Enjte, 02 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
INCA

INCA

Merkure, 11 Shtator 2019 15:12

Parku Kombëtar “Divjakë-Karavasta”

Parku Kombëtar “Divjakë-Karavasta”


Vendndodhja: Qarku i Fierit dhe i Tiranës.


Sipërfaqja totale: 22.230.2 ha.


Statusi: Park Kombëtar, Kategoria II, IUCN; miratuar me VKM nr. 687, datë 19.10.2007. Gjithashtu është pjesë e zonave Ramsar, me VKM nr. 413, datë 22.08.1994, sipërfaqe 20,000.0 ha.Zonë e rrjetit EMERALD. Zonë IBA, urdhër i ministrit të Mjedisit nr. 283, datë 10.04.2013.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta ndodhet në pjesën qëndrore dhe bregun Perëndimor të Shqipërisë. Kufizohet në Veri, nga lumi Shkumbin, kodrat e Divjakes, në Lindje, ujëmbledhësi i Myzeqesë dhe lumi Seman, në Jug dhe në Perëndim, nga deti Adriatik.
Zona e parkut konsiderohet me vlera të veçanta për natyrën dhe biodiversitetin. Mjediset më kryesore janë: Laguna e Karavastasë, godullat përreth saj, shtretërit e vjetër dhe të rinj të lumenjëve Shkumbin e Seman; ujëmbledhësit e Tërbufit dhe të Myzeqesë; rezervuarët e bujqësisë; tokat bujqësore; pyjet përgjatë brigjeve të lumenjëve Shkumbin e Seman, pyjet me pishë mesdhetare, pyjet në kodrat e Divjakës (Gjenerukë); pemët frutore, ullishtat, vreshtat dhe agrumet.

Parkut Kombëtar është një nga zonat komplekse më të rëndësishme në Shqipëri për sa i përket biodiversitetit. Shquhet për popullata të shumëllojshme floristike e faunistike, endemike, subendemike, të rralla, të kërcënuara e të rrezikuara për zhdukje. Vlerën ekosistemit ia shton dhe prania në të e disa bimëve endemike si: Asteri (Aster albanicus subsp. paparistoi), Salepët (Orchis albanica si dhe forma hibride Orchis x paparistoi; Orchis albanica x O.coriophora). Në Karavasta gjenden: Hidrokotili i rëndomtë (Hydrocotyle vulgaris), Fieri mashkulli (Dryopteris filix-mas) dhe Fieri i krojeve (Adiantum capilus-veneris), etj.

Pyjet halorë mesdhetare kanë një areal të kufizuar dhe takohen ndërmjet grykës së lumit të Shkumbinit e të Semanit. Kodrat e Divjakës përfaqësohen nga pyje dushku të degraduar e të trajtuar si cungishte. Pylli natyror halor mesdhetar, me pishë të egër e të butë është i vetmi i këtij lloji në vendin tonë në gjendje natyrore. Në zonën e parkut takohet një komunitet i rëndësishëm i shpëndëve ujore folenizues, kryesisht të rendit të pulorëve, qukapikëve, pëllumbave, harabelëve, grabitqarëve të ditës e të natës. Janë të pranishëm 89 lloje të ndryshme që i përkasin grupeve të molusqeve, insekteve, amfibëve,  zvaranikëve,  shpendëve dhe  gjitarëve, etj. 42 lloje i përkasin kategorive shumë të rrezikuara, duke përfshirë të rrezikuara në mënyrë kritike, të rrezikuara dhe të pambrojtura. Laguna e Karavastasë shënon të vetmen pikë folenizimi bregdetar të Pelikanit kaçurrel (Pelecanus crispus), lloj i rrezikuar në rang botëror. Llojet kryesore të peshqëve janë: Ngjala, Koce, Levreku, Burdullaku etj. Në zonën e parkut mbarështrohet Buallica (Bubalus bubalis), e cila është lloj i mbrojtur në Shqipëri.

Parku konsiderohet si zonë më rëndësi për shpendët dhe një nga zonat potenciale me status të veçantë ruajtjeje. Zona e parkut është vlerësuar edhe si  zonë e rrjetit Emerald, sipas Konventës së Bernës, “Për Konservimin e jetës së egër dhe habitateve natyrore të Evropës” apo dhe zonë Ramsar.

Parku përshkohet nga duna ranore bregdetare si pranë dhe në brëndësi. Dunat e brezit ranor përgjithësisht janë të zhveshura nga bimësia, kryesisht ato që ndodhen më pranë vijës bregdetare, ndërsa dunat që u afrohen formacioneve pyjore mbulohen me llojet bimore. Laguna e Karavastasë është më e madhja dhe më e rëndësishmja e bregdetit Adriatik, së bashku me godullat e tjera, të krijuara në këtë zonë. Laguna rrethohet dhe nga disa diga artificiale, të cilat e ndajnë lagunën nga fushat e bonifikuara. Ekzistojnë dhe dy kanale të mëdhenj që ndajnë tokat bujqësore në brendësi të zonës së Karavastasë, duke anash kaluar lagunën. Laguna e Karavastasë komunikon me detin nëpërmjet tre kanaleve.

Në kulturat bujqësore që kultivohen dhe prodhohen përfshihen: drithërat, patatet, drurët frutorë, ullirit, vreshtat si dhe produktet e blegtorale, etj, të cilat plotësojnë nevojat e konsumit vendor si dhe sigurojnë një pjesë  të  konsiderueshme furnizimi në nivel kombëtar. Peshkimi është një veprimtari e rëndësishme dhe një burim i rëndësishëm të ardhurash për komunitetin.

Parku dhe zona rreth tij ka vlera historike, kulturore, arkeologjike me potenciale të mëdha për zhvillimin social-ekonomik dhe të ekoturizmit.

PK "Divjakë-Karavasta” menaxhohet dhe trajtohet nga AKZM, nëpërmjet AdRZM, qarku i Fier.Për këtë RNM është hartuar plani i menaxhimit, i cili është miratuar me urdhrin e ministrit të Mjedisit nr.782, datë 30.12.2015.


PROBLEMATIKA:

Procesi i identifikimit dhe analizimit të problemeve kryesore dhe të ndikimeve negative në menaxhimin e parkut, janë mbështetur edhe në dispozitat e ligjit nr. 81, datë 04.05.2017 “Për zonat e mbrojtura”, në lidhje me veprimtaritë e lejuara, të ndaluara dhe që kërkojnë leje, sipas kategorive të zonave të mbrojtura, në dokumentet strategjike dhe politikat kombëtare, në raportet e gjendjes në mjedis, në raportet dhe monitorimet për ndikimet në ZMM dhe të bashkëbisedimeve me grupet e interesit. Veç kësaj për procesin e identifikimit dhe analizimit të problemeve kryesore dhe të ndikimeve negative në menaxhimin e parkut, u këshilluam edhe me planin e menaxhimit.

Të gjitha ndikimet e identifikuara janë shqetësime të banorëve dhe të përdoruesve të burrimeve natyrore, të administratave përkatëse, të cilët kanë marrë pjesë aktive në hartimin dhe miratimin e listës së impakteve. Varësisht nga rëndësia e problematikave të shtruara në bashkëbisedimet e hapura me grupet e interesit për të finalizuar listën e faktorëve të degradimit dhe të ndikimeve negative në territorin e parkut, konstatohet si më poshtë:

  • Veprimet që shkaktojnë dëmtime, degradim, fargmentim, varfërim dhe copëtim të habitateve, ekositemit dhe peizazhit, në një masë të konsiderueshme duke humbur edhe lloje të veçanta e të rëndësishme të florës dhe faunës.
  • Cënim/Rënia e numrit të llojeve, të endemizmave apo të vlerave të larta, me interes për komunitetin evropian si dhe kërcënimit të statusit mbrojtës, erozion gjenetik apo dhe introduktim të llojeve të huaja.
  • Mbishfrytëzimi dhe përdorimi i mekanizmave jo ligjor në zonat me burime të pasura natyrore ka sjellë zhdukjen e disa llojeve të bimëve, shpendëve, të peshkut apo dhe të habitateve e llojeve të rralla e të kërcënuara.
  • Përndjekja e shpendëve dhe të kafshëve të egra, gjuetia, mbipeshkimi, peshkimi ilegal dhe përdorimi i mjeteve të ndaluara.
  • Përmbytjet dhe erozioni i tokave bujqësore, detare-bregdetare, i brigjeve të lumenjëve, ka rrezikuar jo vetëm humbje të sipërfaqeve të tokës dhe pyjeve, por edhe humbje të trashëgimisë kulturore.
  • Lumenjt, përrenjt dhe brigjet e tyre janë tejshfrytëzuar për marrje inertesh, ndërtime gjithfarëllojshme, duke shkaktuar denatyrim të shtretërve.
  • Mungesa e parandalimit të veprimtarive të paligjshme; aktivitete të shfrenuara njerëzore dhe tejpopullim të zonave natyrore kanë cënuar shumë territore dhe lloje të marra në mbrojtje nga legjislacioni kombëtar dhe konventat ndërkombëtare.
  • Urbanizimi, ndërtimi i infrastrukturës, ndërtimet pa leje, qendrat turistike, fshatrat, i fermave, plantacioneve, etj. të kësaj natyre që bëhen mbi peizazhet dhe zonat me vlera natyrore si dhe mbi botën e tyre të gjallë, nuk përfshijnë thjesht reduktimin e sipërfaqeve të disa formave të vegjetacionit dhe zgjerimin e disa të tjerave, por edhe fragmentizimin e vegjetacionit, për rrjedhojë përkeqësimin e cilësisë së ujërave dhe peizazheve.
  • Mbetjet e ngurta, hedhja e inerteve, shtimi i ndotjes nga mbetjet urbane e rurale, duke shkatërruar ndotje të ekosistemeve tokësore dhe ujore. Mbetjet e ngurta të ndërtimeve vlerësohen ndotje kritike, duke krijuar vatra informale depozitimesh që kërkojnë investime të mëdha për heqjen dhe transportimin e tyre.
  • Përdorimi dhe mostrajtimi i materialeve si kanaçe alumini, ambalazhe plastike, qelq, hekur, vajra lubrifikantë, pjesë elektronike, mungesa e landfilleve, etj.
  • Shkarkimet e pa trajtuara kanë sjellë edhe rritjen e shkallës së eutrofikimit të ujërave. Tashmë, ndotjet e përqëndruara të ujërave të zeza janë faktor kërcënues dhe problem mjedisor shumë i mprehtë. Shkaku kryesor i eutrofikimit (në laguna), ndotjes së ujërave mbetet derdhja e ujërave të zeza të patrajtuara dhe mungesa e ndërtimit të impianteve të përpunimit.
  • Lëndët ndotëse janë faktorë me ndikim të madh në cilësinë e jetës biologjike dhe shëndetit të njeriut. Ndotjet më të mëdha vijnë dhe nga mbetjet urbane e rurale, pesticidet dhe perdorimi i plehrave nga bujqësia, nga derdhjet e hidrokarbureve apo dhe shkarkimet e anijeve.
  • Menaxhimi joefektiv i aktiviteteve rekreative, mosmenaxhimi i vizitorëve dhe i mbeturinave të ngurta që ata prodhojnë. Turizmi i paorganizuar, zhvillimi i veprimtarive të mëdha sportive, argëtuese, çlodhëse, garat motorike të rrellit, etj.
  • Zhvillimi i aktiviteteve të paligjshme kanë cënuar shumë territore e lloje të marra në mbrojtje nga legjislacioni kombëtar dhe konventat ndërkombëtare. Praktikat e gabuara në mjaft raste kanë sjellë pasoja shpesh të pakthyeshme, pasi zinxhiri i jetës biologjike është i lidhur me sigurimin e cilësisë së jetës biologjike të ekosistemeve.
  • Mos respektimi si dhe sa duhet i ligjit dhe problemet e pronësisë dhe të kthimit e kompesimit të pronave.
  • Ndryshimet klimatike, rreziqet natyrore, përmbytjet, tërmetet, janë faktor kërcënues në nivel global, por dhe në nivel vendor për larminë biologjike. Në fushën e ndryshimeve klimatike, Shqipëria ka ratifikuar Konventën e Vjenës dhe Protokollin e Montrealit, dhe është anëtare e Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (UNFCCC). Në këtë kontekst, autoritetet qendrore dhe vendore luajnë rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e kërcënimeve që vijnë nga ndryshimet klimatike, të cilat ende nuk kanë vëmendjen e duhur për t’iu paraprirë.
Lista kryesore për Parkun kombëtar “DIVJAKË-KARAVASTA”


1

Urbanizimi, ndërtimet, infrastruktura betonizuese dhe turizmi masiv.

2

Ndërhyrjet në sistemet e ligatinave dhe tokat e lagëta.

3

Dëmtimi, modifikimi, shkatërimi dhe copëtimi i habitateve.

4

Erozioni tokësor, bregdetar, i brigjeve të lumenjëve dhe prurjet e larta të sedimenteve.

5

Praktikat bujqësore intensive, përdorimi i pesticideve dhe i plehrave.

6

Zjarret.

7

Konfliktet dhe interesat midis individëve dhe grupeve të ndryshme të përdoruesve të burimeve natyrore.

8

Praktikat e paqëndrueshme të peshkimit, akuakultura, bllokimi i rrugëve të migrimit.

9

Ndotja e mjedisit, bregdetit, e ujërva nga mbetjet urbane e rurale dhe hedhja e inerteve.

10

Mostrajtimi i ujërave të zeza dhe të përdorura, shkarkimet në lumenjë, përrenjë, laguna, kanale dhe pyje.

11

Praktikat e dëmshme të përdorimit të kullotave dhe mbikullotja.

12

Shqetësimi dhe gjuetia e faunës së egër.

13

Prerja e pyjeve, marrja e gjethit, zvogëlimi i sipërfaqes dhe dëmtimi i monumenteve të natyrës.

14

Ndikimet natyrore, rrëzimi i drurëve dhe përmbytjet.

15

Ndërtimi i impianteve voltaike dhe të energjisë së erës.

AKTET LIGJORE DHE NËNLIGJORE NË LIDHJE ME ZONAT E MBROJTURA DHE BURIMET NATYRORE
 
***
LIGJE PËR ZONAT E MBROJTURA
Ligj, Nr.81, Dt.Aktit:04.05.2017, Dt.Miratimit:04.05.2017, Fletore Zyrtare Nr.166, 23 Maj 20178, Faqe:6094.

 
Për mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja dhe dëmtimi, të ndryshuar
Ligj, Nr.8905, Dt.Aktit:06.06.2002, Dt.Miratimit:06.06.2002, Fletore Zyrtare Nr.29, Qershor 2002, Faqe:893.

 
Për mbrojtjen e tokës bujqësore, të ndryshuar
Ligj, Nr.9244, Dt.Aktit:17.06.2004, Dt.Miratimit:17.06.2004, Fletore Zyrtare Nr.49, 19 Korrik 2004, Faqe:3375.


Përmbrojtjen e biodiversitetit,të ndryshuar
LigjNr. 9587, Dt.Aktit:20.07.2006, Dt.Miratimit:20.07.2006, Fletore Zyrtare nr.84, 9 Gusht 2006, Faqe:2847.

 
Përfondin kullosor, të ndryshuar
Ligj, Nr.9693, Dt.Aktit:19.03.2007, Dt.Miratimit:19.03.2007, Fletore Zyrtare Nr.36, 4 Prill 2007, Faqe:678.

 
Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për tregtimin ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe të florës së egër, të ndryshuar.
Ligj, Nr.9867, Dt.Aktit:31.01.2008, Dt.Miratimit:31.01.2008, Fletore Zyrtare Nr.18, 19 Shkurt 2008, Faqe:18

 
Për mbrojtjen e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore, të ndryshuar
Ligj, Nr.10120, Dt.Aktit:23.04.2009, Dt.Miratimit:23.04.2009, Fletore Zyrtare Nr.62, 14 Maj 2009, Faqe:2828.

 
Për gjuetinë, tëndryshuar
Ligj, Nr.10253, Dt.Aktit:11.03.2010, Dt.Miratimit:11.03.2010, Fletore Zyrtare Nr.39, 12 Prill 2010, Faqe:1433.

 
Për mbrojtjen e mjedisit, të ndryshuar
Ligj, Nr.10431, Dt.Aktit:09.09.2011, Dt.Miratimit:09.09.2011, Fletore Zyrtare Nr.89, 30 Qershor 2011, Faqe:3680.

 
Për menaxhimin e integruar të mbetjeve, të ndryshuar
Ligj, Nr.10463, Dt.Aktit:22.09.2011, Dt.Miratimit:22.09.2011, Fletore Zyrtare Nr.148, 8 Nentor 2011, Faqe:6825.

 
Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë
Ligj, Nr.10433, Dt.Aktit:16.06.2011, Dt.Miratimit:16.06.2011, Fletore Zyrtare Nr.90, Faqe:3715.

 
Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore, të ndryshuar
Ligj, Nr.157, Dt.Aktit:15.11.2012, Dt.Miratimit:15.11.2012, Fletore Zyrtare Nr.157, 6 Dhjetor 2012, Faqe:8498.

 
Për peshkimin, të ndryshuar
Ligj, Nr.64, Dt.Aktit:31.05.2012, Dt.Miratimit:31.05.2012, Fletore Zyrtare Nr.73, 29 Qershor 2012,Faqe:3387.


Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, të ndryshuar
Ligj, Nr.107, Dt.Aktit:31.07.2014, Dt.Miratimit:31.07.2014, Fletore Zyrtare Nr.137, Faqe:6315.


Për turizmin, të ndryshuar
Ligj, Nr.93, Dt.Aktit:27.07.2015, Dt.Miratimit:27.07.2015, Fletore Zyrtare Nr.164, 21 Shtator 2015, Faqe:11491.

 
Për akuakulturën, të ndryshuar
Ligj, Nr.103, Dt.Aktit:20.10.2016, Dt.Miratimit:20.10.2016, Fletore Zyrtare Nr.207, Faqe:22217

 
Ligj, Nr.46, Dt.Aktit:18.07.2019, Dt.Miratimit:18.07.2019, Fletore Zyrtare Nr.111, 30 Korrik 2019, Faqe:8227.

 
 
***

VKM

Përshpalljen e Lagunës së Karavastasë dhe Parkut të Divjakës si ekosistem natyror veçanërisht i mbrojtur për t’u përfshirë në listën e konventës së Ramsarit
Vendim i KM, Nr.413, Dt.Aktit:22.08.1994, Dt.Miratimit:22.08.1194, Fletore Zyrtare Nr.xx, Faqe:xx

 
Për shpalljen, me siperfaqe të zgjeruar, të ekosistemit natyror Divjakë-Karavasta "Park Kombëtar"
Vendim i KM, Nr.687, Dt.Aktit:10.10.2007, Dt.Miratimit:10.10.2007, Fletore Zyrtare Nr.144, 30 Tetor 2007,Faqe:4017.

 
Për shpalljen  "Park Kombëtar" të ekosistemit natyror Shebenik-Jabllanicë”
Vendim i KM, Nr.640, Dt.Aktit:21.05.2008, Dt.Miratimit:21.05.2008, Fletore Zyrtare Nr.87, 11 Qershor 2008, Faqe:3824.

 
Për miratimin e listës së llojeve të huaja invazive dhe për përcaktimin e procedurave, për ndalimin dhe/ose futjen e tyre në pikat doganore të vendit
Vendim i KM, Nr.241, Dt.Aktit:06.03.2009, Dt.Miratimit:06.03.2009, Fletore Zyrtare Nr.43, 14 Prill 2009, Faqe:2210.

 
Për zgjerimin e kufijve të rezervatit natyror të menaxhuar “Kune-Vain-Tale”
Vendim i KM, Nr.432, Dt.Aktit:28.04.2010, Dt.Miratimit:28.04.2010, Fletore Zyrtare Nr.85, 12 Korrik 2010, Faqe:4446.

 
Për miratimin e listave të tipave të habitateve natyrore, bimëve, kafshëve dhe shpendëve, me interes për bashkimin evropian
Vendim i KM, Nr.866, Dt.Aktit:10.12.2014, Dt.Miratimit:10.12.2014, Fletore Zyrtare Nr.194, 23 Dhjetor 2014, Faqe:10841.

 
PËR KRIJIMIN DHE MËNYRËN E ORGANIZIMIT E TË FUNKSIONIMIT TË AGJENCISË KOMBËTARE TË ZONAVE TË MBROJTURA DHE TË ADMINISTRATAVE RAJONALE TË ZONAVE TË MBROJTURA
Vendim i KM, Nr.102, Dt.Aktit:04.02.2015, Dt.Miratimit:04.02.2015, Fletore Zyrtare Nr.18, Faqe:821.  
  
 
Për miratimin e Strategjisë Kombëtare të Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore, 2018-2027.
Vendim i KM, Nr.73, Dt.Aktit:07.02.2018, Dt.Miratimit:07.02.2018, Fletore Zyrtare Nr.52, 16 Prill 2018,Faqe:2973.

 
Për përbërjen, funksionet, detyrat dhe përgjegjësitë e komiteteve të menaxhimit të zonave të mbrojtura mjedisore
Vendim i KM, Nr.593, Dt.Aktit:09.10.2018, Dt.Miratimit:09.10.2018, Fletore Zyrtare Nr.147, 16 Tetor 2018,Faqe:9766.

 
Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 103, datë 4.2.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të inspektoratit shtetëror të mjedisit dhe pyjeve”, të ndryshuar”
Vendim i KM, Nr.338, Dt.Aktit:06.06.2018, Dt.Miratimit:06.06.2018, Fletore Zyrtare Nr.84, 8 Qershor 2018, Faqe:5225.


PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË MENAXHIMIT TË BURIMEVE UJORE
Vendim i KM, Nr.221, Dt.Aktit:26.04.2018, Dt.Miratimit:26.04.2018, Fletore Zyrtare Nr.61, 30 Prill 2018, Faqe:3604


Për miratimin e rregullave për shpalljen  e zonave të veçanta të ruajtjes
Vendim i KM, Nr.369, Dt.Aktit:29.05.2019, Dt.Miratimit:29.05.2019, Fletore Zyrtare Nr.80, 3 Qershor 2019, Faqe:6049.


Për miratimin e listës së rishikuar, të përditësuar, të monumenteve të natyrës shqiptare
Vendim i KM, Nr.303, Dt.Aktit:10.05.2019, Dt.Miratimit:10.05.2019, Fletore Zyrtare Nr.68, 3 Qershor 2019, Faqe:5128.


Për kriteret e ushtrimit, të miratimit e monitorimit të veprimtarive kërkimore- shkencore në zonat e mbrojtura mjedisore
Vendim i KM, Nr.302, Dt.Aktit:10.05.2019, Dt.Miratimit:10.05.2019, Fletore Zyrtare Nr.68, 3 Qershor 2019, Faqe:5124.


Për rregullat, kriteret dhe procedurat për përdorimin e shpellave për qëllime turistike
Vendim i KM, Nr.414, Dt.Aktit:19.06.2019, Dt.Miratimit:19.06.2019, Fletore Zyrtare Nr.89, 21 Qershor 2019, Faqe:6394. 


Vendim i KM, Nr.57, Dt.Aktit:06.02.2019, Dt.Miratimit:06.02.2019, Fletore ZyrtareNr.15, 12 Shkurt 2019, Faqe:516. 

Vendim i KM, Nr.171, Dt.Aktit:27.03.2019, Dt.Miratimit:27.03.2019, Fletore Zyrtare Nr.46, 4 Prill 2019, Faqe:3707.


Vendim i KM, Nr.201, Dt.Aktit:10.04.2019, Dt.Miratimit:10.04.2019, Fletore Zyrtare Nr.54, Faqe:4113.

Vendim i KM, Nr.232, Dt.Aktit:17.04.2019, Dt.Miratimit:17.04.2019, Fletore Zyrtare Nr.56, Faqe:4490.


Vendim i KM, Nr.237, Dt.Aktit:17.04.2019, Dt.Miratimit:17.04.2019, Fletore Zyrtare Nr.57, Faqe:4549.

Vendim i Kuvendit, Nr.47/2019, Dt.Aktit:18.04.2019, Dt.Miratimit:18.04.2019, Fletore Zyrtare Nr.61, Faqe:4655.


Vendim i KM, Nr.255, Dt.Aktit:24.04.2019, Dt.Miratimit:24.04.2019, Fletore Zyrtare Nr.61, Faqe:4732.


Vendim i KM, Nr.256, Dt.Aktit:24.04.2019, Dt.Miratimit:24.04.2019, Fletore Zyrtare Nr.61, Faqe:4734.


Vendim i KM, Nr.359, Dt.Aktit:29.05.2019, Dt.Miratimit:29.05.2019, Fletore Zyrtare Nr.80, Faqe:6023.


Vendim i KM, Nr.360, Dt. Aktit:29.05.2019, Dt.Miratimit:29.05.2019, Fletore Zyrtare Nr.80, Faqe:6024.


Vendim i KM, Nr.369, Dt.Aktit:29.05.2019, Dt.Miratimit:29.05.2019, Fletore Zyrtare Nr.80, Faqe:6049.


Vendim i KM, Nr.414, Dt.Aktit:19.06.2019, Dt.Miratimit:19.06.2019, Fletore Zyrtare Nr.89, Faqe:6394.


Vendim i KM, Nr.413, Dt.Aktit:19.06.2019, Dt.Miratimit:19.06.2019, Fletore Zyrtare Nr.90, Faqe:6463.


Vendim i KëshillitKombëtartëUjit, Nr.6, Dt.Aktit:12.06.2019, Dt.Miratimit:12.06.2019, Fletore Zyrtare Nr.95, Faqe:7030.


Vendim i KM, Nr.464, Dt.Aktit:03.07.2019, Dt.Miratimit:03.07.2019, Fletore Zyrtare Nr.97, Faqe:7083.

Udhëzim, Nr.7, Dt.Aktit:22.07.2019, Dt.Miratimit:22.07.2019, Fletore Zyrtare Nr.109, Faqe:8138. 

  
Vendim i KM, Nr.520, Dt.Aktit:25.07.2019, Dt.Miratimit:25.07.2019, Fletore Zyrtare Nr.112, Faqe:8375.

 
PËR KRIJIMIN, MËNYRËN E ORGANIZIMIT DHE TË FUNKSIONIMIT TË AGJENCISË KOMBËTARE TË MJEDISIT
Vendim i KM, Nr.568, Dt.Aktit:17.07.2019, Dt.Miratimit:17.07.2019, Fletore Zyrtare Nr.121, Faqe:8924.

 
PËR MIRATIMIN E KOMPETENCAVE, MËNYRËN E ORGANIZIMITDHE TË FUNKSIONIMIT TË AGJENCISË KOMBËTARE TË BREGDETIT
Vendim i KM, Nr.569, Dt.Aktit:17.07.2019, Dt.Miratimit:17.07.2019, Fletore Zyrtare Nr.121, Faqe:8926.


PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË PYJEVE
Vendim i KM, Nr.570, Dt.Aktit:17.07.2019, Dt.Miratimit:17.07.2019, Fletore Zyrtare Nr.121, Faqe:8929.
 
***
Marte, 10 Shtator 2019 11:47

Projekti "BLUE LAND"

Projekti "BLUE LAND" ka për qëllim të përcaktojë dhe të zhvillojë një model novator të bashkëmenaxhimit të burimeve detare dhe bregdetare bazuar në përfshirjen e drejtpërdrejtë të komuniteteve vendore, si në identifikimin e objektivave të zhvillimit, ashtu dhe në arritjen e prioriteteve të identifikuara. "BLUE LAND" është një zonë e kufizuar detare dhe bregdetare, ku komuniteti vendor është i angazhuar drejtpërdrejt në menaxhimin e burimeve natyrore, me synimin garantimin e qëndrueshmërisë në të ardhmen. Modeli, i zbatuar në tri zona pilote: Porto Palermo (Shqipëri), Ada Bojana (Mali i Zi) dhe Tricase (Itali), ka për qëllim të mbrojë dhe ruajë burimet detare dhe bregdetare, nëpërmjet një qasje përmes ekosistemeve, për të siguruar vazhdimësi në shpërndarjen e shërbimeve të ekosistemeve, duke ruajtur habitatet dhe biodiversitetin.
Premte, 30 Gusht 2019 11:52

Ditari Natyrës Nr.76 - Shtator 2019

Në këtë numër do të gjeni:
  • Aksioni për Bunën; Thirrje për Projekt Propozime
  • Rojtarët e Rinj
  • Ndërtimi dhe promovimi i energjisë së gjelbër
  • INCA i bashkohet nismës Rrjeti Rinor Global i Biodiversitetit
  • Fillon debati kombëtar për vlerat e Zonave të Mbrojtura
  • Vendosja e koshane në Kuçovë / nga Qendra EDEN
  • ...pak histori...
  • Amazona po lëngon
  • Nga gaforret tek balenat, nga bakteret tek njerëzit, plastika në detet tona po dëmton jetën gjatë gjithë zinxhirit ushqimor
  • Kuriozitete për peshkaqenët
  • Njoftime
Marte, 30 Korrik 2019 10:29

Ditari Natyrës Nr.75 - Gusht 2019

Në këtë numër do të gjeni:

  • INCA - 15 vjet kontribut për ruajtjen e natyrës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore
  • Forumi Rajonal për Ruajtjen e Natyrës
  • Takim me aktorët lokal në Porto Palermo
  • Filmime dhe foto nga zona Blue Land në Porto Palermo
  • Liqeni i Ohrit, trashëgimi natyrore dhe kulturore botërore
  • Blue Land Project
  • Trajnim mbi legjislacionin kombëtar për ruajtjen e natyrës
  • ...me këtë rast Ju kujtojmë se…
  • 7 Korriku - Dita e pranimit në UNESCO e pyjeve të vjetër të ahut të zonës së Lumit të Gashit dhe Rrajcës
  • 14 Korriku - Dita e Peshkaqenit
  • 16 Korriku - Dita e krijimit të Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri - INCA
  • 28 Korriku - Dita Botërore e Ruajtjes së Natyrës
  • 31 Korriku - Dita Botërore e Rangers-ave
  • Kuriozitete për peshkaqenët
  • Njoftime
Njoftim për Shtyp

Lezhë - Librazhd - 19/23 Korrik 2019 - trajnim “mbi legjislacionin kombëtar për ruajtjen e natyrës, PËRDORIMIN DHE MENAXHIMIN E QËNDRUESHËM TË BURIMEVE NATYRORE NË ZONAT E MBROJTURA DHE MODELI I PJESËMARRJES PUBLIKE”
Burimet natyrore në Shqipëri janë duke vuajtur nga presionet, janë nën kërcënime të vazhdueshme, duke përfshirë prerjet e paligjshme të pyjeve dhe të mbulesës vegjetative, gjuetinë, turizmin pakontrolluar dhe aktivitetet rekreative jo mirë të menaxhuara, erozionin dhe degradimin e tokës, zjarret, keq menaxhimin dhe përdorimin jo të qëndrueshëm të ujërave, hapjen e guroreve dhe të minierave, ndërtimin e HEC-ve si dhe tjetërsimin e peizazhit natyror. Zbatimi i dobët i ligjit dhe një menaxhim joefektiv i aplikuar në praktikë, mbetet ndër shqetësimet më kryesore të ruajtjes së natyrës dhe biodiversitetit në Shqipëri. Strukturat qendrore dhe lokale që merren me ruajtjen dhe përdorimin e elementëve të biodiversitetit, menaxherët e zonave të mbrojtura dhe aktorët të tjerë shpesh nuk kanë njohuri, aftësitë dhe mjetet e mjaftueshme. Menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore në Shqipëri nuk është i integruar ende si duhet në politikën kombëtare dhe lokale. Përfshirja e komuniteteve lokale në ruajtjen e natyrës dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura ka ende një rrugë të gjatë për të kryer. Aktualisht, kjo situatë pengon zbatimin efektiv të politikave të ruajtjes së mjedisit dhe natyrës, dhe lehtësisht të çon në konflikte të panevojshme dhe keqkuptime, veçanërisht për komunitetet lokale që jetojnë në rajonet me biodiversitetit të larta të vendit. Komunikimi me pjesëmarrjen e gjërë të publikut, nëpërmjet  edukimit e zbatimit të praktikave më të mira për ruajtjen e natyrës dhe përdorimin e integruar e të barazpeshuar të burimeve natyrore, mbeten instrumente thelbësore për të rritur mbështetjen për këtë problem dhe për të kontribuar në menaxhimin efektiv të zonave të mbrojtura dhe të burimeve natyrore në Shqipëri.

Në këtë këndvështrim, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në bashkëpunim me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, të financiar nga Bashkimi Evropian (BE), nëpërmjet programit “Mbështetje për kapacitet e Shoqërisë Civile”, organizuan Trajnimet Lokale “Mbi legjislacionin kombëtar për ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe modelin e pjesëmarrjes publike”, në Lezhë dhe Librazhd.

Trajnimet synonin të përmirësojnë njohuritë e OMShC-ve lokale mbi legjislacionin kombëtar për mbrojtjen e burimeve natyrore dhe praktikat evropiane më të mira, për të siguruar pjesëmarrjen publike përmes eksperiencave të shkëmbimit të informacionit. Kjo do të rrisë rolin e tyre vëzhgues për të njohur mangësitë në kuadrin rregullator kombëtar. Këto trajnime bënë të mundur që OMShC-të të kuptojnë se si do të përdorin mjetet e advokimit për të mundësuar zbatimin e një plani advokimi me qëllim përmirësimin e zbatueshmërisë së kuadrit ligjor për ruajtjen e Zonave te Mbrojtura dhe burimeve natyrore në zonën e Rezevës së Menaxhuar Kune-Vain-Tale si dhe në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Partnerët e projektit dhe përfaqësuesit e OMSHC-ve lokale në bashkëpunim edhe me përfaqësuesit e mediave lokale si dhe institucioneve publike lokale rajonale, do të punojnë së bashku për të marrë në konsideratë vlerësimin e nevojave për zonat pilote sipas problemeve kritike me të cilat ato përballen dhe do të përcaktojnë instrumentet advokuese për t’i mbrojtur e zhvilluar ato.

Trajnimet shërbyen për të krijuar urat e bashkëpunimit dhe komunikimit midis pushtetit lokal, OMShC-ve dhe vetë komunitetit se bashku me mediat lokale për të bashkëpunuar ngushtësisht në zbatim të kuadrit ligjor për mbrojtjen e natyrës dhe zonave të mbrojtura në Shqipëri.

Në trajnime morën pjesë përfaqësues të pushtetit vëndor, të AdRZM-ve Lezhë dhe Elbasan, të OMShC-ve lokale, medias si dhe të ftuar të tjerë.

Për informacione të mëtejshme:
 
Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA)

E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.  http://www.inca-al.org/
 
Shënim për botuesit:
 
INCA
Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) është një OJQ e krijuar në korrik 2000, me qendër në Tiranë,por që punon në të gjithë vendin dhe në rajon nëpërmjet bashkëpunimit me organizata partnere. Qëllimi kryesor i INCA është lehtësimi i ngritjes së kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimeve dhe proceseve me pjesëmarrje, ruajtja e natyrës dhe mbrojtja e florës dhe faunës në Shqipëri, mbështetja e zhvillimit rural. Ajo fokusohet në vlerësimin e biodiversitetit, zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e baseneve të lumenjve dhe zbaton projekte në Shqipëri dhe në kontekst ndërkufitar. INCA është anëtar i IUCN dhe Forumit Global të Ujit (GWP) dhe përfaqëson WWF në Shqipëri. Që prej prillit 2013 INCA drejton Rrjetin për Rruajtjen e Natyrës në Shqipëri.
 
 
IUCN
IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës) është organizata mjedisore më e vjetër dhe më e madhe në botë, me më shumë se 1200 qeveri dhe OJQ anëtare dhe rreth 11,000 ekspertë vullnetare në mbi 160 vende. Zyra e IUCN-së për Evropën mbulon kontinentin Evropian, Rusinë dhe Azinë qendrore dhe vendet e Bashkimit Evropian përtej detit. Zyra e IUCN për Evropën Juglindore (IUCN SEE) nxit përmirësimin e qeverisjes së burimeve natyrore dhe biodiveristetit dhe mbështet nismat për ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e ekosistemeve për mirëqenien e njerëzve. Duke punuar bashkërisht me anëtarët e IUCN dhe Komisionet ajo harton politikat rajonale dhe mbështet dy iniciativa kryesore: Nismën e Harkut Dinarik dhe Brezin e Gjelbër të Evropës.
 
 
Njoftim për Shtyp

Lezhë - Librazhd - 19/23 Korrik 2019 - trajnim “mbi legjislacionin kombëtar për ruajtjen e natyrës, PËRDORIMIN DHE MENAXHIMIN E QËNDRUESHËM TË BURIMEVE NATYRORE NË ZONAT E MBROJTURA DHE MODELI I PJESËMARRJES PUBLIKE”
Burimet natyrore në Shqipëri janë duke vuajtur nga presionet, janë nën kërcënime të vazhdueshme, duke përfshirë prerjet e paligjshme të pyjeve dhe të mbulesës vegjetative, gjuetinë, turizmin pakontrolluar dhe aktivitetet rekreative jo mirë të menaxhuara, erozionin dhe degradimin e tokës, zjarret, keq menaxhimin dhe përdorimin jo të qëndrueshëm të ujërave, hapjen e guroreve dhe të minierave, ndërtimin e HEC-ve si dhe tjetërsimin e peizazhit natyror. Zbatimi i dobët i ligjit dhe një menaxhim joefektiv i aplikuar në praktikë, mbetet ndër shqetësimet më kryesore të ruajtjes së natyrës dhe biodiversitetit në Shqipëri. Strukturat qendrore dhe lokale që merren me ruajtjen dhe përdorimin e elementëve të biodiversitetit, menaxherët e zonave të mbrojtura dhe aktorët të tjerë shpesh nuk kanë njohuri, aftësitë dhe mjetet e mjaftueshme. Menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore në Shqipëri nuk është i integruar ende si duhet në politikën kombëtare dhe lokale. Përfshirja e komuniteteve lokale në ruajtjen e natyrës dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura ka ende një rrugë të gjatë për të kryer. Aktualisht, kjo situatë pengon zbatimin efektiv të politikave të ruajtjes së mjedisit dhe natyrës, dhe lehtësisht të çon në konflikte të panevojshme dhe keqkuptime, veçanërisht për komunitetet lokale që jetojnë në rajonet me biodiversitetit të larta të vendit. Komunikimi me pjesëmarrjen e gjërë të publikut, nëpërmjet  edukimit e zbatimit të praktikave më të mira për ruajtjen e natyrës dhe përdorimin e integruar e të barazpeshuar të burimeve natyrore, mbeten instrumente thelbësore për të rritur mbështetjen për këtë problem dhe për të kontribuar në menaxhimin efektiv të zonave të mbrojtura dhe të burimeve natyrore në Shqipëri.

Në këtë këndvështrim, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në bashkëpunim me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, të financiar nga Bashkimi Evropian (BE), nëpërmjet programit “Mbështetje për kapacitet e Shoqërisë Civile”, organizuan Trajnimet Lokale “Mbi legjislacionin kombëtar për ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe modelin e pjesëmarrjes publike”, në Lezhë dhe Librazhd.

Trajnimet synonin të përmirësojnë njohuritë e OMShC-ve lokale mbi legjislacionin kombëtar për mbrojtjen e burimeve natyrore dhe praktikat evropiane më të mira, për të siguruar pjesëmarrjen publike përmes eksperiencave të shkëmbimit të informacionit. Kjo do të rrisë rolin e tyre vëzhgues për të njohur mangësitë në kuadrin rregullator kombëtar. Këto trajnime bënë të mundur që OMShC-të të kuptojnë se si do të përdorin mjetet e advokimit për të mundësuar zbatimin e një plani advokimi me qëllim përmirësimin e zbatueshmërisë së kuadrit ligjor për ruajtjen e Zonave te Mbrojtura dhe burimeve natyrore në zonën e Rezevës së Menaxhuar Kune-Vain-Tale si dhe në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Partnerët e projektit dhe përfaqësuesit e OMSHC-ve lokale në bashkëpunim edhe me përfaqësuesit e mediave lokale si dhe institucioneve publike lokale rajonale, do të punojnë së bashku për të marrë në konsideratë vlerësimin e nevojave për zonat pilote sipas problemeve kritike me të cilat ato përballen dhe do të përcaktojnë instrumentet advokuese për t’i mbrojtur e zhvilluar ato.

Trajnimet shërbyen për të krijuar urat e bashkëpunimit dhe komunikimit midis pushtetit lokal, OMShC-ve dhe vetë komunitetit se bashku me mediat lokale për të bashkëpunuar ngushtësisht në zbatim të kuadrit ligjor për mbrojtjen e natyrës dhe zonave të mbrojtura në Shqipëri.

Në trajnime morën pjesë përfaqësues të pushtetit vëndor, të AdRZM-ve Lezhë dhe Elbasan, të OMShC-ve lokale, medias si dhe të ftuar të tjerë.

Për informacione të mëtejshme:
 
Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA)

E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.   http://www.inca-al.org/
 
Shënim për botuesit:
 
INCA
Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) është një OJQ e krijuar në korrik 2000, me qendër në Tiranë,por që punon në të gjithë vendin dhe në rajon nëpërmjet bashkëpunimit me organizata partnere. Qëllimi kryesor i INCA është lehtësimi i ngritjes së kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimeve dhe proceseve me pjesëmarrje, ruajtja e natyrës dhe mbrojtja e florës dhe faunës në Shqipëri, mbështetja e zhvillimit rural. Ajo fokusohet në vlerësimin e biodiversitetit, zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e baseneve të lumenjve dhe zbaton projekte në Shqipëri dhe në kontekst ndërkufitar. INCA është anëtar i IUCN dhe Forumit Global të Ujit (GWP) dhe përfaqëson WWF në Shqipëri. Që prej prillit 2013 INCA drejton Rrjetin për Rruajtjen e Natyrës në Shqipëri.
 
 
IUCN
IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës) është organizata mjedisore më e vjetër dhe më e madhe në botë, me më shumë se 1200 qeveri dhe OJQ anëtare dhe rreth 11,000 ekspertë vullnetare në mbi 160 vende. Zyra e IUCN-së për Evropën mbulon kontinentin Evropian, Rusinë dhe Azinë qendrore dhe vendet e Bashkimit Evropian përtej detit. Zyra e IUCN për Evropën Juglindore (IUCN SEE) nxit përmirësimin e qeverisjes së burimeve natyrore dhe biodiveristetit dhe mbështet nismat për ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e ekosistemeve për mirëqenien e njerëzve. Duke punuar bashkërisht me anëtarët e IUCN dhe Komisionet ajo harton politikat rajonale dhe mbështet dy iniciativa kryesore: Nismën e Harkut Dinarik dhe Brezin e Gjelbër të Evropës.
 
 
Tiranë - 16 / 07 / 2019 - Themelimi i Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), pesëmbëdhjetë vjet më parë, shënoi fillimin e një kontributi modest në mbrojtjen e natyrës në vend. Që nga themelimi, më 16 Korrik 2004, INCA është bërë një organizatë e rëndësishme e shoqërisë civile në Shqipëri me përvojë, vizion dhe ndikim në përmirësimin e statusit të vlerave natyrore dhe të masave të nevojshme për ti mbrojtur ato.
Në këta 15 vjet, misioni ynë ka synuar: “Të ndikojmë, inkurajojmë dhe advokojmë shoqërinë në të gjithë vendin për të ruajtur integritetin dhe diversitetin e natyrës dhe për të siguruar që çdo përdorim i burimeve natyrore të jetë i barabartë dhe ekologjikisht i qëndrueshëm!”.
Në këta 15 vjet, kemi synuar që stafi dhe ekspertët e INCA-s të zbatojnë standardet më të larta të punës profesionale, etikës dhe përgjegjësisë individuale të kombinuara në mënyrë unike me përvojën e gjerë, të cilat sigurojnë bazat për sukses, duke na bërë një pikë kyçe të referencës si shembull i praktikave më të mira për konservimin e natyrës dhe për një menaxhimi të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore.
Stafi dhe ekspertët e INCA-s janë tashmë të njohur për kontributin dhe angazhimin në realizimin me suksese të tematikave në lidhje me përmirësimin e strategjive, ligjeve, programeve kombëtare, vendore e rajonale; menaxhimin, vlerësimin dhe advokimin e praktikave më të mira të përdorimit të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore të integruara me ato historike, kulturore, arkeologjike dhe shpirtërore.
INCA me ekspertizën e saj, nëpërmjet projekteve, kontribuon në përmirësimin e menaxhimit dhe zgjerimin e rrjetit të zonave të mbrojtura të vendit dhe mirëadministrimin e tij, me një qasjeje pjesëmarrëse të aktorëve e palëve të interesuara, për menaxhim dhe përdorimin e qëndrueshëm të biodiversitetit, burimeve natyrore, të peizazhit, tokës, pyjeve, kullotave, bimëve mjekësore, florës e faunës së egër, të trupave ujore, liqeneve e lagunave, zonës malore, kodrinore, bregdetare dhe ekosistemet e mjedisit detar.
Në 15 vite, INCA ka kontribuar në forcimin e kapaciteteve në nivel qendror dhe vendor, duke siguruar koordinimin dhe bashkëpunimin shumëpalësh ndërinstitucional, duke përfshirë marrëdhëniet me publikun dhe palët e tjera të interesuara. Dhe gjithmonë ka synuar advokimin e një përqasjeje strategjike dhe angazhimin e shoqërisë civile dhe të komuniteteve për adresimin afatgjatë të problematikës dhe promovimit të vlerave dhe burimeve kryesore në zona të mbrojtura mjedisore.
Në këto vite me mundësitë e krijuara, rritjen e bashkëpunimit në shkëmbimin e njohurive, informacionit dhe të praktikave më të mira për biodiversitetin dhe zonat e mbrojtura kanë bërë të mundur realizimin me sukses të disa projekte madhore në nivel kombëtar dhe rajonal.
INCA ka luajtur një rol themelor në krijimin e Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës në Shqipëri, i cili vazhdon të mbështesë zgjidhjet e bazuara në natyrë si çelës për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të programeve kombëtare e vendore dhe të ligjshmërisë. INCA iu ofron organizatave mjedisore të shoqërisë civile dhe komuniteteve njohuri dhe mjete që mundësojnë zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e natyrës.
Përvoja e INCA-s dhe e Rrjetit të Ruajtjes së Natyrës ka krijuar një bazë solide për një punë të përbashkët për një të ardhme të qëndrueshme, nga qeveria, shoqëria civile, ekspertët, kompanitë dhe komuniteti, për të kërkuar zgjidhje krijuese të ruajtjes e promovimit të natyrës, për sfidat ekonomike dhe sociale si dhe për të formësuar një të ardhme të qëndrueshme.
Përvoja e këtyre viteve reflekton një aftësi e admirueshme të stafit për të punuar në mënyrë efektive me grupet e interesit vendor, kombëtar dhe rajonal. Me punën e tyre kanë synuar nxitjen e bashkëpunimit, rrjetëzimit dhe ngritjes së forumeve mjedisore me përfaqësues nga OJF-ve, ekspertë dhe operatorë vendore, të cilët do të shërbejë si struktura profesionale të gatshme për të marrë pjesë në proceset advokuese dhe këshilluese pranë strukturave vendore përgjegjëse për menaxhimin e burimeve natyrore.
Është pikërisht ky lloj bashkëpunimi me institucionet, komunitetet dhe rrjetet, për të qenë të vetëdijshëm se jemi pjesë e problemit dhe se ne duam njëherazi të jemi pjesë e rëndësishme e zgjidhjes. INCA ka qenë në gjendje të punojë dhe realizojë mbi 85 projekte të ndryshme vendor, kombëtar dhe rajonal, në lidhje me konservimin e natyrës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të saj dhe ka rezultate pozitive për ruajtjen e natyrës, e cila nuk duhet të shkatërrohet prej zhvillimit njerëzor.
Përveçse në nivel kombëtar, INCA është munduar të japë kontributin e saj edhe në nivel ndërkombëtar duke u bërë pjesë e organizatave e aleancave të fuqishme ndërkombëtare si IUCN, GWP, MWA, BIONET, etj.
Ndikimi, inkurajimi dhe asistimi i OJF-ve në mbarë vendin, por dhe në rajon për të ruajtur integritetin dhe diversitetin e natyrës si dhe për të siguruar që çdo shfrytëzim i burimeve natyrore të jetë i barabartë dhe ekologjikisht i qëndrueshëm, na ka bërë që të jemi të suksesshëm.
Për 15 vite, INCA ka qenë aleati i domosdoshëm për të gjithë dashamirësit që janë të shqetësuar për gjendjen e natyrës së vendit tonë. INCA ka inkurajuar dhe ndihmon institucionet përgjegjëse shtetërore, qendrore e vendore, agjencitë ligj-zbatuese, kompanitë, komunitetet dhe shoqërinë civile në ruajtjen e integritetit dhe diversitetit të natyrës, përdorimin e mençur dhe të qëndrueshëm të burimeve natyrore si një nga sfidat më të mëdha të shoqërisë shqiptare.
Gjatë këtyre 15 viteve kemi sjellë në vëmendje të mbarë opinionit publik çështjet kyçe të ruajtjes dhe qëndrueshmërisë së natyrës që kërkojnë masa urgjentetë tilla si nevoja për bashkëpunim dhe harmonizim për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, rolin e ruajtjes si një instrument për zhvillimin dhe ndërtimin e jetesës së komuniteteve në të gjithë kufijtë kombëtarë e rajonal si dhe nevojën për të fuqizuar e edukuar brezat e ardhshëm në një përpjekje për të arritur një jetë më të qëndrueshme së bashku me natyrën.
Festimi i këtij 15 vjetori, na gjen më të pjekur dhe në rritje për të përmbushur qëllimet drejt ruajtjes së natyrës për një zhvillimin të qëndrueshëm, pasi nuk ka kohë për të humbur..
Premte, 12 Korrik 2019 10:02

Blue Land Project

Tiranë – 08-11/07/2019 - Në kuadër të zbatimit të projektit Blue Land, u zhvillua në datat 10 dhe 11 korrik 2019 seminari për prezantimin e indikatoreve dhe programeve të monitorimit për secilën zonë të përcaktuar për zbatimin e këtij projekti në Itali, Shqipëri dhe Malin e Zi. Ky seminar është vazhdim i punës për karakterizimin dhe hartëzimin e shërbimeve të ekosistemeve dhe i indikatorëve kryesor mjedisor dhe socio-ekonomik në të treja zonat e cilësuara me qëllimin e hartimit të planit të menaxhimit të zonës së Porto-Palermos nga vetë komuniteti duke përdorur shërbimet e ekosistemeve dhe ruajtur e mbrojtur vlerat e burimeve natyrore që ofron zona. 

Gjithashtu, përpara seminarit, u zhvillua edhe mbledhja e komitetit drejtues të projektit ku u diskutuan zhvillimet e deritanishme si dhe detyrat për të ardhmen.

Projekti Blue Land financohet nga Interreg IPA CBC Italy-Albania-Montenegro dhe zbatohet në bashkëpunim me CIHEAMBariAKZM Agjencia Kombëtare e Zonave të MbrojturaINCA Albania, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Malit të Zi, Universiteti i Malit të Zi - Instituti i Biologjisë Detare, Instituti i Kërkimit dhe Bashkëpunimit-ICR, në partneritet me AICS Tirana dhe Regione Puglia, Departamenti i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Mjedisor.

Në sesionin e 43-të të Komitetit tëTrashëgimi së Botërore, që u mbajt në Baku nga 30 Qershori - 5 Korrik 2019 u regjistruan gjithsej 29 vende të reja në Listën e Trashëgimisë Botërore (një në Afrikë, dy në shtetet arabe, dhjetë në rajonin e Azi Paqësorit, 15 në Evropë dhe Amerikën e Veriut dhe një në Amerikën Latine).

Tashmë Lista e Trashëgimisë Botërore tani përmban 1,121 vende në 167 vende.

Njeherazi Komiteti miratoi heqjen nga Lista e Trashëgimisë Botërore në Rrezik nga vendet e Humberstone dhe Santa Laura Saltpeter Works (Kili) dhe vendlindja e Jezusit: Kisha e Lindjes dhe Pelegrinazhit Route, Bethlehem (Palestinë). Një pronë është shtuar në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik: Ishujt dhe Zonat e Mbrojtura të Gjirit të Kalifornisë (Meksikë).

Ky sesion riafirmoi potencialin e trashëgimisë në forcimin e bashkëpunimit midis shteteve, me mbishkrimin e zonës ndërkufitare të rajonit minerar Erzgebirge/Krušnohoří (të ndarë nga Gjermania dhe Çekia) dhe zgjerimi/shtrirjen në Shqipëri të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit (MaqedoniaVeriore).

Bashkëpunimi dhe puna ndërmjetësuese për trashëgiminë gjithashtu mundësuan konsensus mbi vendimet lidhur me Lindjen e Mesme falë diskutimeve konstruktive me delegacionet e interesuara, veçanërisht Izraelin, Jordanin dhe Palestinën.
Disa vende të mëdha arkeologjike u shtuan në Listë, duke përfshirë Dilmun Burial Mounds (Bahrain), Ancient Ferrous Metallurgy Sites of Burkina Faso dhe site ikonik të Babilonisë (Irak), dikur qendra e Perandorisë Neo-Babylonian dhe site i Hanging Gardens, një nga Shtatë mrekullitë e Botës së Lashtë, të cilat kanë frymëzuar kulturën artistike, popullore dhe fetare në mbarë botën.

Mbishkrimi i Babilonisë, i kombinuar me investime të konsiderueshme nga Iraku, kontribuon në përpjekjet e UNESCO-s për të rindërtuar vendin dhe anijen e saj Ringjalljen e Shpirtit të Iniciativës së Mosulit.

Gjithashtu janë gdhendur sitet që janë thelbësore për ruajtjen e biodiversitetit global. Ato përfshijnë Santuari të Zogjve Migratorë përgjatë Bregut të Detit të Verdhë-Bohai, Gjirin e Kinës (Faza I) (Kina) dhe site French Austral Lands and Seas (France),  me një sipërfaqe mbi 67 milion hektarë që është vend me një nga përqendrimet më të larta të zogjve dhe gjitarëve detarë në botë.

Së fundi, mbishkrimi i siteve të Budj Bim Cultural Landscape within Australia’s Gundijmara Aboriginal region, and of Canada’s Writing-on-Stone/Áísínai’pi, një peizazh i shenjtë i popullit Blackfoot (Siksikáítitapi), njeh njohuritë e popujve indigjenë, thelbësorë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Përpjekje të konsiderueshme janë ende të nevojshme për të rritur dhe ruajtur trashëgiminë afrikane, e cila mbetet kryesisht e nën-përfaqësuar në listë. UNESCO gjithashtu për të riti thirrjen e saj për rigorozitet, integritet dhe përgjegjësinë shqyrtimin e nominimeve për të siguruar besueshmërinë e Konventës së Trashëgimisë Botërore dhe qëndrimin e saj në të ardhmen.

SITET E REJA NATYRORE:

Santuari i Zogjve Migrues përgjatë Coast of Yellow Sea-Bohai Gulf of China (Phase I) (China)
French Austral Lands and Seas (France).
French Austral Lands and Seas (France)
Vatnajökull National Park - dynamic nature of fire and ice (Iceland)
Hyrcanian Forests (Islamic Republic of Iran)
SITE TË PËRZIER:
Paraty and Ilha Grande - Culture and Biodiversity (Brazil)
SITE KULTURORE:
BudjBim Cultural Landscape (Australia)
Historic Centre of Sheki with the Khan’s Palace (Azerbaijan)
Dilmun Burial Mounds (Bahrain)
Ancient ferrous Metallurgy Sites of Burkina Faso (Burkina Faso)
Writing-on-Stone/Áísínai’pi (Canada)
Archaeological Ruins of Liangzhu City (China)
Landscape for Breeding and Training of Ceremonial Carriage Horses at Kladrubynad Labem (Czechia)
Erzgebirge/Krušnohoří Mining Region (Czechia, Germany)
Water Management System of Augsburg (Germany)
Jaipur City, Rajasthan (India)
Ombilin Coal Mining Heritage of Sawahlunto (Indonesia)
Babylon (Iraq)
Le CollinedelProsecco di Conegliano e Valdobbiadene (Italy)
Mozu-FuruichiKofun Group: Mounded Tombs of Ancient Japan (Japan)
Bagan (Myanmar)
Megalithic Jar Sites in Xiengkhuang - Plain of Jars (Lao People’s Democratic Republic)
Krzemionki Prehistoric Striped Flint Mining Region (Poland)
Sanctuary of Bom Jesus do Monte in Braga (Portugal)
Royal Building of Mafra – Palace, Basilica, Convent, Cerco Garden and Hunting Park (Tapada) (Portugal)
Seowon, Korean Neo-Confucian Academies (Republic of Korea)
Churches of the Pskov School of Architecture (Russian Federation)
RiscoCaido and the Sacred Mountains of Gran Canaria Cultural Landscape (Spain)
Jodrell Bank Observatory (United Kingdom of Great Britain and Northern Ireland)
The 20th-Century Architecture of Frank Lloyd Wright (United States of America)
 ***

Kalendari i Aktiviteteve

« May 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook