Premte, 03 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
INCA

INCA

Integrimi i medias sociale në punën e advokim-lobimit

Mjetet e medias sociale ofrojnë një gamë të gjerë mundësish për të rritur/ndikluar procesin e advokim-lobimit. Mediat sociale janë një mjet i lirë që mund t'iu ndihmojë të filloni një bisedë në një mjedis të përshtatshëm, me një numër të konsiderueshëm njerëzish. Një nga avantazhet e shumta të tij është se distanca është kryesisht e parëndësishme. Ndërsa disavantazhi kryesor i mediave sociale është se njerëzit mund të kenë qasje të kufizuar. Ashtu si me mjetet e tjera të advokimit, është e rëndësishme që të kemi një qëllim specifik dhe një audiencë të synuar para se të filloni me advokimin e mediave sociale.

Termi “media sociale” përmban një numër mjetesh, secila me karakteristika dalluese. Përdorimi i shtuar dhe rëndësia e këtyre mjeteve ka sfiduar ndonjëherë të drejtën për lirinë e shprehjesdhe qasjen në informata që çojnë në një shkundje ndaj advokimit dhe fushatës. Krijimi i një plani për shfrytëzimin e mediave sociale është i nevojshëmdhe duhet të përfshijë:
  • Çfarë doni të arrini? A është qëllimi juaj i veçantë (si ndryshimi i Politikës Kombëtare të Ruajtjes së Natyrës) apo i gjerë (ndërtimi programeve për mirëqeverisjen e zonave të mbrojtura dhe të përdorimit të qendrueshëm të burimeve natyrore, duke angazhuar komunitet vendore, përdoruesit e tyre ose strukturat përgjegjëse menaxhuese dhe monitoruese)?
  • Kush është audienca që dëshironi të arrini? A komunikoni së pari me njerëz që tashmë janë të njohur me punën e OShC-së dhe partnerët? Apo po merrni në konsideratë objektivat dhe ndikimet që janë pjesë e strategjisë suaj të advokim-lobimit?
  • Në cilat platforma të mediave sociale duhet të përqendroheni? Ky vendim duhet të ndëmerret nga objektivi dhe audienca e synuar.
  • Çfarë materiale do të ndani përmes mediave sociale?
Shkurt 2020

 - Gëzuar 2 Shkurtin - Ditën Botërore të Ligatinave!
Ligatinat përfshijnë afër 6% të sipërfaqes së përgjithshme të globit dhe janë ndër mjediset më produktive. Shërbimet e ekosistemeve ligatinore ofrojnë edhe përfitime të mëdha ekonomike. Vlen të përmendet orizi që është një bimë e zakonshme e ligatinave, dhe shërben si ushqim bazë për më se gjysmën e njerëzimit, pastaj rreth 2/3 e gjuetisë botërore të peshkut janë të lidhura me bregdetin dhe zonat e ligatinave. Gjithashtu, nga vlerat e ligatinave përfitojnë edhe: bujqësia, transporti, energjia, turizmi, etj.                             
Kompleksi dhe ndërveprimi i faktorëve fizik, kimik dhe biologjik i ekosistemeve ligatinore, mundëson që të kryejë shumë funksione, si p.sh. deponimin e ujit, depozitimin e shkarkimeve të shirave dhe rrjedhjeve ujore, stabilizimin e kushteve klimatike, kontrollimin e përmbytjeve dhe të erozionit.
Për shkak të vlerave dhe përfitimeve që ofrojnë ligatinat, shtetet e ndryshme po i kushtojnë vëmendje ruajtjes së tyre. Për këtë dëshmon rritja e vazhdueshme e numrit të ligatinave me rëndësi ndërkombëtare, por edhe i shteteve nënshkruese të Konventes së Ramsarit, që nga viti 1971 e deri më sot
Ligatinat konsiderohen si “djep i diversitetit biologjik”, duke ofruar ujin dhe produktivitetin primar për ekzistencën e llojeve të shumta të bimëve dhe shtazëve. Ato mbështeten në përqendrimin e lartë të gjitarëve, shpendëve, zvarranikëve, ujëtokësorëve, peshqve dhe llojeve jo kurrizore. 40% e organizmave përdorin si habitat ligatinat. Kjo ditë i dedikohet jo vetëm ligatinave në teresi, por duke përfshirë një faktorë kyç të tyre që është biodiveriteti. Shfrytëzimi i biodiversitetit për qëllime ekonomike dhe fitimprurëse është një nga premisat e zhvillimit të ekonomive lokale dhe kombëtare. Por shfrytëzimi duhet të jetë njëkohësisht fitimprurës dhe i ekuilibruar, sepse shoqëria e konsumit dhe dëshira për të nxjerrë fitime shumë të mëdha e në një kohë mjaft të shkurtër, kanë sjellë degradimin e ekosistemeve. Diversiteti biologjik dhe varieteti i florës dhe i faunës, ekosistemeve dhe pejsazheve është një nga pasuritë tona më të mëdha. Ne duhet t’ua kalojmë këtë trashëgimi natyrore brezave të ardhshëm si një sistem i qëndrueshëm.
Për të festuar ditën botërore të ligatinave, duke risjellë në vëmendjen e njerëzve rëndësinë që kanë ligatinat dhe të mund të sigurojnë mbrojtjen e tyre, INCA në kuadër të projektit ACAP, realizoi një aktivitet me përfshirjen e nxënësve të shkollave të cilat jetojnë afër lagunës së Nartës, si një lagunë me rëndësi të madhe në Shqipëri, por ende nuk është e përfshirë në Konventën e Ramsarit. Laguna e Nartës si një lagunë me sipërfaqe të madhe, ka vlera të mëdha ekologjike, ku ndodhen dhe një numër i konsiderueshëm i shpendëve të ujit, si një vlerë e shtuar për të. ?Ndër shpendët e ujit më të përhapur mund të përmendim flamingo Phoenicopterus roseus, rosën e egër Anas crecca, laroshja Tadorna tadorna, pelikani Pelecanus cripus, qyrylyku këmbëqirizë Tringa totanus, etj. Gjatë aktivitetit u realizua edhe mbjellja e fidanëve të pishës së butë me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollës “Pilo Prifti”, Novoselë shkolla industriale “Pavarësia”, vullnetarë dhe dashamirës të natyrës dhe shoqata lokale (PPNE Vlorë), afër lagunës në Nartës, aktivitet i cili u shoqërua po ashtu edhe me vëzhgimin e shpendëve si një ndër elementët e biodiversitetit të cilët karakterizojnë lagunat.


- Në kuadër të projektit ACAP, shkolla Bulka Nonda, Përmet realizoi një orë edukative mjedisore me temë “Bredhi i Hotovës, simboli i jetës dhe qetësisë”, gjatë të cilës nxënësit krijuan në klasën e tyre një pasqyrim të këtij Parku Kombëtar duke e pasuruar edhe me elementë të mbledhur nga natyra si : gjethet dhe boçet.


- Në kuadër të projektit ACAP, shkolla 9-vjeçare Shkolla "Meleq Gosnishti" Permet, zhvilloi një orë edukative mjedisore me temë “Ndërgjegjësojmë qytetarët për mbrojtjen e mjedisit”, me qëllim realizimin e një minifushate e krijuar nga nxënësit në ambientet e shkollës dhe e prezantuar te qytetarët që kalojnë aty pranë, nëpërmjet broshurave me mesazheve mjedisore dhe shembullit që ndjekim mbi diferencimin e mbetjeve


- Vazhdon puna për ngritjen e fidanishtes në ambientet e shkollës “Hasan Mehilli” Dukat, në kuadër të projektit “Fëmijët për parkun e Llogarait”, të mbështetur nga ACAP dhe INCA
Në këtë fidanishte po mbillen jo vetëm bimë të larta të cilat janë përfaqësuese të parkut të Llogara-it, por edhe bimë medicinale si çaji, sherebela etj,. të cilat përdoren gjerësisht edhe nga komuniteti aty pranë. Janë pikërisht nxënësit e kësaj shkolle të cilët marrin pjesë në krijimin e saj dhe në mirëmbajtjen në vazhdim për t’u përdorur më pas edhe si zonë për zhvillimin e kurrikulës mësimore .


- Duke u mbështetur edhe në kurrikulën mësimore, në shkollën “Lef Sallata” Vlorë, vazhdojnë orët mjedisore edukative me qëllim përfshirjen e nxënësve në çështjet e mjedisit.
Një nga temat e trajtuara ishin përdorimi i tingujve nga bota shtazore duke nisur që me komunikimin midis tyre si dhe dukurinë e ekolokacionit.
Është mjaft e rëndësishme që brezat e ardhshëm të lidhin çdo tematikë mësimore jo vetëm me qenien e njeriut, por edhe me natyrën duke trajtuar çdo gjallesë në mënyrë të barabartë.
Në varësi të klimës, pozicionit gjeografik dhe peizazhit të oborrit të shtëpisë , shkollës dhe të vendit ku ndodheni, ju mund të vizitoheni nga dhjetëra lloje të ndryshme të shpendëvedimërues gjatë muajve të dimrit
Zogjtë më të zakonshëm të dimrit përfshijnë: harabela, trishtila, gushëkuq etj. Pikërisht këta shpendë afrohen shumë në vendet e banimit, duke qenë se kanë më të lehtë për të gjetur ushqim. Nxënësit e shkollës “Pilo Prifti” Novoselë, nga klasa e I-IV, në kuadër të projektit ACAP realizuan sot një orë edukative mjedisore lidhur me ndërtimin e ushqyesve për shpendët duke përdorur metodën e riciklimit.


- Në kuadër të projektit ACAP dhe me mbështetjen e INCA, vazhdojnë orët edukative mjedisore në shkollën “Pilo Prifti”, Novoselë, me temë “Sjellja jonë për një mjedis të pastër. Të diskutojmë lidhur me mjedisin dhe elementët e tij, zhvilluar me nxënës të klasës së 9
Gjatë kësaj ore nxënësit jo vetëm punuan lidhur me sjelljet negative që ndikojnë në biodiversitet, por edhe mbi aktivitetet që mund të bëjnë ata si nxënës dhe si pjesë komuniteti në ruajtjen e natyrës dhe mjedisit që na rrethon.
Për të dhënë edhe mesazhin pozitiv, u mbyll kjo orë me mbjelljen e pemëve në oborrin e shkollës si një sjellje pozitive dhe si një shembull që duhet të ndiqet vazhdimisht edhe nga nxënësit e tjerë


- Shkolla Zihni Toska - Berat - Me ju gjithçka është e realizueshme. Projekti ACAP na krijon mundësi që të shpalosim idetë dhe aftësitë tona. Një veprimtari mjaft e bukur në kuadër të Ditës së Shërbimit Pyjor për të dhënë mesazhe shumë kuptimplote për të mbrojtur pyjet, oksigjenin e jetës sonë.
Nëpërmjet posterave të përgatitur tregojmë se natyra na shpërblen kur kujdesemi për të.
Faleminderit Inca Shqipëria !
Nxënësit ilustruan nëpërmjet punëve të tyre si e shohin dhe e mendojnë ata shpyllëzimin, duke risjellë në mendje një sërë informacionesh lidhur me ndikimin që ka shpyllëzimi në biodiversitet, duke përfshirë këtu edhe njeriun


- Në kuadër të projektit ACAP dhe me mbështetjen e INCA, shkolla “Nikolla Xhuveli”, Nartë zhvilloi një orë edukative mjedisore me temë “Bimët medicinale, përdorimi dhe rëndësia e tyre”
Gjatë kësaj ore u studiuan disa nga bimët medicinale, u realizua mbjellja e tyre në ambientet e shkollës si dhe vëzhgimi në mikroskop i elementëve bimorë.


Edukimi mjedisor në shkollat fillore është një stad mjaft domethënës në zhvillimin e sjelljes , ndërgjegjësimit social dhe interesit. Në shkollë ne zhvillojmë vlera dhe sjellje të cilat do të qëndrojnë me ne përgjatë gjithë jetës dhe shpeshherë përcaktojnë se kush jemi. Prandaj ky lloj edukimi është një element mjaft i rëndësishëm që nxit interesin për kujdesin dhe mbrojtjen e natyrës që në hapat e parë, që ata janë në shkollë.
Nxënësit e klasës së parë të shkollës Pilo Prifti, Novoselë zhvilluan një orë edukative mjedisore duke nisur me sjelljen e parë për një mjedis cilësor, siç është mbjellja e luleve në ambientin ku ata mësojnë me orë të tëra, duke sjellë aromën e natyrës


- Në kuadër të projektit ACAP dhe me mbështetjen e INCA, u zhvillua një ore edukative për mjedisin në shkollën 9-vjeçare Bogdan - Berat me nxënësit e arsimit fillor.


- “Trashëgimitë natyrore dhe kulturore” është tema e trajtuar nëpërmjet këtij ekskursioni në natyrë me nxënësit e shkollës “Hasan Mëhilli” Dukat, në kuadër të projektit ACAP dhe me mbështetejen e INCA, me qëllim, edukimin mjedisor.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte lidhja e natyrës dhe elementëve të saj me elementët historikë dhe kulturor. Në mënyrë që të kemi zhvillim të qëndrueshëm është mjaft e rëndësishme që zhvillimi i turizmit të bëhet në harmoni me nayrën. Kur si pjesë e turizmit përfshihen edhe elementët historikë të cilët ndodhen dhe ruhen në brendësi së një zone të mbrojtur, rëndësia për objekte të caktuar bëhet më e madhe kur ato përfshihen në brendësi të një zonë të mbrojtur, duke ofruar më shumë mundësi të njohësh edhe natyrën aty pranë.
Në pjesën më veriore të lagunës së Nartës, “Lagunën e Kallëngës”, si një pjesë e vogël e kësaj lagune me bukuri natyrore si dhe vlera të biodiversitetit ndodhen po ashtu edhe bunkerët historikë ndër më të mëdhenjtë, që tërheqin një numër të madh të turistëve. Prania e tyre së bashku me lagunën dhe pyllin e Pishë Poro-së, përbëjnë një ekosistem harmonik dhe të ekuilibruar me vlera të mëdha natyrore dhe historike.
E rëndësishme për tu përmendur është fakti që në aktivitete terreni, por edhe në jetën e përditshme nxënësit duhet të shmangin përdorimin e bidonave plastik sa më shumë, prandaj për këtë arsye për të dhënë një mesazh efektiv sot bëmë zëvendësimin e bidonave plastikë të gjithsecilit, me termusa të veçantë për mbajtjen e ujit, duke shmangur elementët 1-përdorimsh nga jeta e nxënësve.


- Në kuadër të projektit ACAP, më datë 20-21/02ishim në qytetin e Përmetit, për zhvillimin e 2 orëve edukative mjedisore me nxënësit e shkollës “Meleq Gosnishti”, me klasën e V dhe të VI, me tematikë “Kujdesi ndaj natyrës” dhe “Mjedisi dhe elementët ndotës të ujit, ajrit dhe tokës”.
Çdo informacion i marrë për mjedisin dhe përfshirjen e nxënësve në të menduarit dhe nxjerrit të rezultateve nga puna e tyre nxit edhe më tepër edukatën e tyre mjedisore, duke ndryshuar sadopak sjelljen në lidhje me mjedisin dhe natyrën që i rrethon.


- Në kuadër të projektit ACAP, shkolla “Nonda Bulka”, Përmet zhvilloi orën edukative mjedisore me temë “Rrjeti ushqimor në ekosistemet natyrore dhe ndikimet në prishjen e ekuilibrave”, bazuar edhe në kurrikulën e tyre mësimore.
Një sërë faktorësh natyrorë ose të shkaktuara nga njeriu mund të ndikojnë në prishjen e këtyre ekuilibrave duke shkaktuar efekte negative të cilat ndjekin secilën hallkë ushqimore, që lidh organizmat me njëri tjetrin... 


- Pasditja ime e gjelbër - kujdesi ndaj mjedisit një domosdoshmëri
INCA ka mbi 10 vjet që i ka kushtuar një vëmëndie të veçantë Edukimit Mjedisor duke realizuar shumë aktivitete në kuadër të tij, duke kontribuar në përmirësimin e kurrikulave të shkollave 9-vjeçare, si dhe duke trainuar mbi 5000 mësues në gjithë shqipërinë.
Dy vitet e fundit ky komponent po mbështetet nga projekti ACAP, me fokus zonat e mbrojtura, duke u zbatuar në 3 zona pilote (në qarkun e Gjirokastrës-Përmet, qarkun e Vlorës, dhe atë të Beratit) si dhe me mbështetjen e gjerë të shkollave 9-vjeçare
Vlorë: Lef Sallata-Vlorë, Pilo Prifti-Novoselë, Balil Pelari-Orikum, Nikolla Xhuveli-Nartë, Hasan Mëhilli-Dukat
Përmet: Nonda Bulka, Meleq Gosnishti
Berat: Zihni Toska, 22 Tetori, Shyqyri Lakra, Tomorri, Bogdan, Karkanjoz
Përfitojmë nga rasti për ti falenderuar këto shkolla për mbështetjen si dhe një falenderim shkon edhe për Agjensinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura si dhe për Agjensitë Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Vlorës, Gjirokastrës dhe Beratit për mbështetjen e dhënë gjatë zhvillimit të aktiviteteve.
Ndiqni intervistën e koordinatores së INCA-s në kuadër të projektit ACAP, ku INCA mbulon komponentin e Edukimit Mjedisor.
Premte, 28 Shkurt 2020 14:21

Ditari Natyrës Nr.81 - Shkurt 2020

Në këtë numër do të gjeni:

· Aksione Komunitare për Zonat e Mbrojtura
· Mbrojtja e Dunave dhe Turizmi Kreativ
· 2 Shkurti - Dita Botërore e Ligatinave
· Lançohet projekti MPA_NETWORKS
· Nga Malet në Det
· Promovimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore të ekosistemit të rezervatit natyror Kune-Vain-Tale
· Peshkaqenët dhe Rajat në Mesdhe
· ...pak histori...
· Njoftime
Premte, 28 Shkurt 2020 14:15

Peshkaqenët dhe Rajat në Mesdhe

Deti Mesdhe është një nga pikat e nxehta të biodiversitetit për peshkaqenë, rajat dhe kimeret në botë, me rreth 86 specie që jetojnë në ujërat e tij (47 peshkaqenë, 38 raja dhe 1 kimere), që do të thotë gati 7% e peshqve kërcor në botë. Mjerisht, Deti Mesdhe konsiderohet si një nga vendet më të rrezikshme në botë për peshkaqenë dhe rajat, me gati 50% të specieve të tij nën kërcënim. Nga 73 speciet e përfshira në vlerësim, 20 specie cilësohen si të rrezikuara në mënyre kritike (CR), 11 si të rrezikuara (EN), 8 si vulnerable (VU), 9 si afër kërcënuara  (NT) dhe 12 si me shqetësime të pakta. Trembëdhjetë specie janë ende të kategorizuara si me mangësi të të dhënave (DD) që zbulojnë mungesën e informacionit dhe pasigurinë në statusin e specieve që mund të jetë më keq sesa pritej me të dhënat aktuale.
Rreth 14.065 ton peshkaqenë dhe rrezet u kapën në Mesdhe në 2015. Kapjet më të mëdha raportohen nga Libia (4.260 t), Tunizia (4.161 t), Italia (1.347 t), Egjipti (1.141 t), Spanja (918 t) dhe Greqia (800 t).
Italia është një nga tregjet më të mëdha të konsumit në botë të mishit të peshkaqenëve dhe renditet si importuesi i tretë më i madh në botë për nga vëllimi. Ky mish peshkaqeni furnizohet kryesisht përmes prodhuesve kryesorë evropianë, duke qenë Spanja furnizuesi kryesor me një mesatare vjetore prej 49% në vëllim të importeve totale të mishit të peshkaqenëve.
Peshkimi rastësor
Ekzistojnë disa kërcënime që prekin peshkaqenë dhe rajat në Detin Mesdhe, por mbipeshkimi duket të jetë më i rëndësishmi, edhe pse nuk ka ndonjë peshkim tipik të peshkaqenëve në rajon. Peshkaqenët dhe rajat kapen rastësisht në pjesën më të madhe të peshkimit mesdhetar. Sidoqoftë, ekziston një hendek i rëndësishëm i njohurive pasi niveli i kapjeve rastësore dhe hedhjet në det nuk raportohen siç duhet. Rrjetat fundore dhe grepat e gjatë janë peshkimi më i rëndësishëm për kapjen rastësore të peshkaqeneve. Peshkimi me grepa të gjatë që prek më së shumti peshkaqenët dhe rajat pellagjike (grepa me fill të gjatë pellagjik), por edhe speciet bentike (rrjetat fundore). Kapja rastësore e peshkaqenëve dhe rajave, përfaqësojnë rreth 10-15% të biomases së kapjeve të analizuara në peshkimin e tonit dhe peshkut të detit.  Deti Alboran është zona më e rëndësishme me 34,3% e ndjekur nga deti Adriatik me 15,1% (Megalofonou et al., 2005b).
Për të përmirësuar njohuritë mbi speciet e rrezikuara të peshkaqenëve dhe rajave, INCA në bashkëpunim me FAO dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (drejtorinë e peshkimit), ka hartuar një katalog të specieve që janë parë dhe kapur rastësisht me shpesh në ujërat detare pranë bregdetit shqiptar. Ky katalog do të ndihmojë peshkatarët për të dalluar më mirë speciet që janë me status ruajtjeje dhe mbrojtjeje nga IUCN. Vlerësimi korrekt i specieve do të ndihmojë në regjistrimin e tyre në kohen e kapjes si dhe ne statistikat e peshkimit ne ndihme te mobnitorimit te specieve te rrezikuara ne territorin e ujërave detare shqiptare për të pasuruar më shumë me informacion mbi prezencën e llojeve të ndryshme të peshkaqenëve dhe rajave duke nxitur dhe analizimin e kushteve dhe shpeshtësine e pranisë së tyre në këto ujëra.
Ky katalog është hartuar në kuadër të projektit SafeSHARKS që financohet nga fondacioni MAVA dhe zbatohet nga INCA në partneritet me WWF Itali.
Enjte, 27 Shkurt 2020 15:13

Lançohet projekti MPA_NETWORKS

Ceremonia e lancimit të projektit MPA_NETWORKS u zhvillua në 4 shkurt në Marsejë.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga 10 partnerët e projektit, si dhe nga disa partnerë të asocuar dhe organizata të tjera, ku u diskutua rreth aktiviteteve të projektit dhe sinergjive që mund të nxiten rreth Mesdheut. Ata do të punojnë së bashku për të ndërtuar rrjete më të forta njerëzore dhe të kontribuojnë në efektivitetin e Zonave të Mbrojtura Detare!

Projekti Mpa_Networks do të përqëndrohet në ofrimin e zgjidhjeve të qëndrueshme që kërkojnë një qasje më të madhe me MPA. 

Këto sfida përfshijnë çështjen globale të efektivitetit të menaxhimit dhe më saktësisht menaxhimin e peshkimit në shkallë të vogël në MPA, ruajtjen e specieve të lëvizshme dhe zhvillimin e mekanizmave të qëndrueshëm të financimit për MPA.

Në këtë takim morën pjesë edhe ekpsertët e INCA.
Enjte, 13 Shkurt 2020 10:32

Nga Malet në Det

07 Shkurt 2020 - Vlorë - Në kuadër të projektit “NGA MALET NË DET” mbështetur nga CEPF, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri - INCA, organizoi trajnimin për OSHC dhe komunitetin mbi “Advokim për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe pjesëmarrje aktive në vendimmarrje”

Projekti ka për qëllim të nxisë dhe të mundësojë një mjedis aktiv për shoqërinë civile dhe komunitetin, si dhe fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile dhe pjesëmarrës të ndryshëm të komunitetit për të qenë aktorë të pavarur efikas dhe të përgjegjshëm, për të rritur kapacitetin e tyre për të pasur dialog me qeverisjen qendrore që ndikon në proceset e politikave dhe ato vendimmarrëse dhe për t’i bërë institucionalisht të përgjegjshme për performancën e tyre ndaj qytetarëve dhe shoqërisë në shkallë të gjerë. 

Trajnimi do të shërbejë edhe si një tryezë komunikimi me bashkëpunëtorët dhe OJF-të lokale për të diskutuar rreth zbatimit të aktiviteteve të projektit duke synuar rritjen e prezencës aktive dhe fuqizimin e aftësive të OShC-ve, aktorëve lokalë në zbatimin e legjislacionit, në luftën kundër korrupsionit dhe minimizimin e ndikimeve negative në menaxhimin e burimeve natyrore dhe të zonave të mbrojtura. Duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet OShC-ve dhe autoriteteve publike, komuniteteve lokale dhe mediave, synohet rrjetëzimi dhe ndërtimi i partneritetit mes tyre, në krijimin e një programi pune afatgjatë me fokus përmirësimin e zbatimit të planeve të menaxhimit të zonave të mbrojtura pjesë e punës së projektit. Projekti është mbështetur në dokumentet kryesore të punës së menaxhimit të zonave të mbrojtura dhe konkretisht në planet e menaxhimit të Parkut Kombëtar Llogara, Rezervatit Natyror i Menaxhuar i Karaburunit dhe Parkut Kombëtar Detar i Karaburun-Sazanit.

Formësimi i një mesazhi bindës mbi rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore për politikëbërësit, subjektet dhe komunitetin është thelbësor, ndaj nxitja e procesit të advokimit për zbatimin e planeve të menaxhimit do të jetë pjesë e punës së përbashkët.
Enjte, 13 Shkurt 2020 10:12

Aksione Komunitare në Zonat e Mbrojtura

Janar 2020 - Vazhdojnë edhe gjate muajit Janar aktivitetet në kuadër të projektit ACAP - Aksione Komunitare në Zonat e Mbrojtura.

- INCA në bashkëpunim me Shkollën “Hasan Mëhilli” Dukat - Vlorë, e cila ndodhet pranë Parkut Kombëtar Llogara, si dhe me mbeshtetjen e Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Vlorë, realizuan një orë edukative me temë mësimore “Pasuritë floristike dhe faunistike të vendit tonë si dhe dëmtimi i tyre”. Të kujdesesh për natyrën, nis që me ambientin e shkollës duke dhënë sadopak kontribut në gjallërimin dhe shëndetin e biodiversitetit që ndodhet aty. Për këtë arsye kjo orë u shoqërua me lyerjen e trungjeve të pemëve si një mënyrë për të mbrojtur bimët nga ngrica, sidomos për një zonë e cila është mjaft e prekshme nga erët e ftohta siç është edhe Dukati
 
- Në kuadër të thirrjes “Thirrje shkollave për veprim” të projektit ACAP, shkolla “Hasan Mëhilli” Dukat, Vlorë, ka qenë fituese e një miniprojekti i cili ka filluar të zbatohet këtë vit duke nisur me aktivitete informimi për krijimin e një fidanishteje në ambientet e shkollës, e cila do të shërbejë si një oaz organizmash dhe si laborator i hapur në natyrë për orët mësimore.
Ky projekt titullohet “Fëmijët për pyllin e Llogara-së”, pasi çdo bimë e mbjellë në parcelë, do të jetë pjesë shëmbëllyese e pasurisë bimore të këtij parku.
Shkolla Balil Pelari - Orikum, Vlorë, mbylli me sukses projektin e titulluar “Parcela ime” i cili konsistonte në mbjelljen e një parcele në PK Llogara dhe kujdesjen për këtë parcelë nga nxënësit e shkollës.
Ky aktivitet u zhvillua me mbështetjen e INCA në kuadër të projektit ACAP Project-Azione Comunitaria per le Aree Protette dell’Albania.
Premte, 31 Janar 2020 15:12

Ditari Natyrës Nr.80 - Janar 2020

Në këtë numër do të gjeni:

- Aksione Komunitare për Zonat e Mbrojtura
- Censusi ndërkombëtar i shpendëve të ujit 2020
- 26 Janari - Dita Botërore e Edukimi Mjedisor
- 27 Janari - Dita e Shërbimit Pyjor Shqiptar
- ...pak histori...
- Njoftime
Enjte, 26 Dhjetor 2019 12:55

Ditari Natyrës Nr.79 - Dhjetor 2019

Në këtë numër do të gjeni:

· Aksione Komunitare për Zonat e Mbrojtura
· INCA mbështet iniciativën e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri për reduktimin e përdorimit të plastikës
· Forcimi i kapaciteteve të rrjetit për komunikimin efektiv me median, në funksion të fushatës së advokacisë dhe lobimit për Gjirin e Porto Palermos
· Horizont EU dhe MEN në aksion për rritjen e rolit të Këshillit Bashkiak Divjakë mbi PKDK
· Trajnim mbi komunikimin dhe qasjen ndaj publikut në Bon
· Lufta e të rinjve në zhvillimin e qëndrueshëm
· Investimi në 15 projekte në të mire të Bunës
· Shoqëria civile bashkë për të mbrojtur ligatinat e mesdheut
· Mbrojtja e Mjedisit dhe Prodhimi i Produkteve Tipike Lokale në Përmet
· Për Bashkinë Përmet, së shpejti një hartë e integruar turistike dhe albumi “Pasaporta e qytetit”                                                                                   
· ...pak histori...
· Njoftime
Marte, 24 Dhjetor 2019 10:52

GËZUAR FESTAT !

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri - INCA, i uron Gëzuar Festat e fund vitit të gjithë lexuesve, miqve, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe dashamirësve duke i falenderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e frytshëm në fushën e ruajtjes së natyrës dhe mjedisit në vendin tonë.


Ne kemi bindjen që Viti i Ri 2020 do të sjellë më shumë bashkëpunime, angazhime e përpjekje në realizimin e qëllimit tonë të përbashkët, ruajtjen e natyrës shqiptare dhe krijimin e një mjedisi sa më të qëndrueshëm për sot dhe brezat që do të vijnë.

Kalendari i Aktiviteteve

« May 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook