Enjte, 02 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
INCA

INCA

Marte, 14 Korrik 2020 10:44

Mesdheu, një kuth për peshkaqenët

Peshkimi ilegal i peshkaqenëve dhe rajave i dokumentuar nga imazhe të mbledhura nga WWF në 11 vende përfshirë Italinë
 
#safesharks
 
Në Ditën Botërore të Peshkaqenëve WWF denoncon një ilegalitet të madh midis vendeve bregdetare
 
Shumë lloje të peshkaqenëve dhe rajave – disa prej tyre shumë të rrezikuara për tu zhdukur – shumë shpesh kapen ilegalisht nga rrjetat dhe parangallët në Mesdhe, ashtu siç tregojnë edhe sinjalizimet e mbledhura nga WWF falë aksioneve të Qytetarëve Shkencëtarë. Për shkak të këtij ilegaliteti të madh dhe mungesës së një kontrolli dhe administrimi të përshtatshëm, në Mesdhe çdo vit kemi një masakër të vërtetë të peshkaqenëve, rajave, peshqve elektrik që shkakton dëme shumë të mëdha të ekosistemit detar. Pra përsa i përket mbrojtjes së peshkaqenëve, Mesdheu konsiderohet si një nga detet më të këqinj të botës.
Në Ditën Botërore të Peshkaqenëve - 14 Korrik, WWF i bën thirrje të gjitha vendeve që urgjentisht të përmirësojnë informacionin dhe rrisin ndërgjegjësimin te peshkatarët, të forcojnë kontrollet dhe të sigurojnë një sistem sinjalizimi bashkëkohor mbi kapjet e peshkaqenëve dhe rajave.
Këto specie janë treguesit kryesorë të shëndetit të oqeaneve dhe efetket e tyre “mirë bërëse” mbi ekuilibrat detare përhapen nga sipërfaqja deri dhe thellësitë më të mëdha të oqeaneve. Në botë përfaqësojnë edhe një burim të madh ekonomik për turizmin.
 
14 Korrik – DITA E NDËRGJEGJËSIMIT MBI PESHKAQENËT – MARATONË E RRJETEVE SOCIALE E WWF

Projekti M.E.C.O (Mediterranean Elasmobranch Citizen Observation) një inisjativë e vendeve të Mesdheut e përbërë nga “Qytetarët Shkencëtarë” lokal, ka ndarë me WWF shumë foto dhe video të postuara në rrjetet sociale viteve të fundit në Itali, Spanjë, Francë, Greqi, Kroaci, Qipro, Turqi, Tunizi, Libi, Algjeri dhe Marok. Provat e mbledhura vetëm gjatë 3 viteve të fundit tregojnë peshkatarë duke kapur dhe çuar në tokë ilegalisht specie të mbrojtura peshkaqenësh dhe rajash, përfshirë peshkaqenë ëngjëj dhe peshkaqenë të bardhë të mëdhenj , të gjithë në rrezik zhdukjeje. Midis tyre edhe peshkaqenët  pëllumb, numëri i të cilëve është ulur deri në 90% në rajonin e mesdheut dhe për fat të keq për këtë specie nuk ekziston një sistem zyrtar sinjalizimi. Në disa raste, speciet e kërcënuara të peshkaqenëve, përfundojnë edhe në markatat lokale, duke i shitur për peshk shpatë apo specie të tjera më fitimprurëse.

MESDHEU NJË KURTH: ASNJË VEND NUK BËN PËRJASHTIM

Nuk ka vende që bëjnë përjashtim nga kjo masakër: kapje ilegale të djallit të detit (mobula) janë regjistruar në Algjeri, Libi, Turqi dhe Spanjë, kurse peshkaqeni i madh i bardhë, peshkaqeni mako dhe peshkaqeni çekiç përfundojnë në markatat e Marokut, Tunizisë, Italisë dhe Francës edhe pse janë në rrezik zhdukjeje. Kapje të specieve më pak të njohura – megjithatë në rrezik të madh zhdukjeje – janë vërejtur në Greqi, Spanjë, Libi dhe Turqi. Peshkaqenin pëllumb e gjen në markatat e Kroacisë, por të dhënat mbi kapjen e tyre janë të pakta.

“E dinim që peshkaqenët dhe rajat kapeshin në Mesdhe, por këto sinjalizime konfirmojnë se sa i përhapur është ky fenomen në të gjithë Mesdheun dhe se prek një numër të madh speciesh. Është tronditëse të shikosh se si ligjet që i mbrojnë peshkaqenët dhe rajat në Mesdhe thyen me pak apo aspak pasoja , ndërsa mënyrat ekzistuese për të përmirësuar mbarëvajtjen e peshkimit nuk përdoren me efikasitet. Zhdukja e vetëm njërës specie të këtyre grabitqarëve nga detet tona, do të ishte një humbje tragjike për gjithë ekosistemin detar” deklaroi Giulia Prato, biologe detare dhe Oficere e Deteve e WWF Itali.
 
LIGJET DHE NORMAT.....PA “DHËMBË”

Mesdheu është një hotspot biodiversiteti për peshkaqenët dhe rajat me mbi 80 specie të ndryshme të regjistruara, por më shumë se gjysma e tyre janë të kërcënuara dhe disa në rrezik zhdukjeje. Megjithëse ligjet dhe normat e ndalojnë kapjen e specieve të mbrojtura të peshkaqenëve dhe rajave, përsëri kontrollet dhe sanksionet janë të pakta. Rregullore që synojnë ruajtjen e specieve në rrezik nuk janë efikase dhe shpesh të pa aplikueshme në nivel kombëtar, dhe – siç tregojnë dëshmitë e WWF – ligjet në fuqi sistematikisht injorohen në markatat që kontrollohen më pak në gjithë rajonin. Dhe si rezultat kemi specie të rrezikuara peshkaqenësh dhe rajash të kapura ilegalisht, kurse për specie të tjera sistemi i kontrollit dhe raportimit është i ulët për të mos thënë inekzistent.

“Deri më sot, asnjë vend mesdhetar nuk ka ndërtuar në mënyrë komplete një plan kombëtar për ruajtjen, mbarëvajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm afatgjatë të peshkaqenëve dhe rajave. Nuk mund të presim më”, përfundoi Giulia Prato.
 
PESHKIMI: NGA “ËNGJËJT” E PESHKAQENËVE TE HULUMTIMET, ZGJIDHJET JANË

WWF po punon me të gjithë peshkatarët dhe grupet e interesit të Mesdheut për të rritur njohuritë mbi speciet e rrezikuara dhe për të zhvilluar startegji të reja për të eliminuar kapjet e rastësishme të peshkaqenëve dhe rajave. Njëkohësisht, organizata po ushtron presion mbi qeveritë me qëllim rritjen e kontrolleve mbi aktivitet ilegale dhe sigurimin e një mbarëvajtjeje më të qëndrueshme të peshkimit që kanë impakt mbi peshkaqenët. Një kujdes i veçantë duhet të tregohet për habitatet kritike, që për WWF, duhet të mbrohen nga aktivitetet ekonomike shkatërruese.

WWF në Itali është duke bashkëpunuar me kooperativa peshkatarësh, OJF dhe shkencëtarë në Adriatikun jugor për të mbushur boshllikun e mungesës së informacionit mbi peshkaqenët dhe rrezikun që i kanoset. Falë çipeve dhe ndjekjeve me satelit, po monitorohen speciet e kapura aksidentalisht dhe të lëshuara me metodat e duhura. Faktikisht, Italia dhe Shqipëria ndajnë me njëra-tjetrën zona peshkimin të rëndësishme për peshkun shpatë dhe në këto zona prania e peshkaqenëve dhe rajave është e madhe. Skeda njohëse dhe takime informuese kanë bërë të mundur krijimin e një komuniteti të interesuar në ruajtjen e peshkaqenëve: në Monopoli vitin e kaluar, WWF pagëzoi komunitetin e Monopolit si “Peshkaqen Ëngjëll” duke njohur rrolin e madh të peshkatarëve dhe qytetarëve puliez të cilët përfaqësojnë edhe një nga flotat më të rëndësishme të Adriatikut jugor në peshkimin e peshkut shpatë. WWF brenda këtij viti do të monitoroje me satelit të paktën edhe 10 peshakqenë, përveç 3 të tjerëve që ka monitoruar vitin e kaluar për një muaj.
Marte, 14 Korrik 2020 10:42

Aeroplanë apo Pelikanë?

Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë është një nga zonat me biodiversitetin më të pasur në Shqipëri. Larmia e formave biologjike, veçanërisht shpendëve, të cilët numërojnë me qindra lloje e dhjetëra mijëra individë, e bën këtë oaz natyror një zone të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare. Por këto vlera të pa përsëritshme natyrore po kërcënohen nga projektet e ndryshme zhvillimore të planifikuara në zonë, përfshirë ndërtimin e një aeroporti të madh ndërkombëtar. Me gjasë, në vend të pelikanëve, çafkave, flamengove e shumë shpendëve të tjerë, do të shohim të fluturojnë mbi lagunën e Nartës vetëm avionë.

Me mbështetjen e AFD-FFEM, INCA po bashkëpunon me organizata të tjera në zonë për të grumbulluar fakte e prova të mjaftueshme mbi rrezikun që sjell ndërtimi i aeroportit dhe planeve të tjera zhvillimore mbi biodiversitetin dhe vlerat natyrore të zonës, por edhe mbi problemet qëm und ti shkaktohen sigurisë së fluturimit të avionëve nga prania e një numri të madh shepndësh.
Merkure, 01 Korrik 2020 14:21

Ditari Natyrës Nr.85 - Qershor 2020

Ditari Natyrës Nr.85 - Qershor 2020 -

Në këtë numër do të gjeni:

- Peshkatarët kërkojnë mbështetje nga shteti
- Deti, e ardhmja e gjithë rajonit - Rimëkëmbja Blu e Mesdheut
- Zonat e Mbrojtura dhe COVID-19
- Si duhet të sillemi në një Zonë të Mbrojtur
- Është koha për Natyrën
- Oferta 3B në Velipojë
- Një mundësi më shumë për turizmin natyror
- Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve
- Data të rëndësishme...
- Pak Histori...
Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

Projekti S.W.A.N, i financuar me fondet e Bashkimit Europian dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse të Shqipërisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Qipros, synon ti bashkangjitet iniciativave ekzistuese ricikluese, duke krijuar një platformë dixhitale rajonale të menaxhimit të mbetjeve të ngurta jo të rrezikshme, të prodhura dhe të përdorura nga industritë e ndryshme.  

Projekti synon krijimin e një ekosistemi inovativ për Ballkanin Mesdhetar, me akses të hapur për të gjitha palët e interesuara, i cili do të zhvillojë lokalisht dhe do të menaxhojë midis vendeve, zinxhirët e mbetjeve të ngurta. Kjo do të realizohet nëpërmjet platformave dixhitale që do të krijohen për secilin vend, të cilat do të hartëzojnë veçmas dhe do të përputhin në mënyrë kolektive, burimet e mbetjeve të ngurta (industritë prodhuese të mbetjeve plastike, qelqit etj), me përdoruesit e këtyre mbetjeve në rajon (industritë ricikluese). Këto industri do të përdorin ekosistemin dixhital SWAN për të shfrytëzuar mundësi të reja ricikluese, të cilat mund të mos jenë ekonomikisht të arritshme lokalisht, por mund të jenë të arritshme në aspektin rajonal. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, si partner i projektit SWAN, do të kontribuoje në plotësimin e hartës dixhitale, ku baza e të dhënave të platformës do të jetë e populluar perms pyetësoreve SWAN, te plotesuar nëpërmjet mbledhjes së të dhënave në lidhje me Industritë Prodhuese dhe Ricikluese si dhe sigurimin e te dhenave nga bashkite. Shumë shpejt kjo hartë do të bëhet e mundur për palët e interesuara, nëpërmjet faqes së internetit të projektit SWAN.

Projekt i bashkë-financuar nga Bashkimi Europian dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse

Peshkimi artizanal dhe rekreativ i qëndrueshëm në Parkun Kombëtar Detar Karaburun–Sazan, kërkon më shumë bashkëpunim mes aktoreve - 

Aktiviteti i peshkimit dhe veçanërisht atij artizanal dhe rekreativ pranë zonave të mbrojtura detare, mbetet një çështje që kërkon gjithmonë e më tepër bashkëpunimin mes aktoreve lokal. Projekte të BE-së të zbatuara vitet e fundit në rajonin e Vlorës, përfshirë Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan (PKDKS), kanë sjellë në vemëndje të ekspertëve disa praktika pozitive që synojnë bashkëpunimin mes të gjithë këtyre aktorëve, me qëllim përfitimin si në aspektin e mirë menaxhimit të një zone të mbrojtur detare, ashtu edhe të zhvillimit të qëndrueshëm të peshkimit artizanal, duke ndikuar pozitivisht edhe në impaktin socio-ekonomik të komunitetit të peshkatarëve që jetojnë pranë ZMD.

Për këtë qëllim, me bashkë financim nga Fondi Evropian për Zhvillimin Rajonal në kuadrin e Programit Interreg Med të Bashkimit Evropian, ka nisur nga zbatimi projekti “MPA NETWORKS -  Mbështetje e efektivitetit të Zonave të Mbrojtura Detare (ZMD) përmes rrjeteve të fuqishme dhe bashkëpunuese në Mesdhe” (për më tepër https://mpa-networks.interreg-med.eu/), i cili u prezantua para aktorëve e partnerëve në një takim të organizuar n ë ambientet e Qendrës së Vizitorëve, Radhimë, me 6 Qershor 2020 .

Përmirësimi i qëndrueshmërisë së menaxhimit të peshkimit artizanal dhe atij rekreativ në ZMD Karaburun-Sazan, është sfida e këtij projekti për Shqipërinë. Përmes takimeve informuese dhe konsultuese me komunitetin e peshkatarëve, por edhe me aktore të tjerë përgjegjës në nivel lokal, projekti synon të njohë më mirë situatën në peshkimin artizanal e rekreativ. Takimet ndihmojnë që aktorët, të vendosur ballë për ballë njëri-tjetrit, të kenë mundësinë të shprehin e ndajnë shqetësimet, si dhe të krijojnë urat e bashkëpunimit dhe komunikimit mes tyre për një bashkëveprim në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të një peshkimi artizanal dhe rekreativ si dhe mbrojtjes së biodiversitetit detar dhe menaxhimit efektiv të ZMD.

Por problemet me të cilat përballen peshkatarët sot janë të shumta. Në takimin konsultues të organizuar me 12 Qershor 2020 në ambientet e Qendrës së Peshkimit Rradhimë, Vlorë, komuniteti i peshkatarëve parashtroi disa nga problematikat më shqetësuese që po ndikojnë negativisht në prodhimin detar dhe kërkoi zgjidhje sa më të afërta dhe efektive nga institucionet shtetërore që luajnë një rol primar në menaxhimin e sektorit të peshkimit, por edhe të menaxhimit të ekosistemeve detare. Në prani të drejtorisë së portit dhe AdZM Vlorë, një sërë elementësh kyç u përmendën nga vetë peshkatarët.
 
Së pari ata ngritën shqetësimin se zbatimi korrekt i kuadrit rregullator sipas ligjit të ri të peshkimit do të bente të mundur kufizimin e liçencave me kritere specifike edhe për peshkatarët. Peshkatarët amatorë krijojnë shpesh problematika për disa specie pasi nuk ndjekin kriteret e peshkimit për specie të caktuara, gjë e cila vleresohet se ka sjellë edhe dëme ekonomike. Kjo vihet re edhe nga ndryshimet e vlerësuara në vite në mënyrën e kapjes së peshqve, pasi nëse në kohët e mëparshme duhej 1000m rrjetë për të kapur sasinë e specifikuar për liçencë, sot duhet 4000m rrjetë për të njëjtën sasi.  

Informaliteteti shihet gjithashtu si problematikë për këtë zonë pasi nga 60 familje që ushqehen me aktivitetin e peshkimit, vetëm 20-30 prej tyre kanë marrë liçencën për të peshkuar. Krijimi i grupimeve ose kooperativave të peshkimit, u propozua nga komuniteti i peshkatarëve si një domosdoshmëri edhe për menaxhimin e peshkatarëve dhe peshkimit sipas liçensave përkatëse.  

Një nga problematikat e diskutuara më së shumti mes komunitetit të peshkaterëve është edhe kosto e larte e karburantit dhe rrjetave. Peshkatarët propozojnë ndryshim në llojin e anijeve (anije të cilat nuk i kalojnë 40 cc) që përfshihen në ligjin e zonave të mbrojtura detare.  

Ata e pranojne se vazhdojnë të kryhen aktivitete të paligjshme brenda Gjirit të Vlorës, të cilat prekin interesat edhe të peshkatarëve të përgjegjshëm, siç mund të jetë aktiviteti me trata koçe, të cilat tërheqin jo vetëm peshqit e thëllësisë dhe bentikë, por së bashku me to edhe rrjetat e vendosura nga peshkatarët e tjerë. Për sa i përket dinamitit, ndonëse i ndaluar me ligj, ata pohojne se vazhdimisht ka raste të tilla, por në një masë më të vogël kjo në zonën e Karaburun Sazanit pasi prania e post-bllokut në Orikum, stafit të Zonave të Mbrojtura Detare, si dhe vetë akuakultura. ka siguruar mbrojtjen e disa zonave të peshkimit përreth Gjirit të Vlorës.

Peshkataret theksojnë evidentimin e mangësive që hasen në kuadrin ligjor aktual në lidhje me  peshkimin sportiv. Po në këtë kuadër  ata kërkojnë më shumë alternativa të tjera për gjenerimin e të ardhurave për peshkatarët ose familjet, të cilat kanë si burim financiar primar dhe të vetëm peshkimin. Turizmi mund të ishte një formë alternative dytësore, pasi përfshirja e peshkimit artizanal në turizëm, duke krijuar edhe kushtet e përshtatshme, do të ishte një burim dytësor të ardhurash dhe mjaft efektiv.

AdZM Vlorë në kuadër të disa përvojave të mëparshme, ka nisur bashkëpunimin me peshkatarët pranë PKDKS duke lejuar peshkimin në ditë të caktuara dhe në zona të specifikuara të PKD (brënda dhe jashtë tij) dhe bashkë me ta realizon më pas matjet e nevojshme të peshkut të zënë (gjatësinë, peshën, formën) për të kuptuar dallimet midis zonave të ndryshme në Gjirin e Vlorës. Kjo praktikë shihet mjaft e rëndësishme për informimin e aktorëve të ndryshëm duke evidentuar rëndësinë që kanë peshkatarët në sigurimin e informacioneve nga mjediset detare, si dhe rolin kyç që kryejnë për ruajtjen e këtyre ekosistemeve.

INCA në bashkëpunim me shoqërinë civile lokale, si dhe vetë komunitetin e peshkatarëve do të vazhdojë të nxitë takime dhe përballje të aktorëve, duke e vlerësuar si një domosdoshmëri pjesëmarrjen më të gjerë të institucioneve shtetërore në dëgjesat me peshkatarët dhe po ashtu edhe një bashkëpunim më të madh midis peshkatarëve në zonat detare dhe vete autoriteteve të peshkimit, me qëllim propozimin e politikave përmirësuese dhe hartimin e dokumentacioneve rregullatore në funksion të zhvillimit të një peshkimi të qëndrueshëm artizanal dhe rekreativ në një zonë të mbrojtur detare siç është Parku Kombëtar Detar Karaburun - Sazan.
Premte, 26 Qershor 2020 11:45

Zonat e mbrojtura dhe COVID 19

Zonat e mbrojtura dhe COVID 19 - 

Pandemia nga Covid 19 po ndikon dramatikisht mbi komunitetin mbarëbotëror; mbi jetën dhe shëndetin e njerëzve, mënyrën e jetesës, ekonominë dhe përqasjen tonë ndaj tyre. Ndikimet e kësaj ngjarjeje të pa precedent dhe masave të ndërmarra në përgjigje të saj janë shumë të thella. Ato ngrenë disa pyetje themelore mbi mënyrën se si njerëzimi ndikon mbi natyrën, p.sh., nëpërmjet shkatërrimit të ekosistemeve, konsumit të papërgjegjshëm të kafshëve të egra apo tregtisë së paligjshme të kafshëve.

Një grup ekspertësh nga e gjithë bota, të drejtuar nga prof.Marc Hockings, ka shqyrtuar ndikimin e Covid 19 mbi zonat e mbrojtura dhe gjetjet e tyre janë publikuar në revistën PARKS[1] (Maj 2020[2]). Mesazhi kryesor i këtij artikulli thekson vlerën që kanë zonat e mbrojtura në jetën e përditshme të njerëzve dhe rëndësinë e tyre globale në përballimin e situatës së koronavirusit. Artikulli komenton se si sistemet efektivisht të menaxhuara të zonave të mbrojtura duhet të jenë pjesë e përgjigjes ndaj pandemisë, çka ul shanset për ripërsëritjen e një ngjarjeje të tillë dhe ndërton një të ardhme më të qëndrueshme për njerëzit dhe natyrën.

Tashmë është e ditur që shfrytëzimi i llojeve të egra, shpyllëzimet, zgjerimi i pa kontrolluar dhe intensifikimi i bujqësisë dhe zhvillimi i infrastrukturës kanë rritur dhe modifikuar përplasjen midis njerëzimit dhe natyrës së egër, duke krijuar kështu kushtet e favorshme për përhapjen e sëmundjeve nga kafshët tek njerëzit. Sëmundjet zoonotike – sëmundje që rrjedhin nga kafshët dhe transmetohen tek njerëzit – kanë më shumë gjasë të shndërrohen në epidemi apo pandemi për shkak të shoqërisë sonë globaliste e sistemeve jashtëzakonisht të ndërlidhura të transportit.

Ruajtja e integritetit ekologjik të natyrës nëpërmjet zonave të mbrojtura është thelbësore për të ndaluar humbjen e biodiversitetit dhe mund të kontribuojë në uljen e rrezikut të përhapjes së sëmundjeve zoonotike. Zonat e mbrojtura mbrojnë natyrën ndërkohë që prodhojnë ujë të pastër e ushqim, reduktojnë rrezikun e katastrofave, ndihmojnë në zbutjen dhe përshtatjen ndaj efekteve të ndryshimeve të klimës, dhe sigurojnë një numër të madh vlerash kulturore, shpirtërore e shëndetsore. Rrjetet e mirë konceptuara e të menaxhuara të zonave të mbrojtura ndihmojnë në ruajtjen të pa prekur të habitateve natyrore dhe integritetit ekologjik. Megjithë pranimin në rritje të këtyre përfitimeve, zonat e mbrojtura shpesh nënvlerësohen dhe nuk mbështeten sa duhet nëpërmjet politikave dhe burimeve të nevojshme për ruajtjen efektive të tyre.

Gjendja e shkaktuar nga përhapja e Covid 19 ka prekur negativisht edhe zonat e mbrojtura dhe jetesën e komuniteteve që jetojnë brenda apo pranë këtyre zonave.

Në gjithë botën, kolapsi i turizmit ndërkombëtar dhe kombëtar nënkupton humbjen e vendeve të punës, shkurtimin e pagave dhe zhdukjen e të ardhurave e përfitimeve. Turizmi me bazë natyrën apo jetën e egër është një kontribues kryesor në ekonominë e shumë vendeve të botës. Para pandemisë, ekspertët vlerësojnë që zonat e mbrojtura prisnin rreth tetë milion vizitorë në vit, të cilët gjeneronin rreth 600 miliardë dollarë në vit në shpenzime brenda zonave të mbrojtura. Në 2019, vlerësohet që vlera direkte e turizmit me bazë kafshët e egra shkon në 120 miliardë dollarë apo 346 miliardë nëse konsiderojmë efektet shumëfishuese, si dhe u krijuan 21.8 milionë vende pune. Të gjitha këto të ardhura praktikisht nuk janë më si pasojë e Covid 19.

Rreziqet e varësisë nga turizmi ndërkombëtar për të mbështetur ruajtjen e natyrës janë të njohura prej kohësh, dhe ka disa lëvizje që mbështesin komunitetet të bëhen më të qëndrueshëm dhe më pak të varur nga ky burim të ardhurash. Megjithatë, për zonat e mbrojtura që mbështeten ndjeshëm në këtë lloj të ardhurash, pandemia ka nxjerrë në pah këtë pikë të dobët të tyre dhe ka treguar që edhe ekonomitë lokale do të preken njëlloj.

Zonat e mbrojtura janë ndikuar negativisht edhe në shumë mënyra të tjera. Efektiviteti i menaxhimit është ulur si pasojë e shkurtimeve në buxhet dhe personel. Aftësia operative e shumë zonave të mbrojtura është prekur në nivele të ndryshme nga Covid 19, pasi shumë vende po fillojnë të ndjejnë tani ndikimet e përhapjes së virusit në mbarë botën. Shpesh, përgjigja më e shpejtë është reduktimi i aktivitetit të stafit dhe i shërbimeve kryesore të menaxhimit, përfshirë patrullimin e rejnxhersave. Në vendet ku të ardhurat e turizmit kontribuojnë direkt në pagesat e stafit, është reduktuar numri i rejnxhersave dhe operacioneve në terren, çka sjell reduktim të aftësive ligjzbatuese dhe shtyrje apo eleminim të aktiviteteve rutinë të monitorimit dhe menaxhimit. Kufizimet në udhëtim, vështirësojnë punën e rejnxhersave, të cilët nuk kanë mundësi të dalin në terren.

Zonat e mbrojtura sigurojnë të ardhura edhe për familjet dhe komunitetin përreth tyre, të cilët marrin një pjesë të të ardhurave të gjeneruara nga sektori i turizmit. Edhe ky burim i rëndësishëm të ardhurash është goditur ndjeshëm nga situata e Covid 19. Shumë komunitete të vogla e të margjinalizuara rurale, të ardhurat e të cilëve varen shumë nga puna në sektorin e turizmit, rrezikojnë të humbin punën dhe të ardhurat. Humbja e këtyre të ardhurave nuk parashikohet të jetë për një kohë të shkurtër. Një studim nga Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimeve dhe Global Rescue thekson se koha e nevojshme për rekuperimin ekonomik të sektorit të turizmit pas përhapjes së sëmundjeve është mesatarisht 19.4 muaj.

Komunitetet lokale që varen nga zonat e mbrojtura mund të shohin ekonominë e tyre të shkërmoqet duke kërcënuar mënyrën e tyre të jetesës. Mbylljet dhe kufizimet e udhëtimeve, bashkë me reduktimin e punësimit dhe mundësive për të siguruar jetesën, do të bëjnë që komunitetet të kthejnë sytë nga natyra për të siguruar mbijetesën, çka mund të çojë në mbi përdorim të burimeve natyrore. Kjo shton presionin mbi ekosistemet dhe biodiversitetin. Raportet e ndryshme të shtimit të numrit të rasteve të gjuetisë së paligjshme (për përdorim vetjak apo për tregti) apo të shfrytëzimit të burimeve natyrore konfirmojnë këtë shqetësim. Të gjitha këto minojnë funksionimin e ekosistemeve dhe sigurimin e shërbimeve që ato ofrojnë, duke shtuar ndikimet negative mbi njerëzimin.

Shumë vende po krijojnë deficit të madh financiar për të mbështetur popullsinë dhe bizneset, të cilët kanë mbyllur aktivitetet e tyre si pasojë e përhapjes së Covid 19. Si pasojë e këtyrë ndryshimeve radikale në buxhet, qeveritë po rishohin prioritetet e shpenzimit të parave publike. Në disa vende, buxhetet operative për sektorin e mjedisit po ri-alokohen për përballimin e pandemisë

Duke u përpjekur të rigjallërojnë ekonominë në një botë pas Covid 19, qeveritë po konsiderojnë uljen e standardeve mjedisore, çka mund të përkthehet në lejimin apo zgjerimin e industrive nxjerrëse dhe ndërtimin e infrastrukturës brenda zonave të mbrojtura. Përpjekje po bëhen edhe për të ndryshuar ligjërisht nivelin e mbrojtjes apo sipërfaqet e zonave të mbrojtura, madje edhe për të eleminuar zona të tëra nga harta e zonave të mbrojtura. Këto përpjekje nxisin shpyllëzimet, fragmentimin dhe prishjen e ekosistemeve duke u kthyer në faktor të madh rreziku për shfaqjen e sëmundjeve infektive zoonotike.

Pandemia e Covid 19 ka nxjerrë në pah nevojën urgjente për ndryshimin e marrëdhënies midis njeriut dhe mjedisit natyror, veçanërisht me zonat e mbrojtura. E vetmja rrugë e qëndrueshme drejt të ardhmes është ndërtimi i një marrëdhënieje të re e të ndryshme me natyrën. Sipas këtij skenari, pandemia do të çojë në ndryshime thelbësore të mënyrës se si njerëzimi percepton planetin dhe marrëdhënien e tij me natyrën. Çdo përgjigje ndaj kësaj pandemie duhet të marrë parasysh parimet e mëposhtme:
  • Parimi 1: COVID-19 është një simptomë e krizës së madhe mjedisore që vjen si pasojë e proceseve të paqëndrueshme ekonomike të cilët çojnë drejt abuzimit me natyrën, përfshirë degradimin dhe fragentimin e ekosistemeve natyrore si dhe tregtinë e rrezikshme të kafshëve të egra. Çdo strategji për përballimin e pandemisë duhet të adresojë të gjitha aspektet e këtij degradimi mjedisor dhe të përfshijë mekanizma që kontribojnë në luftën ndaj tyre, si p.sh., rrjetet efektive dhe të mirë-menaxhuara të zonave të mbrojtura.
  • Parimi 2: Bota duhet të angazhohet dhe të veprojë për të patur një planet të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm. Kjo kërkon një përqasje që kalon përtej ndërveprimit njerëz-kafshë-ekosisteme duke synuar që komuniteti botëror ta kthejë ruajtjen e natyrës në pjesë qëndrore të përgjegjësive të tij. Përgjigja e integruar nga të gjithë sektorët – mjedis, shëndetësi, financë, ushqim, biznese dhe shoqëri civile – duhet të kthehet në normë si tani dhe në të ardhmen.
  • Parimi 3: Zonat e Mbrojtura sigurojnë një gamë të gjerë përfitimesh për shoqërinë, por këto janë tashmë nën një stres të madh si pasojë e përgjigjes së shoqërisë sonë ndaj Covid 19. Zonat e mbrojtura ruajnë natyrën, por njëkohësisht na mbrojnë nga rreziqet e ndryshimeve klimatike dhe sigurojnë mirëqënie, të ardhura, ujë dhe ajër të pastër dhe hapësira të gjelbra për shëndetin mendor e fizik të secilit prej nesh. Megjithatë, situata aktuale po shton presionin mbi shumë nga këto zona dhe përgjigja e përbashkët e aktorëve kryesorë në terma afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë do të jetë kritike në përcaktimin e të ardhmes së tyre.
Komuniteti mbarëbotëror duhet të bashkohet nëprocesin e rehabilitimit, rimëkëmbjes dhe ri-ndërtimit e zgjerimit të rrjetit botëror të zonave të mbrojtura. Në këto kohë kritike, duhet të vlerësojmë që rrjetet efektive e të mirë-menaxhuara të zonave të mbrojtura, duke ruajtur integritetin ekologjik të ekosistemeve natyrore, sigurojnë një nga rrugët më të rëndësishme për të rregulluar dhe forcuar marrëdhënien midis njerëzve dhe sistemeve natyrore prej të cilëve ata varen. Natyrisht, zonat e mbrojtura nuk mund të zgjidhin të gjitha problemet e shkaktuara nga Covid 19, por ato ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme.

Pandemia aktuale mund të shkatërrojë dekada përpjekjesh për ruajtjen e natyrës. Por kriza mund të ofrojë edhe mundësi për të ndryshuar përqasjen ekonomike që na ka çuar në këtë gjendje duke farkëtuar politika të gjelbra e gjithë-përfshirëse për një rimëkëmbje të qëndrueshme. Kjo mund të shërbejë për të ndërtuar një të ardhme shumë më të ndritur për këto zona duke shtuar kështu mundësitë për mirëqënien e njerëzimit kudo në botë.

Të gjitha këto përmblidhen në përqasjen One Health (Një Shëndet), e cila përcakton që shëndeti i njerëzve, kafshëve dhe ekosistemeve janë të ndërlidhura. Kjo përqasje e koordinuar, bashkëpunuese, shumëdisiplinore, ndërkufitare e ndërsektoriale do të adresojë rreziqet që vijnë nga ndërveprimi midis kafshëve – njerëzve – ekosistemeve.

Burimi dhe përhapja e sëmundjes mund të çojë më në fund në pranimin dhe zgjidhjen e disa problemeve mjedisore të injoruara prej kohësh. P.sh., ndalimi i tregtisë së rrezikshme të kafshëve të egra do të ulë rrezikun e shfaqjes së zoonozave  të tjera në të ardhmen duke kontribuar një kohësisht në ruajtjen e biodiversitetit.

Gjithashtu, pandemia e ka përqëndruar vëmendjen e botës në lidhjen midis natyrës së shëndetshme dhe shëndetit dhe mirëqënies së njeriut, duke theksuar sa të lidhur jemi ne me natyrën, veçanërisht për shëndetin tonë mendor. Në një botë gjithnjë e më shumë të urbanizuar, parqet dhe zonat e mbrojtura janë e vetmja rrugëdalje drejt natyrës. Natyra ka efekte shëruese tek njerëzit që vuajnë pasojat e izolimit social. Përmirësimi i shëndetit mendor si pasojë e kohës së kaluar në natyrë mund të pëkthehet në përfitime ekonomike (më pak shpenzime kurimi).

Çka është më e rëndësishme, Covid 19 mund ta shtyjë komunitetin botëror të adresojë më me vendosmëri kriza të tjera globale si ndryshimet klimatike dhe humbja e biodiversitetit, duke u përqëndruar në përmirësimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura. Tashmë ka njohuri të mjaftueshme shkencore që ndihmojnë në orientimin e investimeve drejt ekosistemeve më të vlefshme për arritjen e njëkohshme të objektivave të ruajtjes së biodiversitetit, sekuestrimit të karbonit dhe rritjes ekonomike.

Mbrojtja e natyrës duhet të shihet si kritike për rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe shëndetin e njeriut, dy çështje prioritare që do të dominojnë programin botëror të rimëkëmbjes.
 
[1] Revista PARKS botohet nga Komisioni Botëror për Zonat e Mbrojtura (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës)
Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e tij elektronik.

Artikujt duhet të paraqitet: titulli; një paragraf  kryesor i shkurtër hyrës jo më shumë se 30–40 fjalë; një foto dhe linkun për referencë ku ju e keni botuar artikullin në një faqe online, faqen tuaj web, Facebook, Twitter apo Instagram.
Ju lutemi të merrni në konsideratë këtë kërkesë, pasi interesi për të shpërndarë artikuj, lajme apo njoftime të ndryshme përmes Ditarit, mund të jetë i konsiderueshëm dhe ne do të përpiqemi për të siguruar hapësirë ​​për të gjithë ju që dëshironi të kontribuoni. Redaksia ruan të drejtën për të shkurtuar apo modifikuar (jo tjetërsuar) tekstin nëse do të jetë e nevojshme.

Faleminderit për marrjen në konsideratë të këtyre udhëzimeve!
Prezantohet Projekti Pilot “Menaxhimi i peshkimit të qëndrueshëm artizanal dhe atij rekreativ në ZMD Karaburun-Sazan” - 


Me bashkë financim nga Fondi Evropian për Zhvillimin Rajonal në kuadrin e programit Interreg Mediterranean të Bashkimit Evropian, ka nisur nga zbatimi projekti “Mbështetje e efektivitetit të Zonave të Mbrojtura Detare (ZMD) përms rrejeteve të fuqishme dhe bashkëpunuese në Mesdhe (MPA NETWORKS https://mpa-networks.interreg-med.eu/. )


Ky projekt drejtohet nga MedPAN dhe mbledh 9 partnerë të tjerë në Francë, Itali, Kroaci, Greqi, Slloveni, Shqipëri dhe Spanjë. Projekti MPA NETWORKS synon të përmirësojë mbrojtjen e biodiversitetit detar duke forcuar menaxhimin efektiv të ZMD përms aktiviteteve të rrjetëzimit në nivele të ndryshme, duke testuar dhe kapitalizuar zgjidhjet, transferimin e njohurive dhe ndërtimin e kapaciteteve. Ky projekt do të përqëndrohet në ofrimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për sfidat që kërkojnë një qasje që tejkalon kufijtë e MPA. Këto sfida përfshijnë çështjen globale të efektivitetit të menaxhimit, dhe më saktësisht menaxhimin e peshkimit të shkallës së vogël në ZMD, ruajtjen e specieve të lëvizshme dhe zhvillimin e mekanizmave të qëndrueshëm të financimit për ZMD.


Për të adresuar këto sfida nëntë projekte pilot kanë nisur të zbatohen në 7 vende partnere të këtij projekti. Në Shqipëri ky projekt po zbatohet nga INCA në bashkëpunim të ngushtë me OJF lokale, ADZM Vlorë, komunitetin e peshkatarëve si dhe institucionet publike përkatëse. Menaxhimi i peshkimit të qëndrueshëm artizanal dhe atij rekreativ në ZMD Karaburun-Sazan, është sfida që adreson projekti pilot për Shqipërinë.


Takimi i lançimit dhe informimit mbi këtë iniciative, është organizuar pranë ambienteve të Qendrës së Peshkimit në Radhimë me 6 Qershor 2020 me mbështetjen e Organizates Lokale Flag Pine.


Takimi mblodhi bashkë përfaqësues të komunitetit lokal të peshkatarëve dhe ADZM Vlorë për të ndarë me ta sfidat që duhen ndërmarrë si dhe për të diskutuar mbi vështirësitë e pengesat që duhen përballuar për të arritur një zhvillim të qëndrueshem të aktivitetit të peshkimit në  ZMD të Karaburun-Sazanit. Sfida lokale në këtë kuadër do të synoje në përmisimin e kushteve të peshkimit artizanal dhe menaxhimin e tij duke shpërndarë praktikat më të mira në rajon si dhe nëpërmjet krijimit të një sistemi monitorimi për peshkimin si dhe të një kuadri rregullator duke përfshirë edhe peshkimin rekreativ.
Deti, e ardhmja e gjithë rajonit - Rimëkëmbja Blu e Mesdheut - 

Në rajonin mesdhetar, të shkatërruar nga epidemia e COVID-19 dhe që po përpiqet të nisë një sezon turistik jo shumë premtues për 2020, në Ditën Botërore të Oqeaneve, WWF lancon një thirrje për 22 vendet dhe territoret bregdetare, për të punuar së bashku për një "Strategji të Rimëkëmbjes Blu" për Rajonin. Burimet detare janë pasuritë më të rëndësishme natyrore dhe socio-ekonomike që qeveritë duhet të përqendrohen për të garantuar një të ardhme prosperiteti dhe stabiliteti për njerëzit e tyre.
Hene, 08 Qershor 2020 13:30

8 Qershor – Dita Botërore e Oqeaneve

8 Qershor – Dita Botërore e Oqeaneve - 

E festuar çdo vit në 8 qershor që nga viti 2009, Dita Botërore e Oqeaneve është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin global mbi sfidat që përballon komuniteti lidhur me oqeanet.

Oqeanet konsiderohen mushkëritë e planetit tonë duke na siguruar shumicën e oksogjenit për të cilin kemi nevojë, por, ata gjithashtu na japin ushqim dhe medikamente dhe janë pjesë e rëndësishme e biosferes. Koncepti i një “Dite Botërore të Oqeaneve” u propozua në vitin 1992 në Samitin e Tokës në Rio de Janerio, si një mënyrë për të festuar oqeanet tona të përbashkëta dhe lidhjen tonë me detet, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi rrolin e rëndësishëm që oqeani luan te jetet tona dhe mënyrat për ta mbrojtur atë.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së njohu kontributin e rëndesishëm të zhvillimit të qëndrueshëm të burimeve dhe përdorimit të deteve dhe oqeaneve për të arritur objektivat e zhvillimit ndërkombëtar, duke përfshirë edhe Deklaratën e Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara dhe caktoi 8 Qershorin si Ditën Botërore të Oqeaneve.

Tema e Ditës Botërore të Oqeaneve për vitin 2020 është "Inovacioni për një Oqean të Qëndrueshëm". Risia - në lidhje me futjen e metodave, ideve ose produkteve të reja - është një term dinamik i mbushur thelbësisht me shpresë.

Tema e këtij viti është veçanërisht e rëndësishme në drejtim të Dekadës së Komeve të Bashkuara mbi Shkencën e Oqeanit për Zhvillim të Qëndrueshëm, e cila do të zgjasë nga 2021 deri në 2030. Dekada do të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar për të zhvilluar kërkimin shkencor dhe teknologjitë inovative që mund të lidhin shkencën e oqeanit me nevojat e shoqërisë.

Kalendari i Aktiviteteve

« November 2014 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook