Premte, 03 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
INCA

INCA

Trajnime me mediat kombëtare

Nxitja e vendimmarrjes transparente për menaxhimin e burimeve natyrore - roli i medias

Problemet kryesore në ruajtjen e natyrës dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore lidhen me legjislacionin e pamjaftueshëm, mungesën e respektit për sundimin dhe zbatim të dobët të ligjeve ekzistuese, përgjegjësia dhe transparenca minimale nga zyrtarët publikë dhe nivele të ulëta të profesionalizmit. Shpesh korrupsioni në sektorin e mjedisit shkaktohet edhe nga konfliktet midis interesave private, në të ardhura që mund të fitohen nga shfrytëzimi i burimeve mjedisore, dhe interesave publike për një mjedis të shëndetshëm, çka përkeqësohet me vendim-marrje jo transparente, që përjashton zërat e qytetarëve, duke çuar në zhvillime jo të qëndrueshme, që dëmtojnë mjedisin e burimet natyrore.Vlen të theksohet në këtë kuadër roli i bashkëpunimit mes Medias dhe OMShC-ve për t’u angazhuar e bashkëpunuar ngushtë për veprime të koordinuara e aksione të përbashkëta ndërgjegjësimi, për një zë më të fuqishëm e gjithë përfshirës, në çështjet që duan të advokojnë, lobojnë dhe që kërkojnë një reagim qytetar. Bashkëpunimi me mediat luan një rol të rëndësishëm në procesin përhapjes së fjalës dhe mendimit të lirë, në advokimin dhe formulimin e një mesazhi bindës mbi rëndësinë e ruajtjes së natyrës, të përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore për politikë-bërësit, subjektet dhe komunitetin. Një bashkëpunim i mirë mes Mediave dhe OMSHC-ve shërben si një mjet për të fuqizuar rolin dhe forcën e veprimeve të përbashkëta, si një element kyç i një shoqërie demokratike për të mundësuar një bashkëpunim dhe një dialog frytdhënës në procesin e advokimit për  ruajtjen dhe promovimin e natyrës shqiptare.

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në bashkëpunim me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, të financiar nga Bashkimi Evropian (BE), nëpërmjet programit “Mbështetje për kapacitet e Shoqërisë Civile”, organizuan trajnimet “Nxitja e vendimmarrjes transparente për menaxhimin e burimeve natyrore - Roli i Medias”. Këto trajnime u zhvilluan gjithashtu edhe në Lushnje, Lezhë, Librazhd dhe Vlorë.

Mediat kombëtare dhe lokale janë aktorë të rëndësishëm në shoqërinë demokratike: raportimi objektiv, mbulimi gjithë përfshirës i çështjeve dhe shpërndarja e informacionit, ndihmojnë në nxitjen e qeverisjes me pjesëmarrje. Ato përfaqësojnë kanale të rëndësishme për shpërndarjen e informacionit dhe janë burime thelbësore informacioni. Të advokosh përmes medias, do të thotë të influencosh tek vendimmarrësi dhe të mobilizosh komunitetin nëpërmjet kanaleve të komunikimit masiv – siç janë televizionet, revistat, gazetat, radio, si dhe mediat sociale.

Në këtë kontekst, kjo tryezë ka si qëllim kryesor ngritjen e kapaciteteve për grupet kryesore të medias për të kuptuar rëndësinë e rolit të tyre në nxitjen e një procesi vendimmarrës transparent për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe menaxhimin e ZM-ve si dhe demokratizimin e shoqërisë. Përmes këtij aktiviteti, do të synohet mobilizimi i mediave për të marrë një rrol më aktiv në mundësimin e përfaqësimit dhe bashkëpunimit me shoqërinë civile në ndërmarrjen e fushatave të advokimit mediatik për të promovuar vlerat e trashëgimisë sonë natyore, për të tërhequr vëmendjen në probleme që kërkojnë zgjidhje, të denoncojnë bashkërisht publikisht abuzimet me pushtetin dhe korrupsionin dhe pse jo të përqëndrojnë vëmendjen e publikut dhe të vendimmarrësve në zgjidhje të mundshme që ofrohen.

Në aktualitetin ku jetojmë është më se e qartë se pjesëmarrja e publikut përbën një pjesë integrale të mbrojtjes së mjedisit dhe forcimit të demokracisë. Në ketë kontekst, media luan një rol kryesor në informimin e publikut dhe motivimin e angazhimit dhe veprimit të tyre. Përmes raportimit të saktë dhe në kohë, gazetarët mund të ndihmojnë në rritjen e aktivizimit ose diskutimit të mëtejshëm (publik ose dypalësh) të grupeve ose individëve të interesuar. Të dy elementët, pjesëmarrja e publikut dhe raportimi informues i mediave, janë elementë të rëndësishëm për proceset e vendimmarrjes mjedisore, dhe si të tilla janë shtyllat kryesore të detyrimeve ndërkombëtare për mjedisin, përmes instrumenteve si Deklarata e Rios 1992 dhe Konventa e Aarhusit 1998.

Në këtë kuadër ky aktivitet do të ndihmojë me informacione dhe mjete relevante për të mundësuar advokim-lobim mediatik sa më efektiv në një mjedis të përshtatshëm, për një dialog të vazhdueshëm, për të rritur presionin mbi vendimmarrësit për hartimin dhe zbatimin e duhur të politikave të ruajtjes së natyrës dhe qeversijen me pjesëmarrje.

Me qëllimin për të rritur angazhimin dhe forcimin e rolit të mediave në nxitjen e një vendimmarrjeje transparente të përdorimit të burimeve natyrore në Shqipëri,  për të evidentuar kontributin dhe përpjekjet e vazhdueshme të gazetarisë shqiptare në rritjen e ndërgjegjësimit mbi çështjet mjedisore e veçanërisht mbrojtjen e trashëgimisë natyrore shqiptare, organizatorët e këtij trajnimi përfitojne nga rasti per të ftuar të gjitha mediat kombëtare dhe loakle të marrin pjesë në thirrjen e hapur për konkursin e çmimit më të mirë të gazetarisë më të mirë mjedisore. 

Konkursi është i hapur për të gjithë gazetarat e medias së shkruar dhe vizive, lokale dhe kombëtare. Konkursi do të ketë në fund tre çmime respektivisht (600Euro, 500Euro,400 Euro). Afati i fundit për pjesëmarrjen në konkurs është data 16 Prill 2021. Guida e thirrjes dhe aplikimi për konkursin gjenden sipas linkut:
Thirrje e hapur për konkursin e çmimit të gazetarisë më të mirë mjedisore
 
Me qëllimin për të rritur angazhimin dhe forcimin e rolit të mediave në nxitjen e një vendimmarrjeje transparente të përdorimit të burimeve natyrore në Shqipëri, për të evidentuar kontributin dhe përpjekjet e vazhdueshme të gazetarisë shqiptare në rritjen e ndërgjegjësimit mbi çështjet mjedisore e veçanërisht përdorimit të qëndrueshëm të trashëgimisë natyrore shqiptare, INCA dhe IUCN ECARO po lançojnë një thirrje të hapur për konkursin e çmimit të gazetarisë më të mirë mjedisore. Kjo nismë ndërmerret në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian, nga programi IPA për shoqërinë civile dhe median 2016 – 2017, “Mbështetje për ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile”

Konkursi do të zgjedhë raportimin më të mirë të aktiviteteve ndërgjegjësuese/advokuese që lidhen me pjesëmarrjen dhe transparencën e publikut në fushën e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura.

Në aktualitetin ku jetojmë është mëse e qartë se pjesëmarrja e publikut përbën një pjesë integrale të mbrojtjes së mjedisit dhe forcimit të demokracise. Në këtë kontekst, media luan një rol kryesor – në informimin e publikut dhe motivimin e angazhimit dhe veprimit të publikut në mirëmenaxhimin dhe planifikimin e mbrojtjes së mjedisit dhe burimeve natyrore drejt një vizioni të përdorimit të qëndrueshëm të tyre. Përmes raportimit të saktë dhe në kohë, gazetarët mund të ndihmojnë në rritjen e aktivizimit ose diskutimit të mëtejshëm (publik ose dypalësh) të grupeve ose individëve të interesuar. Të dy elementët, pjesëmarrja e publikut dhe raportimi informues i mediave, janë elementë të rëndësishëm për proceset e vendimmarrjes mjedisore, dhe si të tilla janë shtyllat kryesore të detyrimeve ndërkombëtare për mjedisin, përmes instrumenteve si Deklarata e Rios 1992 dhe Konventa e Aarhusit 1998.
 
 
Përshkrimi i thirrjes

Kohëzgjatja

Hapur nga e Enjtja, 18 Mars 2021 deri të Premten, 16 prill 2021 23:59 CET

Temat

Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore, transparenca dhe menaxhimi i zonave të mbrojtura dhe me vlera të pasurisë natyrore kombëtare

Fokus-zonat

Raportimi lidhur me çështjet që ndodhin në zonat:

(1) Parku Kombëtar Divjakë -Karavasta,

(2) Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë,

(3) Rezervati natyror i menaxhuar i Kune Vain,

(4) Porto Palermo, Himarë (një zonë potenciale për t’i dhënë një staus mbrojtës si  Zonë e Mbrojtur Detare),

Formatet mediatike të pranueshme

Punime në të gjitha format e gazetarisë (printuar dhe online, radio dhe TV) të botuara ose transmetuara në mediat kombëtare dhe lokale në Shqipëri, në periudhën nga 1 Janari 2019 deri në 15 Prill 2021.

 
Regjistrimet e paraqitura duhet të ndjekin pesë Parimet Thelbësore të Gazetarisë:

(1)   E Vërteta dhe Saktësia,

(2)   Pavarësia,

(3)   Drejtësia dhe paanësia,

(4)   Humanizmi, dhe

(5)   Përgjegjshmëria

Çmimet

Në përfundim të vlerësimit të materialeve të dërguara do të jepen edhe tre çmime i 1, i 2dhe i 3(respektivisht 600€, 500€ dhe 400€ )

Juria, që do të bëjë vlerësimin e materialeve që do të prezantohen, do të përbëhet nga ekspertë të medias, shoqërisë civile mjedisore dhe do të përfshijë përfaqësues të partnerëve të projektit.

Për të dorëzuar materialet e përgatitura, gazetarët/pjesëmarrësit në këtë konkurs  duhet t’i dergojnë me email tek adresa Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., me subjekt: Çmimi i mediave mjedisore dhe duhet të përfshijë bashkengjitur:
  • Formularin e aplikimit të mbushur (të plotësuar në linkun:) https://docs.google.com/forms/d/1vgoW1kPwqTfpI1lz5_hl2c-8BtFXwrMDRzLkVtxg9uc/viewform?edit_requested=true; dhe
  • Materiali i prezantuar si:
    • Për median e shkruar – artikulli në PDF dhe lidhjen me faqen në internet ku mund të aksesohet ose foto të revistës/gazetës ku është publikuar (me të dhënat e editorialit të ditës kur është botuar);
    • TV/radio: adresa URL e materialit të publikuar/transmetuar; dhe
    • Media Online: Adresa URL e materialit të publikuar.
 
Kriteret e vlerësimit

Kriteret

Piket

1. Rëndësia e raportimit të lajmeve

20

2. Cilësia e raportimit të lajmeve

30

3. Pavarësia

20

4. Risi (Tema/Qasja origjinale)

10

5. Përkushtimi dhe integriteti i gazetarit

10

6. Ndikimi

10

TOTAL

100

Marte, 09 Mars 2021 10:30

Forum Publik!

FORUM PUBLIK

"Rekomandimet politike  për një kuadër ligjor më efektiv në ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, detyrimet dhe të drejtat për pjesëmarrjen publike"

Për tre ditë me rradhë stafi i INCA në bashkëpunim me IUCN organizuan në Parkun Natyror Kune-Vain-Tale, Parku Kombëtar Divjake-Karavasta dhe në Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë Forumet Publike "Rekomandimet politike për një kuadër ligjor më efektiv në ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, detyrimet dhe të drejtat për pjesëmarrjen publike".

Njeriu dhe natyra kanë bashkëjetuar në harmoni të plotë, që nga epokat parahistorike, duke qenë gjithmonë pjesë të pandashme. Në vendin tonë “Mbrojtja e natyrës”, si pjesë e politikave dhe strategjive mjedisore, është përmendur vazhdimisht si një nga drejtimet e saj, megjithëse gjëndet e shpërndarë në disa aspekte si biodiversiteti, zonat e mbrojtura, pyjet, shfrytëzimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore, burimet peshkore, etj., të cilat në një formë ose tjetër janë të lidhura ngushtësisht me njëra tjetrën.

Ndër vite Shqipëria ka humbur shumë nga vlerat e saj të biodiversitetit dhe habitateve natyrore për shkak të zhvillimit të pakontrolluar urban dhe turistik, rritjes së ndotjes, shpyllëzimit, zjarreve, erozionit, mungesës së legjislacionit të përshtatshëm mjedisor dhe zbatimit të tij të dobët apo dhe të përdorimit të praktikave dhe metodave të gabuara. Zhvillimi i aktiviteteve të paligjshme në territorin e ZMM ka cënuar shumë territore e lloje të marra në mbrojtje nga legjislacioni kombëtar dhe konventat ndërkombëtare.

Në sferën e ruajtjes së natyrës dhe biodiversitetit, Shqipëria ka detyrim njëhsimin e legjislacionit kombëtar të ruajtjes së natyrës, të biodiversitetit e peizazhit me atë të BE, nëpërmjet transpozimit të direktivave, zbatimit të tyre dhe forcimit të kapaciteteve për mirëmenaxhimin e  trashëgimisë natyrore të Shqipërisë, bazuar në standardet dhe direktivat e BE, si domosdoshmëri në procesin e integrimit.

Menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore në Shqipëri nuk është i integruar ende si duhet në politikën kombëtare dhe lokale. Përfshirja e komuniteteve lokale në ruajtjen e natyrës dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura ka ende një rrugë të gjatë për të kryer. Aktualisht, kjo situatë pengon zbatimin efektiv të politikave të ruajtjes së mjedisit dhe natyrës, dhe lehtësisht të çon në konflikte të panevojshme dhe keqkuptime, veçanërisht për komunitetet lokale që jetojnë në rajonet me biodiversitetit të larta të vendit. Komunikimi me pjesëmarrjen e gjërë të publik, nëpërmjet edukimit e zbatimit të praktikave më të mira për ruajtjen e natyrës dhe përdorimin e integruar e të baraspeshuar të burimeve natyrore, mbeten instrumente thelbësore për të rritur mbështetjen për këtë problem dhe për të kontribuar në menaxhimin efektiv të zonave të mbrojtura dhe të burimeve natyrore në Shqipëri.

Në këtë këndvështrim Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në bashkëpunim me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, të financiar nga Bashkimi Evropian (BE), nëpërmjet programit “Mbështetje për kapacitet e Shoqërisë Civile”, organizon organizon Forumin Publik mbi  "Rekomandimet politike për një kuadër ligjor më efektiv në ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, detyrimet dhe të drejtat për pjesëmarrjen publike".

Qëllimi i këtyre forumeve është prezantimi dhe diskutimi i rekomandimeve politike  për të përmirësuar kornizën ligjore rregullatore për ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, detyrimet dhe të drejtat për pjesëmarrjen publike në proceset e vendimmarrjes.

Ky forum publik synon të nxitë debatin dhe diskutimin publik lokal për formulimin e rekomandimeve politike të argumentuara qartë për ndryshime  dhe/ose miratimin e legjislacionit të ri të nevojshëm për mirëpërdorimin e burimeve natyrore, për luftën kundra krimit mjedisor në natyrën shqiptare, dhe transparencën publike në vendimmarrje, të mbështetura nga sugjerime të ekspertëve të fushës.

Forumi publik do të shërbejë si një tavolinë e rrumbullakët debati, me përfaqësues nga autoritetet publike lokale dhe rajonale, investitorë privatë, institucione financiare, OMShC dhe media. Gjatë takimit, do të inkurajohet dialogu midis palëve, me fokus të veçantë nxitjen e proceseve transparente dhe demokratike për përdorim të qëndrueshëm të burimeve natyrore lokale dhe kombëtare.

Për informacione të mëtejshme:

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA)
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Shënim për botuesit:

INCA

Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) është një OJQ e krijuar në korrik 2000, me qendër në Tiranë,por që punon në të gjithë vendin dhe në rajon nëpërmjet bashkëpunimit me organizata partnere. Qëllimi kryesor i INCA është lehtësimi i ngritjes së kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimeve dhe proceseve me pjesëmarrje, ruajtja e natyrës dhe mbrojtja e florës dhe faunës në Shqipëri, mbështetja e zhvillimit rural. Ajo fokusohet në vlerësimin e biodiversitetit, zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e baseneve të lumenjve dhe zbaton projekte në Shqipëri dhe në kontekst ndërkufitar. INCA është anëtar i IUCN dhe Forumit Global të Ujit (GWP) dhe përfaqëson WWF në Shqipëri. Që prej prillit 2013 INCA drejton Rrjetin për Rruajtjen e Natyrës në Shqipëri.

IUCN

IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës) është organizata mjedisore më e vjetër dhe më e madhe në botë, me më shumë se 1200 qeveri dhe OJQ anëtare dhe rreth 11,000 ekspertë vullnetare në mbi 160 vende. Zyra e IUCN-së për Evropën mbulon kontinentin Evropian, Rusinë dhe Azinë qendrore dhe vendet e Bashkimit Evropian përtej detit. Zyra e IUCN për Evropën Juglindore (IUCN SEE) nxit përmirësimin e qeverisjes së burimeve natyrore dhe biodiveristetit dhe mbështet nismat për ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e ekosistemeve për mirëqenien e njerëzve. Duke punuar bashkërisht me anëtarët e IUCN dhe Komisionet ajo harton politikat rajonale dhe mbështet dy iniciativa kryesore: Nismën e Harkut Dinarik dhe Brezin e Gjelbër të Evropës.

Këto aktivitete u organizuan në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, të financuar nga Bashkimi Evropian (BE), nëpërmjet programit “Mbështetje për kapacitet e Shoqërisë Civile”.

Ky publikim është prodhuar me asistencë të Komunitetit Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është vetëm përgjegjësi e partnerëve që zbatojnë projektin dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si pasqyrim i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian.
Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process
E premte 6 nëntor 2020 - Vlorë

INCA zhvilloi trainimin e rradhës në Vlorë "Mbi legjislacionin kombëtar për ruajtjen e natyrës, përdorimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore në zonat e mbrojtura dhe modeli i pjesëmarrjes publike"
 
Burimet natyrore në Shqipëri janë duke vuajtur nga presionet, janë nën kërcënime të vazhdueshme, duke përfshirë prerjet e paligjshme të pyjeve dhe të mbulesës vegjetative, gjuetinë, turizmin pakontrolluar dhe aktivitetet rekreative jo mirë të menaxhuara, erozionin dhe degradimin e tokës, zjarret, keqmenaxhimindhe përdorimin jo të qëndrueshëm të ujërave, hapjen e guroreve dhe të minierave, ndërtimine HEC-ve si dhe tjetërsimin e peizazhit natyror. Zbatimi i dobët i ligjit dhe një menaxhim joefektiv i aplikuar në praktikë mbetet ndër shqetësimet më kryesore të ruajtjes së natyrës dhe biodiversitetit në Shqipëri. Strukturat qendrore dhe lokale që merren me ruajtjen dhe përdorimin e elementëve të biodiversitetit, menaxherët e zonave të mbrojtura dhe aktorët të tjerë shpesh nuk kanë njohuri, aftësitë dhe mjetet e mjaftueshme. Menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore në Shqipëri nuk është i integruar ende si duhet në politikën kombëtare dhe lokale. Përfshirja e komuniteteve lokale në ruajtjen e natyrës dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura ka ende një rrugë të gjatë për të kryer. Aktualisht, kjo situatë pengon zbatimin efektiv të politikave të ruajtjes së mjedisit dhe natyrës, dhe lehtësisht të çon në konflikte të panevojshme dhe keqkuptime, veçanërisht për komunitetet lokale që jetojnë në rajonet me biodiversitetit të larta të vendit. Komunikimi me pjesëmarrjen e gjërë të publik, nëpërmjet  edukimit e zbatimit të praktikave më të mira për ruajtjen e natyrës dhe përdorimin e integruar e të barazpeshuar të burimeve natyrore, mbeten instrumente thelbësore për të rritur mbështetjen për këtë problem dhe për të kontribuar në menaxhimin efektiv të zonave të mbrojtura dhe të burimeve natyrore në Shqipëri.

Në ketë këndvështrim Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në bashkëpunim me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, të financiar nga Bashkimi Evropian (BE), nëpërmjet programit “Mbështetje për kapacitet e Shoqërisë Civile”, organizonTrajnimin Lokal “Mbi legjislacionin kombëtar për ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe modelin e pjesëmarrjes publike”.

Trajnimi synon të përmirësojë njohuritë e OShC-ve lokale mbi legjislacionin kombëtar për ruajtjen e burimeve natyrore dhe praktikat më të mira evropiane, dhe për të siguruar pjesëmarrjen e publikut përmes  përvojave  të  shkëmbimit  të  informacionit.  Aktiviteti  ka  për  qëllim    të rrisë  rolin e  tyre  si vëzhgues për të identifikuar boshllëqet  në zbatimin  e kornizës rregullatore kombëtare. Ky trajnim do t'u mundësojë OShC-ve të kuptojnë se si të përdorin njohuritë mbi legjislacionin kombëtar dhe mjetet e avokimit për ruajtjen e vlerave dhe burimeve natyrore te zones detare se Porto Palermos, si dhe percaktimin e nje statusi mbrojtje për të. Përmes këtij aktiviteti partnerët e projektit dhe përfaqësuesit e OShC-ve dhe aktorë të tjerë  lokalë do  të  punojnë  së  bashku  për  të  diskutuar  dhe  analizuar  problemet  më  kritike  dhe  nevojat  për  të përcaktuar instrumentet e avokimit për të mbrojtur dhe zhvilluar më tej vlerat dhe pasuritë natyrore të Porto Palermos.Partnerët e projektit dhe përfaqësuesit e OMSHC-ve lokale në bashkëpunim edhe me përfaqësuesit e mediave lokale si dhe institucioneve publike lokale rajonale do të punojnë së bashku për të marrë në konsideratë vlerësimin e nevojave për zonën pilote sipas problemeve kritike me të cilat ato përballen dhe do të përcaktojnë instrumentet advokuese për t’i mbrojtur e zhvilluar ato.

Trajnimi shërbeu për të krijuar urat e bashkëpunimit dhe komunikimit midis pushtetit lokal, OMShC-ve dhe vetë komunitetit se bashku me mediat lokale për të bashkëpunuar ngushtësisht në zbatim të kuadrit ligjor për mbrojtjen e natyrës dhe zonave të mbrojtura në Shqipëri.

Në trajnim morën pjesë përfaqësues të AdZM Vlorë, të shoqatave mjedisore lokale, të Bashkisë Vlorë, medias, grupe të interesit, etj.

Për informacione të mëtejshme:

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. http://www.inca-al.org/

INCA - Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) është një OJQ e krijuar në korrik 2000, me qendër në Tiranë,por që punon në të gjithë vendin dhe në rajon nëpërmjet bashkëpunimit me organizata partnere. Qëllimi kryesor i INCA është lehtësimi i ngritjes së kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimeve dhe proceseve me pjesëmarrje, ruajtja e natyrës dhe mbrojtja e florës dhe faunës në Shqipëri, mbështetja e zhvillimit rural. Ajo fokusohet në vlerësimin e biodiversitetit, zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e baseneve të lumenjve dhe zbaton projekte në Shqipëri dhe në kontekst ndërkufitar. INCA është anëtar i IUCN dhe Forumit Global të Ujit (GWP) dhe përfaqëson WWF në Shqipëri. Që prej prillit 2013 INCA drejton Rrjetin për Rruajtjen e Natyrës në Shqipëri.
IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës) është organizata mjedisore më e vjetër dhe më e madhe në botë, me më shumë se 1200 qeveri dhe OJQ anëtare dhe rreth 11,000 ekspertë vullnetare në mbi 160 vende. Zyra e IUCN-së për Evropën mbulon kontinentin Evropian, Rusinë dhe Azinë qendrore dhe vendet e Bashkimit Evropian përtej detit. Zyra e IUCN për Evropën Juglindore (IUCN SEE) nxit përmirësimin e qeverisjes së burimeve natyrore dhe biodiveristetit dhe mbështet nismat për ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e ekosistemeve për mirëqenien e njerëzve. Duke punuar bashkërisht me anëtarët e IUCN dhe Komisionet ajo harton politikat rajonale dhe mbështet dy iniciativa kryesore: Nismën e Harkut Dinarik dhe Brezin e Gjelbër të Evropës.
E mërkurë 28 tetor 2020 - Divjakë

INCA zhvilloi sot trainimin "Mbi legjislacionin kombëtar për ruajtjen e natyrës, përdorimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore në zonat e mbrojtura dhe modeli i pjesëmarrjes publike"
 
Burimet natyrore në Shqipëri janë duke vuajtur nga presionet, janë nën kërcënime të vazhdueshme, duke përfshirë prerjet e paligjshme të pyjeve dhe të mbulesës vegjetative, gjuetinë, turizmin e pakontrolluar dhe aktivitetet rekreative jo mirë të menaxhuara, erozionin dhe degradimin e tokës, zjarret, keq menaxhimin dhe përdorimin jo të qëndrueshëm të ujërave, hapjen e guroreve dhe të minierave, ndërtimin e HEC-ve si dhe tjetërsimin e peizazhit natyror. Zbatimi i dobët i ligjit dhe një menaxhim jo efektiv i aplikuar në praktikë mbetet ndër shqetësimet më kryesore të ruajtjes së natyrës dhe biodiversitetit në Shqipëri. Strukturat qendrore dhe lokale që merren me ruajtjen dhe përdorimin e elementëve të biodiversitetit, menaxherët e zonave të mbrojtura dhe aktorët të tjerë shpesh nuk kanë njohuri, aftësitë dhe mjetet e mjaftueshme. Menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore në Shqipëri nuk është i integruar ende si duhet në politikën kombëtare dhe lokale. Përfshirja e komuniteteve lokale në ruajtjen e natyrës dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura ka ende një rrugë të gjatë për të kryer. Aktualisht, kjo situatë pengon zbatimin efektiv të politikave të ruajtjes së mjedisit dhe natyrës, dhe lehtësisht të çon në konflikte të panevojshme dhe keqkuptime, veçanërisht për komunitetet lokale që jetojnë në rajonet me biodiversitetit të larta të vendit. Komunikimi me pjesëmarrjen e gjërë të publik, nëpërmjet edukimit e zbatimit të praktikave më të mira për ruajtjen e natyrës dhe përdorimin e integruar e të barazpeshuar të burimeve natyrore, mbeten instrumente thelbësore për të rritur mbështetjen për këtë problem dhe për të kontribuar në menaxhimin efektiv të zonave të mbrojtura dhe të burimeve natyrore në Shqipëri.
 
Në ketë këndvështrim, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në bashkëpunim me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, të financiar nga Bashkimi Evropian (BE), nëpërmjet programit “Mbështetje për kapacitet e Shoqërisë Civile”, organizuan sot Trajnimin Lokal “Mbi legjislacionin kombëtar për ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe modelin e pjesëmarrjes publike”.
Trajnimi synoi të përmirësojë njohuritë e OMShC-ve lokale mbi legjislacionin kombëtar për mbrojtjen e burimeve natyrore dhe praktikat evropiane më të mira, për të siguruar pjesëmarrjen publike përmes eksperiencave të shkëmbimit të informacionit. Kjo do të rrisë rolin e tyre vëzhgues për të njohur mangësitë në kuadrin rregullator kombëtar. Ky trajnim do të bëjë të mundur që OMShC-të të kuptojnë se si do të përdorin mjetet e advokimit për të mundësuar zbatimin e një plani advokimi me qëllim përmirësimin e zbatueshmërisë së kuadrit ligjor për ruajtjen e ZM dhe burimeve natyrore në zonën e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Partnerët e projektit dhe përfaqësuesit e OMSHC-ve lokale në bashkëpunim edhe me përfaqësuesit e mediave lokale si dhe institucioneve publike lokale rajonale do të punojnë së bashku për të marrë në konsideratë vlerësimin e nevojave për zonën pilote sipas problemeve kritike me të cilat ato përballen dhe do të përcaktojnë instrumentet advokuese për t’i mbrojtur e zhvilluar ato.
 
Trajnimi shërbeu për të krijuar urat e bashkëpunimit dhe komunikimit midis pushtetit lokal, OMShC-ve dhe vetë komunitetit se bashku me mediat lokale për të bashkëpunuar ngushtësisht në zbatim të kuadrit ligjor për mbrojtjen e natyrës dhe zonave të mbrojtura në Shqipëri.
 
Në trajnim morën pjesë përfaqësues të AdZM Fier, të shoqatave lokale MEN, Horizont EU, përfaqësues të Bashkisë Divjake, grupe të interesit, etj.
 
Për informacione të më tejshme:
 
Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA)
E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. http://www.inca-al.org/
 
INCA
Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) është një OJQ e krijuar në korrik 2000, me qendër në Tiranë, por që punon në të gjithë vendin dhe në rajon nëpërmjet bashkëpunimit me organizata partnere. Qëllimi kryesor i INCA është lehtësimi i ngritjes së kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimeve dhe proceseve me pjesëmarrje, ruajtja e natyrës dhe mbrojtja e florës dhe faunës në Shqipëri, mbështetja e zhvillimit rural. Ajo fokusohet në vlerësimin e biodiversitetit, zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e baseneve të lumenjve dhe zbaton projekte në Shqipëri dhe në kontekst ndërkufitar. INCA është anëtar i IUCN dhe Forumit Global të Ujit (GWP) dhe përfaqëson WWF në Shqipëri. Që prej prillit 2013 INCA drejton Rrjetin për Rruajtjen e Natyrës në Shqipëri. http://www.inca-al.org/
 
IUCN
IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës) është organizata mjedisore më e vjetër dhe më e madhe në botë, me më shumë se 1200 qeveri dhe OJQ anëtare dhe rreth 11,000 ekspertë vullnetare në mbi 160 vende. Zyra e IUCN-së për Evropën mbulon kontinentin Evropian, Rusinë dhe Azinë qendrore dhe vendet e Bashkimit Evropian përtej detit. Zyra e IUCN për Evropën Juglindore (IUCN SEE) nxit përmirësimin e qeverisjes së burimeve natyrore dhe biodiveristetit dhe mbështet nismat për ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e ekosistemeve për mirëqenien e njerëzve. Duke punuar bashkërisht me anëtarët e IUCN dhe Komisionet ajo harton politikat rajonale dhe mbështet dy iniciativa kryesore: Nismën e Harkut Dinarik dhe Brezin e Gjelbër të Evropës.
Enjte, 08 Tetor 2020 15:54

Të njohim speciet - Taxus baccata

Të njohim speciet e zonave të mbrojtura të Parkut Kombëtar Llogara, Rezervës Natyrore të Menaxhuar Karaburun dhe Lagunës së Orikumit.     


"Të njohim speciet e zonave të mbrojtura të Parkut Kombëtar Llogara, Rezervës Natyrore të Menaxhuar Karaburun dhe Lagunës së Orikumit"...specia e rradhës është "Taxus baccata"...

Kjo nismë është ndërmarrë në kuadër të projektit "Nga Mali në Det" financuar nga CEPF dhe zbatuar nga INCA.

Taxus baccata

Taksonomia e species:

- Mbretëria: Plantae
- Mbi\Ndarja: Tracheophytes
- Ndarja: Pinophyta
- Klasa : Pinopsida
- Rendi: Pinales
- Familja: Taxaceae
- Gjinia: Taxus
- Lloji : Taxus baccata

Karakteristikat e llojit: Shkurre ose dru halor me gjelbërim të përhershëm që rritet deri 10-20 m. Lëvorja është e hollë, me luspa kafe. Halat apo gjethet janë vizake, të sheshta, jeshile të errëta, 1-4 centimetra të gjata dhe 2-3 milimetra e gjerë.

Lulet mashkullore të përbëra nga 6 -14 luspa, në faqen e poshtme disa qeska pjalmore dhe lulet femërore me një bosht të shkurtër në majën e së cilës gjendet një vezë e vetme. Fruti me mish të kuqërremtë quhet aril. Arilja është 8–15 milimetra e gjatë dhe e hapur në fund. Arilet piqen nga 6 deri në 9 muaj pas pjalmimit, përkatësisht në prill-maj.

Tisi shumë tolerant ndaj hijeve, që zakonisht gjendet brenda pyllit në mënyrë individuale ose në grupe të vogla. Të gjitha pjesët e bimës, përveç frutave me mish, janë toksike, antispazmatikë, kardiotonikë, narkotikë dhe pastrues. Gjethet janë përdorur në trajtimin e astmës, bronkitit, reumatizëmit dhe epilepsisë.

Shpërndarja: Tisi (_Taxus baccata_) është një halor helmues, vendas në pjesën më të madhe të Evropës, nga Skandinavia Jugore në Afrikën Veriore. Pema është me rritje të ngadaltë, por jashtëzakonisht jetëgjatë, me disa individë që jetojnë deri në 5000 vjet.

Statusi sipas IUCN: Pak I rrezikuar (*LC*, Least Concern)

Kërcënimet: Prerja e tyre, për shkak të toksititetit kundrejt bagëtive; hapja e tokave të reja dhe prerja e tyre; faza e rigjenerimit për zëvendësimin e popullatave të prera, mjaft e vogël; dëmtimet nga marrja e kimikateve toksike të quajtura taxane për përdorime farmaceutike.

Për të siguruar një mbrojtje më efikase të këtij lloji, në rastet e vëzhgimit të saj në natyrë përgjatë ndjekjes së shtigjeve në Parkun Kombëtar të Llogara-së, ju lutem të kontaktoni në faqet e mëposhtme duke e shoqëruar me foton reale, kordinatat e vendit ku u vu re dhe emrin tuaj.

Facebook:
@INCA Albania
Merkure, 07 Tetor 2020 14:54

Të njohim speciet - chondrula lugorensis

Të njohim speciet e ZM të PK Llogara, RMN Karaburun dhe Lagunës së Orikumit       


"Të njohim speciet e zonave të mbrojtura të Parkut Kombëtar Llogara, Rezervës Natyrore të Menaxhuar Karaburun dhe Lagunës së Orikumit"...specia e rradhës është "chondrula lugorensis"...

Kjo nismë është ndërmarrë në kuadër të projektit "Nga Mali në Det" financuar nga CEPF dhe zbatuar nga INCA.


CHONDRULA LUGORENSIS_ Wagner, 1914

Taksonomia e species:

- Mbretëria: Animalia
- Ndarja: Mollusca
- Klasa: Gastropoda
- Rendi: Pulmonata
- Familja: Enidae
- Gjinia: Chondrula
- Lloji: Chondrula lugorensis

Karakteristikat e species*: Chondrula lugorensis është nj` gastropod i vogël, 8-11 mm i gjatë x 3,5-4mm I gjerë me një guackë grin në të verdhë të tejdukshme, më e errët në afërsi të hapjes; me vija të trasha dhe të parregullta; 8 vorbulla konvekse; hapje e thjeshtë jo e dhëmbëzuar, me ngjyrë të bardhë në brendësi, ndonjëherë duke formuar disa struktura të ngjashme me dhëmbët; kufijtë e hapjes të lidhur në anën parietale nga një shtresë e hollë, por nuk i afrohen shumë njëri-tjetrit; hapja shumë e ngushtë. Gjendet poshtë gurëve ose në shkëmbinj të lagësht.

Shpërndarja: Specie endemike, e përhapur përgjatë zonave shkëmbore të vargmaleve të Kerauneve në Shqipërinë jugperëndimore, deri në lartësinë 1900m mbi nivelin e detit.

Statusi sipas IUCN: EU afër rrezikimit (NT-near threatened) ;Shqipëri , e rrezikuar (EN-endangered)

Kërcënimet: Nuk ka kërcënime të drejtëpërdrejta.

Për të siguruar një mbrojtje më efikase të këtij lloji, në rastet e vëzhgimit të saj në natyrë përgjatë ndjekjes së shtigjeve në Parkun Kombëtar të Llogara-së, ju lutem të kontaktoni në faqet e mëposhtme duke e shoqëruar me foton reale, kordinatat e vendit ku u vu re dhe emrin tuaj.

Facebook: INCA Albania
Merkure, 07 Tetor 2020 12:40

Të njohim speciet - Sesleria albanica

Të njohim speciet e ZM të PK Llogara, RMN Karaburun dhe Lagunës së Orikumit      


Në kuadër të nismës "Të njohim speciet e zonave të mbrojtura të Parkut Kombëtar Llogara, Rezervës Natyrore të Menaxhuar Karaburun dhe Lagunës së Orikumit", po ju paraqesim specien e rradhës.

Kjo nismë është ndërmarrë në kuadër të projektit "Nga Mali në Det" financuar nga CEPF dhe zbatuar nga INCA.

Sesleria albanica

Taksonomia e species:

- Mbretëria: Plantae

- Mbi\Ndarja: Embriophyta

- Ndarja: Tracheophyta

- Nën/ndarja: Spermatophytina

- Klasa: Magnoliopsida

- Rendi: Poales

- Familja: Poaceae

- Gjinia: Sesleria

- Lloji: Sesleria albanica_ Ujhelyi 1959

Karakteristikat e species:

Sesleria albanica_ është një bimë barishtore shumëvjeçare. Speciet karakterizohen nga gjethet e sheshta dhe lulesë kallingjashëm me kallithe të shtypur anash.

Shpërndarja:

Është një specie endemike steno e lokalizuar në malet e Kerauneve në Shqipërinë Jugperëndimore dhe i përket kompleksit Sesleria juncifolia. Specia gjendet në kullota subalpine dhe alpine me terren shkëmbor gëlqeror; me bimësi shkëmbore, në lartësinë mbi 1500m.

Statusi sipas IUCN: E pavlerësuar

Kërcënimet: Shkatërrimi i habitatit si rezultat i djegieve natyrore ose të qëllimshme; mbikullotja në veçanti prej dhive; turistët vendas ose të huaj të painformuar.

Për të siguruar një mbrojtje më efikase të këtij lloji, në rastet e vëzhgimit të saj në natyrë përgjatë ndjekjes së shtigjeve në Parkun Kombëtar të Llogara-së, ju lutem të kontaktoni në faqet e mëposhtme duke e shoqëruar me foton reale, kordinatat e vendit ku u vu re dhe emrin tuaj.

Facebook: @INCA Albania

Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlore

Llogora Visitor Center

Kalendari i Aktiviteteve

« May 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook