Enjte, 02 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
INCA

INCA

Hene, 01 Qershor 2020 17:28

Ditari Natyrës Nr.84 - Maj 2020

Në këtë numër do të gjeni: 

- Mirënjohje dhe Falenderime të veçanta për stafin mjeksor
- Strategjia Evropiane e Biodiversitetit 2030
- Dy lloje interesante peshkaqenësh në ujërat shqiptare
- Peshkaqenët që duhen mbrojtur në ujërat shqiptare
- Organizatat e Shoqërisë Civile i drejtohen Qeverisë
- Aksione Komunitare në Zonat e Mbrojtura
- Mbrojtja e dunave dhe turizmi kreativ
- Tabela informuese për turistët në Baks-Rrjoll 
- Tulipani Kukësit - miratohet mbrojtja e habitatit të tij
- Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtaresimin në BE për Kapitullin 27
- Data të rëndësishme...
- Pak histori...
- Njoftime
Në dhjetor 2019, Komisioni Evropian paraqiti Marëveshjen e Gjelbër Evropiane, një plan që synon të transformojë Bashkimin Evropian në një “shoqëri të drejtë e të begatë, me një ekonomi moderne e konkuruese që përdor burimet me efektivitet, me zero emetim neto të gazeve serë në 2050 dhe ku rritja ekonomike nuk lidhet drejtpërtdrejt me përdorimin e burimeve”.

Strategjia Evropiane e Biodiversitetit 2030, publikuar në maj 2020, është në linjë me ambiciet dhe angazhimet e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane. Ajo përcakton synimet kryesore për ruajtjen dhe rikthimin e biodiversitetit dhe mirëfunksionimin e ekositemeve. Një natyrë e shëndetshme është thelbësore për mirëqenien e njerëzimit dhe aftësinë e tij për të përballuar ndryshimet dhe kërcënimet globale e për tu rimëkëmbur nga fatkeqësi të tilla si kriza e Covid 19.

Strategjia e re ngrihet mbi katër elemente kryesorë dhe adreson të gjithë shkaktarët kryesorë të humbjes së biodiversitetit si: ndryshimi i përdorimit të tokës/detit, zgjerimi i zonave urbane, mbishfrytëzimi i burimeve natyrore, ndryshimet klimatike, ndotja dhe llojet e huaja invazive.

Nën synimin për “një rrjet koherent zonash të mbrojtura” strategjia kërkon mbrojtjen me ligj dhe menaxhimin efektiv të të paktën 30% të territorit tokësor dhe 30% të territorit detar të Bashkimit Evropian deri në 2030. Ky objektiv mbështetet mbi rrjetin ekzistues Natura 2000, duke e plotësuar atë me zona të tjera të mbrojtura në nivel kombëtar. Të paktën një e treta e zonave të mbrojtura që shtrihen në mjedise me vlera të larta të biodiversitetit duhen të mbrohen në mënyrë strikte. Të gjitha zonat e mbrojtura duhet të menaxhohen në mënyrë efektive duke përcaktuar objektiva dhe masa të qarta për ruajtjen e tyre, të cilat të monitorohen në mënyrën e duhur.

Plani i ri për Rehabilitimin e Natyrës do të ndihmojë në përmirësimin e gjëndjes së zonave të mbrojtura ekzistuese dhe atyre të reja dhe do të rikthjejë larminë dhe qëndrueshmërinë natyrore në të gjitha llojet e ekosistemeve e peizazheve. Kjo do të ulë presionin mbi habitatet dhe llojet e rëndësishme duke siguruar përdorimin e qëndrueshëm të ekosistemeve. Një kuadër ligjor Evropian më i zgjeruar dhe më i fortë do përcaktojë objektiva ligjore për rehabilitimin e natyrës dhe rikthimin e ekosistemeve të qëndrueshme, përfshirë ato që janë të pasura me karbon. Vlerësimi dhe monitorimi i ndikimit të këtyre masave do të identifikojë nivelin e përshtatshëm, kushtet e nevojshme si dhe masat më efektive për arritjen e këtyre objektivave.

Plani i rehabiltimit përfshin edhe përmirësimin e statusit apo trendit të ruajtjes për të paktën 30% të habitateve dhe llojeve të mbrojtura, të cilat aktualisht nuk janë në një status të favorshëm ruajtjeje. Gjiashtu, ky plan synon eliminimin e kapjes rastësore të llojeve të mbrojtura detare apo reduktimin në atë nivel që lejon rehabilitimin e plotë të llojeve dhe nuk kërcënon statusin e ruajtjes së llojit. Përgjithësisht, strategjia sygjeron tolerancë zero ndaj të gjitha praktikave ilegale.

Strategjia e Biodiversitetit 2030 pranon rëndësinë e zgjidhjeve me bazë natyrën dhe gamën e gjerë të përfitimeve që ato prodhojnë për mjedisin dhe shoqërinë. Zgjidhjet me bazë natyrën duhet te integrohen në zhvillimin e ndërtimeve dhe infrastrukturave të gjelbra supercilësore në të gjithë Evropën.

Strategjia synon rritjen e sipërfaqes dhe përmirësimin e cilësisë ekologjike të pyjeve duke rritur njëkohësisht edhe qëndrueshmërinë e tyre. Rritja e sipërfaqes së pyjeve brenda BE-së synon mbjelljen e 3 miliardë drurëve, në respekt të plotë të parimeve ekologjike.

Përsa i përket ekosistemeve të ujërave të ëmbla, strategjia synon rikthimin e të paktën 25,000 km lumenj në rrjedhje të lirë duke hequr pengesat apo rehabilituar zonat e përmbytjes së këtyre lumenjve. Vendet anëtare duhet të rishikojnë nivelet e marrjes së ujit për të rikthyer rrjedhat ekologjike me qëllim arritjen e statusit të mirë apo potencial për gjithë ujërat sipërfaqësore dhe stausit të mirë për ujërat nëntokësore deri në 2027.

Strategjia e re e biodiversitetit i kushton rëndësi të veçantë edhe zonave të gjelbra urbane, duke plotësuar kështu një boshllëk të strategjisë së mëparshme.

Ndotja është një nga shkaktarët kryesorë të humbjes së biodiversitetit dhe ngushtësisht e lidhur me mënyrën moderne të jetesës së shoqërisë tonë. Për këtë qëllim strategjia përfshin një sërë objektivash konkrete që reflektojnë problematikën e gjerë të ndotjes së mjedisit.

Llojet e huaja invasive mund të dëmtojnë seriozisht përpjekjet për rikthimin e vlerave natyrore, prandaj adresimi i këtij problemi është mjaft i rëndësishëm në ruajtjen e biodiversitetit. Strategjia e re synon të kufizojë ndjeshëm futjen e llojeve të huaja invasive dhe të reduktojë me 50% numrin e llojeve të Listës së Kuqe që kërcënohen nga llojet e huaja invasive.

Bujqësia luan një rol të rëndësishëm në Bashkimin Evropian dhe zbutja e ndikimeve të saj është thelbësore në masat për ruajtjen e biodiversitetit. Strategjia e re mbështet praktikat agroekologjike duke synuar ulje të ndjeshme të përdorimit të kimikateve dhe pesticideve dhe duke mbeshtëtur zhvillimin e bujqësisë organike.

Nisur nga sfidat e së kaluarës për sigurimin e mbështetjes për arritjen e objektivave të caktuara nga sektorët e tjerë, strategjia e re përfshin një seksion të veçantë mbi administrimin dhe zbatimin e saj, si dy komponente thelbësore për realizimin e synimeve të caktuara. Në kuadër të mundësimit të ndryshimeve transformuese, Komisioni Evropian do të hartojë një Kuadër të ri qeverisës për biodiversitetin në Evropë, ku do të përfshihen mekanizma për monitorimin dhe rishikimin e strategjisë me indikatorë të qartë e të dakordësuar, të cilët do të mundësojnë vlerësimin periodik të progresit dhe do të përcaktojnë masat korigjuese nëse është e nevojshme. Gjithashtu, strategjia përcakton rishikimin e vazhdueshëm të zbatimit të Strategjive Kombëtare dhe Planeve të Veprimit për Biodiversitetin. Krijimi i Qendrës së re të Njohurive për Biodiversitetin, siç përcaktohet në strategji, do të ndihmojë ndjeshëm në përmirësimin e njohurive dhe edukimin lidhur me rëndësinë e biodiversitetit.

Arritja e objektivave të përcaktuar në strategjiinë e re të biodiversitetit 2030 kërkon që vendet anëtare të Bashkimit Evropian të mobilizojnë burime të konsiderueshme financiare. Strategjia synon të stimulojë një sistem taksash dhe çmimesh që reflektojnë më mirë kostot mjedisore. Të paktën 20 miliard Euro çdo vit do të akordohen për mbrojtjen dhe rehabilitimin e natyrës. Për më tepër, një pjesë  e rëndësishme e 25% të buxhetit të Bashkimit Evropian dedikuar ndryshimeve klimatike do të investohet në zgjidhje me bazë natyrën e biodiversitetin.

InvestEU, një nismë e dedikuar per kapitalin natyror dhe ekonominë qarkulluese do tëe krijohet me qëllim mobilizimin e të paktën 10 miliard eurove përgjatë 10 viteve të ardhshme bazuar në kombinimin e finacave publike e private.

Në kuadrin ndërkombëtar, strategjia përcakton se Bashkimi Evropian duhet të ketë një rol udhëheqës në promovimin e ruatjes dhe rehabilitimit të biodiversitetit në botë. Diplomacia e Marrëveshjes së Gjelbër duhet të shoqërohet me mesazhe të forta politike në nivelet më të larta duke përforcuar rëndësinë e  arritjes së vizionit të “jetesës në harmoni” dhe Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Në zbatim të kësaj strategjie, BE duhet të ndihmojë vendet në zhvillim si me mobilizimin e burimeve financiare ashtu edhe me ngritje kapacitetesh, transferim teknologjie dhe bashkëpunim tekniko-shkencor. Programet e bashkëpunimit për zhvillim të vendeve anëtare duhet të promovojnë zgjidhjet me bazë natyrën, masat për zbutjen apo adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike, praktikat e bujqësisë së qëndrueshme dhe investimet e gjelbra.
Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27”   

Hyrje

Rrugëtimi i Shqipërisë në procesin e integrimit evropian ka qenë dhe mbetet i gjatë në kohë dhe përpjekje. Ai ka filluar me aplikimin për anëtarësimin në BE në 28 Prill 2009. Dialogu i vazhdueshëm politik dhe ekonomik midis BE-së dhe Shqipërisë ka vazhduar përmes strukturave përkatëse në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit e cila u nënshkrua në Prill të vitit 2009. Këshilli Evropian i dha Shqipërisë statusin e vendit kandidat në qershor 2014. Qeveria e Shqipërisë është e angazhuar në reformat në lidhje me BE-në dhe në adresimin e prioriteteve kryesore të identifikuara për fillimin e negociatave.

Pas disa vitesh diskutimi, më në fund Këshilli i Evropës vendosi (Mars 2020) të hapë negociatat e pranimit të Shqipërisë në BE. Në muajt e ardhshëm, Komisioni do të paraqesë propozime për kuadrin e bisedimeve me Shqipërinë. Ky kuadër përcakton udhëzimet dhe parimet si prioritete të negociatave të pranimit të Shqipërisë si një vend kandidat. Opinioni i përgjithshëm pasqyron faktin se Kapitulli 27 nuk do të jetë ndër kapitujt më prioritarë për të filluar negociatat por Organizatat e Shoqërisë Civile Mjedisore kanë besim të fortë se gatishmëria dhe diskutimet për përparimin e vendit duhet të jenë një fillim i hershëm i punës.

Qeveria e Suedisë përmes Agjencisë Suedeze të Mbrojtjes së Mjedisit po mbështet punën e Republikës së Shqipërisë drejt një mjedisi më të mirë dhe zbatimin e përfitimeve mjedisore të BE-së nën Kapitullin 27 me kompetencat dhe njohuritë suedeze mbirregulloret e BE-së dhe zbatimit të tyre. Burimi i financimit për këtë program mundësohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) në kuadër të zbatimit të programit SANE27.

Qëllimi dhe Objektivat e Nismës GREEN 27+

Grupimi GREEN27+, i cili përbledh rreth 20 organizata mjedisore në mbarë vendin që kanë shprehur vullnetin dhe dëshirën për të qenë të përfshirë ne proceset dhe negociatat e vendit tonë me BE për Kapitullin 27: Mjedisi. I iniciuarnga Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri (REC Albania) si organizatë drejtuese dhe Qendra Mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim (EDEN), Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) dhe Instituti i Kërkimeve Urbane (URI), me mbështetjen financiare dhe në bashkëpunim me Programin SANE 27 janë pëfshirë në zhvillimin e një programi mbështetjeje dhe rritje të kapaciteteve për shoqërinë civile, i cili synonmbështetjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE duke nxitur dialogun midis institucioneve qeveritare dhe OJQ-ve mbi legjislacionin mjedisor. Duke parë rezultatet e procesit të negociatave të deritanishme të BE-së, programi i parë pilot është krijuar duke kontribuar në proces mezhvillimin dhe artikulimin e pozicionit të OShC-ve në procesin e negociatave BE-Shqipëri në lidhje me çështjet e Kapitullit 27: Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike.
Objektivat specifike tëGREEN 27+ janë:
  • Forcimi i kapaciteteve të OSHC-ve mjedisore për të mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe nxitja e pjesëmarrjes së tyre proaktive dhe konstruktive në procesin e negociatave meBE-në;
  • Mbështetja për bashkëpunimin midis OJQ-ve për të formuluar dhe komunikuar qëndrime të përbashkëta për çështjet mjedisore;
  • Rritja e vetëdijes dhe stimulimi i rolit aktiv të shoqërisë civile të Shqipërisë për çështjet e anëtarësimit në BE;
Për të maksimizuar rezultatet e prekshme të kësaj nismenë mbështetje të procesit të anëtarësimit në BE, duke pasur parasysh nën-kapitujt tematikë të Kapitullit 27 (Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike)në harkun kohor të një viti janë prioritizuar: 1) Legjislacioni horizontal, 2) Mbetjet, 3) Uji dhe 4) Ruajtja e natyrës.

Aktivitetet dhe rezultatet:

Programi me një kohëzgjatje njëvjeçare (Maj 2020 - Prill 2021)përkon me vitin e parë të hapjes së negociatave me Shqipërinë. Ai është strukturuar si rritje e kapaciteteve të OShC-ve, rrjetëzim dhe kontribut i drejtpërdrejtë përmes zhvillimit të raportit mbiopinionin e OShC-ve lidhur mepërparimin e vendit në negociatat me BE-në. Mënyra të ndryshme për rritjen e kapaciteteve (kryesisht përmes takimeve dhe vizitave të shkëmbimit të përvojave) do të përdoren për të rritur kapacitetet e anëtarëve dhe ekspertëve të OShC-ve për tematikat e negociatave të BE-së, si dhe për të ruajtur kanalet e komunikimit dhe dialogut midis autoriteteve dhe shoqërisë civile, në mënyrë që të forcojnë ndikimin e tyre në proceset vendimmarrëse lidhur me procesin e negociatave me BE-në.
“Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27”   

Hyrje   

Rrugëtimi i Shqipërisë në procesin e integrimit evropian ka qenë dhe mbetet i gjatë në kohë dhe përpjekje. Ai ka filluar me aplikimin për anëtarësimin në BE në 28 Prill 2009. Dialogu i vazhdueshëm politik dhe ekonomik midis BE-së dhe Shqipërisë ka vazhduar përmes strukturave përkatëse në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit e cila u nënshkrua në Prill të vitit 2009. Këshilli Evropian i dha Shqipërisë statusin e vendit kandidat në qershor 2014. Qeveria e Shqipërisë është e angazhuar në reformat në lidhje me BE-në dhe në adresimin e prioriteteve kryesore të identifikuara për fillimin e negociatave.

Pas disa vitesh diskutimi, më në fund Këshilli i Evropës vendosi (Mars 2020) të hapë negociatat e pranimit të Shqipërisë në BE. Në muajt e ardhshëm, Komisioni do të paraqesë propozime për kuadrin e bisedimeve me Shqipërinë. Ky kuadër përcakton udhëzimet dhe parimet si prioritete të negociatave të pranimit të Shqipërisë si një vend kandidat. Opinioni i përgjithshëm pasqyron faktin se Kapitulli 27 nuk do të jetë ndër kapitujt më prioritarë për të filluar negociatat por Organizatat e Shoqërisë Civile Mjedisore kanë besim të fortë se gatishmëria dhe diskutimet për përparimin e vendit duhet të jenë një fillim i hershëm i punës.

Qeveria e Suedisë përmes Agjencisë Suedeze të Mbrojtjes së Mjedisit po mbështet punën e Republikës së Shqipërisë drejt një mjedisi më të mirë dhe zbatimin e përfitimeve mjedisore të BE-së nën Kapitullin 27 me kompetencat dhe njohuritë suedeze mbirregulloret e BE-së dhe zbatimit të tyre. Burimi i financimit për këtë program mundësohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) në kuadër të zbatimit të programit SANE27.

Qëllimi dhe Objektivat e Nismës GREEN 27+

Grupimi GREEN27+, i cili përbledh rreth 20 organizata mjedisore në mbarë vendin që kanë shprehur vullnetin dhe dëshirën për të qenë të përfshirë ne proceset dhe negociatat e vendit tonë me BE për Kapitullin 27: Mjedisi. I iniciuarnga Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri (REC Albania) si organizatë drejtuese dhe Qendra Mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim (EDEN), Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) dhe Instituti i Kërkimeve Urbane (URI), me mbështetjen financiare dhe në bashkëpunim me Programin SANE 27 janë pëfshirë në zhvillimin e një programi mbështetjeje dhe rritje të kapaciteteve për shoqërinë civile, i cili synonmbështetjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE duke nxitur dialogun midis institucioneve qeveritare dhe OJQ-ve mbi legjislacionin mjedisor. Duke parë rezultatet e procesit të negociatave të deritanishme të BE-së, programi i parë pilot është krijuar duke kontribuar në proces mezhvillimin dhe artikulimin e pozicionit të OShC-ve në procesin e negociatave BE-Shqipëri në lidhje me çështjet e Kapitullit 27: Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike.

Objektivat specifike tëGREEN 27+ janë:
  • Forcimi i kapaciteteve të OSHC-ve mjedisore për të mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe nxitja e pjesëmarrjes së tyre proaktive dhe konstruktive në procesin e negociatave meBE-në;
  • Mbështetja për bashkëpunimin midis OJQ-ve për të formuluar dhe komunikuar qëndrime të përbashkëta për çështjet mjedisore;
  • Rritja e vetëdijes dhe stimulimi i rolit aktiv të shoqërisë civile të Shqipërisë për çështjet e anëtarësimit në BE;
Për të maksimizuar rezultatet e prekshme të kësaj nismenë mbështetje të procesit të anëtarësimit në BE, duke pasur parasysh nën-kapitujt tematikë të Kapitullit 27 (Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike)në harkun kohor të një viti janë prioritizuar: 1) Legjislacioni horizontal, 2) Mbetjet, 3) Uji dhe 4) Ruajtja e natyrës.

Aktivitetet dhe rezultatet:

Programi me një kohëzgjatje njëvjeçare (Maj 2020 - Prill 2021)përkon me vitin e parë të hapjes së negociatave me Shqipërinë. Ai është strukturuar si rritje e kapaciteteve të OShC-ve, rrjetëzim dhe kontribut i drejtpërdrejtë përmes zhvillimit të raportit mbiopinionin e OShC-ve lidhur mepërparimin e vendit në negociatat me BE-në. Mënyra të ndryshme për rritjen e kapaciteteve (kryesisht përmes takimeve dhe vizitave të shkëmbimit të përvojave) do të përdoren për të rritur kapacitetet e anëtarëve dhe ekspertëve të OShC-ve për tematikat e negociatave të BE-së, si dhe për të ruajtur kanalet e komunikimit dhe dialogut midis autoriteteve dhe shoqërisë civile, në mënyrë që të forcojnë ndikimin e tyre në proceset vendimmarrëse lidhur me procesin e negociatave me BE-në.
Djele, 24 Maj 2020 13:50

24 Maj - Dita Europiane e Parqeve

#ParksForHealth   

- Dita Europiane e Parqeve u promovua për herë të parë në vitin 1999, me nismën e EUROPARC Federation, me qëllim rritjen e profilit të zonave të mbrojtura europiane dhe gjenerimin e mbështetjes publike për qëllimet dhe punët e tyre.

24 Maji përkujton krijimin e nëntë parqeve të para kombëtare europiane në Suedi në vitin 1909. Kjo ditë festohet në një sërë qytetesh të mëdha të Europës, ku parqet shërbejnë si "mushkëritë e qytetit" si pasojë e përqëndrimit të lartë të trafikut, të industrisë dhe zhurmës.

Kur Federata EUROPARC vendosi që 'Parqe të Shëndetshëm, Njerëz të Shëndetshëm' do të ishte tema e Ditës Evropiane të Parqeve për vitin 2020, ne kurrë nuk do të kishim menduar se do të ishte kaq relevante. Ajo që ne dinim, është se kontakti pozitiv me natyrën është i rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Mund të krijojë mirëqenie, të parandalojë problemet e shëndetit publik dhe të promovojë një mënyrë jetese aktive.

Parqet dhe zonat e mbrojtura kanë një mision të rëndësishëm për të lidhur njerëzit me natyrën! Parqet jo vetëm që të mbrojnë burimet tona të vlefshme natyrore, por ato japin edhe rezultate pozitive shëndetësore. Kontakti me natyrën është thelbësor për shëndetin e njeriut, dhe në një Evropë gjithnjë e më të urbanizuar, ne duhet të krijojmë më shumë mundësi që qytetarët të lidhen dhe të eksplorojnë ambientet e jashtme. Kontakti pozitiv me natyrën është vërtetuar se krijon mirëqenie dhe promovon stilin e jetës aktive!

Në vitin 2020, Dita Evropiane e Parqeve nxjerr në pah lidhjen e natyrës me shëndetin e njeriut ... Njerëzit e shëndetshëm kanë nevojë për Parqe të Shëndetshme!
Përfitime për të gjithë, nga fusha në filxhan!   

- Dita e Parë Ndërkombëtare e çajit kërkon thirrje për veprim të përbashkët për të siguruar qëndrueshmërinë e sektorit të çajit!   

Celebrimi i trashëgimisë kulturore, përfitimeve shëndetësore dhe rëndësisë ekonomike të pijeve ikonike!

Në Dhjetor 2019, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, mbështeti thirrjen nga Grupi Ndërqeveritar mbi çajin dhe shpalli 21 majin si Ditën Ndërkombëtare të Çajit,  duke i bërë thirrje FAO-s të drejtojë respektimin. Dita synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë socio-ekonomike të sektorit të çajit, si dhe kontributin e saj në arritjen e Axhendës së vitit 2030.

21 Maj 2020, Romë - FAO shënoi sot Ditën Ndërkombëtare të Çajit duke theksuar nevojën thelbësore për të siguruar qëndrueshmërinë e prodhimit të çajit - një bazë për jetesën e miliona fermerëve - veçanërisht në një kohë kur ekonomia botërore hyn në një reçesion dhe të ardhurat bien si një rezultat i pandemisë COVID-19.

Për shkak të pandemisë aktuale, respektimi i parë i Ditës Ndërkombëtare të Çajit u mbajt virtualisht.   

"Çaji, si një burim punësimi dhe të ardhurash, mund të ndihmojë në zbutjen e disa prej vështirësive që vijnë nga rënia e tanishme ekonomike", tha drejtori i Përgjithshëm i FAO-së Qu Dongyu në fjalën e tij të hapjes në këtë ceremoni.

Duke theksuar kontributin e tij jetësor në luftën kundër urisë, zvogëlimin e varfërisë ekstreme, fuqizimin e grave, duke ruajtur ekosistemet dhe biodiversitetin, Qu inkurajoi të gjithë palët e interesuara të krijojnë partneritete dhe projekte konkrete për të zhvilluar më tej sektorin e çajit.

Për të ndërtuar një sektor më produktiv dhe elastik të çajit, shefi i FAO theksoi nevojën për politika më të mira, më shumë risi, investime të rritura dhe gjithëpërfshirje më të madhe në prodhimin dhe përpunimin e çajit.

Ai gjithashtu theksoi dimensionet sociale, kulturore dhe shëndetësore të çajit.

Ngjarja e sotme u mbajt nën temën "Përfitime për të gjithë, nga fusha në filxhan".

Në takim u mblodhën së bashku përfaqësuesit nga vendet më të mira eksportuese dhe importuese të çajit në botë, si dhe vendet kryesore prodhuese ku kultivimi i çajit është një burim i rëndësishëm i vendeve të punës dhe të ardhurave, përfshirë Argjentinën, Kinën, Indinë, Indonezinë, Kenian dhe Republikën e Koresë.

Pjesëmarrës të tjerë përfshinin Jianyun Ruan, Kryetar i Grupit Ndërqeveritar mbi Çajin, Kinë; Dr.Sharon Hall, Shefi Ekzekutiv, Shoqata e Çajit dhe Infuzioneve në Mbretërinë e Bashkuar, Mbretëria e Bashkuar; Jongcheol Kim, Drejtor i Institutit të Çajit Jeshil të Hadong, Republika e Koresë, Sangki Yoon Kryetari i Hadong, Republika e Koresë; dhe John Snell, ekspert i çajit dhe sommelier nga Kanada.

Përveç përfitimeve socio-ekonomike të çajit, folësit theksuan rëndësinë e tij si trashëgimi kulturore dhe diskutuan aspektet e tij shëndetësore dhe ushqyese duke përfshirë efektet e pijeve anti-inflamatore, antioksiduese dhe humbje peshe.

Ngjarja e sotme shfaqi gjithashtu programin e FAO's mbi Rëndësinë dhe Sistemet e Trashëgimisë Bujqësore (GIAHS) pasi katër nga vendet e përcaktuara janë vende me rritje të çajit. Këto vende janë shembuj unikë se si praktikat bujqësore stërgjyshore mund të kontribuojnë me sukses në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, biodiversitetin dhe përshtatjen dhe zbutjen e ndryshimit të klimës.

Një sektor i qëndrueshëm çaji për një zhvillim të qëndrueshëm!

Çaji është pija më e konsumuar në botë pas ujit, dhe një burim kryesor i jetesës dhe të ardhurave për miliona familje në vendet në zhvillim. Në fakt, pronarët e vegjël janë përgjegjës për 60% të prodhimit botëror të çajit. Megjithë kontributin e tij jetësor në zhvillimin rural dhe zbutjen e varfërisë, sektori ende përballet me një numër sfidash, duke përfshirë ndikimet e pafavorshme të motit, qasjen në tregje për prodhuesit e vegjël, mungesën e transparencës dhe qëndrueshmërinë në zinxhirin e vlerës së çajit.
Çaji mund të prodhohet vetëm në kushte të përcaktuara ngushtë agro-ekologjike prandaj dhe kultivohet në një numër shumë të kufizuar vendesh, shumë prej të cilave po ndikohen tashmë nga ndryshimet klimatike.

Për të arritur një qëndrueshmëri më të madhe në sektor, panelistët ranë dakord për nevojën e zhvillimit të strategjive për përshtatjen dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike, promovimin e transparencës së tregut dhe qëndrueshmërinë e zinxhirit të vlerës së çajit dhe hartimin e politikave për prodhimin e qëndrueshëm të çajit, duke përfituar, para së gjithash, fermerët e vegjël.
Zgjidhjet tona janë në natyrë    

-    Kombet e Bashkuar shpallën 22 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit për të rritur ndërgjegjësimin dhe përmirësuar vlerësimin e çështjeve të biodiversitetit. Fillimisht, në fund të vitit 1993, Komiteti i Dytë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara shpalli si Ditë Ndërkombëtare të Biodiversitetit 29 Dhjetorin, ditën e hyrjes në fuqi të Konventës së Biodiversitetit. Por në Dhjetor 2000, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 22 Majin si Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit, për të kujtuar miratimin e tekstit të konventës në 22 Maj 1992 nga Akti Final i Konferencës së Nairobit për Miratimin e tekstit të Konventës së Biodiversitetit.

Tema e Ditës Ndërkombëtare për Diversitetin Biologjik (IDB) më 22 maj 2020, "Zgjidhjet tona janë në natyrë", thekson shpresën, solidaritetin dhe rëndësinë e bashkëpunimit në çdo gjë për të ndërtuar të ardhmen në harmoni me natyrën.

Ndërsa komunitetit mbarë botëror i është bërë thirrje të rishqyrtojë marrëdhëniet e tij me botën natyrore, një gjë është e sigurt: pavarësisht të gjitha përparimeve tona teknologjike, ne jemi plotësisht të varur nga ekosistemet e shëndetshme dhe të gjalla për shëndetin tonë, ujin, ushqimin, ilaçet, rrobat, karburantin, strehim, energji etj. Slogani "Zgjidhjet tona janë në natyrë" thekson shpresën, solidaritetin dhe rëndësinë e bashkëpunimit në të gjitha nivelet për të ndërtuar një të ardhme të jetës në harmoni me natyrën.

"Ruajtja dhe administrimi i qëndrueshëm i biodiversitetit është i nevojshëm për të lehtësuar prishjen e klimës, duke garantuar sigurinë e ujit dhe ushqimit dhe madje edhe parandalimin e pandemive", theksoi z.António Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, në kuadër të #BiodiversityDay2020 nën temën e "Zgjidhjet tona janë në #nature". Ai bën thirrje për veprime kolektive për të ruajtur #biodiversitetin ndërsa ndërtojmë më mirë të ardhmen.

Java Ndërkombëtare e Biodiversitetit ka të bëjë me lidhjen e njerëzve me natyrën, me komunikimin e rëndësisë së biodiversitetit dhe motivimin e njerëzve për të luajtur rol në mbrojtjen e tij. Është gjithashtu për të treguar argëtimin dhe mrekullitë që mund të gjenden në natyrë, të cilat frymëzojnë njerëzit të mësojnë më shumë, të shohin më shumë, të bëjnë më shumë.

Data 18 Maj thekson edhe një herë rëndësinë që kanë njohuritë tradicionale për biodiversitetin, e lidhur ngushtë kjo me komunitetet lokale dhe popullatat indigjene, të cilat ndërveprojnë me natyrën në mënyrë të vazhdueshme duke i shërbyer dhe duke marrë prej saj. Janë pikërishtë këto njohuri të cilat kanë krijuar harmoninë midis natyrës dhe njeriut, në përdorimin e shërbimeve të ekosistemeve të ndryshme në funksion të një jetë sa më të shëndetshme.

Vendi ynë si një vend me pasuri të mëdha natyrore dhe mjaft i pasur në biodiversitet, ofron një natyrë me vlera të mëdha të cilat shpesh janë ende të panjohura. Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë ndodhet në zonat rurale, në zonat ku natyra ende ngelet e paprekur. Mënyra e tyre e jetesës është e lidhur fort me natyrën aty pranë, nëpërmjet mbjedhjeve të bimëve medicinale (sherebela Salvia officinalis, rigoni Origanum Vulgare etj) dhe frutave të pyllit, peshkimit etj, prandaj janë hallka e parë të cilët luajnë një rol të rëndësishëm edhe në ruajtjen e tyre.

06-05-2020 - Për t’ju ardhur në ndihmë po ju publikojmë një katalog me specie të peshkaqenëve që janë parë më së shumti nga peshkatarët profesionistë dhe ata sportivë që të kuptohet më mirë rëndësia e tyre si specie të veçanta dhe të sillemi me ta në mënyrë natyrore duke i lëshuar në det nese kapen të gjallë dhe ju kërkojmë bashkëpunim të gjithëve që i evidentojnë të gjallë ose të ngordhur t’i raportojnë pranë AdZM-ve, AKZM ose dhe në këtë adresë duke dërguar foto, gjatësinë dhe peshën (nëse është e mundur të maten).

06-05-2020 - Gjatë këtyre dy javëve të fundit, administrata e zonave të mbrojtura ka njoftuar për gjetjen e dy peshkaqenëve interesant në ujërat shqiptarë.
Më datë 27 prill në plazhin e Velipojës është gjendur i ngordhur një peshkaqen shtegtar (Cetorhinus maximus). Megjithëse individi i gjetur në plazhin e Velipojës nuk ishte i rritur duhet theksuar se bëhet fjalë për llojin më të madh të peshkaqenëve të detit Mesdhe, i cili mund të kalojë 8 metrat e gjatësisë. Po ashtu, ky nuk është një lloj agresiv pasi ushqehet me plankton dhe me shumë gjasa ka ngordhur për shkak të peshkimit me pushkë nënujore. Peshkaqeni shtegtar është një lloj i rrezikuar dhe ka qenë i pranishëm në Librin e Kuq dhe është propozuar që të jetë përsëri në rishikimin e kësaj liste me statusin si i rrezikuar.
Ndërkohë në datën 2 maj, në zonën midis Himarës dhe Porto Palermos është kapur dhe një tonil (Isurus oxyrinchus) i cili është gjetur i ngordhur brenda rrjetave të peshkimit. Tonili është njëlloj i rrezikuar dhe po ashtu është peshkaqeni më i shpejtë i Mesdheut.
Duhet theksuar se peshkaqenët dhe rajat në përgjithësi janë të rrezikuar në Mesdhe nga aktiviteti njerëzor dhe sidomos nga ai i peshkimit. Është e rëndësishme që në të ardhmen të ketë më shumë kërkime të mëtejshme mbi zëniet dhe sjelljen e këtyre llojeve, si dhe ndërgjegjësimin e profesionistëve të detit, por dhe njerëzve të thjeshtë për të hartuar politikat dhe masat e duhura menaxhuese.
INCA së bashku me WWF Itali po zbatojnë një projekt që ka për qëllim të rritë ndërgjegjësimin për këto lloje të rrezikuara të peshkaqenëve, pasi në detin Mesdhe ata po kthehen në specie që tashmë rrezikohen nga peshkimi i tyre rastësor me anë të grepave të peshkatarëve dhe veçanërisht të atyre profesionistë në sasi më të mëdha, duke zvogëluar numrin e tyre dhe duke rritur rrezikshmërinë e zhdukjes së tyre. #SafeSHARKS
Për t’ju ardhur në ndihmë po ju publikojmë një katalog me specie të peshkaqenëve që janë parë më së shumti nga peshkatarët profesionistë dhe ata sportivë që të kuptohet më mirë rëndësia e tyre si specie të veçanta dhe të sillemi me ta në mënyrë natyrore duke i lëshuar në det nesh kapen të gjallë dhe ju kërkojmë bashkëpunim të gjithëve që i evidentojnë të gjallë ose të ngordhur t’i raportojnë pranë AdZM-ve, AKZM ose dhe në këtë adresë duke dërguar foto, gjatësinë dhe peshën (nëse është e mundur të maten). https://www.inca-al.org/sq/publikimet/publikime/item/871-peshkaqenet-qe-duhen-mbrojtur-ne-ujerat-shqiptare

Kalendari i Aktiviteteve

« November 2014 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook