog të fuqishëm mes të gjitha grupeve të interesit: OMSHC, media, autoritetet qeveritare, investitorët e sektorit privat dhe institucionet financiare. Gjatë zbatimit të projektit do të nxitet rrjetëzimi mes OMSHC-ve lokale, krijimi i forumeve lokale si dhe bashkëpunimi me mediat lokale dhe kombëtare. Partnerët e këtij projekti do të angazhohen në ngritjen e kapaciteteve të OMSHC-ve përmes aplikimit të një pakete trajnimi e cila do të kombinojë si informacionin mbi paketat legjislative në fuqi me fokus perdorimin dhe menaxhimin e burimeve natyrore ashtu edhe metodata dhe mundësitë për advokim dhe pjesëmarrje të publikut të gjerë në vendim-marrje. Projekti do të aplikojë një program grantesh në shkallë të vogël, që do të ofrojë mbështetje për OMSHC-të lokale në katër zonat pilote të këtij projekti, për të përmirësuar kapacitetin dhe autonominë e tyre për t'u angazhuar në advokime dhe konsultime publike, që synojnë rritjen e transparencës në proceset vendimmarrëse lidhur me ruajtjen e natyrës, përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura. Një vend të veçantë në projekt do të zërë edhe bashkëpunimi dhe rritja e kapaciteteve profesionale të përfaqësuesve të medias lokale gjë e cila pritet të ndihmojë në fuqizimin e marrëdhënieve të sektorit me Median. Në kuadër të projektit do të përgatitet një vlerësimin i nevojave për kuadrin rregullator të pjesëmarrjes publike në procesin e vendimmarrjes për përdorimin dhe menaxhimit e burimeve natyrore dhe ZM.

Takimi i sotëm ka për qëllim prezantimin e objektivave dhe rezeltutateve të pritshme të projektit si dhe informimin dhe bashkëpunimin gjithëpërfshirës me Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile rreth ndikimeve direkte dhe indirekte që do të ketë zbatimi i projektit në forcimin e kapaciteteve tëtyre.

 

 

Shënim për botuesit:

INCA

Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) është një OJQ e krijuar në korrik 2000, me qendër në Tiranë por që punon në të gjithë vendin dhe në rajon nëpërmjet organizatave partnere. Qëllimi kryesor i INCA është lehtësimi i ngritjes së kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimeve dhe proceseve me pjesëmarrje, ruajtja e natyrës dhe mbrojtja e florës dhe faunës në Shqipëri, mbështetja e zhvillimit rural. Ajo fokusohet në vlerësimin e biodiversitetit, zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e baseneve të lumenjve dhe zbaton projekte në Shqipëri dhe në kontekst ndërkufitar. INCA është anëtar i IUCN dhe Forumit Global të Ujit (GWP) dhe përfaqëson WWF në Shqipëri. Që prej prillit 2013 INCA drejton Rrjetin për Mbrojtjen e Natyrës në Shqipëri.

http://www.inca-al.org/

 

IUCN

IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës) është organizata mjedisore më e vjetër dhe më e madhe në botë, me më shumë se 1200 qeveri dhe OJQ anëtare dhe rreth 11’000 ekspertë vullnetare në mbi 160 vende. Zyra e IUCN-së për Evropën mbulon kontinentin Evropian, Rusinë dhe Azinë qendrore dhe vendet e Bashkimit Evropian përtej detit. Zyra e IUCN për Evropën Juglindore (IUCN SEE) nxit përmirësimin e qeverisjes së burimeve natyrore dhe biodiveristetit dhe mbështet nismat për ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e ekosistemeve për mirëqenien e njerëzve. Duke punuar bashkërisht me anëtaret e IUCN dhe Komisionet ajo harton politikat rajonale dhe mbështet dy iniciativa kryesore: Nismën e Harkut Dinarik dhe Brezin e Gjelbër të Evropës.

www.iucn.org/southeasterneurope

Njoftim për Shtyp - Tiranë 11 / 11 / 2018

 

Projekti – “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri” - (EuropeAid/155863/DD/ACT/AL; Grant Contract 2018/395-785)

 

INCA njofton thirrjen për propozime Aplikimet për Programin e Mini-Granteve

 

“Ndërtimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për advokim dhe pjesëmarrje publike në proceset vendimmarrëse mbi përdorimin dhe menaxhimin e burimeve natyrore"

 

Tiranë - 11/11/2018 – INCA (Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri) lançon thirrjen për projekt propozime: Programin e Mini-Granteve “Ndërtimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për advokim dhe pjesëmarrje publike në proceset vendimmarrëse mbi përdorimin dhe menaxhimin e burimeve natyrore"

 

Projekti “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri” po zbatohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN). Projekti synon të rrisë dhe fuqizojë aftësitë dhe rolin aktiv të Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC) në zbatueshmërinë e legjislacionit, në luftën kundër korrupsionit dhe minimizimin e ndikimeve negative në mirëmenaxhimin e burimeve natyrore dhe zonave të mbrojtuara; të inkurajojë bashkëpunimin ndërmjet OMSHC-ve dhe autoriteteve publike, komuniteteve lokale dhe mediave, si dhe të nxisë rrjetëzimin dhe ndërtimin e partneritetit mes tyre. Projekti merr në konsideratë 4 zona pilote: Parkun Kombëtar "Divjakë-Karavasta", Parkun Kombëtar "Shebenik-Jabllanicë, Parkun Natyror Kune Vain si dhe zonën e Porto Palermos. Projekti financohet nga Komisioni Europian në kuadër të programit “Mbështetje për kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile”                                

 

Qëllimi i Programit të Mini-Granteve “Ndërtimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për advokim dhe pjesëmarrje publike në proceset vendimmarrëse mbi përdorimin dhe menaxhimin e burimeve natyrore" është të ngrejë kapacitetet, rrisë njohuritë dhe aftësitë teknike të OMShC-ve për të zgjeruar angazhimin e tyre në aktivitetet e advokimit në nivel kombëtar dhe veçanërisht lokal në zonat pilote të përzgjedhura si dhe të marrin pjesë aktive në proceset vendimmarrëse lidhur me ruajtjen dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura. OMShC-të përfituese do ti bashkohen një rrjeti kombëtar së bashku me partnerët e projektit, ndërsa do të marrin pjesë aktivisht në aktivitetet kryesore të projektit. Aktivitetet në kuadrin e këtij Programi mini-gramtesh kanë si objektiv:

 

•  Të rrisin dhe fuqizojnë aftësitë dhe rolin aktiv të Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC) në zbatueshmërinë e legjislacionit, në luftën kundër korrupsionit dhe minimizimin e ndikimeve negative në menaxhimin e burimeve natyrore dhe zonave të mbrojtura.

 

• Të inkurajojnë bashkëpunimin ndërmjet OMSHC-ve dhe autoriteteve publike, komuniteteve lokale dhe mediave dhe të nxisin rrjetëzimin dhe ndërtimin e partneritetit mes tyre, në krijimin e një programi pune afatgjatë me fokus përmirësimin e detyrimit të zbatimit të legjislacionit kombëtar dhe acquis-ve të BE-së në fushën e mbrojtjes së natyrës. (OMSHC-të që marrin mbështetje financiare do të marrin pjesë në eventet për ndërtimin e kapaciteteve.)

 

Programi i Grantit për Advokaci dhe Ndërtimin e Kapaciteteve të Shoqërisë Civile do të akordohet për organizatat e shoqërisë civile (OJF) që kanë selinë dhe veprojnë në katër rajonet e zonave pilote të marra në konsideratë nga projekti dhe që përfshijnë bashkitë respektive: Parku Kombëtar "Shebenik-Jabllanicë" (Bashkitë: Librazhd, Prrenjas, Elbasan), Parku Kombëtar "Divjakë-Karavasta" (Bashkitë: Fier, Lushnjë, Rrogozhinë, Divjakë), Zona detare e Porto Palermos (Bashkitë: Vlorë, Himarë) dhe Parku Natyror Kune-Vain-Tale (Bashkia: Lezhë). Organizatat që kualifikohen mund të aplikojnë vetëm ose të krijojnë partneritete lokale, madje këto të fundit do të jenë më të favorizuara.

 

Për të ruajtur një përfaqësim të balancuar të katër zonave pilote të përzgjedhura, do të përzgjidhet të paktën një përfitues nga secila prej katër zonave pilote. Të gjithë përfituesit do duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme minimale:

·         të regjistruar në Shqipëri për të paktën dy vjet për aplikantin kryesor/organizata lider dhe një vit për bashkë aplikantët;

·         të kenë llogari bankare për organizatën (për aplikantin kryesor);

·         duhet të kenë një mision të qartë lidhur me mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës, ose qeverisjen/demokratizimin me pjesëmarrje.

 

Organizata potenciale nxiten të rrisin ndikimin e veprimeve të tyre duke formuar partneritete lokale përpara se të aplikojnë. Në rastin e kushteve të barabarta, do t’u jepet prioritet aplikimeve me partneritete.

Për informacion të mëtejshëm dhe materialet e aplikimit ju lutem vizitoni në linkun e mëposhtëm:

http://inca-al.org/sq/component/k2/item/695-thirrje-per-minigrante

 

Për më shumë informacion kontaktoni me:

Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

http://www.inca-al.org/

 

Shënim për botuesit:

 

INCA

Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) është një OJQ e krijuar në korrik 2000, me qendër në Tiranë por që punon në të gjithë vendin dhe në rajon nëpërmjet organizatave partnere. Qëllimi kryesor i INCA është lehtësimi i ngritjes së kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimeve dhe proceseve me pjesëmarrje, ruajtja e natyrës dhe mbrojtja e florës dhe faunës në Shqipëri, mbështetja e zhvillimit rural. Ajo fokusohet në vlerësimin e biodiversitetit, zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e baseneve të lumenjve dhe zbaton projekte në Shqipëri dhe në kontekst ndërkufitar. INCA është anëtar i IUCN dhe Forumit Global të Ujit (GWP) dhe përfaqëson WWF në Shqipëri. Që prej prillit 2013 INCA drejton Rrjetin për Mbrojtjen e Natyrës në Shqipëri.

http://www.inca-al.org/

 

IUCN

IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës) është organizata mjedisore më e vjetër dhe më e madhe në botë, me më shumë se 1200 qeveri dhe OJQ anëtare dhe rreth 11’000 ekspertë vullnetarë në mbi 160 vende. Zyra e IUCN-së për Evropën mbulon kontinentin Evropian, Rusinë dhe Azinë qendrore dhe vendet e Bashkimit Evropian përtej detit. Zyra e IUCN për Evropën Juglindore (IUCN SEE) nxit përmirësimin e qeverisjes së burimeve natyrore dhe biodiveristetit dhe mbështet nismat për ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e ekosistemeve për mirëqenien e njerëzve. Duke punuar bashkërisht me anëtaret e IUCN dhe Komisionet ajo harton politikat rajonale dhe mbështet dy iniciativa kryesore: Nismën e Harkut Dinarik dhe Brezin e Gjelbër të Evropës.

www.iucn.org/southeasterneurope

 

Shtune, 29 Qershor 2019 16:32

Thirrje e Hapur për Projekt-Propozime

Thirrje e Hapur për Projekt-Propozime

 

Referenca e Buxhetit: Financuar nga BE në Shqipëri, nën programin “Mbështetje për Kapacitetet e Shoqërisë Civile” 

 

Kontrata e grantit: Nr. 2018/395-785

 

Autoriteti nënkontraktues: Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri – INCA

 

Udhëzime për Aplikantët

 

Skema e Minigranteve për OMSHC-të “Për ngritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile për advokaci dhe pjesëmarrje publike në proceset vendimmarrëse mbi përdorimin e menaxhimin e resurseve natyrore”.

 

Afati i dorëzimit për aplikimin e plotë: 11 Dhjetor 2018 (ora 17:00)

 

Afati përfundimtar: 21 Dhjetor 2018  (ora 14:00)

 

Shënim:

Kjo është një Thirrje e hapur për Propozime ku të gjitha dokumentet do të dorëzohen së bashku. Në shkallën e parë, do të verifikohet vetëm dokumentacioni për kualifikimin. Më pas, për aplikantët të cilët janë përzgjedhur, propozimi i plotë do të vlerësohet nga një Komision Vlerësues. Pranueshmëria do të kontrollohet në bazë të dokumenteve mbështetëse të kërkuara nga Autoriteti nënkontraktues dhe do të dërgohet së bashku me aplikimin. Në raste të veçanta, pas fazës së vlerësimit do të kërkohen edhe dokumente mbështetëse dhe /ose sqarime.

Kalendari i Aktiviteteve

« May 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook