Enjte, 02 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
INCA

INCA

Prill 2020      


-     Gëzuar Ditën e Tokës !

Si një ditë që shërben për të dhënë alarmin për dëmet që njerëzimi i shkakton natyrës dhe gjithë elementëve të saj si dhe të reflektojë e sensibilizohet për të siguruar mbrojtjen e natyrës dhe për të siguruar një planet më të sigurt për jetesën e të gjithë diversitetit biologjik, ku përfshihet dhe njeriu edhe nxënësit e shkollave që janë pjesë e projektit ACAP si “Lef Sallata”, “Hasan Mëhilli” "Nikolla Xhuveli" dhe “Zihni Toska” kanë përgatitur në kushtet e një periudhe kaq të vështirë disa punime në kuadër të kësaj dite për ta rikthyer edhe njëherë vëmendjen ndaj natyrës.

ADZM Gjirokaster
Mars 2020      

-       Në kuadër të Ditës Botërore të Jetës së Egër, INCA, CELIM dhe AdRZM Berat, me mbështetjen e Projektit ACAP, dhe së bashku me shkollat "22 Tetori" dhe "Zihni Toska" të qytetit të Beratit, u organizua nje aktivitet mbi rëndësinë e ruajtjes së habitateve të egra dhe roli i tyre në natyrë.

Edhe fëmijët treguan mbi punën e tyre në lidhje me mbrojtjen e mjedist e shprehur kjo, në makete e piktura të realizuara prej tyre.

Disa prej këtyre materialeve, ata ia dhuruan Qendrës Interaktive qe gjendet prane AdRZM Berat.

---------------------

- Gëzuar Ditën Botërore të Jetës së Egër!! 

Le t’a festojmë këtë ditë me brezat e rinj të cilët duhet të mësojnë të njihen dhe ti duan organizmat e ndryshëm në ekosistemet tokësore ose ujore, në mënyrë që në një të ardhme të mund ti mbrojnë ato.

Nxënësit e shkollës Balil Pelari-Orikum, ju bashkuan nismës sonë për njohjen me disa nga speciet e Shqipërisë, në veçanti speciet e Parkut Kombëtar të Llogara-it, duke u njohur me mënyrat e monitorimit të tyre nëpërmjet kamerave kurth të vendosura në park.

-------------------------

- Edhe nxënësit e klasave më të ulëta (klasa e I dhe e II-të të shkollës Balil Pelari-Orikum), në kuadër të projektit ACAP dhe me mbështetejen e INCA, ndonëse në një moshë të vogël ku programet e tyre mësimore janë ende jo të lidhura me mjedisin përreth, bëhen pjesë e aktiviteteve lidhur me dhënien e mesazheve për natyrën, duke ndërmarrë edhe veprime konkrete si mbjellja e bimëve për ambientin ku rriten dhe mësojnë.

----------------------

- Në kuadër të Ditës Botërore të Eficensës së Energjisë (5 Mars), shkolla "Hasan Mëhilli"-Dukat, duke u mbështetur edhe në programin e fizikës, ndërtuan panelet diellore me materiale të riciklueshme, duke dhënë një shembull të një prej mënyrave pozitive të ruajtjes së energjisë dhe efektet pozitive që ajo sjell, duke zvogëluar ndikimet në mjedis.

-------------------------


- Ndonëse po përballemi me një situatë shumë të vështirë për njerëzimin lidhur me krizën e COVID-19, dhe urojmë që kjo gjëndje të mbarojë sa më shpejt dhe të mund të marrim frymë lirisht, le ti lemë pak natyrës një vend të rëndësishëm edhe në këtë situatë.

Nxënësit e shkollës “Zihni Toska”- Berat, me mësuese Blerina Mehilli Kurti në kuadër të projektit ACAP dhe me mbështetjen e INCA, edhe në këto kushte të vështira i kushtojnë sadopak rëndësi natyrës dhe edukimit mjedisor duke dhënë mesazhe të vlefshme për të, të cilat mund ti shikoni në fotot e mëposhtme. Puna e tyre ngelet gjithmonë e çmueshme dhe sapo kjo gjendje të mbarojë do të mund të rikthehemi edhe më të motivuar që ndoshta mesazhet që natyra na jep të mund të dëgjohen, pasi dhe njëherë kuptuam sa të dobët jemi nëse duam të ecim vetëm pa menduar për natyrën. Shkolla "Zihni Toska" Berat


ACAP Project-Azione Comunitaria per le Aree Protette dell’Albania

CELIM Shqipëri

COSV - Cooperazione per lo Sviluppo

AKZM Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Berat

Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlore

ADZM Gjirokaster


Enjte, 30 Prill 2020 21:12

Ditari Natyrës Nr.83 - Prill 2020

Në këtë numër do të gjeni:

· 28 Prill 2020 - 10 vjet Parku Kombëtar Detar "Karaburun - Sazan"
· Aksione Komunitare në Zonat e Mbrojtura
· 22 Prilli - Dita e Tokës
· Ndikimi i COVID-19 në natyrë dhe biodiversitet
· Mbrojtja e Dunave dhe Turizmi Kreativ  
· ...pak histori...
· Njoftime
Marte, 31 Mars 2020 17:58

Ditari Natyrës Nr.82 - Mars 2020

Në këtë numër do të gjeni:

- Aksione Komunitare në Zonat e Mbrojtura
- 3 Marsi – Dita Botërore e Jetës së Egër
- 18 Marsi - Dita Botërore e Riciklimit
- 21 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve
- 22 Marsi – Dita Botërore e Ujit
- Mbrojtja e Dunave dhe Turizmi Kreativ
- ...pak histori...
- Njoftime
Ç’farë duhet të dini për advokacinë?

Advokimi është një strategji për të ndikuar në politikë-bërësit (p.sh. njerëzit me pushtet formal politik si anëtarë të parlamentit, zyrtarë qeveritarë, politikanë apo nëpunës publikë) për të bërë një ndryshim të politikave publike - përgatitjen dhe miratimin e ligjit, strategjisë, planit ose rendit të ditës; program ose kurs veprimi; shpërndarjen e burimeve apo ndryshimin institucional. Përpjekjet e advokatisë mund të realizohen përmes një sërë hapash të caktuar, duke përdorur strategji ose qasje të ndryshme.

Ky përkufizim shpreh një ide të rëndësishme, pasi advokimi nuk ka të bëjë vetëm me ndikimin e politikës, por, gjithashtu, dhe para së gjithash, me ndikimin tek opinionit publik. Pra, advokimi është një proces i ndryshimit social që ndikon në qëndrimet, marrëdhëniet shoqërore dhe të pushtetit, i cili forcon shoqërinë civile dhe hap hapësirat demokratike. Për të përmbushur aspiratat e tij, advokimi kërkon koordinim të përpjekjeve, mendim strategjik, informacion, komunikim dhe mobilizim. Advokimi është një proces ose një veprim për të siguruar respektimin dhe efektivitetin e të drejtave të komuniteteve apo dhe individëve. Çdokush mund të fillojë një veprim advokatie, por sa më shumë të jetë i strukturuar dhe i organizuar, aq më i lartë është shansi i suksesit.

Advokimi:
  • është një strategji për të ndikuar në ndryshimin e politikave ose veprimeve;
  • realizohet me audiencën primare të vendimmarrësve;
  • përmban një proces të qëllimshëm të komunikimit bindës, që kërkon ndërtimin e mbështetjes prapa politikës së propozuar;
  • kryhet nga grupe të qytetarëve të organizuar.
Advokimi, në të gjitha format e tij, kërkon të sigurojë që komuniteti, veçanërisht ata që janë më të prekshëm, të jenë në gjendje që:
  • Të shprehin pikëpamjet dhe shqetësimet e tyre.
  • T’u dëgjohet zëri për çështje që janë të rëndësishme për ta.
  • T’u mbrohet dhe të mbrojnë të drejtat e tyre.
  • Të kenë qasjen e informacioneve dhe shërbimeve.
  • T’u merren parasysh pikëpamjet dhe dëshirat e tyre në vendimmarrjet që lidhen me jetesën e tyre.
  • Të mbrojnë dhe promovojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre.
  • Të zbulojnë zgjedhjet dhe opsionet më të përshtatshme për arritjen e qëllimeve.
Në thelb, advokimi është “ushtrimi i presionit nga ana e qytetarëve përballë pushtetit të qeverisjes”. Advokimi është një mjet për pjesëmarrjen reale të qytetarëve në vendimmarrjet nga qeveria dhe organe të tjera të fuqishme. Në të njëjtën kohë, advokimi duhet të shkojë përtej angazhimit të “qytetarëve” për të angazhuar qytetarët dhe jo-qytetarët. Në këtë rast advokimi duhet të konsiderohet si: Akti i dhënies së mbështetjes për një politikë dhe bindjen e atyre që kanë fuqi për të vepruar në mbështetje të politikës, në nivel lokal dhe kombëtar.

Kur flasim për advokimin, pyetja më e shpeshtë nga OSHC-të ka të bëjë me përgatitjen dhe zbatimin e një procesi ose veprimi të suksesshëm advokimi. Është e dobishme të dimë, çfarë hapash do të ndërmarrim dhe çfarë duhet bërë për të arritur një ndryshim.

Është mirë të kuptohet se advokimi i qytetarëve zakonisht është një proces afatgjatë i cili ka logjikën e vet, përbëhet nga komponentë kryesorë dhe ndjek disa hapa ose faza. Këto faza mund të ndryshojnë në kohë dhe hapësirë, por është mirë të mbani mend se cilat janë gjërat kyçe për të identifikuar dhe punuar me të, kur jeni duke shkuar për të arritur një ndryshim.

Në rastin e projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile, për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, advokimi synonë, drejtpërdrejtë dhe tërthorazi, të përfshijë vendimmarrësit dhe palët e tjera të interesit për të mbështetur e zbatuar veprime që kontribuojnë në përmbushjen e një kuadri politikë gjithëpërfshirës si dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të fushës së ruajtjes të natyrës.


Tipet e advokacisë

Për të qenë në gjendje të përqëndrohemi në drejtimin e duhur, është mirë të dimë të dallojmë midis disa llojeve të advokimit si:

Advokimi i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë
Advokimi i qytetarëve dhe vetë-advokimi
Advokimi i bazuar në të drejtat dhe advokimi i bazuar në fakte
Advokimi bashkëpunues ose i konfrontimit
 
Merkure, 04 Mars 2020 14:11

Ç’farë duhet të dini për lobimin?

Ç’farë duhet të dini për lobimin?

Termi “Lobim” përshkruan përpjekjet e drejtpërdrejta për të ndikuar tek politikë bërësit, zyrtarët publikë apo vendimmarrësit e tjerë, përmes takimeve personale dhe bindjes. Me lobim nënkuptohet një grup i organizuar njerëzish apo/dhe oraganizatash që punojnë së bashku për të ndikuar ligjvënësit ose zyrtarët e tjerë publik në vendimet e qeverisë lidhur me një çështje të veçantë, në favor të një kauze specifike.

Kur filloni punën për një iniciativë të re avokuese, gjithmonë duhet të organizoni një takim me një person ose me institucionin. E rëndësishme është që në takim duhet të prezantoheni se kush jeni, çfarë bën organizata juaj dhe pse doni të organizoni një takim me vendimmarrësin. Kur kryeni negociata dhe paraqitni pikëpamjen duhet të jini tepër i qartë. Nëse dakordsohet takimi duhet të përgatiteni seriozizht dhe të kini një plan të hollësishëm. Ndërkohë mendoni për zgjedhjen e mjeteve të duhura për të arritur qëllimet, objektivat dhe si të mobilizoni përkrahësit dhe në të njëjtën kohë si të neutralizoni kundërshtarët.

Pra, lobimi është një strategji specifike e advokacisë për mbrojtjen e interesit publik apo privat, nëpërmjet ndryshimeve në legjislacion apo në problematika të tjera që prekin fushën e ruajtjes së natyrës. Lobimi përfshin komunikim të drejtpërdrejtë me vendimmarrësit dhe të tjerë që kanë ndikim mbi to. Lobimi ka të bëjë me edukimin dhe bindjen e tyre për të mbështetur dhe avancuar programin tuaj. Objektivat primare të lobimit janë njerëzit me fuqi për të ndikuar në një ndryshim të politikave në çështjen që kini marrë për shqyrtim.

Lobimi mund të ndodhë ose formalisht, përmes vizitave dhe informimeve të vendimmarrësve dhe të tjerëve, ose joformalisht, nëpërmjet bisedave në kohë, vende dhe rrethana më specifike në përshtatje me çështjen e advokim-lobimit. Që procesi i lobimit të jetë i suksesshëm duhet të zhvillohet mbi një program të mirë krijuar në kontekstin e çështjes dhe të rrethanave të veçanta.

Përvoja e disa OShC-ve ka qënë e përshtatshme, pasi kanë qenë në gjendje dhe kanë krijuar marrëdhënie të qëndrueshme midis organizatave të rrjetit, duke ndikuar në njohjen dhe zbatimin e standarteve dhe të legjislacionit për ruajtjen e natyrës dhe të përdorimit të barazpeshuar të burimeve dhe vlerave natyrore. Po kështu edhe diskutimet kokë me kokë me vendimmarrësit për t'i influencuar ata për të ndryshuar politikën, praktikën ose sjelljen.

Lobimi përfshin kontaktimin e ligjvënësve dhe përpjekjet për t'i bindur ata për të mbështetur ose refuzuar një politikë. Nëse ju jeni një përbërës individual ose një grup advokimi, kur takoni përfaqësuesit me një përpjekje për të nxjerrë një ndryshim të politikave, ju jeni duke i lobuar ata.

Lobimi është një pjesë e rëndësishme e çdo grupi advokatie që kërkon të bëjë një ndryshim dhe përfshin influencimin e njerëzve në pushtet të cilët mund të ndikojnë në këto ndryshime. Ashtu si në çdo fazë të një fushate advokimi, edhe lobimi duhet të planifikohet në mënyrë strategjike për të ushtruar presionin e duhur ndaj përfaqësuesve tuaj dhe për të fituar një rezultat të favorshëm.

Llojet e Lobimit:

Lobimi i drejtpërdrejtë:Është një takim ballë për ballë, sepse ju mund të flisni drejtpërdrejt për çështjet që prekin interesat tuaja dhe politikat që mund të ndihmojnë më mirë këto situata. Megjithatë, që kjo të funksionojë, është e nevojshme që së pari të ndërtohet një marrëdhënie pune me ligjvënësin e veçantë.

Lobimi indirekt: Me këtë lloj lobimi u rritni ndërgjegjësimin për çështjet që grupi juaj i advokatisë dëshiron ta korrigjojë dhe pastaj e përdorin këtë si një kanal për të ndikuar në qëndrimin e ligjvënësve.

CILI ËSHTË NDRYSHIMI MIDIS ADVOKIMIT DHE LOBIMIT?

Qëllimi i advokimit, lobimit dhe fushatës është i ngjashëm, por proceset janë të ndryshme.

Advokimi, është çdo plan që përpiqet të ndikojë në politikë-bërësit dhe palët e interesit përmes aktiviteteve të dizajnuara për të rritur vëmendjen e publikut.
Lobimi, është një lloj avokatie me qëllim të bindjes së qeverive dhe liderëve të saj për të marrë një qëndrim të veçantë rreth një legjislacioni të veçantë.
Ç’farë duhet të dini për një mesazh advokim-lobimi?

Një mesazh gjithëpërfshirës duhet përshkruar në strategjinë e advokim-lobimit. Nëse mesazhet janë të shumta, të paqarta ose shumë komplekse ata nuk mund të tërheqin vëmendjen e audiencës së synuar ose do të kenë ndikim të papërfillshëm.

Nëse qëllimi është i qartë, objektivat specifikë janë përcaktuar drejtë dhe Ju e dini se çfarë ndryshimi kërkoni të bëni, thelbësore është të identifikoni se kush mund t’a bëjë ndryshimin. Po kështu, është e dobishme të kujtoni rëndësinë e të pasurit të një pasqyre të qartë të kontekstit politik, legjislativ dhe të problematikave që doni të ndikoni, veçanërisht në lidhje me njerëzit ose institucionet që kanë fuqinë për të filluar ndryshimin. Ky mund të jetë një mjet i dobishëm për të siguruar palët e interesuara që luajnë një rol efektiv në përpjekjet për ndryshim dhe për procesin e vendimmarrjes. Njohja e përditësuar e situatës, njerëzve dhe e proceseve, është e nevojshme në mënyrë që të jeni të përgatitur për të advokuar e lobuar.

Mesazhi kryesor:Mbani në mend se mesazhi do të duhet të përhapet në një “rrjet të brendshëm” të përbërë nga OShC-të mjedisore, të cilat ndajnë të njëjtin qëllim si dhe të një “rrjeti të jashtëm” të palëve të interesuara, që mund të jenë përkrahës apo kundërshtarë.

Mesazhi kryesor duhet të kontrollohet nga stafi i OShC-së për të siguruar që të jetë në përputhje me mesazhin e përgjithshëm, i verifikueshëm me realitetin, të jetë i qartë dhe i kuptueshëm për audiencën. Pra, për të bërë dallimin e një mesazhi të mirë është rezultati, cila është dobia apo vlera e shtuar për audiencën, çfarë po mbrojmë, se çfarë ata apo/dhe të tjerët mund të fitojnë nga të bërit e advokim-lobimit. Mesazhi i adresuar në këtë sens, ka më shumë gjasa të pranohet prej tyre.

Zakonisht mesazhi më universal për audiencën e synuar, duhet të përfshijë:
  • Deklarata: ideja juaj qendrore ose analiza/shkaku i problemit. Përshkruani pse ndryshimi është i rëndësishëm.
  • Dëshmia: mbështet deklaratën me fakte (të kuptueshme), duke përdorur gjuhën e përshtatur.
  • Qëllimi: theksoni atë që dëshironi të arrini/realizoni.
  • Veprimi i dëshiruar: zgjidhja (ose zgjidhja e pjesshme) e problemit, përbën thelbin e një mesazhi advokim-lobimi dhe e dallon atë nga shumë lloje të tjera të komunikimit.
Mesazhi i dytësor:Shpjegon se si do të përmbushen objektivat e mesazhit kryesor. Por, mesazhet dytësore duhet të jenë të përshtatura për audienca më të gjera, më të veçanta, p.sh. me vendimmarrësit, mediat, subjektet, publiku i gjerë, etj. Mesazhi duhet të tregojë rëndësinë e çështjes dhe shqetësimet e komunitetit dhe të administratorëve të burimeve natyrore; se çfarë duhet të ndryshojë dhe çfarë duhet të merret në konsideratë. Zhvillimi i këtij mesazhi, që adreson dhe përforcon aspekte specifike të mesazhit kryesor, në rastin tonë, mirëqeverisja e ZMM-ve dhe të burimeve natyrore, bën të mundur që komuniteti dhe shoqëria të ndihmojnë në përcjelljen efektive të mesazhit, të ndërtohen marrëdhënie dhe besim të ndërsjelltë me strukturat vendimmarrëse.
Çdo mesazh kërkon dëshmi sasiore, dhe nëse të dhënat, faktet, shifrat ose provat, janë cilësore dhe të vërtetuara. Kur mesazhi është i qartë, rrjetet dhe koalicionet mund të ndihmojnë në kthimin e këtij mesazhi në një valë të fuqishme ndryshimi.
Peshkaqenët që duhen mbrojtur në ujërat shqiptare
Merkure, 04 Mars 2020 12:22

Puna me median

Puna me median

Fushata ndërgjegjësuese është një seri iniciativash që kanë për qëllim ngritjen e interesit publik ose politik në një çështje specifike. Jep mesazhe bindese të bazuara në dëshmi dhe të orientuara drejt zgjidhjes për publikun, vendimmarrësit, palët e interesit dhe ata që i ndikojnë ato.

Mediat janë njëkohësisht një mjet dhe një objektiv për advokim-lobim për të ndërtuar një mjedis për vlerësim të një çështje specifike. Media mund:
  • Të luajë një rol kyç në ngritjen e vetëdijes dhe formimit të opinionit publik mbi përdorimin e provave në hartimin e politikave dhe përdorimin e vlerësimit për të nxitur llogaridhënien dhe transparencën.
  • Të formësojë natyrën e debateve mbi rëndësinë e përdorimit të vlerësimit në hartimin e politikave të ruajtjes së natyrës.
  • Të krijojë veprim nga politikëbërësit dhe ligjzbatuesit për domosdoshmërinë e vlerësimit të një çështje specifike.
  • Ndikojë mbi komunitetin, palët e ineteresuara dhe OShC-të për të rritur kërkesën për vlerësimin e një çështje specifike, për të ndikuar dhe reaguar ndaj institucioneve përgjegjese.
Në komunikimin me mediat mund të përdoren teknikat si deklarata për shtyp, konferenca, intervista dhe komente të ndryshme në studio apo dhe në terren.
Merkure, 04 Mars 2020 12:19

Advokacia dhe Media

Advokacia dhe Media

Media është një mënyrë se si të rritet rëndësia e kauzës duke e sjellë atë në publik përmes mediave dhe duke ndërtuar një komunitet mbështetësish.

Komunikimi konsiderohet aktivitet advokues nëse grupet e synuara e përdorin atë për të ushtruar presion mbi procesin e hartimit të politikave. Nga një këndvështrim i caktuar mund të konsiderohet si një strategji specifike advokimi, por për shkak se çdo strategji e lartpërmendur mund të ketë linjë të veçantë mediatike për të rritur ndikimin e saj, ne e paraqesim atë veç e veç.

Qëllimet e ndryshme të komunikimit ndryshojnë në aspektin e ndikimit dhe vështirësive të tyre. Nëse dëshironi të informoni, të përshkruani diçka, t'i bëni gjërat të dukshme dhe të kuptueshme, është mirë të përdorni fakte me infografikë. Kurrë mos harroni informimin, duke përdorur broshura, filma, karikatura, infografikë, etj.

Kur krijohet një mesazh, mos harroni të komunikoni shkurt dhe thjesht, të jeni personal, tregoni historinë dhe reagoni në nevojat reale dhe gjendjen e njerëzve duke përdorur gjuhën e tyre dhe argumentet ku ata janë të ndjeshëm.
Kur doni të rritni interesin, ndryshoni perceptimin e një teme ose problemi, duhet të përdorni mesazh më të fortë, të mbështetur p.sh. nga personalitete të famshme dhe mesazhet e tyre, shembuj dhe histori personale janë të mira për të frymëzuar dhe motivuar njerëzit.

Më e vështirë është të takohen qëllimet e orientuara në ndallimin e dikujt nga diçka ose mobilizimi i dikujt për të bërë diçka, sepse për t'i bindur njerëzit ka nevojë për shumë energji.

Me përjashtim të qasjeve të përmendura në linjat e hershme, është mirë të krijohen ekspertizë dhe ndikim duke ftuar ekspertët dhe vendimmarrësit në tryeza të rrumbullakëta, në panelet e diskutimeve, në organizimin e konferencave; bërja e dokumenteve të politikave, botimi i hulumtimeve , kjo krijon një përmbajtje të re, zhvillon argumente dhe sjell vëmendjen e publikut dhe medias në kauzën tënde.

Sidomos në advokim është e rëndësishme të përdorësh vizualizim dhe infografikë që ndihmon në përkthimin e argumenteve dhe fakteve në imazhe të forta. Kur ne përdorim qasje p.sh. e advokimit indirekt bazuar në prova, objektivi ynë është publiku dhe opinioni i tyre.

Përmes fushatave mediatike ne mund të ofrojmë dëshmi për publikun dhe të japim argumente, pse ndryshimi i politikave është i nevojshëm. Kur avokatët arrijnë të bindin opinionin publik për shkakun e tyre, politikëbërësit mund të ndikohen nga ndryshimi i politikave.

Kalendari i Aktiviteteve

« November 2014 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook